Neni 9

1. Pa cënuar masat e har­tu­ara për kon­trol­lin e lëviz­jeve të migrantëve me motive punësi­mi, duke u sig­u­ru­ar që punë­torët migrantë hyjnë në ter­ri­torin kom­bë­tar dhe pra­nohen për motive punësi­mi, në paj­tim me lig­jet dhe aktet nën­ligjore përkatëse, punë­tori migrant në të gjitha rastet kur këto lig­je dhe akte nën­ligjore nuk janë respek­tu­ar dhe kur sit­u­a­ta e tij, nuk mund të rreg­ul­lo­het, do të gëzo­jë barazi tra­j­ti­mi për veten dhe pjesë­tarët e famil­jes së tij lid­hur me të drej­tat e fitu­ara nga punësi­mi i mëparshëm, shpër­blim­in, sig­urimet shoqërore dhe për­fitime të tjera.

2. Në çdo rast mos­mar­rëvesh­je­je lid­hur me të drej­tat e për­men­dura në para­grafin pararendës, punë­tori duhet të ketë të drej­ta ta parashtro­jë rastin e tij pranë një organi kom­pe­tent, per­son­al­isht ose me për­faqë­sues.

3. Në rastin e dëbim­it të punë­torit ose të famil­jes së tij shpen­zimet nuk do të për­bal­lo­hen nga ana e tyre.

4. Asgjë e shpre­hur në këtë Kon­ven­të nuk do t’i paran­dalo­jë anë­tarët që t’u japin per­son­ave që qën­dro­jnë apo puno­jnë joligjër­isht në ter­ri­torin e tyre të drejtën e qën­drim­it dhe të punësim­it të ligjshëm.

 

Neni 10

Çdo anë­tar për të cilin kjo Kon­ven­të është në fuqi, zoto­het të har­to­jë dhe të zba­to­jë një poli­tikë kom­bëtare të har­tu­ar sipas meto­dave të për­sh­tat­shme për kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare, që syn­on nxit­jen dhe garan­timin e barazisë së mundë­sive dhe të tra­j­tim­it lid­hur me punësimin dhe pro­fe­sion, sig­urimet shoqërore, të drej­tat sindikaliste dhe kul­tur­ore, si dhe lir­itë indi­vid­uale dhe kolek­tive për per­son­at që si punë­torë migrantë ose pjesë­tarë të famil­jeve të tyre qën­dro­jnë ligjër­isht bren­da ter­ri­torit të tyre.

 

Neni 12

Çdo anë­tar, sipas meto­dave të për­sh­tat­shme me kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare, duhet:

a) të kërko­jë bashkëpunimin e orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe të punë­torëve, si dhe të organ­eve të tjera të për­sh­tat­shme për të nxi­tur pra­n­imin dhe zba­timin e poli­tikave të parashtru­ara në nenin 10 të kësaj Kon­vente;

b) të zba­to­jë legjis­la­cionin përkatës dhe të nxisë pro­grame eduki­mi të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar pra­n­imin dhe zba­timin e kësaj poli­tike;

c) të mar­rë masa, nxisë pro­grame eduki­mi dhe zhvil­lo­jë veprim­tari të tjera të cilat syn­o­jnë që punë­torët migrantë të nji­hen në më të mirën e mund­shme me poli­tikat, të drej­tat dhe detyrimet e tyre, si dhe veprim­tar­itë që janë plan­i­fikuar për t’u ofru­ar ndih­më efek­tive punë­torëve migrantë, në ushtrim­in e të drej­tave të tyre dhe për mbro­jt­jen e tyre;

ç) të shfuqi­zo­jë çdo dis­poz­itë ligjore dhe të ndrysho­jë çdo udhëz­im apo prak­tikë admin­is­tra­tive që bien ndesh me këtë poli­tikë;

d) në kon­sul­tim me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe të punë­torëve, të har­to­jë dhe të zba­to­jë një poli­tikë sociale të për­sh­tat­shme me kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare, e cila u mundë­son punë­torëve migrantë dhe famil­jeve të tyre të nda­jnë për­parësitë e gëzuara nga shte­t­a­sit e atij ven­di, ndërko­hë që mer­ren parasysh, pa cen­uar rëndë parim­in e barazisë së mundë­sive dhe të tra­j­tim­it, disa nevo­ja të posaçme që mund të hasin punë­torët migrantë dhe famil­jet e tyre, derisa të për­sh­tat­en me shoqërinë e ven­dit të punësim­it;

dh) të ndër­mar­rin të gjitha hap­at për të ndih­muar dhe nxi­tur për­p­jek­jet e punë­torëve migrantë dhe të famil­jeve të tyre për rua­jt­jen e iden­titetit të tyre etnik dhe të lid­hjeve të tyre kul­tur­ore me vendin e origjinës, përf­shirë edhe mundës­inë që fëmi­jëve t’u ofro­het mësi­mi i gjuhës së tyre amtare;

e) të garan­to­jë baraz­inë e tra­j­tim­it lid­hur me kushtet e punës për të gjithë punë­torët migrantë që ushtro­jnë të njëjtën veprim­tari pavarë­sisht nga kushtet e veçan­ta të punësim­it të tyre.

 

Neni 13

1. Një anë­tar duhet të mar­rë të gjitha masat e nevo­jshme bren­da kom­pe­ten­cave të tij sikurse duhet të bashkëpuno­jnë me anë­tarët e tjerë për të lehtë­suar rib­ashkimin e famil­jeve të të gjithë punë­torëve migrantë të cilët qën­dro­jnë ligjër­isht në ter­ri­torin e tij.

2. Pjesë­tarët e famil­jes së punë­torit migrant për të cilët zba­to­het ky nen janë bashkëshort­ja, fëmi­jët në ngarkim, babai dhe nëna.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 9564, dt. 19.6.2006, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 75, dt.12 Kor­rik 2006, fq.2173

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim