Neni 4

Për qël­lime të kësaj Kon­vente, ter­mi “anë­tarë të famil­jes” i refer­o­het per­son­ave të mar­tu­ar me punë­torë migrantë ose që kanë me ta një raport që, në paj­tim me ligjin e zbat­u­ar, sjell efek­te të njëj­ta me martesën, si dhe fëmi­jët e tyre të varur dhe per­sona të tjerë të varur që nji­hen si anë­tarë të famil­jes nga legjis­la­cioni i zbat­ueshëm apo mar­rëvesh­jet dypalëshe dhe shumë­palëshe të zbat­ueshme ndër­m­jet shteteve përkatëse.


Neni 12

1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e lirisë së mendim­it, ndërgjeg­jes dhe fesë. Kjo e drejtë përf­shin lir­inë për të pasur një fe ose bes­im të zgjed­hjes së tyre dhe lir­inë që indi­vid­u­al­isht ose së bashku me të tjerët dhe pri­vatisht ose në pub­lik, të man­i­festo­jnë fenë ose bes­imin e tyre në shër­bime fetare, zakone, prak­tikë dhe mësimd­hënie.

2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre nuk i nën­shtro­hen shtyp­jes që do të cenonte lir­inë e tyre për të pasur një fe ose bes­im të zgjed­hjes së tyre.

3. Liria për të man­i­fes­tu­ar fenë ose bes­imin e vet mund t’i nën­shtro­het vetëm kufiz­imeve që janë parashikuar në ligj dhe që janë të nevo­jshme për të mbro­j­tur sig­ur­inë, rendin, shën­detin ose moralin pub­lik apo të drej­tat themelore dhe lir­itë e të tjerëve.

4. Shtetet Palë në këtë Kon­ven­të mar­rin për­sipër të respek­to­jnë lir­inë e prindërve, ku të pak­tën një prej të cilëve është punë­tor migrant dhe sipas rastit, të kujdestarëve ligjorë, për të sig­u­ru­ar edukimin fetar dhe moral të fëmi­jëve të tyre në paj­tim me bind­jet e tyre.

 

Neni 17

1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që janë privuar nga liria, tra­j­to­hen me human­izëm dhe respekt për din­jitetin njerë­zor të per­son­it dhe për iden­titetin e tyre kul­tur­or.

2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre të akuzuar, përveç rrethanave të jashtëza­kon­shme, mba­hen të ndarë nga per­son­at e dënuar dhe i nën­shtro­hen tra­j­tim­it të veçan­të në paj­tim me sta­tusin e tyre si per­sona të padënuar. Per­son­at e mitur të akuzuar mba­hen të ndarë nga per­son­at e rrit­ur dhe sillen për gjykim sa më shpe­jt të jetë e mundur.

3. Çdo punë­tor migrant dhe anë­tar i famil­jes së tij ose të saj që është i ndalu­ar në një shtet tran­si­ti ose në një shtet punësi­mi për shkel­jen e dis­poz­i­tave në lid­hje me migrim­in, në masën që është prak­tike, mba­hen të ndarë nga per­son­at e dënuar ose per­son­at në prit­je të gjykim­it.

4. Gjatë çdo peri­ud­he të burgim­it, në paj­tim me një vendim të dhënë nga një gjykatë, qël­li­mi thel­bë­sor i tra­j­tim­it të një punë­tori migrant ose një anë­tari të famil­jes së tij apo të saj, është reformi­mi dhe reha­bil­iti­mi i tij ose i saj shoqëror. Kundër­va­jtësit e mitur mba­hen të ndarë nga të rri­t­u­rit dhe u jepet tra­j­tim në paj­tim me moshën dhe sta­tusin e tyre ligjor.

5. Gjatë ndalim­it ose burgim­it, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta si shte­tas për viz­itë tek anë­tarët e famil­jeve të tyre.

6. Kur­do­herë që një punë­tori migrant i privo­het liria e tij ose e saj, autoritetet kom­pe­tente të shtetit përkatës u kush­to­jnë vëmend­je prob­le­meve që mund të lindin për anë­tarët e famil­jeve të tij ose të saj, veçanër­isht për bashkëshort­ët dhe fëmi­jët e mitur.

7. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që i nën­shtro­hen një forme ndal­i­mi ose burgi­mi në paj­tim me ligjin në fuqi në shtetin e punësim­it ose në shtetin e tran­si­tit, gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta si shte­t­a­sit e atyre shteteve që janë në të njëjtën sit­u­atë.

8. Nëse një punë­tor migrant ose një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj ndalo­het për qël­lim­in e ver­i­fikim­it të një shkel­je­je të dis­poz­i­tave që kanë të bëjnë me migrim­in, ai ose ajo nuk paguan asnjë shpen­z­im që lind prej kësaj.

 

Neni 18

1. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtën e barazisë me shte­t­a­sit e shtetit përkatës para gjykatave dhe tri­bunaleve. Në për­cak­timin e çdo akuze penale kundër tyre apo të të drej­tave dhe detyrimeve të tyre në një gjykim, ata kanë të drejtën e gjykim­it të drejtë dhe me dyer të hapu­ra nga një gjykatë kom­pe­tente, e pavarur dhe e paan­shme, e kri­juar me ligj.

2. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre që aku­zo­hen për një vepër penale, kanë të drejtën të prezu­mo­hen të pafa­jshëm derisa të vërte­to­het fajësia e tyre në paj­tim me ligjin.

3. Në për­cak­timin e çdo akuze penale kundër tyre, punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre kanë të drejtë për garancitë min­i­male të mëposhtme:

a) Të infor­mo­hen men­jëherë dhe në deta­je, në një gjuhë që e kup­to­jnë, në lid­hje me natyrën dhe shkakun e akuzës kundër tyre;

b) Të kenë kohë dhe mjete të mjaftueshme për për­gatit­jen e mbro­jt­jes së tyre dhe të komu­niko­jnë me një avokat, sipas  zgjed­hjes së tyre;

c) Të gjyko­hen pa vone­sa të panevo­jshme;

d) Të gjyko­hen në prani të tyre dhe të mbro­hen per­son­al­isht ose nëpër­m­jet ndih­mës ligjore sipas zgjed­hjes së tyre; të infor­mo­hen, nëse ata nuk kanë ndih­më ligjore në lid­hje me këtë të drejtë të tyre; dhe t’u jepet ndih­më ligjore në çdo rast, nëse intere­sat e drejtë­sisë e kërko­jnë këtë dhe pa pagesë nga ana e tyre në çdo rast, nëse nuk kanë mjete të mjaftueshme për të paguar;

e) Të pyesin vetë ose me për­faqë­sues dësh­mi­tarët kundër tyre dhe të sig­uro­jnë pran­inë dhe pyet­jen e dësh­mi­tarëve në favor të tyre në të njëj­tat kushte, si dhe dësh­mi­tarët kundër tyre;

f) të kenë asis­tencën pa pagesë të një përk­thye­si, nëse nuk mund të kup­to­jnë apo flasin gjuhën e për­dorur në gjykatë;

g) Të mos dety­ro­hen të dësh­mo­jnë kundër vetës së tyre ose të pra­no­jnë fajin.

4. Në rastin e per­son­ave të mitur, pro­ce­du­ra do të jetë e tillë që të mar­rë parasysh moshën e tyre dhe dëshirën për nxit­jen e reha­bil­itim­it të tyre.

5. Punë­torët migrantë dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre të fajë­suar për një krim, kanë të drejtën që fajësia dhe vendi­mi i tyre të rishiko­het nga një gjykatë më e lartë në paj­tim me ligjin.

6. Nëse një punë­tor migrant ose një anë­tar i famil­jes së tij ose të saj fajë­so­het me një vendim të for­mës së pre­rë për një vepër penale dhe që më vonë fajësi­mi i tij ose i saj anu­lo­het apo ai ose ajo falet për shkak se një fakt i zbu­lu­ar rish­tas tre­gon në mënyrë bindëse që ka pasur keqad­min­istrim të drejtë­sisë, per­soni që ka vua­j­tur dën­imin si rezul­tat i këtij fajësi­mi, kom­pen­so­het në paj­tim me ligjin, përveç rastit kur provo­het që mostregi­mi i një fak­ti të pan­jo­hur në kohë i atribuo­het pjesër­isht ose plotë­sisht atij per­soni.

7. Asnjë punë­tor migrant ose anë­tar i famil­jes së tij apo të saj nuk është i detyru­ar të gjyko­het ose dëno­het përsëri për një vepër penale, për të cilën ai ose ajo shpallen faj­torë me vendim të for­mës së pre­rë apo i është dhënë pafa­jësia në paj­tim me ligjin dhe pro­ce­durën penale të shtetit përkatës.

 

Neni 29

Çdo fëmi­jë i një punë­tori migrant ka të drejtën e emrit, regjistrim­it të lind­jes dhe të një shtetësie.

 

Neni 30

Çdo fëmi­jë i një punë­tori migrant ka të drejtën bazë të arsimim­it, mbi bazën e barazisë së tra­j­tim­it me shte­t­a­sit e shtetit përkatës. E drej­ta për në insti­tu­cionet eduka­tive parashkol­lore ose shkol­la nuk i refu­zo­het apo kufi­zo­het për shkak të gjend­jes së par­reg­ullt në lid­hje me qën­drim­in ose punësimin të njërit prej prindërve apo për shkak të par­reg­ull­sisë së qën­drim­it të fëmi­jës në shtetin e punësim­it.

 

Neni 44

1. Shtetet Palë, duke njo­hur që famil­ja është njësia e bashkë­sisë naty­rore dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtë të mbro­het nga shoqëria dhe shteti, mar­rin masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e unitetit të famil­jes së punë­torëve migrantë.

2. Shtetet Palë mar­rin masat që i men­do­jnë të për­sh­tat­shme dhe që futen në kom­pe­tencën e tyre, për të lehtë­suar rib­ashkimin e punë­torëve migrantë me bashkëshort­ët e tyre ose per­son­at që kanë një mar­rëd­hënie të tillë më punë­torin migrant që, në paj­tim me ligjin e zbat­ueshëm, sjellin efek­te të njëj­ta me martesën, si dhe me fëmi­jët e tyre të mitur të varur dhe të pamar­tu­ar.

3. Shtetet e punësim­it, për arsye human­itare, kon­sidero­jnë me zemërgjerësi dhënien e tra­j­tim­it të barabartë, sipas parashikim­it të para­grafit 2 të këtij neni, anë­tarëve të tjerë të famil­jeve të punë­torëve migrantë.

 

Neni 45

1. Anë­tarët e famil­jeve të punë­torëve migrantë gëzo­jnë në shtetin e punësim­it barazi në tra­j­tim me shte­t­a­sit e atij shteti, në lid­hje me:

a) të drejtën për në insti­tu­cione dhe shër­bime arsi­more, në paj­tim me kërke­sat për pran­im dhe rreg­ul­la të tjera të insti­tu­cion­eve dhe shër­bimeve përkatëse;

b) të drejtën për udhëz­im pro­fe­sion­al dhe shër­bimet e insti­tu­cion­eve të tra­jnim­it, me kusht që të përm­bushen kushtet për pjesë­mar­rje;

c) të drejtën për shër­bimet shoqërore dhe shën­de­të­sore, me kusht që të përm­bushen kërke­sat për pjesë­mar­rje në ske­mat përkatëse;

d) të drejtën dhe pjesë­mar­rjen në jetën kul­tur­ore.

2. Shtetet e punësim­it ndjekin një poli­tikë, sipas rastit, në bashkëpunim më Shtetet e origjinës, që syn­on lehtësimin e inte­grim­it të fëmi­jëve të punë­torëve migrantë në sis­temin shkol­lor lokal, veçanër­isht në lid­hje me mësimin atyre të gjuhës ven­dase.

3. Shtetet e punësim­it për­piqen të lehtë­so­jnë për fëmi­jët e punë­torëve migrantë mësimin prej tyre të gjuhës dhe kul­turës amtare dhe në këtë aspekt, shtetet e origjinës bashkëpuno­jnë sipas rastit.

4. Shtetet e punësim­it mund të sig­uro­jnë ske­ma të veçan­ta të arsimim­it në gjuhën amtare të fëmi­jëve të punë­torëve migrantë, nëse është e nevo­jshme në shtetet e origjinës.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 9703, datë 2.4.2007, botu­ar në Fle­tore  Zyrtare nr. 47, dt.25 Prill 2007, fq. 1200

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim