Neni 26

1. Anë­tarët do të kenë parasysh fak­tin që ka shumë kat­e­gori njerëzish që kërko­jnë punë që ose s’kanë qenë kur­rë ose kanë push­tu­ar së qeni të njo­hur si të papunë­suar ose s’kanë qenë kur­rë ose kanë push­tu­ar së qeni mbu­lu­ar nga ske­mat për mbro­jt­jen e të papunëve. Si rrjed­ho­jë, të pak­tën tre nga dhjetë kat­e­goritë ndjekëse të per­son­ave që kërko­jnë punë do të mar­rin ndih­më sociale në për­puth­je me kushtet dhe ter­mat e për­cak­tu­ara:

a) per­sona të rinj që kanë kom­ple­t­u­ar kual­i­fikimin e tyre pro­fe­sion­al;

b) per­sona të rinj që kanë kom­ple­t­u­ar studimet;

c) per­sona të rinj që kanë kom­ple­t­u­ar shër­bimin e detyru­ar ushtarak;

d) per­sona pas një peri­ud­he që ia kanë dedikuar rrit­jes së një fëmi­je ose përku­jdesjes ndaj diku­jt që është i sëmurë, i paaftë ose i thy­er në moshë;

e) per­sona, bashkëshorti i të cilëve ka vdekur në raste kur nuk u është lid­hur ndih­ma e të mbi­je­t­u­ar­it;

f) per­sona të divor­cuar ose të ndarë;

g) të bur­go­sur të liru­ar;

h) mad­horë duke përf­shirë edhe per­son­at e paaftë që kanë kom­ple­t­u­ar një peri­ud­hë tra­jn­i­mi;

i) punë­torë emi­grantë të sapok­thy­er në atd­he, përveç rasteve kur kanë fitu­ar të drej­ta nën legjis­la­cionin e ven­dit ku kanë punuar për herë të fun­dit;

j) per­sona ish-të vetëpunë­suar.

2. Çdo anë­tar do të speci­fiko­jë në raportet e tij sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës kat­e­goritë e per­son­ave të r adhi­tur në para­grafin 1 më sipër, të cilët ai ndërmerr të mbro­jë.

3. Çdo anë­tar do të për­piqet të shtri­jë mbro­jt­jen në mënyrë të vazh­dueshme në një numër më të madh kat­e­gor­ish sesa num­ri që mbronin në fil­lim.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 9547, dt. 1.6.2006, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 67, dt.1 Kor­rik 2006, faqe 1859

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim