Neni 1

Qël­li­mi

Palët Kon­trak­tuese do të bashkëpuno­jnë në fushat e mëposhtme:

1. Lufta kundër ter­ror­izmit:

- shkëm­bi­mi i infor­ma­cionit dhe rezul­tat­eve të përf­tu­ara nga hetimet për akte ter­ror­iste të plan­i­fikuara ose të kry­era kundër krerëve të shteteve, per­son­ave nën mbro­jt­je ndërkom­bëtare, për­faqë­suesve të ambasa­dave dhe kon­sul­latave, nëpunësve të orga­ni­zatave ndërqever­itare, si edhe pjesë­mar­rësve në vizita në niv­el shtetëror dhe ngjar­je të tjera poli­tike dhe sportive lokale ose ndërkom­bëtare;

- vëzhgi­mi i mënyrës së veprim­it të krim­inelëve, meto­dave të financim­it të aktiviteteve të lart­për­men­dura, orga­ni­zatave ter­ror­iste, plan­i­fikim­it ose kry­er­jes respek­tivisht të krimeve kundër intere­save mad­hore të secilës prej Palëve Kon­trak­tuese.

2. Lufta kundër krim­it të orga­nizuar, zbu­li­mi dhe het­i­mi i per­son­ave dhe orga­ni­zatave, që lid­hen me:

- trafikimin e paligjshëm, prod­himin dhe për­dorim­in e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe sub­stan­cave psikotrope;

- trafikimin e paligjshëm të per­son­ave dhe shfry­tëz­imin e fëmi­jëve;

- trafikimin e paligjshëm të artiku­jve me për­dorim të dyfishtë, mate­ri­aleve bërthamore, pajis­jeve dhe teknologjisë, armëve të zjar­rit, muni­cionit, sub­stan­cave hel­muese, eksplozivëve, si dhe pjesëve të tyre;

- krimet e lid­hu­ra me shfry­tëz­imin sek­su­al;

- kon­tra­bandën e gurëve të çmuar dhe met­aleve të çmuara ose, gjithash­tu, objek­teve me vlera kul­tur­ore ose veprave të artit, që i përkasin pasurisë kul­tur­ore respek­tive kom­bëtare ose pasurisë kul­tur­ore ndërkom­bëtare;

- fal­si­fikimin e doku­menteve, mjeteve mon­etare ose mjeteve të tjera të pagesës;

- kumarin e paligjshëm ose çdo lloj mashtri­mi të për­dorur në kumarin e ligjëru­ar;

- paran­dal­im­in, zbu­lim­in dhe het­imin e maki­nave të vjed­hu­ra dhe trafikim­it të tyre, si edhe krimet të cilat rezul­to­jnë me shkel­je të rreg­ullave të trafikut rru­gor;

- krimet kom­pju­terike dhe krimet kundër pronë­sisë intelek­tuale.

3. Lufta kundër kor­rup­sion­it, krimeve ndërkom­bëtare në ekono­mi, si edhe kon­tra­bandës, shman­g­ies së pagesës së tak­save, si edhe opera­cion­eve fiskale dhe transak­sion­eve të tjera me para ose pron­ave që prezu­mo­hen se rrjed­hin nga aktiviteti krim­i­nal.

4. Lufta kundër migrim­it të paligjshëm:

- lufta kundër migrim­it të paligjshëm dhe kanaleve për trafikimin e per­son­ave;

- zbu­li­mi i ofruesve të shër­bimeve të trans­portit dhe agjen­cive turistike/të udhë­tim­it, të cilët mar­rin pjesë në aktivitetet që përf­shi­jnë trafikun e per­son­ave;

- zbu­li­mi i doku­menteve të udhë­tim­it të fal­si­fikuara ose vizave të fal­si­fikuara.

5. Palët Kon­trak­tuese do t’i japin njëra-tjetrës asis­tencë në fushat e mëposhtme:

- orga­niz­i­mi dhe tra­jnimet e për­bashkë­ta në lid­hje me fren­imin e krim­it të orga­nizuar dhe ndërkom­bë­tar;

- orga­niz­i­mi dhe kon­trol­li i bazës së të dhë­nave që mba­jnë kar­tat e iden­titetit;

- zhvil­li­mi i meto­dave dhe sis­te­meve për përzg­jed­hjen, tra­jn­imin dhe formimin pro­fe­sion­al të ekspertëve nga të dyja Palët Kon­trak­tuese, në fushat e për­shkru­ara në para­grafin 1 të këtij neni.

 

 

 


[1]Repub­li­ka  e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 9711, datë 12.4.2007, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 49, datë 26 Prill 2007, faqe 1290

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim