Neni 6

1. Funk­sionet e sis­temit të kon­trol­lit të punës në bujqësi:

a) të sig­uro­jë zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore që kanë të bëjnë me kushtet e punës dhe mbro­jt­jen e punë­torëve gjatë punës, si p.sh. dis­poz­i­tat mbi orët, pagën, pushimet javore dhe vje­tore, sig­ur­inë, shën­detin dhe mirëqe­nien, punësimin e grave, fëmi­jëve dhe të rin­jve, dhe çësht­je të ngjashme për sa kohë që këto dis­pozi­ta të jenë të zbat­ueshme nga inspek­torët e punës.

b) t’u sig­uro­jë punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve infor­ma­cion teknik mbi masat më efek­tive të zba­tim­it të dis­poz­i­tave ligjore;

c) t’i parashtro­jë autoritetit kom­pe­tent defek­tet dhe abuzimet e pam­bu­lu­ara speci­fik­isht nga dis­poz­i­tat ligjore ekzistuese dhe t’i paraqesë atij propoz­ime mbi për­mirësimin e legjis­la­cionit dhe rreg­ullave.

2. Legjis­la­cioni dhe rreg­ul­loret kom­bëtare mund t’u japin inspek­torëve të punës në bujqësi funk­sione këshilluese ose zbat­uese në lid­hje me dis­poz­i­tat ligjore të kushteve të jetesës së punë­torëve dhe famil­jeve të tyre.

3. Çdo detyrë tjetër që mund t’u beso­het inspek­torëve të punës në bujqësi nuk duhet të jetë e tillë që të bjerë ndesh me real­iz­imin efek­tiv të detyrave të tyre parë­sore ose të ceno­jë në çfarë­dol­loj mënyre autoritetin dhe paanës­inë që iu nevo­jiten inspek­torëve në mar­rëd­hëni­et e tyre me punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit.

 

 

 


[1] Repu­bi­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 9772, dt. 12.7.2007, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 93, dt.26 Kor­rik 2007, fq. 2655

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim