Neni 2

1. Secila palë kon­trak­tuese pra­non në ter­ri­torin e shtetit të saj, me kërkesën e palës tjetër kon­trak­tuese, dhe pa for­malitete të tjera, përveç atyre të citu­ara në këtë Mar­rëvesh­je, per­son­in që qën­dron në mënyrë të par­reg­ullt në ter­ri­torin e shtetit të palës kon­trak­tuese kërkuese, nëse provo­het ose prezu­mo­het në mënyrë të vlef­shme se per­soni zotëron shtetës­inë e shtetit të palës kon­trak­tuese të kërkuar.

2. Secila palë kon­trak­tuese do të pra­no­jë gjithash­tu fëmi­jë minorenë të per­son­ave refer­u­ar në para­grafin 1 të këtij neni, pavarë­sisht vendlind­jes së tyre dhe shtetë­sisë, përveç nëse kanë të drejtë të pavarur të qën­dro­jnë në palën kon­trak­tuese kërkuese.

3. Pala kon­trak­tuese kërkuese ripra­non per­son­in të refer­u­ar në para­grafin 1 dhe 2, sipas të njëj­tave dis­pozi­ta, nëse më vonë, në bazë të het­imeve të mëte­jshme, për­cak­to­het se në kohën kur ai/ajo u trans­fer­ua nga ter­ri­tori i shtetit të palës kërkuese, ai/ajo refer­u­ar para­grafit 1 të këtij neni nuk e zotëronte shtetës­inë e shtetit të palës kon­trak­tuese të kërkuar.

4. Në rast të trans­ferim­it të per­son­it refer­u­ar para­grafit 1 dhe 2 të këtij neni, që ka nevo­jë për kujdes të veçan­të për arsye të moshës së tij/saj, gjend­jes së keqe shën­de­të­sore ose për ndon­jë arsye tjetër të rëndë­sishme, çdo palë kon­trak­tuese infor­mon për këtë palën tjetër.

 

Pro­tokoll në zba­tim të Mar­rëvesh­jes ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe Këshillit të Min­is­trave të Bosnjës dhe Herce­gov­inës mbi ripra­n­imin e per­son­ave me qën­drim të par­reg­ullt

 

Neni 2

Apliki­mi për ripra­n­imin e qyte­tar­it të shtetit të palëve kon­trak­tuese dhe kërke­sat për paraqit­jen e tyre

1. Aplikimet e paraqi­tu­ra për ripra­n­imin e qyte­tar­it të palëve kon­trak­tuese në vijim të nen­it 2 të Mar­rëvesh­jes duhet të përm­ba­jnë, në veçan­ti, infor­ma­cionin e mëposhtëm:

a) Të dhë­nat e iden­titetit të per­son­it që do të ripra­nohet;

b) Veçan­titë me doku­mentet e refer­u­ara në nenin 1 të këtij pro­tokol­li, që lejo­jnë vërte­timin ose vlef­sh­mërinë e qyte­tarisë së per­son­it që do të ripra­nohet;

c) Të dhë­na mbi fëmi­jë minorene që do të rik­the­hen me prindërit;

d) Një foto e per­son­it që do të ripra­nohet;

e) Infor­ma­cion mbi nevo­jën për sig­urim­in e per­son­it që do të ripra­nohet me kujdes shën­de­të­sor të veçan­të ose lloj tjetër kujde­si.

2. Apliki­mi për ripran­im do të dër­go­het men­jëherë për autoritetet e speci­fikuara në nenin 7 të këtij pro­tokol­li, veçanër­isht me anë të: e‑mail, fax ose postë nor­male.

3. Trans­fer­i­mi i per­son­it që do të ripra­nohet do të bëhet vetëm me mar­rjen e mira­tim­it të palës shtetërore të kërkuar për pran­im, ose pas afatit të mbaru­ar të për­cak­tu­ar nga kjo Mar­rëvesh­je.

 

Neni 3

Apliki­mi për ripra­n­imin e shte­tasve nga vendet e tre­ta dhe shte­tasve pa shtetësi dhe kushtet për paraqit­jen e tij

1. Apliki­mi i paraqi­tur për ripra­n­imin e shte­tasve të vendeve të tre­ta ose per­son­ave pa shtetësi në vijim të dis­poz­i­tave të nen­it 4 dhe 5 të Mar­rëvesh­jes, duhet të përm­ba­jë, në veçan­ti, infor­ma­cionin e mëposhtëm:

a) Të dhë­nat mbi iden­titetin e per­son­it që do të ripra­nohet, dhe aty ku është e nevo­jshme të dhë­nat mbi fëmi­jët minorene që kthe­hen së bashku me prindërit;

b) Veçan­titë në lid­hje me doku­mentet e refer­u­ara në nenin 3 dhe 4 të këtij pro­tokol­li që lejo­jnë vërte­timin dhe vlef­sh­mërinë e hyr­jes ose qën­drim­it, ose tran­si­tit të per­son­it që do të ripra­nohet në ter­ri­torin e shtetit të palëve kon­trak­tuese të kërkuara;

c) Fotografi e per­son­it që do të pra­nohet;

d) Infor­ma­cion mbi nevo­jën për sig­urim­in e per­son­it që do të ripra­nohet me kujdes shën­de­të­sor të veçan­të ose lloj tjetër kujde­si.

2. Apliki­mi për ripran­im do të dër­go­het men­jëherë për autoritetet e speci­fikuara në nenin 7 të këtij pro­tokol­li, veçanër­isht me anë të: e‑mail, fax ose postë nor­male.

3. Pala kon­trak­tuese e kërkuar duhet t’i dorë­zo­jë palës kon­trak­tuese kërkuese mira­tim me shkrim për ripra­n­imin e per­son­it.

4. Trans­fer­i­mi i per­son­it që do të ripra­nohet do të bëhet vetëm kur të ketë mbaru­ar afati i për­cak­tu­ar në mar­rëvesh­je.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 10223, datë 4.2.2010, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 13, dt.25 Shkurt 2010, faqe 409

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim