Neni 2

Palët bashkëpuno­jnë, nëpër­m­jet organ­eve kom­pe­tente përkatëse, në paran­dal­im­in, zbu­lim­in dhe godit­jen e krimeve, mbi të gjitha të atyre të for­mës së orga­nizuar, në mënyrë të veçan­të në sek­torët e poshtëshënuar:

a) kri­mi i orga­nizuar;

b) kërki­mi dhe kap­ja e per­son­ave të ikur;

c) trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike, sub­stan­cave psikotrope dhe (prekur­sorëve);

d) kon­tra­ban­da, duke iu refer­u­ar veçanër­isht asaj që kry­het nga orga­ni­zatat krim­i­nale;

e) trafiku i paligjshëm i armëve, lëndëve plasëse dhe tok­sike, si dhe i mate­ri­aleve radioak­tive;

f) kali­mi i paligjshëm i kufir­it;

g) trafiku i qenieve njerë­zore dhe shfry­tëz­i­mi sek­su­al i fem­rave dhe i të miturve, veçanër­isht në rastin e shtyr­jes drejt pros­ti­tu­cionit dhe pornografisë;

h) vjed­hje autom­jetesh.

Kjo Mar­rëvesh­je nuk ka të bëjë me aspek­tet që lid­hen me ndih­mën gjyqë­sore në fushën penale dhe të ekstradim­it.

Dis­poz­i­tat e parashikuara në këtë Mar­rëvesh­je nuk cëno­jnë detyrimet e Palëve që rrjed­hin nga marrëveshje/konventa të tjera dypalëshe ose shumë­palëshe.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 9799, dt. 10.9.2007, botu­ar në Fle­tore  Zyrtare nr. 124, dt.27 Shta­tor 2007, faqe 3538

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim