Neni 2

Ripra­n­i­mi i shte­tasve të vet

1. Repub­li­ka e Shqipërisë do të ripra­no­jë, me kërkesën e Islandës dhe pa for­malitete të tjera, përveç atyre të parashikuara në këtë Mar­rëvesh­je, të gjithë per­son­at të cilët nuk plotë­so­jnë, ose nuk plotë­so­jnë më tej, kushtet në fuqi për hyr­jen, qën­drim­in ose ban­imin në ter­ri­torin e Islandës, me kusht që të provo­het, ose të pra­nohet në mënyrë të vlef­shme në bazë të sig­urim­it të provave të qar­ta, se ata janë shte­tas të Repub­likës së Shqipërisë.

2. Repub­li­ka e Shqipërisë gjithash­tu do të ripra­no­jë:

- fëmi­jë të mitur e të pamar­tu­ar të per­son­ave të për­men­dur në para­grafin 1, pavarë­sisht vendlind­jes ose kom­bë­sisë, nëse nuk kanë leje­qën­dri­mi të pavarur në Islandë;

- bashkëshort­ët, mba­jtës të një kom­bësie tjetër, të per­son­ave të për­men­dur në para­grafin 1, pasi pajisen me lejen për të hyrë e për të qën­dru­ar, ose mar­rin lejen për të hyrë e për të qën­dru­ar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, nëse nuk kanë leje­qën­dri­mi të pavarur në Islandë:

3. Repub­li­ka e Shqipërisë do të ripra­no­jë per­sona të cilëve u është hequr ose kanë hequr dorë nga nën­shtetësia e Repub­likës së Shqipërisë që kur kanë hyrë në ter­ri­torin e Islandës, nëse këtyre per­son­ave nuk u është prem­tu­ar të pak­tën natyral­iz­i­mi nga Islan­da.

4. Repub­li­ka e Shqipërisë, sipas nevo­jës dhe pa vonesë, do të pajisë per­son­in për ripra­n­imin e të cilit është rënë dako­rd, me doku­mente udhë­ti­mi që kërko­hen për kthimin e tij/saj të vlef­shme për një peri­ud­hë 20-ditore. Nëse, për arsye ligjore ose fak­tike, per­soni në fjalë nuk mund të trans­fer­o­het bren­da peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së doku­men­tit të udhë­tim­it të lëshuar fil­lim­isht, Repub­li­ka e Shqipërisë, pa vonesë, do të shtyjë vlef­sh­mërinë e doku­men­tit të udhë­tim­it ose, nëse është nevo­ja, do të lësho­jë një doku­ment të ri udhë­ti­mi me të njëjtën peri­ud­hë vlef­sh­mërie.

 

Neni 4

Ripra­n­i­mi i shte­tasve islandezë

1. Islan­da do të ripra­no­jë, me kërkesën e Repub­likës së Shqipërisë dhe pa for­malitete të tjera, përveç atyre të për­cak­tu­ara në këtë Mar­rëvesh­je, të gjithë per­son­at të cilët nuk plotë­so­jnë, ose nuk i plotë­so­jnë më tej, kushtet në fuqi për hyr­jen, qën­drim­in ose ban­imin në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, me kusht që të provo­het ose të pra­nohet në mënyrë të vlef­shme në bazë të sig­urim­it të provave të qar­ta se ata janë shte­tas islandezë.

2. Islan­da gjithash­tu do të ripra­no­jë:

- fëmi­jë të mitur e të pamar­tu­ar të per­son­ave të për­men­dur në para­grafin 1, pavarë­sisht vendlind­jes ose kom­bë­sisë, nëse nuk kanë leje­qën­dri­mi të pavarur në Repub­likën e Shqipërisë;

- bashkëshort­ët, mba­jtës të një kom­bësie tjetër, të per­son­ave të për­men­dur në para­grafin 1, pa si pajisen me lejen për të hyrë e për të qën­dru­ar, ose mar­rin lejen për të hyrë e për të qën­dru­ar në ter­ri­torin e Islandës, nëse nuk kanë leje­qën­dri­mi të pavarur në Repub­likën e Shqipërisë.

3. Islan­da do të ripra­no­jë per­sona të cilëve u është hequr ose kanë hequr dorë nga nën­shtetësia islandeze që kur kanë hyrë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, nëse këtyre per­son­ave nuk i është prem­tu­ar të pak­tën natyral­iz­i­mi nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

4. Islan­da, sipas nevo­jës dhe pa vonesë, do ta pajisë per­son­in, për ripra­n­imin e të cilit është rënë dako­rd, me doku­mente udhë­ti­mi që i kërko­hen për kthimin e tij/saj të vlef­shme për një peri­ud­hë 20-ditore. Nëse, për arsye ligjore ose fak­tike, per­soni në fjalë nuk mund të trans­fer­o­het bren­da peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së doku­men­tit të udhë­tim­it të lëshuar fil­lim­isht, Islan­da, pa vonesë, do të shtyjë vlef­sh­mërinë e doku­men­tit të udhë­tim­it ose, nëse është nevo­ja, do të lësho­jë një doku­ment të ri udhë­ti­mi me të njëjtën peri­ud­hë vlef­sh­mërie.

Anek­si 1

Lista e për­bashkët e doku­menteve, paraqit­ja e të cilave kon­sidero­het si dësh­mi e qartë për shtetës­inë (nenet 2 (1), 3 (1), 4 (1) dhe 5 (1))

 

- Pas­apor­ta të çdo llo­ji (pas­apor­ta kom­bëtare, pas­apor­ta diplo­matike, pas­apor­ta shër­bi­mi, pas­apor­ta kolek­tive dhe pas­apor­ta zëvendë­suese përf­shirë pas­apor­tat e fëmi­jëve )

- kar­tat e iden­titetit të çdo llo­ji (përf­shi edhe kar­tat e përkohshme dhe kar­tat provi­zore);

- librezat ushtarake dhe kar­tat e iden­titetit ushtarake;

- libreza mari­narësh dhe kar­ta shër­bi­mi të kapitenëve të ani­jeve;

- cer­ti­fika­ta shtetësie dhe doku­mente të tjera zyrtare që për­mendin apo tre­go­jnë shtetës­inë.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 10015, datë 6.11.2008, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 174, dt.21 Nën­tor 2008, faqe 8551

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim