Neni 11

Pag­i­mi i shpen­z­ime të detyrueshme për mba­jt­jen e per­son­ave në ngarkim

1. Sta­tusi i punë­torëve migrantë nuk do të për­plaset me detyrim­in e punë­torit migrant për pag­imin e shpen­z­imeve për kujdesin apo mba­jt­jen e per­son­ave të tjerë në shtetin e origjinës, që buro­jnë nga lid­hjet famil­jare fare­fis­nore, marte­sore apo të ngjashme, përf­shi këtu edhe detyrim­in për mba­jt­jen e një fëmi­je të jashtëligjshëm.

2. Çdon­jëra nga palët kon­trak­tuese do të ndër­mar­rë hap­at e nevo­jshëm për të sig­u­ru­ar pag­imin e këtyre detyrimeve duke iu për­sh­tatur sa më shumë të jetë e mundur for­mës së mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave të Këshillit të Evropës.

3. Bren­da mundë­sive të veta, çdon­jëra nga palët kon­trak­tuese do të ndër­mar­rë hapa për të cak­tu­ar një autoritet të vetëm për të pran­uar dhe shpërn­darë aplikimet për pag­imin e shpen­z­imeve të për­cak­tu­ara në para­grafin 1 më lart.

4. Ky nen nuk do të ketë paso­ja mbi mar­rëvesh­jet ekzistuese apo të ardhshme dypalëshe apo shumë­palëshe.

Neni 12

Bashki­mi famil­jar

1. Bashkëshorti/ja i punë­torit migrant të punë­suar ligjër­isht në ter­ri­torin e njërës palë kon­trak­tuese dhe fëmi­jët e pamar­tu­ar që kon­sidero­hen të mitur nga legjis­la­cioni përkatës i shtetit pritës, në varësi të punë­torit migrant, kanë të drejtë të bashko­hen me punë­torin migrant në ter­ri­torin e palës kon­trak­tuese, me kusht që kjo e fun­dit të ketë mundësi stre­hi­mi për famil­jen me kushte të njëj­ta me ato të punë­toreve ven­das në zonën ku punë­tori migrant është i punë­suar, sipas dis­poz­i­tave që për­cak­ton kjo Kon­ven­të dhe në për­puth­je me pro­ce­durën e pra­nim­it të për­cak­tu­ar nga legjis­la­cioni përkatës apo nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare. Çdo palë kon­trak­tuese mund ta kushtë­zo­jë dhënien e autor­izim­it me një peri­ud­hë prit­je­je që nuk duhet të jetë më e gjatë se 12 muaj.

2. Çdo shtet mundet që në çdo kohë, me anën e një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, e cila hyn në fuqi një muaj pas datës së mar­rjes prej tij, t’i refer­o­het para­grafit 1 në lid­hje me bashkimin famil­jar të kushtëzuar nga mjetet e mjaftueshme të punë­torit migrant për të plotë­suar nevo­jat e famil­jes së tij.

3. Çdo shtet mundet që në çdo kohë, me anën e një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës e cila hyn në fuqi një muaj pas datës së mar­rjes prej tij, të tërhiqet përko­hë­sisht nga detyri­mi për dhënien e autor­izim­it që për­cak­ton para­grafi 1, për një ose disa pjesë të ter­ri­torit që do të për­cak­to­hen në atë deklaratë, me kusht që këto masa të mos kri­jo­jnë për­plas­je me detyrimet që rrjed­hin prej instru­menteve të tjera ndërkom­bëtare. Deklara­ta do të përm­ba­jë arsyet e veçan­ta të tërhe­q­jes nga detyri­mi, arsye që lid­hen me kapacitetin pritës.

4. Çdo shtet që ndërmerr masën e tërhe­q­jes nga detyri­mi do të infor­mo­jë Sekre­tarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës për masat që ka mar­rë dhe do të sig­uro­jë që këto masa të bëhen sa më shpe­jt pub­like. Ai gjithash­tu do të infor­mo­jë Sekre­tarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës kur këto masa nuk zba­to­hen më dhe kushtet e Kon­ven­tës nisin sër­ish të zba­to­hen plotë­sisht.

5. Tërhe­q­ja nga detyri­mi nuk do të zba­to­het, si rreg­ull, për kërke­sat për bashkim famil­jar që u janë bërë autoriteteve përkatëse për­para deklaratës së adresuar te Sekre­tari i Përgjithshëm nga punë­torët migrantë të ven­do­sur tash­më në pjesën e ter­ri­torit për të cilën bëhet fjalë.

 

Neni 14

Parakual­i­fiki­mi, shkol­li­mi, kual­i­fiki­mi gjuhë­sor, kual­i­fiki­mi dhe rikual­i­fiki­mi pro­fes­sion­al

1. Punë­torët migrantë dhe pjesë­tarët e famil­jeve të tyre të pran­uar zyr­tar­isht në ter­ri­torin e një pale kon­trak­tuese do të krye­jnë, mbi të njëjtën bazë dhe në të njëj­tat kushte me ato të punë­torëve ven­das, arsimin e përgjithshëm dhe kual­i­fikimin dhe rikual­i­fikim pro­fe­sion­al dhe do të kenë mundës­inë të ndjekin arsimin në një niv­el më të lartë në për­puth­je me rreg­ul­lat e përgjithshme që rreg­ul­lo­jnë pra­n­imin në insti­tu­cionet përkatëse të shteteve pritëse.

2. Për të nxi­tur fut­jen në shkol­la të përgjithshme dhe pro­fe­sion­ale dhe në qen­drat e kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al, shteti pritës do të lehtë­so­jë mësimin e gjuhës së tij ose, nëse atje për­doren disa gjuhë, njërën prej gjuhëve për punë­torët migrantë dhe pjesë­tarët e famil­jeve të tyre.

3. Për zba­timin e para­grafëve 1 dhe 2 të për­cak­tu­ar më lart, e drej­ta e shkol­lim­it do të lihet në kom­pe­tencën e secilës palë kon­trak­tuese, e cila do të bëjë për për­p­jek­jet për t’u mundë­suar fëmi­jëve të punë­torëve migrantë të cilët jeto­jnë me famil­jet e tyre në shtetin pritës- në për­puth­je me masat e për­cak­tu­ara nga neni 12 i kësaj Kon­vente — të njëj­tat lehtësira si edhe ven­dasve.

4. Kual­i­fikimet e mëparshme të punë­torit si diplo­mat dhe kual­i­fikimet pro­fe­sion­ale të mar­ra në shtetin e origjinës do të nji­hen nga çdo palë kon­trak­tuese në për­puth­je me mar­rëvesh­jet dypalëshe apo shumë­palëshe.

5. Palët kon­trak­tuese, duke vepru­ar në bashkëpunim të ngushtë, do të për­piqen për të sig­u­ru­ar që ske­mat e tra­jnim­it dhe ritra­jnim­it pro­fe­sion­al, bren­da kon­tek­stit të këtij neni, të plotë­so­jnë sa më shumë të jetë e mundur nevo­jat e punë­torëve migrantë duke kon­sideru­ar kthimin e tyre në shtetin e origjinës.

 

Neni 15

Mësi­mi i gjuhës amtare të punë­torit migrant

Palët kon­trak­tuese do të ndër­mar­rin veprime në bazë mar­rëvesh­jesh të për­bashkë­ta për të mundë­suar, sa më shumë që të jetë e mundur, kurse të veçan­ta për fëmi­jët e punë­torëve migrantë për mësimin e gjuhës amtare për të lehtë­suar kthimin e tyre në shtetin e origjinës.

 

Neni 30

Kthi­mi

1.Çdonjëra palë kon­trak­tuese do të mar­rë masat e duhu­ra, për aq sa është e mundur, për të ndih­muar punë­torët migrantë dhe famil­jet e tyre në rastin e kthim­it të tyre në shtetin e origjinës dhe në veçan­ti masat që lid­hen me para­grafët 2 dhe 3 të nen­it 7 të kësaj Kon­vente. Mar­r­ja e masave për ndih­më finan­cia­re është e drejtë e secilës palë kon­trak­tuese.

2. Për të bërë të mundur që punë­torët migrantë të vihen në dijeni para se të ndër­mar­rin udhë­timin e kthim­it për kushtet në të cilat do të mund të risis­te­mo­hen në shtetin e origjinës, ky shtet do të komu­niko­jë me shtetin pritës, i cili do të vërë në dis­pozi­cion të atyre që kërko­jnë, infor­ma­cione që në veçan­ti kanë të bëjnë me:

- mundësitë dhe kushtet e punësim­it në shtetin e origjinës;

- ndih­mën finan­cia­re që jepet për riin­te­grim ekonomik;

- rua­jt­jen e të drej­tave të sig­urimeve shoqërore që kanë për­fi­tu­ar jashtë shtetit;

- hap­at që duhen ndër­mar­rë për te lehtë­suar ako­mod­imin e tyre;

- njo­hjen e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale që janë mar­rë jashtë shtetit dhe provimet që duhen dhënë për të sig­u­ru­ar njo­hjen e tyre zyrtare;

- njo­hjen e kual­i­fikimeve arsi­more, që fëmi­jët e punë­torëve migrantë të mund të pra­nohen në shkol­lë pa u ulur në niv­el.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 9555, dt. 8.6.2006, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 69, dt.6 Kor­rik 2006, fq. 1956

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim