Përku­fiz­ime

Neni 1

Në këtë Mar­rëvesh­je kup­to­het me:

- Trafik ndërkom­bë­tar të qenieve njerë­zore, çdo akt i qël­limshëm që ka të bëjë me:

a) lehtësimin e hyr­jes në ter­ri­torin e secilës nga Palët Kon­trak­tuese, atë të tran­sitim­it, qën­drim­it ose dal­jes nga ky ter­ri­tor, nëse për këtë qël­lim është për­dorur detyri­mi, më konkretisht dhu­na ose kër­cënimet, ose nëse është për­dorur mashtri­mi, shpër­dori­mi i detyrës ose for­ma të tjera pre­sioni në atë masë që per­soni nuk ka rrugë­dal­je tjetër reale dhe të pranueshme, përveçse t’u nën­shtro­het këtyre pre­sion­eve;

b) shfry­tëz­imin me çfarë­dol­loj mënyre qoftë të një per­soni, duke e ditur se ky per­son ka hyrë, tran­si­ton ose qën­dron në ter­ri­torin e secilit shtet të Palëve Kon­trak­tuese të kësaj Mar­rëvesh­je­je, në kushtet e parashikuara në pikën “a”.

- Shfry­tëz­i­mi sek­su­al i fëmi­jëve: shkel­jet e parashikuara nga neni 34 i Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara për të drej­tat e fëmi­jëve e 20 nën­torit 1989, duke përf­shirë këtu edhe prod­himin, shit­jen, shpërn­dar­jen si dhe for­ma të tjera trafiku të mate­ri­aleve me karak­ter pornografik ku imp­liko­hen fëmi­jë, si dhe mba­jt­jen, qoftë edhe për për­dorim per­son­al, të këtyre lloj mate­ri­alesh.

- Asis­tencë teknike: ndih­ma e dhënë, në fushën logjis­tike, shër­bimeve të poli­cisë dhe të migrim­it.

- Krim­i­nalitet që ka të bëjë me lëndët bërthamore dhe radioak­tive: shkel­jet që parashiko­hen në para­grafin 7 të nen­it 1 të Kon­ven­tës së 3 mar­sit 1980 për mbro­jt­jen fizike të lëndëve bërthamore, të nën­shkru­ar në Vjenë dhe Nju Jork më 3 mars 1980.

- Pastrim parash: shkel­jet që parashiko­hen nga para­grafi 1 deri në para­grafin 3 të nen­it 6 të Kon­ven­tës së Këshillit të Europës për pastrim­in, zbu­lim­in, kap­jen dhe kon­fiskimin e pro­duk­teve që rrjed­hin nga kri­mi, nën­shkru­ar në Stras­burg më 8 nën­tor 1990.

- Krim­i­naliteti i orga­nizuar: çdo shkel­je e parashikuar në nenin 2 të Kon­ven­tës së 12 dhje­torit të vitit 2000 të Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë me krim­i­nalitetin e orga­nizuar transna­cional.

- Tra­j­ti­mi i të dhë­nave me karak­ter per­son­al: me të dhë­na me karak­ter per­son­al duhet kup­tuar çdo infor­ma­cion për një per­son fizik të iden­ti­fikuar ose të iden­ti­fikueshëm (per­soni në fjalë); kon­sidero­het si i iden­ti­fikueshëm një per­son i cili mund të iden­ti­fiko­het drejt­përsë­drejti ose tërtho­razi, pikër­isht duke iu refer­u­ar një num­ri iden­ti­fiki­mi ose një ose disa ele­menteve speci­fike, karak­ter­is­tikë e iden­titetit të tij fizik, fiziologjik, psikik, ekonomik, kul­tur­or dhe shoqëror. Me tra­j­tim të të dhë­nave me karak­ter per­son­al duhet kup­tuar çdo opera­cion ose bashkësi opera­cionesh të kry­era me apo pa ndih­mën e pro­ce­seve të autom­a­tizuara dhe që apliko­hen për të dhë­na me karak­ter per­son­al, si mbled­h­ja, regjistri­mi, orga­niz­i­mi, rua­jt­ja, për­sh­tat­ja ose mod­i­fiki­mi, nxjer­r­ja, anal­iza, për­dori­mi, komu­niki­mi nëpër­m­jet trans­me­tim­it, shpërn­dar­ja ose çdo lloj forme vënie në dis­pozi­cion, kra­hasi­mi ose lid­h­ja në rrjet, si dhe arkivi­mi, fshir­ja dhe asgjësi­mi i këtyre të dhë­nave.

- Drogë: çdo sub­stancë, pavarë­sisht nga origji­na e saj naty­rore apo sin­tetike, që fig­uron në tabelën I ose në tabelën II të Kon­ven­tës unike për dro­gat, bërë në Nju Jork më 30 mars 1961.

- Sub­stancë psikotrope: çdo sub­stancë, pavarë­sisht nga origji­na e saj naty­rore ose sin­tetike, ose çdo pro­dukt naty­ror të tabelave I, II, III ose IV të Kon­ven­tës për sub­stan­cat psikotrope të 21 shkur­tit 1971.

- Trafik të paligjshëm të dro­gave dhe të sub­stan­cave psikotrope: kul­tivi­mi, prod­hi­mi ose trafiku i dro­gave ose i sub­stan­cave psikotrope që u kundërvi­hen qël­limeve të Kon­ven­tës së 31 mar­sit 1961 për dro­gat, Kon­ven­tës së 21 shkur­tit 1971 për sub­stan­cat psikotrope ose Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara të 20 dhje­torit 1988 për trafikun e paligjshëm të dro­gave dhe të sub­stan­cave psikotrope.

- Kërkesë urgjente: një kërkesë cilë­so­het urgjente në rastet kur paraqit­ja e saj nëpër­m­jet pro­ce­durës admin­is­tra­tive for­male pranë organ­eve qen­drore rrezikon të pen­go­jë ose të kom­pro­me­to­jë aktin e paran­dalim­it ose të kërkim­it.

 

Fushat e bashkëpunim­it

Neni 2

1. Secila Palë angazho­het për t’i ofru­ar Palës tjetër, në bazë të rreg­ullave dhe kritereve të për­cak­tu­ara në këtë Mar­rëvesh­je, bashkëpunimin më të gjerë që ka të bëjë me lëmin policor.

2. Palët Kon­trak­tuese do të bashkëpuno­jnë për paran­dal­im­in, godit­jen dhe ndjek­jen e akteve të rën­da që lid­hen me krim­in e orga­nizuar dhe në veçan­ti për:

- aktet kundër jetës, shën­de­tit dhe paprek­sh­mërisë fizike të per­son­it;

- aktet që lid­hen me prod­himin dhe trafikun e paligjshëm të dro­gave, sub­stan­cave psikotrope dhe prekur­sorëve;

- imi­gra­cionin e paligjshëm dhe trafikun e qenieve njerë­zore;

- orga­niz­imin dhe shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit, trafikun e qenieve njerë­zore dhe shfry­tëz­imin sek­su­al të fëmi­jëve;

- kërkimin dhe mar­rjen e par­ave nëpër­m­jet dhunës dhe kër­cënim­it;

- vjed­hjen, trafikun dhe treg­timin e paligjshëm të armëve, muni­cion­eve, eksplozivave,lëndëve radioak­tive, lëndëve bërthamore dhe lëndëve të tjera të rrezik­shme;

- fal­si­fikimet (prod­himin, fal­si­fikimin, trans­formimin ose shpërn­dar­jen) e doku­menteve të iden­titetit të mjeteve të pagesës, çeqeve dhe letrave të tjera me vlerë;

- krim­i­nalitetin në fushën e shkëm­bimeve tregtare e finan­cia­re;

- aktet kundër pasurisë, midis të tjerash, vjed­h­ja dhe trafiku i veprave të artit dhe atyre me vlerë his­torike (vjed­hje me dhunë dhe vjed­hje me thy­er­je);

- vjed­hjet me ose pa dhunë, treg­timin e paligjshëm dhe trafikun e mjeteve motorike, si dhe fal­si­fikimin dhe për­dorim­in e doku­menteve të fal­si­fikuara të autom­jeteve;

- pastrim­in e par­ave.

3. Aktet e rën­da që kanë të bëjnë me krim­in e orga­nizuar dhe që nuk janë për­men­dur në nenin 1 mbeten për t’u vlerë­suar nga autoritetet kom­pe­tente të Palëve Kon­trak­tuese në për­puth­je me legjis­la­cionin e brend­shëm të shteteve të tyre.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 9427, dt.  13.10.2005, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 84, datë 10 Nën­tor 2005, faqe 2735

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim