Neni 1

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj Mar­rëvesh­je­je dhe pro­tokol­lit të kësaj Mar­rëvesh­je­je, ter­mat e mëposhtëm do të kenë kup­ti­met e mëposhtme:

1) “Leje qën­dri­mi” do të thotë një autor­iz­im i çdo llo­ji i lëshuar nga njëra Palë Kon­trak­tuese, e cila e lejon per­son­in të qën­dro­jë në ter­ri­torin e asaj Pale Kon­trak­tuese, me për­jash­tim të vizave dhe autor­iz­imeve të përkohshme për qën­drim, lëshuar gjatë shqyr­tim­it të një apliki­mi për një leje qën­dri­mi ose për azil.

2) “Shte­tas” dhe “Shtetësi”, në kon­ceptin e Repub­likës së Shqipërisë i refer­o­hen shte­tasve shqip­tarë dhe shtetë­sisë shqiptare dhe për sa i për­ket Mbretërisë së Bashkuar të Bri­tanisë së Mad­he dhe të Irlandës së Veri­ut, i refer­o­hen vetëm shte­tasve bri­tanikë dhe shtetë­sisë bri­tanike.

3) “E drej­ta për të qën­dru­ar” zba­to­het vetëm për sa i për­ket Mbretërisë së Bashkuar të Bri­tanisë së Mad­he dhe të Irlandës së Veri­ut dhe ka kup­ti­min që është për­cak­tu­ar në legjis­la­cionin përkatës kom­bë­tar.

4) “Vizë” do të thotë një autor­iz­im ose vendim nga një shtet ose ter­ri­tor, përf­shirë ndon­jë Palë Kon­trak­tuese, e cila e lejon një per­son të hyjë dhe të mbetet në ter­ri­torin e shtetit të saj, në rastet kur përm­bushen kriteret në bazë të të cilave është lëshuar viza.

5) “Leje për tran­sit” do të thotë çdo autor­iz­im ose vendim ose çdo vizë që kërko­het nga një Palë Kon­trak­tuese, të cilat e lejo­jnë një shte­tas të një Pale të Tretë të kalo­jë tran­sit nëpër­m­jet ter­ri­torit të shtetit të saj ose të kalo­jë nëpër­m­jet zonës tran­sit të një por­ti ose aero­por­ti, me kusht që kriteret e tjera të tran­si­tit të jenë të përm­bushu­ra.

6) “Shte­tas i një pale të tretë” do të thotë një per­son i cili nuk ka shtetës­inë e, ose të drejtën e qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë ose në Mbretërinë e Bashkuar të Bri­tanisë së Mad­he dhe Irlandës së Veri­ut, dhe “Shtet i palës së tretë” do të thotë çdo lloj ven­di ose ter­ri­tori, përveç Repub­likës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Bri­tanisë së Mad­he dhe Irlandës së Veri­ut.

7) “Ditë-pune” do të thotë çdo lloj dite e cila nuk është e shtunë, e diele ose ditë feste zyrtare, në secilën prej Palëve Kon­trak­tuese.

(a) Sub­jekt i nen­it 1 (8) © më poshtë, me “Autoritete kom­pe­tente” për Repub­likën e Shqipërisë do të thotë:

i) për paraqit­jen e një apliki­mi tek autoritetet kom­pe­tente në Mbretërinë e Bashkuar, pra­n­imin e një përgjig­je­je të një kërkese për pro­ce­durën për të sig­u­ru­ar një doku­ment udhë­ti­mi nga Ambasa­da e Mbretërisë së Bashkuar në Repub­likën e Shqipërisë, dhe për të gjitha njof­timet për per­son­at që do të kthe­hen në Mbretërinë e Bashkuar:

- Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë së Shtetit në Min­istrinë e Ren­dit Pub­lik;

ii) për pra­n­imin e një apliki­mi nga autoritetet kom­pe­tente të Mbretërisë së Bashkuar, për paraqit­jen e një përgjig­je­je të një kërkese dhe për paraqit­jen e të gjitha njof­timeve të per­son­ave që do të kthe­hen në Repub­likën e Shqipërisë:

- Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë së Shtetit në Min­istrinë e Ren­dit Pub­lik;

iii) për lëshimin e pas­apor­tave dhe doku­menteve të tjera të udhë­tim­it pas një përgjig­je­je poz­i­tive të kërkesës:

- Ambasa­da ose zyrat kon­sul­lore të Repub­likës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

(b)Subjekt i para­grafit (8) © më pos htë me “Autoritete kom­pe­tente” për Mbretërinë e Bashkuar do të thotë:

i) për paraqit­jen e një apliki­mi tek autoritetet kom­pe­tente në Repub­likën e Shqipërisë, pra­n­imin e një përgjig­je­je të një kërkese, për pro­ce­durën për të sig­u­ru­ar një doku­ment udhë­ti­mi nga për­faqësia diplo­matike — kon­sul­lore shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, dhe për të gjitha njof­timet për per­son­at që do të kthe­hen në Repub­likën e Shqipërisë:

- Drej­to­ria e Imi­gra­cionit dhe Kom­bë­sisë në Min­istrinë e Punëve të Brend­shme ;

ii) për pra­n­imin e një apliki­mi nga Autoritetet Kom­pe­tente për Repub­likën e Shqipërisë, për paraqit­jen e një përgjig­je­je të një kërkese dhe për paraqit­jen e të gjitha njof­timeve të per­son­ave që do të kthe­hen në Mbretërinë e Bashkuar:

- Drej­to­ria e Imi­gra­cionit dhe Kom­bë­sisë në Min­istrinë e Punëve të Brend­shme;

iii) për lëshimin e pas­apor­tave dhe të doku­menteve të tjera të udhë­tim­it pas një përgjig­je­je poz­i­tive për kërkesën:

- Ambasa­da e Mbretërisë së Bashkuar në Repub­likën e Shqipërisë.

© Çdo lloj ndryshi­mi për përku­fiz­imin e “Autoriteteve kom­pe­tente” të njërës nga Palët Kon­trak­tuese do t’i njofto­het Palës tjetër Kon­trak­tuese nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike. Çdo ndryshim i këtij llo­ji do të ketë efekt në ditën e punës, e cila pason mar­rjen e një njof­ti­mi të tillë nga Pala tjetër Kon­trak­tuese.

9) “Palë Kon­trak­tuese kërkuese” do të thotë një Palë Kon­trak­tuese, e cila bën një kërkesë për Palën Kon­trak­tuese të kërkuar për të ripran­uar një per­son ose për të lejuar kalim­in tran­sit, në për­puth­je me për­cak­timet e kësaj mar­rëvesh­je­je dhe “Palë Kon­trak­tuese e kërkuar” do të thotë Pala Kon­trak­tuese të cilës i bëhet një kërkesë e tillë.

10) “I mitur ose “të mitur” do të thotë per­sona të cilët nuk kanë arrit­ur moshën 18 vjeç
datën kur është bërë kërke­sa për ripra­n­imin.

11) “Me shkrim” do të thotë me shkrim në gjuhën angleze.

 

Neni 3

Mjetet e për­cak­tim­it të iden­titetit dhe shtetë­sisë të per­son­ave që do të ripra­nohen

1. Iden­titeti dhe shtetësia ose e drej­ta për qën­drim e çdo per­soni që do të ripra­nohet bazuar në para­grafin (1) të nen­it 2 të kësaj Mar­rëvesh­je­je, do të provo­hen nëpër­m­jet njërit prej doku­menteve të vlef­shme të mëposhtme:

a) një doku­ment shtetëror iden­titeti (pavarë­sisht nëse është i momen­tit ose i përkohshëm), i cili duhet padyshim t’i përkasë atij per­soni; ose

b) një pas­aportë ose një doku­ment udhë­ti­mi zëvendë­sues me fotografi (lejekali­mi) ku të tre­go­het shtetësia dhe/ose zotëri­mi i së drejtës për qën­drim në një Palë Kon­trak­tuese; ose

c) një doku­ment udhë­ti­mi për fëmi­jët në vend të pas­aportës

d) regjis­trat e shër­bim­it dhe fletëhyr­je të ushtrisë

2. Iden­titeti dhe shtetësia ose e drej­ta për qën­drim mund të prezu­mo­hen në mënyrë të
arsyeshme nga sa më poshtë:

a) një doku­ment, parashikuar në para­grafin (1) të këtij neni, vlef­sh­mëria e të cilit ka
mbaru­ar, por që në mënyrë bindëse mund t’i përkasë per­son­it:

b) ndon­jë lloj doku­men­ti tjetër zyr­tar, i cili ndih­mon për iden­ti­fikimin e per­son­it në fjalë
(p.sh.: një paten­të makine);

c) shp­jegime të pro­tokol­lu­ara, rreg­ull­isht të dhë­na nga dësh­mi­tarë bona fide në prezencë të autoriteteve kom­pe­tente të Palës Kon­trak­tuese kërkuese;

d) shp­jegime të pro­tokol­lu­ar, të dhë­na nga per­soni në fjalë për autoritetet kom­pe­tente të
Palës Kon­trak­tuese kërkuese;

e) gjuha e folur nga per­soni në fjalë;

f) një doku­ment iden­ti­fiki­mi i kom­panisë;

g) një përm­bled­hje e mar­rë nga të dhë­nat e regjistru­ara në zyrat e gjend­jes civile;

h) pas­apor­ta e detar­it;

i) doku­ment iden­ti­fiki­mi i maunës detare;

j) doku­mente të tjera ku të ketë evi­den­ca për iden­titetin e per­son­it në fjalë;

k) fotokop­je të doku­menteve të lart­për­men­dura, si dhe ndon­jë lloj prove të pranueshme nga të dyja Palët Kon­trak­tuese, e cila mund të ndih­mo­jë për të vërte­t­u­ar shtetës­inë ose të drejtën për qën­drim të per­son­it në fjalë.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  Mar­rëvesh­jen me ligjin nr. 9350, dt. 3.3.2005, bot. Fle­tore Zyrtare nr. 19, dt. 26 Mars 2005, faqe  728

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim