Mar­rëvesh­ja mbi Selinë

Ndër­m­jet shtetit span­joll dhe Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik

 

Aksesi në Seli

Neni 8

1. Autoritetet span­jolle kom­pe­tente nuk duhet të pen­go­jnë kalim­in për ose nga selia për per­sona që kanë  funk­sione zyrtare për të përm­bushur apo për per­sona të ftu­ar atje nga Komi­sioni Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik.

2. Qev­e­ria Span­jolle rez­er­von të drejtën për të shtyrë vizat e hyr­jes dhe zhvleft­ësimin e tyre të mund­shëm në ato raste në të cilat kjo duhet të jetë sipas legjis­la­cionit në fuqi dhe të ndër­mar­rë autor­iz­imin për ndon­jë shpen­z­im dhe vonesë, hyr­jen dhe qën­drim­in në Span­jë të per­son­ave të mëposhtëm gjatë peri­ud­have që ata janë jashtë funk­sion­it të tyre ose që krye­jnë misione për Komi­sion­in Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik:

a) ata për­faqë­sues të shteteve anëtare, zëvendësit e tyre, këshill­tarët, ekspertët dhe sekre­tarët që janë cak­tu­ar të jenë të pran­ishëm në takimet e Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik apo të komiteteve të tij apo takime dhe kon­fer­en­ca të mba­j­tu­ra nga Komi­sioni ose komitetet e tij;

b) nëpunësit dhe ekspertët e Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik ash­tu, si dhe nëpunësit, për­faqë­sue­sit dhe ekspertët e orga­ni­zatave qever­itare apo joqever­itare, të pran­uara nga Komi­sioni në bazë të mar­rëvesh­jeve kon­sul­ta­tive;

c) bashkëshortë në varësi dhe fëmi­jë të mitur ose per­sona të për­men­dur në nënsek­sion­in paraard­hës;

d) të gjithë ata per­sona të cilët janë ftu­ar nga Komi­sioni Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik  apo sekre­tariati ekzeku­tiv, për arsye zyrtare.

3. Pa cen­uar imu­nitetet e veçan­ta që duhet të gëzo­hen nga per­son­at e refer­u­ar në sek­sion­in 2, autoritetet span­jolle mund t’i dety­ro­jnë ata për t’u larguar nga ter­ri­tori i Span­jës gjatë peri­ud­have të tyre zyrtare që mund të abu­zo­jnë me priv­i­leg­jet e dhë­na dhe të angazho­hen në aktivitete jashtë funk­sion­eve apo detyrave të tyre në lid­hje me Komi­sion­in Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik dhe duke u nën­shtru­ar kushteve të mëposhtme.

4. Çdo masë për qël­lim­in e detyrim­it të per­son­ave të për­men­dur në sek­sion­in 2 për të lënë ter­ri­torin span­joll duhet të mira­to­het më parë nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme e Qev­erisë Span­jolle. Për­para shtrir­jes së një mira­ti­mi të tillë, kjo Min­istri duhet të infor­mo­jë autoritetet e mëposhtme.

5. Autoritetet e refer­u­ara janë:

a) në rastin e një për­faqë­sue­si të një ven­di anë­tar apo të një anë­tari të famil­jes së tij/saj, qev­e­ria e po atij ven­di anë­tar;

b) në rastin e një anë­tari të komitetit ose të Komi­sion­it apo të një famil­jari të tij/saj, kryetari i komitetit në fjalë;

c) në rastin e per­son­ave të tjerë, sekre­tariati ekzeku­tiv i Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik.

6. Për më tepër, në rastet e atyre per­son­ave të për­men­dur në nënsek­sionet (a) dhe (b), sek­sioni 2 i këtij neni, kërke­sa për t’u larguar nga ter­ri­tori i Span­jës duhet t’u komu­niko­het në mënyrë të ngjashme me ato që zba­to­hen në rastet e tru­pave diplo­matike të akred­i­tu­ara në Qev­er­inë e Span­jës.

7. Është e kuptueshme se per­son­at e speci­fikuar në sek­sion­in 2 nuk do të për­jash­to­hen nga apliki­mi i peri­ud­hës prej 40 ditësh apo rreg­ul­loreve pub­like të shën­de­tit.

 

Lehtësir­at, priv­i­leg­jet dhe imu­nitetet

Neni 15

1. Gjatë pranisë së tyre në Span­jë në përm­bush­je të detyrave të besuara, kryetari dhe dy nënkryetarët e Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik dhe për­faqë­sue­sit e shteteve anëtare të Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik, në takimet e Komi­sion­it ose të komiteteve të tij, si dhe në ato takime që mund të bëjë Komi­sioni, duhet të gëzo­jnë lehtësira, priv­i­leg­je dhe imu­nitete të ngjashme me ato të ako­r­d­uara për per­son­elin diplo­matik të huaj apo të niveleve të kra­ha­sueshme të cilët janë anë­tarë të mision­eve diplo­matike të përkohshme në Span­jë.

2. Këto lehtësira, priv­i­leg­je dhe imu­nitete u jepen edhe grave dhe fëmi­jëve nën 21 vjeç, per­son­ave të për­men­dur më sipër, të cilët janë nën varës­inë e tyre.

 

Neni 16

1. Pa cen­uar klau­zo­lat e nen­it 20 dhe 21, sekre­tariati ekzeku­tiv i Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik, ash­tu, si edhe  zyr­tari zëvendë­sues në mungesë të tij, së bashku me gratë dhe fëmi­jët e tyre të mitur duhet të gëzo­jnë priv­i­leg­je të veçan­ta, imu­nitete, për­jash­time dhe lehtësira të cilat i ako­r­do­hen për­faqë­suesve diplo­matikë sipas ligjit ndërkom­bë­tar.

2. Nëse per­son­at e refer­u­ar në para­grafin paraard­hës dhe në nenin 15, 19 dhe 22 janë me kom­bësi span­jolle, ata duhet të gëzo­jnë imu­nitet juridik vetëm në lid­hje me aktet e real­izuara në përm­bush­je të funk­sion­eve të tyre zyrtare bren­da Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik.

 

Nëpunësit dhe ekspertët

Neni 19

Nëpunësit në kat­e­gor­inë drejtuese dhe pro­fe­sion­ale (siç janë ven­do­sur në statutin e per­son­elit të Kombeve të Bashkuara) të Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik:

a) duhet të gëzo­jnë imu­nitet juridik për ato veprime zyrtare që real­i­zo­jnë, me për­jash­tim të nëpunësve me kom­bësi span­jolle;

b) në lid­hje me tak­sat mbi pagat dhe rro­gat e mar­ra nga Komi­sioni Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik, duhet të gëzo­jnë të njëj­tat për­jash­time, siç u janë ako­r­d­uar në rrethana iden­tike nëpunësve të Kombeve të Bashkuara;

c) sub­jekt i klau­zolave të nen­it 20, ata duhet të për­jash­to­hen, ash­tu, si dhe fëmi­jët e tyre nga të gjitha detyrimet në lid­hje me shër­bimin ushtarak apo shër­bime të tjera të detyrueshme në Span­jë;

d) ata nuk duhet t’i nën­shtro­hen dhe as gratë, dhe fëmi­jët e tyre nën moshën 21 vjeç që janë nën varës­inë e tyre, masave kufizuese lid­hur me emi­gra­cionin apo for­malitetet e poli­cisë që apliko­hen për të hua­jt, me kusht që ato duhet të sig­uro­hen me doku­mente të lëshuara nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme, siç shpre­het në nenin 24;

e) ata duhet të gëzo­jnë të njëj­tat lehtësira për shkëm­bime të mon­ed­have, siç u ako­r­do­hen anë­tarëve të mision­eve diplo­matike të akred­i­tu­ara në Qev­er­inë Span­jolle;

f) gjatë peri­ud­have të ten­sion­eve ndërkom­bëtare ata duhet të kenë të drejtë, ash­tu, si dhe bashkëshort­ët dhe fëmi­jët nën varësi nën moshën 21 vjeç, për lehtësira riat­d­hes­i­mi, iden­tike me ato për anë­tarët e mision­eve diplo­matike të akred­i­tu­ara në Qev­er­inë Span­jolle;

g) nëse janë rezi­den­të jashtë ven­dit në kohën e takim­it, ata mund të impor­to­jnë në një rast të vetëm  dhe të lirë nga detyrimet doganore, pajis­je dhe sende per­son­ale me të cilat mund të kri­jo­jnë një ambi­ent shtëpi­ak në Span­jë;

h) ata mund të impor­to­jnë përko­hë­sisht autom­jetet e tyre pa tak­sa doganore.

 

Neni 20

Nëpunësit span­jol­lë të Komi­sion­it Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik dhe fëmi­jët e tyre nuk për­jash­to­hen nga shër­bi­mi ushtarak apo çdo shër­bim tjetër që mund të jetë i detyrueshëm në Span­jë. Komi­sioni Ndërkom­bë­tar për Rua­jt­jen e Peshkut Ton Atlantik mund të apliko­jë sipas rastit për Qev­er­inë Span­jolle për një shtyr­je në për­puth­je me rreg­ul­loren.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 9822, datë 29.10.2007, botu­ar në Fle­tore  Zyrtare nr. 153, dt.16 Nën­tor 2007, faqe 4464

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim