Neni 4

Përku­fizimet

Për qël­lime të kësaj Kon­vente:

a) “Trafikim i qenieve njerë­zore” nënkup­ton rekru­timin, trans­portimin, trans­fer­im­in, stre­himin ose mar­rjen e per­son­ave me anë të kër­cënim­it, për­dorim­it të for­cës apo for­mave të tjera të shtrëngim­it, rrëm­bim­it, mashtrim­it, kurthit, të shpër­dorim­it të detyrës, të atyre që kanë një pozi­cion të pam­bro­j­tur apo dhënien ose mar­rjen e page­save ose për­fitimeve për të arrit­ur mira­timin e një per­soni që ka kon­troll mbi një per­son tjetër, për qël­lim shfry­tëz­i­mi. Shfry­tëz­i­mi do të përf­shi­jë min­i­mal­isht shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit të të tjerëve, for­ma të tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, punën ose shër­bimet e detyru­ara, skllavërinë apo prak­tikat e ngjashme me skllavërinë ose heq­jen e organ­eve.

b) Kom­pro­misi i një vik­time të “trafikim­it të qenieve njerë­zore” në lid­hje me shfry­tëz­imin e synuar, të parashtru­ar në nën­para­grafin (a) të këtij neni, nuk do të jetë i vlef­shëm kur është për­dorur ndon­jë nga mjetet e parashtru­ara në nën­para­grafin (a).

c) Rekru­ti­mi, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, stre­hi­mi ose mar­r­ja e një fëmi­je për qël­lim shfry­tëz­i­mi do të kon­sidero­het “trafikim i qenieve njerë­zore” edhe nëse kjo nuk përf­shin një nga mjetet e parashtru­ara në nën­para­grafin (a) të këtij neni.

d) “Fëmi­jë” do të nënkup­to­jë çdo per­son fizik që është objekt trafiki­mi qeniesh njerë­zore, siç për­cak­to­het në këtë nen.

e) “Vik­timë” do të nënkup­to­jë çdo per­son fizik që është objekt i trafikim­it të qenieve njerë­zore, siç për­cak­to­het në këtë nen.

 

Neni 5

Paran­dal­i­mi i trafikim­it të qenieve njerë­zore

1. Çdo Palë do të mar­rë masa për të për­cak­tu­ar ose for­cuar koor­dinimin kom­bë­tar midis organ­eve të ndryshme përgjegjëse për paran­dal­im­in dhe luftimin e trafikim­it të qenieve njerë­zore.

2. Çdo Palë do të ven­dosë dhe/ose for­co­jë poli­tikat dhe pro­gram­et efek­tive, për të paran­dalu­ar trafikimin e qenieve njerë­zore me anë të mënyrave të tilla si: kërki­mi, infor­ma­cioni, ndërgjegjësi­mi dhe fushatat arsi­more, nis­mat shoqërore e ekonomike, dhe pro­gram­et e tra­jnim­it,  veçanër­isht për per­son­at e ndjeshëm ndaj trafikim­it dhe për pro­fe­sion­istë të intere­suar mbi çësht­jen e trafikim­it të qenieve njerë­zore.

3. Çdo Palë do të nxisë përqas­jen e bazuar te të drej­tat e njeri­ut dhe do të për­dorë çdo përqas­je tjetër gji­nore dhe që lid­het ngushtë me fëmi­jët, në zhvil­lim­in, zba­timin dhe vlerësimin e poli­tikave dhe pro­grameve të refer­u­ara në para­grafin 2.

4. Çdo Palë do të mar­rë masat e duhu­ra, sipas nevo­jës, për të sig­u­ru­ar migrim­in që të bëhet në mënyrë të ligjshme, veçanër­isht nëpër­m­jet bër­jes pub­like të infor­ma­cionit  të sak­të nga zyrat përkatëse, mbi kushtet që mundë­so­jnë hyr­jen e ligjshme dhe qën­drim­in në ter­ri­torin e vet.

5. Çdo Palë do të mar­rë masa të posaçme për të ulur ndjesh­mërinë e fëmi­jëve ndaj trafikim­it, veçanër­isht duke kri­juar një mjedis mbro­jtës për ta.

6. Masat e ven­do­sura sipas këtij neni do të përf­shi­jnë, sipas nevo­jës, orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­za­ta e tjera të ngjashme dhe ele­mente të tjera të shoqërisë civile, të angazhuar në lid­hje me paran­dal­im­in e trafikim­it të qenieve njerë­zore dhe mbro­jt­jen ose ndihmesën ndaj vik­ti­mave.

 

Neni 6

Masa për të shkru­a­j­tur kërkesën për këtë lloj veprim­tarie

Për të shkru­a­j­tur kërkesën për aktivitetin që nxit të gjitha for­mat e shfry­tëzim­it të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve që çon në trafikim, çdo Palë do të mira­to­jë ose for­co­jë masat legjisla­tive, admin­is­tra­tive, arsi­more, shoqërore, kul­tur­ore dhe masa të tjera, që përf­shi­jnë:

a) kërkimin mbi prak­tikat, meto­dat dhe strategjitë më opti­male;

b) ndërgjegjësimin në lid­hje me përgjegjës­inë dhe rolin e rëndë­sishëm të medias dhe shoqërisë civile në iden­ti­fikimin e aktivitetit, si një nga shkaqet e origjinës së trafikim­it të qenieve njerë­zore;

c) fushatat e infor­ma­cionit të synuar, që përf­shi­jnë, sipas nevo­jës, midis të tjerash, autoritetet pub­like dhe poli­tikëbërësit;

d) masat paran­daluese, që përf­shi­jnë pro­grame eduki­mi për djem dhe vajza gjatë shkol­lim­it të tyre, të cilat thek­so­jnë natyrën e papranueshme të diskri­m­inim­it gji­nor dhe paso­jat e tij shkatër­rimtare, rëndës­inë e barazisë gji­nore dhe din­jitetin e per­son­alitetin e çdo qenieje njerë­zore.

 

Neni 10

Iden­ti­fiki­mi i vik­ti­mave

1. Çdo Palë do t’u sig­uro­jë autoriteteve të veta kom­pe­tente per­sona të tra­jnuar dhe të kual­i­fikuar në paran­dal­im­in dhe luftimin e trafikim­it të qenieve njerë­zore, në iden­ti­fikimin dhe ndih­mën ndaj vik­ti­mave, duke përf­shirë fëmi­jët dhe do të sig­uro­jë që autoritetet e ndryshme bashkëpuno­jnë me njëri-tjetrin, si dhe me orga­ni­za­ta të ngjashme mbështetëse, në mënyrë që vik­ti­mat të mund të iden­ti­fiko­hen me një pro­ce­durë që merr parasysh sit­u­atën e veçan­të të vik­ti­mave gra dhe fëmi­jë dhe në raste të për­sh­tat­shme, i pajis me lejet e qën­drim­it, sipas kushteve të parashikuara në nenin 14 të kësaj Kon­vente.

2. Çdo Palë do të mira­to­jë këto masa legjisla­tive ose masa të tjera sipas nevo­jës, për të iden­ti­fikuar vik­ti­mat, në bashkëpunim me palët e tjera dhe orga­ni­zatat e ngjashme mbështetëse. Secila Palë do të sig­uro­jë që, nëse autoritetet kom­pe­tente kanë shkaqe të arsyeshme të beso­jnë se një per­son ka qenë vik­timë e trafikim­it të qenieve njerë­zore, ai per­son nuk do të largo­het nga ter­ri­tori i saj derisa autoritetet kom­pe­tente të kenë kry­er pro­cesin e iden­ti­fikim­it si vik­timë e një shkel­je­je, të parashikuar në nenin 18 të kësaj Kon­vente dhe gjithash­tu do të sig­uro­jë që per­soni të mar­rë ndih­mën e parashikuar në nenin 12, para­grafët 1 dhe 2.

3. Kur mosha e vik­timës nuk dihet dhe ka arsye të beso­het që vik­ti­ma është fëmi­jë, ai ose ajo do të prezu­mo­het të jetë një fëmi­jë dhe do t’i sig­uro­hen masa të posaçme mbro­jtëse, në prit­je të ver­i­fikim­it të moshës së tij/saj.

4. Pas iden­ti­fikim­it të një fëmi­je të parashikuar si vik­timë, çdo Palë:

a) do të parashiko­jë për­faqësimin e fëmi­jës nga një kujdestar ligjor, orga­ni­za­të ose autoritet ligjor që do të vepro­jë në emër të intere­save më opti­male të këtij fëmi­je;

b) do të mar­rë hap­at e nevo­jshëm për të për­cak­tu­ar iden­titetin dhe kom­bës­inë e tij/saj;

c) do të bëjë çdo për­p­jek­je për të lokalizuar famil­jen e tij/saj, kur kjo është në intere­sat më opti­malë të fëmi­jës.

 

Neni 11

Mbro­jt­ja e jetës pri­vate

1. Çdo Palë do të mbro­jë jetën pri­vate dhe iden­titetin e vik­ti­mave. Të dhë­nat per­son­ale në lid­hje me ta do të ruhen dhe për­doren në për­puth­je me kushtet e parashikuara nga Kon­ven­ta për mbro­jt­jen e indi­vidëve nga për­puni­mi automatik i të dhë­nave per­son­ale (ETS No 108).

2. Çdo Palë do të mira­to­jë masa për të sig­u­ru­ar në mënyrë të veçan­të që iden­titeti ose deta­jet që lejo­jnë iden­ti­fikimin e një fëmi­je, vik­timë e trafikim­it, të mos bëhen pub­like nëpër­m­jet medias ose çdo mjeti tjetër, përveçse në rrethana të jashtëza­kon­shme, me qël­lim që të lehtë­so­jë gjur­mimin e anë­tarëve të famil­jes ose të sig­uro­jë mirëqe­nien dhe mbro­jt­jen e fëmi­jës.

3. Çdo Palë do të mar­rë në kon­sid­er­atë mira­timin e masave në zba­tim të nen­it 10 të Kon­ven­tës për mbro­jt­jen e qenieve njerë­zore dhe lirive themelore, siç inter­pre­to­het nga Gjyka­ta Europi­ane e të Drej­tave të Njeri­ut që syn­on nxit­jen e medias për të mbro­j­tur jetën pri­vate dhe iden­titetin e vik­ti­mave nëpër­m­jet vetër­reg­ul­lim­it ose masave rreg­ul­la­tore apo bashkër­reg­ul­la­tore.

 

Neni 12

Ndih­ma për vik­ti­mat

1. Çdo Palë do të mira­to­jë ato masa legjisla­tive ose masa të tjera sipas nevo­jës, për të ndih­muar vik­ti­mat në riku­per­im­in e tyre fizik, psikologjik dhe shoqëror. Kjo asis­tencë do të përf­shi­jë min­i­mal­isht:

a) stan­dard­et për të sig­u­ru­ar jetesën e tyre, nëpër­m­jet masave të tilla si: ako­mod­i­mi i për­sh­tat­shëm dhe i sig­urtë, ndih­më psikologjike dhe mate­ri­ale;

b) akses në tra­j­timin e emergjencës mjekë­sore;

c) shër­bime përk­thi­mi dhe inter­pre­ti­mi sipas nevo­jës;

d) kon­sulencë dhe infor­ma­cion, veçanër­isht për sa u për­ket të drej­tave të tyre të ligjshme dhe shër­bimeve në dis­pozi­cion të tyre, në një gjuhë që ata mund ta kup­to­jnë;

e) asis­tencë për të mundë­suar paraqit­jen e të drej­tave dhe intere­save të tyre, si dhe shqyr­timin e tyre në fazat e për­sh­tat­shme të pro­cedim­it penal kundër shkelësve;

f) akses në arsimin e fëmi­jëve.

2. Çdo Palë do të mar­rë në kon­sid­er­atë sig­ur­inë e vik­timës dhe nevo­jat për mbro­jt­je.

3. Për më tepër, çdo Palë do të sig­uro­jë asis­tencë të nevo­jshme mjekë­sore ose ndih­më tjetër për vik­ti­mat që bano­jnë në mënyrë të ligjshme bren­da ter­ri­torit të saj, të cilët nuk kanë burime të mjaftueshme dhe kanë nevo­jë për këtë ndih­më.

4. Çdo Palë do të mira­to­jë rreg­ul­lat, sipas të cilave vik­ti­mat që bano­jnë ligjër­isht bren­da ter­ri­torit të saj, do të autor­i­zo­hen të kenë akses në tre­gun e punës, në tra­jn­imin pro­fe­sion­al dhe arsimin.

5. Çdo Palë do të mar­rë masat e duhu­ra sipas kushteve të parashikuara nga legjis­la­cioni i saj i brend­shëm, për të bashkëpunuar me orga­ni­za­ta joqever­itare, me orga­ni­za­ta të tjera të ngjashme ose ele­men­të të tjerë të shoqërisë civile, të angazhuar në ndihmesën e vik­ti­mave.

6. Çdo Palë do të mira­to­jë ato masa legjisla­tive ose masa të tjera sipas nevo­jës, për të sig­u­ru­ar që ndih­ma ndaj vik­timës nuk bëhet e kushtëzuar me gatish­mërinë e tij ose të saj për t’u thirrur si dësh­mi­tar.

7. Për zba­timin e dis­poz­i­tave të parashtru­ara në këtë nen, çdo Palë do të sig­uro­jë që shër­bimet të ofro­hen mbi bazën e kon­sen­susit dhe informim­it, duke mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jat e veçan­ta të per­son­ave në një poz­itë të pafuqishme dhe të drej­tat e fëmi­jëve në lid­hje me ako­mod­imin, edukimin dhe kujdesin e për­sh­tat­shëm shën­de­të­sor.

 

Neni 14

Leja e qën­drim­it

1. Çdo Palë do të lësho­jë një leje qën­dri­mi të rinovueshme për vik­ti­mat në njërën  ose tjetrën prej dy sit­u­atave të mëposhtme ose në të dyja këto sit­u­a­ta:

a) autoriteti kom­pe­tent gjykon që qën­dri­mi i tyre është i nevo­jshëm për shkak të sit­u­atës së tyre per­son­ale;

b) autoriteti kom­pe­tent gjykon se qën­dri­mi i tyre është i nevo­jshëm për qël­lim të bashkëpunim­it të tyre me autoritetet kom­pe­tente gjatë hetim­it ose pro­cedim­it penal.

2. Leja e qën­drim­it për vik­ti­mat fëmi­jë, kur është e nevo­jshme ligjër­isht, do të lëshohet në për­puth­je me intere­sat më opti­male të fëmi­jës dhe do të rinovo­het në të njëj­tat kushte, sipas nevo­jës.

3. Mosri­novi­mi ose tërhe­q­ja e një leje­je qën­dri­mi është objekt i kushteve të parashikuara nga legjis­la­cioni i brend­shëm i Palës.

4. Nëse një vik­timë dorë­zon një kërkesë për një lloj tjetër leje­je qën­dri­mi, Pala e intere­suar do të mar­rë parasysh se ai ose ajo merr ose ka mar­rë një leje qën­dri­mi në për­puth­je me para­grafin 1.

5. Duke mar­rë në kon­sid­er­atë detyrimet e Palëve që refer­o­hen në nenin 40 të kësaj Kon­vente, çdo Palë do të sig­uro­jë që dhë­nia e një leje­je sipas kësaj dis­pozite, nuk do të ceno­jë të drejtën për të kërkuar dhe gëzuar stre­him poli­tik.

 

Neni 16

Riat­d­hes­i­mi dhe kthi­mi i vik­ti­mave

1. Pala nga e cila një vik­timë është shte­tas ose në të cilën ai per­son kishte  të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në kohën e hyr­jes në ter­ri­torin e Shtetit pritës, duke pasur parasysh të drej­tat e tij ose të saj, sig­ur­inë dhe din­jitetin, do të lehtë­so­jë dhe pra­no­jë kthimin e tij ose të saj pa vone­sa të tepru­ara ose të paarsyeshme.

2. Kur një Palë kthen një vik­timë në një shtet tjetër, ky kthim prefer­o­het të jetë vull­ne­tar dhe do të mar­rë në kon­sid­er­atë të drej­tat, sig­ur­inë dhe din­jitetin e atij per­soni dhe sta­tusin e çdo pro­ced­i­mi ligjor në lid­hje me fak­tin që per­soni është vik­timë.

3. Me kërkesë të Palës pritëse, Pala e kërkuar do të ver­i­fiko­jë nëse një per­son është shte­tas i saj ose ka pasur të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në ter­ri­torin e saj në kohën e hyr­jes në ter­ri­torin e Palës pritëse.

4. Me qël­lim lehtësimin e kthim­it të vik­timës që është pa doku­mente të rreg­ull­ta, Pala nga e cila ai per­son është shte­tas ose në të cilën ai ose ajo kishte të drejtën e qën­drim­it të përher­shëm në kohën e hyr­jes në ter­ri­torin e Palës pritëse, do të bjerë dako­rd të lësho­jë, me kërkesë të Palës pritëse, doku­mente udhë­ti­mi ose autor­iz­im tjetër sipas nevo­jës, për t’i mundë­suar per­son­it të udhë­to­jë dhe të rihyjë në ter­ri­torin e saj.

5. Çdo Palë do të mira­to­jë masa legjisla­tive ose masa të tjera sipas nevo­jës, për të kri­juar pro­grame riat­d­hes­i­mi, duke përf­shirë insti­tu­cione të ngjashme kom­bëtare ose ndërkom­bëtare dhe orga­ni­za­ta joqever­itare. Këto pro­grame syn­o­jnë në shmang­ien e rivik­timizim­it. Çdo Palë duhet të bëjë të gjitha për­p­jek­jet e mund­shme për të favorizuar riin­te­grim­in e vik­ti­mave në shoqërinë e shtetit ku kthe­het, duke përf­shirë riin­te­grim­in në sis­temin arsi­mor dhe tre­gun e punës, në veçan­ti përmes përvetësim­it dhe për­mirësim­it të aftë­sive të tyre pro­fe­sion­ale. Për sa u për­ket fëmi­jëve, këto pro­grame duhet të përf­shi­jnë gëz­imin e së drejtës për arsim dhe masat për të sig­u­ru­ar kujdes të mjaftueshëm ose mar­rjen në dorëz­im nga famil­ja apo struk­tu­rat e për­sh­tat­shme të kujde­sit.

6. Çdo Palë do të mira­to­jë masa legjisla­tive ose masa të tjera të nevo­jshme, për t’i mundë­suar vik­ti­mave, sipas nevo­jës, në bashkëpunim më çdo Palë tjetër të intere­suar, infor­ma­cion kon­tak­ti të struk­tu­rave që mund t’i asis­to­jnë në vendin ku ata janë kthy­er ose riat­d­he­suar, si zyrat e zba­tim­it të ligjit, orga­ni­zatat joqever­itare, pro­fe­sionet ligjore që janë në gjend­je të sig­uro­jnë kon­sulencë dhe agjen­ci të asis­tencës sociale.

7. Vik­ti­mat fëmi­jë nuk do të kthe­hen në një shtet, nëse ka shen­ja se pas një rreziku dhe vlerësi­mi sig­uri­mi, ky kthim nuk do të ishte në intere­sat më opti­male të fëmi­jës.

 

Neni 24

Rrethana rën­duese

Çdo Palë do të sig­uro­jë që rrethanat e mëposhtme të kon­sidero­hen si rrethana rën­duese në ven­dos­jen e dënim­it për veprat, sipas nen­it 18 të kësaj Kon­vente:

a) vepra me dash­je ose nga paku­jde­sia fla­grante ka rrezikuar jetën e vik­timës;

b) vepra është kry­er kundër një fëmi­je;

c) vepra është kry­er nga një nëpunës shtetëror në kry­er­jen e detyrave të tij/saj;

d) kur vepra është kry­er bren­da kuadrit të një orga­ni­zate krim­i­nale.

 

Neni 28

Mbro­jt­ja e vik­ti­mave, dësh­mi­tarëve dhe bashkëpunë­torëve të autoriteteve gjyqë­sore

1. Çdo Palë do të mira­to­jë masa legjisla­tive dhe masa të tjera sipas nevo­jës, për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e duhur dhe efek­tive nga hak­mar­r­ja ose kër­cën­i­mi i mund­shëm, veçanër­isht gjatë dhe pas hetim­it dhe ndjek­jes penale të shkelësve për:

a) vik­ti­mat;

b) nëse është e nevo­jshme, per­son­at që kallë­zo­jnë vepra penale të për­cak­tu­ara sipas nen­it 18 të kësaj Kon­vente ose që bashkëpuno­jnë me autoritetet het­uese apo pro­ce­duese;

c) dësh­mi­tarët që japin dësh­mi në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ara sipas nen­it 18 të kësaj Kon­vente;

d) nëse është e nevo­jshme, anë­tarët e famil­jes së per­son­ave të refer­u­ar në nën­para­grafët a dhe c.

2. Çdo Palë do të mira­to­jë masa legjisla­tive dhe masa të tjera sipas nevo­jës, për të sig­u­ru­ar dhe ofru­ar llo­je të ndryshme mbro­jt­je­je. Kjo mund të përf­shi­jë mbro­jt­je fizike, trans­fer­im, ndryshim iden­titeti dhe asis­tencë për gjet­jen e një pune.

3. Një vik­time fëmi­jë do t’i sig­uro­het masa për një mbro­jt­je të posaçme, duke mar­rë në kon­sid­er­atë intere­sat më opti­male të fëmi­jës.

4. Çdo Palë do të mira­to­jë masa legjisla­tive ose masa të tjera sipas nevo­jës, për të sig­u­ru­ar kur është e nevo­jshme, mbro­jt­jen e duhur nga hak­mar­r­ja ose kër­cën­i­mi i mund­shëm për anë­tarët e gru­peve, fon­da­cion­eve, shoqatave ose orga­ni­zatave joqever­itare, të cilët krye­jnë aktivitetet e parashtru­ara në nenin 27 para­grafi 3, veçanër­isht gjatë dhe pas hetim­it dhe ndjek­jes penale të shkelësve.

5. Çdo Palë do të mar­rë në kon­sid­er­atë hyr­jen në mar­rëvesh­je me shtetet e tjera për zba­timin e këtij neni.

 

Neni 30

Pro­cedimet gjyqë­sore

Sipas Kon­ven­tës për mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore, veçanër­isht neni 6, çdo Palë do të mira­to­jë masa legjisla­tive ose masa të tjera sipas nevo­jës, për të sig­u­ru­ar gjatë pro­ced­imeve gjyqë­sore:

a) mbro­jt­jen e jetës pri­vate të vik­ti­mave dhe sipas nevo­jës, iden­titetin e tyre;

b) sig­ur­inë e vik­timës dhe mbro­jt­jen nga kër­cën­i­mi, në për­puth­je me kushtet sipas legjis­la­cionit të saj të brend­shëm dhe në rastin e vik­ti­mave fëmi­jë, duke pasur kujdes të posaçëm për nevo­jat e tyre dhe sig­urim­in e të drejtës së tyre për masa të mbro­jt­jes së posaçme.

 

Neni 33

Masat në lid­hje me per­son­at e rrezikuar ose të hum­bur

1. Kur një Palë, në bazë të infor­ma­cionit që ka në dis­pozi­cion, ka shkaqe të arsyeshme të beso­jë se jeta, liria ose integriteti fizik i një per­soni të refer­u­ar në nenin 28 para­grafi 1, është në rrezik të men­jëher­shëm në ter­ri­torin e një Pale tjetër, Pala që ka infor­ma­cionin, në rast emergjence, do ta trans­me­to­jë pa vonesë te ky i fun­dit, në mënyrë që të mar­rë masat mbro­jtëse të për­sh­tat­shme.

2. Palët në këtë Kon­ven­të mund të mar­rin në kon­sid­er­atë forcimin e bashkëpunim­it të tyre në kërkim të njerëzve të hum­bur, në veçan­ti të fëmi­jëve të hum­bur, nëse infor­ma­cioni që kanë i bën të beso­jnë se ai/ajo është vik­timë e trafikim­it të qenieve njerë­zore. Për këtë qël­lim, Palët mund të lid­hin me njëra-tjetrën mar­rëvesh­je dypalëshe ose shumë­palëshe.

 

Neni 39

Mar­rëd­hë­nia me pro­tokollin për të paran­dalu­ar, shty­pur dhe dënuar trafikimin e qënieve njerë­zore, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, në plotësim të Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara kundër krim­it të orga­nizuar transna­cional

Kjo Kon­ven­të nuk do të cëno­jë të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin nga dis­poz­i­tat e pro­tokol­lit për të paran­dalu­ar, shty­pur dhe dënuar trafikimin e qënieve njerë­zore, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, në plotësim të Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara kundër Krim­it të Orga­nizuar Transna­cional dhe syn­on të rrisë mbro­jt­jen e ofru­ar nga ajo, si dhe të zhvil­lo­jë stan­dard­et e përf­shi­ra në të.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 9642, dt. 27.11.2006, bot. Fle­tore Zyrtare nr. 132, dt.18 Dhje­tor 2006, fq. 5169

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim