Neni 13

Reduk­ti­mi i çmim­it për fëmi­jët

1. Fëmi­jët deri në moshën pesë vjeç, për të cilët nuk është zënë një vend i veçan­të trans­porto­hen falas dhe pa biletë.

2. Fëmi­jët me moshë mbi pesë vjeç e deri në dhjetë vjeç dhe fëmi­jët me të veg­jël, për të cilët kërko­het një vend i veçan­të trans­porto­hen me çmime të reduk­tu­ara. Këto nuk mund të kalo­jnë gjys­mën e çmimeve të mar­ra për bile­tat e të rrit­urve, veçse kur është fjala për sht­e­sat e mar­ra për për­dorim­in e disa tre­nave ose të disa vagonëve, duke rua­j­tur të drejtën e rrum­bul­lakim­it të shu­mave të kry­er në për­puth­je me dis­poz­i­tat e zbat­ueshme nga heku­rud­ha që lëshon biletën. Ky reduk­tim nuk është detyrim­isht i zbat­ueshëm ndaj çmimeve të bile­tave që përm­ba­jnë një reduk­tim tjetër në raport me çmimin nor­mal të biletës së thjeshtë.

3. Megjithatë, tar­i­fat ndërkom­bëtare mund të parashiko­jnë kufij moshash të ndryshme me ato të pikave 1 dhe 2, në masën kur këto kufij nuk janë më të veg­jël se katër vjeç për­sa i për­ket dhënies falas të trans­portit të për­men­dur në pikën 1, as se dhjetë vjeç në rastin e zba­tim­it të çmimeve të reduk­tu­ara të për­men­dura në pikën 2.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 9300, dt. 28.10.2004, bot. Fle­tore Zyrtare nr. 109, dt.12 Janar 2004, faqe 7181

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim