Neni 1

1. Palët, sipas legjis­la­cionit të tyre kom­bë­tar dhe sipas kësaj Mar­rëvesh­je­je mbi bashkëpunimin, do të bashkëpuno­jnë në luftën kundër krim­it, veçanër­isht për for­mat e orga­nizuara të tij.

2. Palët do të bashkëpuno­jnë në luftën kundër for­mave të aktiviteteve krim­i­nale, veçanër­isht kundër:

a) ter­ror­izmit;

b) krimeve kundër jetës dhe integritetit të per­son­ave;

c) trafikut të paligjshëm, prod­him­it dhe treg­tim­it të dro­gave dhe sub­stan­cave psikotrope, si edhe lëndëve të para dhe perkur­sorëve për prod­himin e tyre;

d) imi­grim­it të paligjshëm dhe trafikut të qenieve njerë­zore dhe shkel­jes së regjim­it të pas­apor­tave dhe vizave;

e) ndalim­it të paligjshëm të per­son­ave dhe rrëm­bim­it të fëmi­jëve;

f) fal­si­fikim­it (prod­him, tjetër­sim), për­dorim­it të paligjshëm të doku­menteve të iden­titetit (pas­apor­tave, vizave dhe doku­menteve lid­hur me mjetet motorike) dhe shpërn­dar­jes mashtruese të mon­ed­hës, mjeteve të pagesës, çeqeve dhe letrave me vlerë;

g) kon­tra­bandës;

h) pastrim­it të par­ave;

i) fal­si­fikim­it (prod­him, tjetër­sim) dhe shpërn­dar­jes mashtruese të mon­ed­hës, mjeteve të pagesës, çeqeve dhe letrave me vlerë;

j) vjed­hjes së mjeteve motorike dhe tregtisë së paligjshme me to dhe aktiviteteve krim­i­nale të lid­hu­ra me to;

k) trafikut të paligjshëm të armëve, muni­cionit, lëndëve plasëse, lëndëve të para strategjike, (mate­ri­aleve bërthamore dhe radioak­tive), si edhe sub­stan­cave të tje­tra përgjithë­sisht të rrezik­shme, dhe mall­rave dhe teknologjive me për­dorim të dyfishtë;

l) trafikut të paligjshëm të objek­teve kul­tur­ore me vlerë his­torike dhe veprave të artit;

m) akteve krim­i­nale kundër finan­cave pub­like, përf­shirë evazion­in fiskal;

n) for­mave të orga­nizuara të krim­it kundër lirisë sek­suale, veçanër­isht atyre që lid­hen me minorenët, si edhe shtyp­jen, përhap­jen dhe dhënien e mate­ri­aleve pornografike me pjesë­mar­rjen e minorenëve;

o) akteve krim­i­nale me fut­jen në sis­temet kom­pju­terike;

p) veprave penale kundër burimeve naty­rore dhe ambi­en­tit.

3. Palët do të bashkëpuno­jnë gjithash­tu në luftën kundër llo­jeve të tjera të krimeve, paran­dal­i­mi, zbu­li­mi dhe het­i­mi i të cilave kërko­jnë bashkëpunimin e autoriteteve kom­pe­tente të të dy shteteve. Palët do të bashkëpuno­jnë edhe në zba­timin e ndërsjel­lë të masave të posaçme të mbro­jt­jes, përf­shirë ndryshimin e vend­ba­nim­it dhe qën­drim­it të per­son­ave të mbro­j­tur në ter­ri­toret përkatëse të palëve, si edhe në shkëm­bimin e për­vo­jave të ekspertëve në fushën e mbro­jt­jes së dësh­mi­tarëve.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 10155, datë 15.10.2009, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 150, dt.5 Nën­tor 2009, faqe 6783

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim