Neni 1

1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het për punë­torët, bur­ra e gra, me përgjegjësi kun­drejt fëmi­jëve të varur prej tyre, ku përgjegjësira të tilla kufi­zo­jnë mundësitë e tyre për t’u për­gat­i­tur, fil­lu­ar, mar­rë pjesë ose për­paru­ar në aktivitetin ekonomik.

2. Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente zba­to­hen gjithash­tu për punë­torët, bur­ra dhe gra, me përgjegjësi kun­drejt anë­tarëve të tjerë më të afërt të famil­jeve të tyre, të cilët kanë nevo­jë të duk­shme për kujdesin dhe mbështet­jen e tyre, ku përgjegjësi të tilla kufi­zo­jnë mundësitë e tyre për t’u për­gat­i­tur, fil­lu­ar, mar­rë pjesë ose për­paru­ar në aktivitetin ekonomik.

3. Për qël­lime të kësaj Kon­vente, ter­mat “fëmi­jë në varësi” dhe “anë­tar tjetër më i afërt i famil­jes të cilët kanë nevo­jë ose mbështet­je të duk­shme”, nënkup­to­jnë per­sona të për­cak­tu­ar si të tillë në çdo vend me mënyrat e për­men­dura në nenin 9 të kësaj Kon­vente.

4. Punë­torët që tra­j­to­hen në bazë të para­grafëve 1 dhe 2 të këtij neni, këtu e më poshtë refer­o­hen si “punë­torë me përgjegjësi famil­jare”.

 

Neni 5

Do të ndërmer­ren më tej të gjitha masat që paj­to­hen me kushtet dhe mundësitë e ven­dit:

a) duke mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jat e punë­torëve me përgjegjësi famil­jare në plan­i­fikimin komu­ni­tar; dhe

b) për të zhvil­lu­ar dhe nxi­tur shër­bimet komu­nitare, pub­like ose pri­vate, si p.sh. kujde­si për fëmi­jët dhe shër­bi­mi, e lehtësir­at famil­jare.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 9773, dt. 12.7.2007, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 93, dt.26 Kor­rik 2007, fq. 2662

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim