Neni 15

Neni 11 duhet te këtë for­mulim­in e mëposhtëm:

“1. Rekla­mat dhe teleshit­ja duhet të jenë të drej­ta dhe të nder­shme.

2. Rekla­mat dhe teleshit­ja nuk duhet të jenë të rreme dhe nuk duhet të paragjyko­jnë intere­sat e kon­suma­torëve.

3. Rekla­mat dhe teleshit­ja që u drej­to­hen ose për­dorin fëmi­jët, duhet të shman­gin gjithç­ka që ka të ngjarë të dëm­to­jë intere­sat e tyre dhe duhet të mba­jnë parasysh ndjesh­mëri e tyre të veçan­ta.

4. Teleshit­ja nuk duhet t’i nxisë të veg­jlit të lid­hin kon­tra­ta për shit­jen ose dhënien me qira të mall­rave dhe shër­bimeve.

5. Porositësi i rekla­mave nuk duhet të ushtro­je ndon­jë ndikim edi­to­r­i­al në përm­ba­jt­jen e pro­grameve.”

 

Neni 18

Tek­sti i mëposhtëm duhet të zëvendë­so­jë nenin 14:

 

Neni 14

Përf­shir­ja e rekla­mave dhe e teleshit­jes

1. Rekla­mat dhe teleshit­ja duhet të përf­shi­hen mes pro­grameve. Me kusht që të përm­bushen kushtet në para­grafët 2–5 të këtij neni, spotet e rekla­mave dhe të teleshit­jes mund të përf­shi­hen gjithash­tu gjatë pro­grameve në mënyrë të tillë që të mos cëno­hen vler­at e pro­gramit dhe të drej­tat e mba­jtësve të të drej­tave.

2. Gjatë pro­grameve që për­bëhen nga pjesë të mëvetë­sishme ose gjatë pro­grameve sportive dhe veprim­tarive të struk­tu­ru­ara në mënyrë të ngjashme dhe shfaq­jeve që kanë inter­vale, spotet e rekla­mave dhe të teleshit­jes duhet të përf­shi­hen vetëm mes pjesëve ose gjate inter­valeve.

3. Trans­me­ti­mi i veprave dëgji­more-shiki­more të tilla si fil­mat artis­tike dhe fil­mat e bërë për tele­vizion (duke për­jash­tu­ar ser­itë, seri­alet, pro­gram­et e lehta argëtuese dhe doku­mentaret), kur kohëzg­jat­ja e tyre është më shumë se dyzet e pesë min­u­ta, mund të ndër­priten një here për çdo peri­ud­hë të plotë prej dyzet e pesë min­u­tash. Një ndër­pre­rje e mëte­jshme lejo­het nëse kohëzg­jat­ja e tyre është të pak­tën njëzet min­u­ta më e gjatë se dy ose më shume peri­ud­ha të plota prej dyzet e pesë min­u­tash.

4. Kur pro­gram­et, përveç atyre që për­menden në para­grafin 2, ndër­priten me spote rekla­mash ose teleshit­je­je, mes ndër­pre­rjeve për rekla­ma ose për teleshit­je bren­da pro­gramit duhet të kalo­jë një peri­ud­hë prej të pak­tën njëzet min­u­tash.

5. Rekla­mat dhe teleshit­ja nuk duhet të përf­shi­hen në asnjë trans­me­tim të shërbesës fetare. Lajmet dhe pro­gram­et për çësht­jet aktuale, doku­mentaret, pro­gram­et fetare dhe pro­gram­et për fëmi­jë, kur kohëzg­jat­ja e tyre e cak­tu­ar është më pak se trid­hjete min­u­ta, nuk duhet të ndër­priten me rekla­ma ose me teleshit­je. Nëse kohëzg­jat­ja e tyre e cak­tu­ar është trid­hjete min­u­ta ose më shumë, duhet të zba­to­het dis­pozi­ta e para­grafëve të mëparshëm.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Pro­tokoll me ligjin nr. 9335, dt. 16.12.2004, bot. Fle­tore Zyrtare nr. 109, dt.12 Janar 2004, faqe 7181

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim