Neni 4

Provat shkre­sore në lid­hje me qël­lim­in e udhë­tim­it

1. Për kat­e­goritë e mëposhtme të qyte­tarëve të Repub­likës së Shqipërisë doku­mentet e mëposhtme janë të mjaftueshme për të provuar qël­lim­in e udhë­tim­it në Palën tjetër:

a) për anë­tarët e del­e­ga­cion­eve zyrtare që, në bazë të një ftese zyrtare drej­tu­ar Repub­likës së Shqipërisë, mar­rin pjesë në takime, kon­sul­time, nego­ci­a­ta ose pro­grame shkëm­bi­mi, si dhe në aktivitetet e orga­nizuara në ter­ri­torin e shteteve anëtare nga orga­ni­zatat ndërqever­itare:

- një shkresë lëshuar nga autoriteti shqip­tar që kon­fir­mon që kërkue­si është anë­tar i del­e­ga­cionit shqip­tar që udhë­ton për në ter­ri­torin e shteteve anëtare për të mar­rë  pjesë në ngjar­jet e sipër­për­men­dura, të shoqëru­ar me një kop­je të ftesës zyrtare;

b) për biz­nes­menët dhe për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të biz­ne­sit:

- një kërkesë me shkrim nga një per­son juridik ose një shoqëri, orga­ni­za­të pritëse ose një zyrë, apo degë e këtij per­soni juridik apo shoqërie, shteti ose autoritetet lokale të shteteve anëtare, ose komiteteve orga­nizuese të ekspoz­i­tave tregtare dhe indus­tri­ale, kon­fer­en­cave dhe sim­poz­i­umeve të mba­j­tu­ra në ter­ri­toret e shteteve anëtare, të mirat­u­ara nga një dhomë tregtie e Repub­likës së Shqipërisë;

c) për gaze­tarët:

- një cer­ti­fikatë ose doku­ment tjetër të lëshuar nga një orga­ni­za­të pro­fe­sion­ale, që provon që per­soni i intere­suar është një gaze­tar i kual­i­fikuar dhe një doku­ment i lëshuar nga punëd­hënësi i tij/saj, që deklaron që qël­li­mi i udhë­tim­it është ushtri­mi i aktivitetit të gaze­tarisë;

d) për per­son­at që mar­rin pjesë në aktivitetet shken­core, kul­tur­ore dhe artis­tike, duke përf­shirë uni­ver­sitetin dhe pro­grame të tjera shkëm­bi­mi:

- një kërkesë me shkrim nga orga­ni­za­ta pritëse për të mar­rë pjesë në këto aktivitete;

e) për për­faqësitë e orga­ni­zatave të shoqërisë civile gjatë ndër­mar­rjes së udhë­timeve për qël­limet e tra­jnim­it eduka­tiv, sem­i­nareve, kon­fer­en­cave, duke përf­shirë bren­da kuadrit të pro­grameve të shkëm­bim­it:

- një kërkesë me shkrim lëshuar nga orga­ni­za­ta pritëse, një kon­fir­mim që per­soni për­faqë­son orga­ni­za­tën e shoqërisë civile dhe vërte­timin për theme­lim­in e kësaj orga­ni­zate nga regjistri përkatës, e lëshuar nga autoriteti shtetëror në paj­tim me legjis­la­cionin e brend­shëm;

f) për nxënësit, stu­den­tët pasuni­ver­si­tarë dhe mësue­sit shoqërues që ndër­mar­rin udhë­time për qël­lim­in e studim­it ose tra­jnim­it arsi­mor duke përf­shirë në kuadrin e pro­grameve të shkëm­bim­it, si dhe aktivitete të tjera në lid­hje me shkol­lën:

- një kërkesë me shkrim ose një vërte­tim regjistri­mi nga uni­ver­siteti, akademia, insti­tu­ti, kolegji ose shkol­la pritëse ose libreza e stu­den­tit, ose vërte­ti­mi i lëndëve që do të ndiqen;

g) për pjesë­mar­rësit në aktivitetet sportive ndërkom­bëtare dhe per­son­at shoqërues të tyre në cilës­inë pro­fe­sion­ale:

- një kërkesë me shkrim nga orga­ni­za­ta pritëse: autoritetet kom­pe­tente, fed­er­atat kom­bëtare sportive ose komiteti kom­bë­tar olimpik i shteteve anëtare;

h) për pjesë­mar­rësit në pro­gram­et zyrtare të shkëm­bim­it të orga­nizuara nga qytetet e bin­jakëzuara:

- një kërkesë me shkrim të kreut të administratës/kryetarit të bashk­isë së këtyre qyteteve;

i) për të afër­mit e afërt-bashkëshort, fëmi­jë (duke përf­shirë të adop­tu­ar­it), prindërit (duke përf­shirë kujdestarët), prindërit e prindërve dhe fëmi­jët e fëmi­jëve – që viz­ito­jnë qyte­tarët shqip­tarë me ban­im të ligjshëm në ter­ri­torin e shteteve anëtare;

- kërkesë me shkrim nga per­soni pritës;

j) për arsye të viz­itave për var­rimet civile dhe ushtarake:

- një doku­ment zyr­tar që kon­fir­mon ekzis­tencën dhe rua­jt­jen e var­rit dhe mar­rëd­hënieve famil­jare ose të tjera ndër­m­jet kërkue­sit dhe të var­ro­surit;

k) për per­son­at e përnd­jekur për motive poli­tike gjatë regjim­it komu­nist në Repub­likën e Shqipërisë:

- një vërte­tim i lëshuar nga Insti­tu­ti për Inte­grim­in e Per­son­ave të Perseku­tu­ar në paj­tim me nenin 3 të ligjit nr. 7748, datë 29.7.1993, që tre­gon sta­tusin e qenies së një per­soni të përnd­jekur për motive poli­tike gjatë regjim­it komu­nist në Repub­likën e Shqipërisë dhe një ftesë nga një autoritet kom­pe­tent, orga­ni­za­të kom­bëtare ose ndërkom­bëtare duke përf­shirë një OJQ të një shteti anë­tar, ose nga një insti­tu­cion europi­an për pjesë­mar­rje në aktivitete, sipas rastit, duke përf­shirë aktivitetet në lid­hje me sta­tusin e tyre;

l) për shofer­ët që krye­jnë shër­bime trans­porti ndërkom­bë­tar të mall­rave dhe pasag­jerëve në ter­ri­torin e shteteve anëtare me autom­jetet e regjistru­ara në Repub­likën e Shqipërisë:

- një kërkesë me shkrim nga shoqa­ta (bashkime) kom­bëtare të trans­portuesve të Repub­likës së Shqipërisë që parashikon trans­port ndërkom­bë­tar rru­gor, që cak­ton qël­lim­in, kohëzg­jat­jen dhe shpeshtës­inë e udhë­timeve;

m) për per­son­at që udhë­to­jnë për tur­izëm:

- një vërte­tim ose faturë nga një agjen­ci udhë­ti­mi, ose oper­a­tor i turit të akred­i­tu­ar nga shtetet anëtare në kuadrin e një bashkëpuni­mi kon­sul­lor lokal që kon­fir­mon rez­ervimin e një udhë­ti­mi të orga­nizuar;

n) për per­son­at që bëjnë vizita për qël­lime mjekë­sore dhe per­son­at e nevo­jshëm shoqërues:

- një doku­ment zyr­tar të insti­tu­cionit mjekë­sor që kon­fir­mon domos­dosh­mërinë e kujde­sit mjekë­sor në këtë insti­tu­cion, domos­dosh­mërinë e të qen­it të shoqëru­ar dhe pro­va për mjete të mjaftueshme finan­cia­re për të paguar për tra­j­timin mjekë­sor;

o) për anë­tarët e pro­fe­sion­eve që mar­rin pjesë në ekspozi­ta ndërkom­bëtare, kon­fer­en­ca, sim­poz­i­ume, sem­i­nare ose ngjar­je të tjera të ngjashme të mba­j­tu­ra në ter­ri­torin e shteteve anëtare:

- një kërkesë me shkrim nga orga­ni­za­ta pritëse, që kon­fir­mon që per­soni i intere­suar do të mar­rë pjesë në aktivitet;

p) për anë­tarët e ekuipazhit të tre­nave, frig­orifer­ëve dhe loko­mo­ti­vave në tre­nat ndërkom­bë­tarë, që udhë­to­jnë në ter­ri­toret e shteteve anëtare:

- një kërkesë me shkrim nga shoqëria kom­pe­tente e heku­rud­have të Repub­likës së Shqipërisë që tre­gon qël­lim­in, kohëzg­jat­jen dhe shpeshtës­inë e udhë­timeve;

q) për per­son­at që bëjnë vizita për cer­e­monitë e var­rimeve:

- një doku­ment zyr­tar që kon­fir­mon fak­tin e vdek­jes, si dhe kon­fir­mimin e mar­rëd­hënies famil­jare ose tjetër ndër­m­jet kërkue­sit dhe të var­ro­surit;

r) për për­faqë­sue­sit e komu­niteteve fetare:

- një kërkesë me shkrim nga një komu­nitet fetar i regjistru­ar në Repub­likën e Shqipërisë, që tre­gon qël­lim­in, kohëzg­jat­jen dhe shpeshtës­inë e udhë­timeve.

2. Kërke­sa me shkrim e për­men­dur në para­grafin 1 të këtij neni përm­ban ele­mentet e nevo­jshme:

a) për per­son­in e ftu­ar-emrin dhe mbiem­rin, datën e lind­jes, seksin, shtetës­inë, num­rin e doku­men­tit të iden­ti­fikim­it, kohën dhe qël­lim­in e viz­itës, num­rin e hyr­jeve dhe, sipas rastit emrin e bashkëshort­it dhe fëmi­jëve që shoqëro­jnë per­son­in e ftu­ar;

b) për per­son­in që bën ftesën-emrin, mbiem­rin dhe adresën; ose

c) për per­son­in juridik, shoqërinë ose orga­ni­za­tën që bën ftesën – emrin dhe adresën e plotë; dhe

- nëse kërke­sa është lëshuar nga një orga­ni­za­të, emrin dhe pozi­cionin e per­son­it që ka nën­shkru­ar kërkesën;

- nëse per­soni që bën ftesën është per­son juridik ose shoqëri, apo një zyrë ose degë e një per­soni juridik, apo shoqërie të tillë e themelu­ar në ter­ri­torin e një shteti anë­tar, num­ri i regjistrim­it sipas kërke­save të ligjit të brend­shëm të shtetit anë­tar të intere­suar.

3. Për kat­e­goritë e per­son­ave të për­men­dur në para­grafin 1 të këtij neni të gjitha kat­e­goritë e vizave lëshohen në paj­tim me pro­ce­durën e thjesh­tu­ar pa kërkuar ndon­jë provë, ftesë ose vërte­tim tjetër në lid­hje me qël­lim­in e udhë­tim­it, të parashikuar nga legjis­la­cioni i shteteve anëtare.

 

Neni 5

Lëshi­mi i vizave me shumë hyr­je

1. Misionet diplo­matike dhe zyrat kon­sul­lore të shteteve anëtare lësho­jnë viza hyr­je­je me një afat vlef­sh­mërie deri në pesë vjet për kat­e­goritë e mëposhtme të per­son­ave:

a) anë­tarët e Këshillit të Min­is­trave, Par­la­men­tit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nëse ata nuk janë për­jash­tu­ar nga kërke­sa për vizë në bazë të kësaj Mar­rëvesh­je­je, në ushtrim të detyrave të tyre, me një afat vlef­sh­mërie të kufizuar bren­da afatit të tyre të detyrës, nëse është më pak se 5 vjet;

b) anë­tarët e përher­shëm të del­e­ga­cion­eve zyrtare që, në bazë të një ftese zyrtare drej­tu­ar Repub­likës së Shqipërisë, mar­rin pjesë rreg­ull­isht në mbled­hje, kon­sul­time, nego­ci­a­ta ose pro­grame shkëm­bi­mi, si dhe në aktivitetet e orga­nizuara në ter­ri­torin e shteteve anëtare nga orga­ni­zatat ndërqever­itare;

c) bashkëshort­ët dhe fëmi­jët (duke përf­shirë të adop­tu­ar­it), që janë nën moshën 21 vjeç ose janë per­sona të varur, që viz­ito­jnë shte­tas shqip­tarë me ban­im të ligjshëm në ter­ri­torin e shteteve anëtare bren­da afatit të vlef­sh­mërisë së kufizuar në kohëzg­jat­jen e vlef­sh­mërisë së autor­izim­it të vend­ba­nim­it të tyre të ligjshëm.

2. Misionet diplo­matike dhe zyrat kon­sul­lore të shteteve anëtare lësho­jnë viza me shumë hyr­je bren­da afatit të vlef­sh­mërisë deri në një vit për kat­e­goritë e mëposhtme të per­son­ave, me kusht që gjatë vitit të kalu­ar të kenë mar­rë të pak­tën një vizë, ta kenë për­dorur atë në paj­tim me lig­jet për hyr­jen dhe qën­drim­in në shtetin e viz­itu­ar dhe ka edhe arsye të tjera për të kërkuar viza me shumë hyr­je:

a) anë­tarët e del­e­ga­cion­eve zyrtare që, në bazë të një ftese zyrtare drej­tu­ar Repub­likës së Shqipërisë, mar­rin pjesë rreg­ull­isht në mbled­hje, kon­sul­time, nego­ci­a­ta ose pro­grame shkëm­bi­mi, si dhe në aktivitetet e orga­nizuara në ter­ri­torin e shteteve anëtare nga orga­ni­zatat ndërqever­itare;

b) biz­nes­menët dhe për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të biz­ne­sit që udhë­to­jnë rreg­ull­isht për në shtetet anëtare;

c) per­son­at që mar­rin pjesë në aktivitetet shken­core, kul­tur­ore dhe artis­tike, duke përf­shirë pro­gram­et uni­ver­sitare dhe të tjera të shkëm­bim­it, që udhë­to­jnë rreg­ull­isht për në shtetet anëtare;

d) pjesë­mar­rësit në aktivitetet ndërkom­bëtare të sportit dhe per­son­at që i shoqëro­jnë në cilës­inë zyrtare;

e) gaze­tarët;

f) pjesë­mar­rësit në pro­gram­et zyrtare të shkëm­bim­it të orga­nizuara nga qytetet e bin­jakëzuara;

g) shofer­ët që krye­jnë shër­bime trans­porti ndërkom­bë­tar të mall­rave dhe pasag­jerëve për në ter­ri­torin e shteteve anëtare në autom­jetet e regjistru­ara në Repub­likën e Shqipërisë;

h) per­son­at që duhet të bëjnë rreg­ull­isht vizita për arsye mjekë­sore dhe per­son­at e nevo­jshëm shoqërues;

i) anë­tarët e ekuipazheve të tre­nave, frig­orifer­ëve dhe loko­mo­tivës në tre­nat ndërkom­bë­tarë, që udhë­to­jnë për në ter­ri­torin e shteteve anëtare;

j) stu­den­tët dhe stu­den­tët pasuni­ver­si­tarë, që udhë­to­jnë rreg­ull­isht për qël­limet e studim­it ose tra­jnim­it arsi­mor, duke përf­shirë në kuadrin e pro­grameve të shkëm­bim­it;

k) për­faqë­sue­sit e komu­niteteve fetare në Repub­likën e Shqipërisë, që udhë­to­jnë rreg­ull­isht për në shtetet anëtare;

l) për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të shoqërisë civile, që udhë­to­jnë rreg­ull­isht për në shtetet anëtare për qël­limet e tra­jnim­it arsi­mor, sem­i­nare, kon­fer­en­ca, duke përf­shirë në kuadrin e pro­grameve të shkëm­bim­it;

m) anë­tarët e pro­fe­sion­eve që mar­rin pjesë në ekspozi­ta ndërkom­bëtare, kon­fer­en­ca, sim­poz­i­ume, sem­i­nare ose aktivitete të tjera të ngjashme që udhë­to­jnë rreg­ull­isht për në shtetet anëtare.

3. Misionet diplo­matike dhe zyrat kon­sul­lore të shteteve anëtare lësho­jnë viza me shumë hyr­je, me një afat vlef­sh­mërie prej min­i­mal­isht 2 vjet dhe mak­si­mal­isht 5 vjet, për kat­e­goritë e per­son­ave të për­men­dur në para­grafin 2 të këtij neni, me kusht që gjatë viteve të kalu­ara ata të kenë për­dorur viza njëv­jeçare me shumë hyr­je në paj­tim me lig­jet për hyr­jen dhe qën­drim­in e shtetit të viz­itu­ar dhe shkaqet për kërkimin e vizës me shumë hyr­je të jenë ende të vlef­shme.

4. Peri­ud­ha e plotë e qën­drim­it për per­son­at e për­men­dur në para­grafët 1 deri në 3 të këtij neni nuk i kalo­jnë 90 ditë për një peri­ud­hë 180 ditë në ter­ri­torin e shteteve anëtare.

 

Neni 6

Tar­i­fa për për­punimin e kërke­save për vizë

1. Tar­i­fa për për­punimin e kërke­save për vizë të shte­tasve të Repub­likës së Shqipërisë është 35 euro.

Shu­ma e sipër­për­men­dur mund të rishiko­het në paj­tim me pro­ce­durën e parashikuar në nenin 14(4).

Nëse Repub­li­ka e Shqipërisë do të riven­doste kërkesën për vizë për qyte­tarët e BE-së, tar­i­fa e vizës që duhet të cak­to­het nga Repub­li­ka e Shqipërisë nuk do të jetë më e lartë se 35 euro ose shu­ma e rënë dako­rd, nëse tar­i­fa rishiko­het në paj­tim me pro­ce­durën e parashikuar në nenin 14 (4).

2. Tar­i­fat për për­punimin e kërkesës për vizë nuk paguhen për kat­e­goritë e mëposhtme të per­son­ave:

a) të afër­mit-bashkëshort­ët, fëmi­jët (duke përf­shirë të adop­tu­ar­it), prindërit (duke përf­shirë kujdestarët), prindërit e prindërve dhe fëmi­jët e fëmi­jëve të shte­tasve shqip­tarë me ban­im të ligjshëm në ter­ri­torin e shteteve anëtare;

b) anë­tarët e del­e­ga­cion­eve zyrtare që, në bazë të një ftese drej­tu­ar Repub­likës së Shqipërisë, mar­rin pjesë në mbled­hje, kon­sul­time, nego­ci­a­ta ose pro­grame shkëm­bi­mi, si dhe në aktivitetet e orga­nizuara në ter­ri­torin e shteteve anëtare nga orga­ni­zatat ndërqever­itare;

c) anë­tarët e Këshillit të Min­is­trave, Par­la­men­tit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nëse nuk janë të për­jash­tu­ar nga kërke­sat për vizë nga kjo Mar­rëvesh­je;

d) nxënësit, stu­den­tët, stu­den­tët pasuni­ver­si­tarë dhe mësue­sit që i shoqëro­jnë, që krye­jnë udhë­time për qël­limet e studim­it ose tra­jnim­it arsi­mor;

e) fëmi­jët nën 6 vjeç;

f) per­son­at me aftësi të kufizuar dhe per­son­at që i shoqëro­jnë ata, nëse është e nevo­jshme;

g) per­son­at që kanë paraqi­tur doku­mentet, që provo­jnë domos­dosh­mërinë e udhë­tim­it të tyre për qël­limet human­itare, duke përf­shirë mar­rjen urgjent të tra­j­tim­it mjekë­sor dhe per­soni që shoqëron këtë per­son ose për të ndjekur një var­rim të një të afër­mi, ose për të viz­itu­ar një të afërm shumë të sëmurë;

h) pjesë­mar­rësit në aktivitete sportive ndërkom­bëtare dhe per­son­at që i shoqëro­jnë ata në cilës­inë zyrtare;

i) per­son­at që mar­rin pjesë në aktivitetet shken­core, kul­tur­ore dhe artis­tike, duke përf­shirë pro­grame të tjera uni­ver­sitare të shkëm­bim­it;

j) pjesë­mar­rësit në pro­gram­et zyrtare të shkëm­bim­it, të orga­nizuara nga qytetet e bin­jakëzuara;

k) per­son­at e përnd­jekur për motive poli­tike gjatë regjim­it komu­nist;

l) pen­sion­istët;

m) për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të shoqërisë civile që udhë­to­jnë për të mar­rë pjesë në takime, sem­i­nare, pro­grame shkëm­bi­mi ose kurse tra­jn­i­mi;

n) gaze­tarët;

o) për­faqë­sue­sit e komu­niteteve fetare të regjistru­ara në Repub­likën e Shqipërisë;

p) shofer­ët që krye­jnë shër­bime trans­porti ndërkom­bë­tar të mall­rave dhe pasag­jerëve për në ter­ri­toret e shteteve anëtare me autom­jete të regjistru­ara në Repub­likën e Shqipërisë;

q) anë­tarët e ekuipazheve të tre­nave, frig­orifer­ëve ose loko­mo­ti­vave në tre­nat ndërkom­bë­tarë, që udhë­to­jnë për në ter­ri­toret e shteteve anëtare;

r) anë­tarët e pro­fe­sion­eve që mar­rin pjesë në ekspozi­ta ndërkom­bëtare, kon­fer­en­ca, sim­poz­i­ume, sem­i­nare ose aktivitete të tjera të ngjashme, që orga­ni­zo­hen në ter­ri­torin e shteteve anëtare.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 9815, datë 8.10.2007, botu­ar në Fle­tore  Zyrtare nr. 142, dt.24 Tetor 2007, faqe 3935

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim