Neni 1

Për­dori­mi i ter­mave

Për qël­lime të kësaj Kon­vente:

a) “pro­dukt” nënkup­ton çdo avan­tazh ekonomik të nxjer­rë nga veprat penale. Ky avan­tazh mund të kon­sis­to­jë në çdo pasuri, siç për­cak­to­het në nën­para­grafin b të këtij neni;

b) “pasuri” nënkup­ton pasuri të çdo natyre, fizike ose jofizike, e lua­jt­shme ose e palu­a­jt­shme, si dhe aktet juridike ose doku­mentet që vërte­to­jnë një tit­ull ose interes mbi këtë pasuri;

c) “instru­ment” nënkup­ton të gjitha objek­tet e për­doru­ra ose të des­tin­uara për t’u për­dorur në çfarë­dol­loj mënyre, plotë­sisht ose pjesër­isht, për të kry­er një ose disa vepra penale;

d) “kon­fiskim” nënkup­ton një dën­im ose masë të urd­hëru­ar nga një gjykatë pas një pro­ced­i­mi, lid­hur me një ose disa vepra penale, dën­im ose masë që për­fun­don me priv­imin e përher­shëm të pasurisë;

e) “vepër penale krye­sore” nënkup­ton çdo vepër penale në vijim të së cilës janë kri­juar pro­duk­te dhe që mund të bëhen objekt i një vepre penale sipas nen­it 9 të kësaj Kon­vente.

f) “njësi e infor­ma­cionit finan­ciar” (që më poshtë do të quhet FIU) nënkup­ton një agjen­ci qen­drore, kom­bëtare, përgjegjëse për mar­rjen (dhe sipas rastit, për kërkimin), anal­iz­imin dhe shpërn­dar­jen tek autoritetet kom­pe­tente të raporteve të infor­ma­cionit finan­ciar:

i) në lid­hje me fitimet e dyshim­ta dhe financimin e mund­shëm të ter­ror­izmit, ose

ii) që kërko­het nga legjis­la­cioni apo rreg­ul­loret e brend­shme, me qël­lim luftimin e pastrim­it të par­ave dhe financim­it të ter­ror­izmit;

g) “ngrir­je” ose “bllokim” nënkup­ton ndal­im­in e përkohshëm të trans­ferim­it, shkatër­rim­it, kon­ver­tim­it, disponim­it ose lëviz­jes së pasurisë apo real­iz­imin e përkohshëm të izolim­it ose kon­trol­lit të pasurisë, mbi bazën e një vendi­mi të lëshuar nga një gjykatë ose një organ tjetër kom­pe­tent;

h) “financim i ter­ror­izmit” nënkup­ton aktet e parashikuara në nenin 2 të Kon­ven­tës ndërkom­bëtare për ndal­im­in e financim­it të ter­ror­izmit, të citu­ar më sipër.

 

Shto­jcë

a) Pjesë­mar­r­ja në një grup të orga­nizuar krim­i­nal dhe shan­tazhi

b) Ter­ror­iz­mi, duke përf­shirë financimin e ter­ror­izmit

c) Trafiki­mi i qenieve njerë­zore dhe kon­tra­ban­da e emi­grim­it

d) Shfry­tëz­i­mi sek­su­al, duke përf­shirë shfry­tëz­imin sek­su­al të fëmi­jëve

e) Trafiki­mi i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe sub­stan­cave psikotrope

f) Trafiki­mi i paligjshëm i armëve

g) Trafiki­mi i paligjshëm i mall­rave të vjed­hu­ra dhe mall­rave të tjera

h) Kor­rup­sioni dhe mit­mar­r­ja

i) Mashtri­mi

j) Fal­si­fiki­mi i mon­ed­hës

k) Fal­si­fiki­mi dhe pira­te­ria e pro­duk­teve

l) Kri­mi mjedis­or

m) Vras­ja, plagos­ja e rëndë tru­pore

n) Rrëm­bi­mi, kufiz­i­mi dhe peng­mar­r­ja e paligjshme

o) Vjed­h­ja ose plaçk­it­ja

p) Kon­tra­ban­da

q) Zhvat­ja

r) Fal­si­fiki­mi

s) Pira­te­ria dhe

t) Manip­uli­mi i shit­bler­jes së letrave me vlerë dhe i tregut.

 

 

(1) Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr.9646 dt.27.11.2006, bot. Fle­tore Zyrtare nr.132, dt.18 Dhje­tor 2006, fq. 5169

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim