Neni 7

1. Çdo Shtet Palë e bën krim­in e zhduk­jes me for­cë të ndëshkueshëm me dënimet e për­sh­tat­shme që mar­rin parasysh shkallën e tij ekstreme të rrezik­sh­mërisë.

2. Çdo Shtet Palë mund të parashiko­jë:

a) Rrethana lehtë­suese, veçanër­isht në favor të atyre që, të imp­likuar në kry­er­jen e një zhduk­je­je me for­cë, kanë kon­tribuar në mënyrë të efek­t­shme për shpë­timin e jetës së per­son­it të zhdukur ose kanë bërë të mundur të ndriço­hen raste të zhduk­jes me for­cë, ose të iden­ti­fiko­hen autorët e një zhduk­je­je me for­cë;

b) Pa prekur pro­ce­du­rat e tjera penale, rrethana rën­duese, veçanër­isht në rast vdek­je­je të per­son­it të zhdukur ose për ata që janë bërë faj­torë për zhduk­jen me for­cë të grave shtatzë­na, të të miturve, të per­son­ave hand­ika­p­atë, ose të per­son­ave të tjerë veçanër­isht të prek­shëm.

 

Neni 25

1. Çdo Shtet Palë merr masat e nevo­jshme për të paran­dalu­ar dhe dënuar penal­isht:

a) Mar­rjen e fëmi­jëve sub­jekt i një zhduk­je­je me for­cë ose fëmi­jëve, babai, nëna ose për­faqë­sue­si ligjor i të cilëve është bërë sub­jekt i një zhduk­je­je me for­cë, ose fëmi­jëve të lin­dur gjatë mba­jt­jes rob të nënës së tyre sub­jekt i një zhduk­je­je me for­cë;

b) Fal­si­fikimin, fshe­hjen ose shkatër­rim­in e doku­menteve që vërte­to­jnë iden­titetin e vërtetë të fëmi­jëve të për­men­dur në nën­para­grafin a) më sipër.

2. Çdo Shtet Palë merr masat e nevo­jshme për të kërkuar dhe iden­ti­fikuar fëmi­jët e për­men­dur në nën­para­grafin a) të para­grafit 1 të këtij neni dhe për t’ua kthy­er famil­jeve të tyre të origjinës, në për­puth­je me pro­ce­du­rat ligjore dhe me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të zbat­ueshme.

3. Shtetet Palë i japin rec­i­prok­isht njëri-tjetrit asis­tencë për kërkimin dhe iden­ti­fikimin e fëmi­jëve të për­men­dur në nën­para­grafin a) të para­grafit 1 të këtij neni, si dhe për për­cak­timin e ven­dit ku ata ndod­hen.

4. Duke mba­j­tur parasysh nevo­jën për të rua­j­tur interesin më të lartë të fëmi­jëve të për­men­dur në nën­para­grafin a) të para­grafit 1 të këtij neni dhe të drejtën e tyre për të rua­j­tur dhe për të riven­do­sur iden­titetin e tyre, duke përf­shirë kom­bës­inë, mbiem­rin dhe lid­hjet e tyre famil­jare të njo­hu­ra nga ligji, në Shtetet Palë që e njo­hin sis­temin e adop­ti­m­it ose for­ma të tjera të ven­dos­jes së fëmi­jëve, duhet të ekzis­to­jnë pro­ce­du­ra ligjore që kanë për qël­lim të rishiko­jnë pro­ce­durën e adop­ti­m­it apo ven­dos­jes së fëmi­jëve dhe, kur është rasti, të anu­lo­jnë çdo adop­tim apo ven­dos­je të fëmi­jëve që ka si origjinë një zhduk­je me for­cë.

5. Në çdo rrethanë, dhe në veçan­ti për gjithç­ka që ka të bëjë me këtë nen, intere­si më i lartë i fëmi­jës është syn­i­mi parë­sor dhe fëmi­ja që është në gjend­je të gjyko­jë ka të drejtë të shpre­hë lir­shëm opin­ion­in e tij, i cili mer­ret në kon­sid­er­atë rreg­ull­isht duke pasur parasysh moshën e tij dhe shkallën e tij të pjekurisë.

 

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 9802, dt. 13.9.2007, bot. Fle­tore Zyrtare nr. 125, dt.27 Shta­tor 2007, fq. 3551

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim