Neni 16

Shit­jet nga të mitu­rit dhe për të mitu­rit

1.Secila Palë do të mira­to­jë dhe do të zba­to­jë masa efek­tive legjisla­tive, ekzeku­tive, admin­is­tra­tive dhe masa të tjera në nivelin e për­sh­tat­shëm shtetëror për të ndalu­ar shit­jet e prod­himeve të duhan­it per­son­ave nën moshën e për­cak­tu­ar nga ligji i brend­shëm, ligji kom­bë­tar ose nën moshën 18 vjeç. Këto masa mund të përf­shi­jnë:

a) kërkesën që të gjithë shitësit e prod­himeve të duhan­it të ven­dosin një tregues të qartë dhe të rëndë­sishëm në shi­toret e tyre për ndal­im­in e shit­jes së duhan­it të miturve dhe, në rast dyshi­mi, të kërko­jnë që çdo blerës i duhan­it të japë të dhë­na të mjaftueshme se ka arrit­ur moshën ligjore për këtë bler­je;

b) ndal­im­in e shit­jes së prod­himeve të duhan­it me çdo mënyrë lehtë­sisht  të arrit­shme për t’u blerë siç janë raftet pub­like të shi­toreve;

c) ndal­im­in e prod­him­it dhe shit­jes së ëmbël­sir­ave, lodrave, vak­teve të ndër­m­jetme, lodrave apo objek­teve të tjera, të cilët tërhe­qin të mitu­rit në for­mën e prod­himeve të duhan­it;

d) sig­urim­in se mak­i­nat e shit­jes së duhan­it nën juridik­sion­in e vet nuk janë të disponueshme për të mitu­rit dhe nuk pro­movo­jnë shit­jen e prod­himeve të duhan­it të miturve.

2. Secila Palë do të ndalo­jë ose do të pro­movo­jë ndal­im­in e shpërn­dar­jes falas të prod­himeve të duhan­it pub­likut dhe veçanër­isht të miturve.

3. Secila Palë do të bëjë për­p­jek­je për të ndalu­ar shit­jen e cig­a­reve të hapu­ra apo në pake­ta të vogla, të cilat rrisin për­dorim­in e prod­himeve të tilla nga të mitu­rit.

4. Palët pra­no­jnë se me qël­lim që të rrisin efek­tivitetin e tyre, masat për të paran­dalu­ar shit­jen e prod­himeve të duhan­it të miturve duhet, aty ku është e mundur, të zba­to­hen në për­puth­je me kërke­sat që përm­ban kjo Kon­ven­të.

5. Secila Palë, gjatë depoz­itim­it të instru­men­tit përkatës të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it, kon­fir­mim­it for­mal apo aderim­it pranë Depoz­i­tar­it apo në çdo moment të mëpasshëm mund të deklaro­jë me shkrim përkush­timin e saj me fuqi detyruese për të ndalu­ar ven­dos­jen e maki­nave të shit­jes së duhan­it në ter­ri­torin nën juridik­sion­in e vet, ose sipas rastit, një ndal­im të plotë të maki­nave të shit­jes së duhan­it. Një deklaratë e bërë në për­puth­je me këtë nen pranë Depoz­i­tar­it, do t’u për­cil­let të gjitha Palëve të Kon­ven­tës për informim Palët, prej vetë Depoz­i­tar­it.

6. Secila Palë do të mira­to­jë dhe do të zba­to­jë masa efek­tive legjisla­tive, ekzeku­tive admin­is­tra­tive, si dhe masa të tjera, ku përf­shi­het ndëshki­mi i shitësve dhe shpërn­darësve, me qël­lim që të sig­uro­jë paj­timin me detyrimet të cilat përm­ba­hen në para­grafët 1–5 të këtij neni.

7. Secila Palë, sipas rastit, do të mira­to­jë dhe do të zba­to­jë masa efek­tive legjisla­tive, ekzeku­tive, admin­is­tra­tive, si dhe masa të tjera për të ndalu­ar shit­jen e duhan­it nga per­sona nën moshën e për­cak­tu­ar në ligjin e brend­shëm, ligjin kom­bë­tar ose nën moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë  ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 9474, dt. 9.2.2006, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 19, datë 9 Mars 2006, faqe 599

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim