1. Secila Pale Kon­trak­tuese, me kërkesë të Palës tjetër Kon­trak­tuese, pra­non pa for­malitete të posaçme atë per­son, i cili në ter­ri­torin sovran të Palës Kon­trak­tuese, që paraqet kërkesën, nuk plotë­son ose nuk plotë­son me kushtet në fuqi për hyr­je ose qën­drim, kur vërte­to­het ose shp­je­go­het në mënyrë bindëse se ai ka shtetës­inë e Palës Kon­trak­tuese, së cilës i drej­to­het kërke­sa. Vërte­ti­mi i iden­titetit të per­son­it është i domos­doshëm vetëm atëhere kur shtetësia nuk del qarte pa një vërte­tim të tillë.

2. Para­grafi 1 zba­to­het në mënyrë analoge edhe për fëmi­jët e lin­dur jashtë ven­dit dhe bashkëshortin/bashkëshorten me shtetësi tjetër te per­son­it qe do te pra­nohet, te cilët nuk kane te drejtën e qën­drim­it ne ter­ri­torin e Palës Kon­trak­tuese, qe paraqet kërkesën, dhe kane ose mar­rin te drejtën e hyr­jes dhe te qën­drim­it ne ter­ri­torin e Palës Kon­trak­tuese, se cilës i drej­to­het kërke­sa.

 

Neni 2

1. Shtetësia mund të vërte­to­het nëpër­m­jet:

1) doku­menteve të shtetë­sisë, për të cilat nuk ka dyshim se i përkasin një per­soni;

2) pas­apor­tave të çdo llo­ji (pas­apor­ta kom­bëtare, pas­apor­ta kolek­tive, pas­apor­ta diplo­matike, pas­apor­ta shër­bi­mi, doku­mente që e zëvendë­so­jnë pas­aportën);

3) matrikullave të mari­narëve (librezave detare);

4) letërn­jof­timeve (duke përf­shirë edhe letërn­jof­timet e përkohshme dhe zëvendë­suese);

5) doku­menteve ushtarake të iden­ti­fikim­it dhe letërn­jof­timeve ushtarake;

6) letërn­jof­timeve të fëmi­jëve si doku­mente që zëvendë­so­jnë pas­aportën;

7) doku­menteve të lëshuara zyr­tar­isht, nga të cilat del shtetësia.

Në këto raste, per­soni në fjale ripra­nohet pa for­malitete të posaçme.

2. Shtetësia mund të shp­je­go­het në mënyrë bindëse nëpër­m­jet:

1) një kop­je­je të doku­menteve tëe për­men­dura ne para­grafin 1;

2) lejeve për drej­tim autom­jeti (paten­tave);

3) doku­menteve të lind­jes;

4) kop­jeve të doku­menteve të lart­për­men­dura;

5) depon­imeve të dësh­mi­tarëve;

6) depon­imeve të per­son­it në fjalë;

7) rezul­tatit të dëgjim­it të per­son­it në fjalë në për­faqës­inë kom­pe­tente diplo­matike të Palës Kon­trak­tuese, sëe cilës i drej­to­het kërke­sa;

8)dokumenteve të tjera, të cilat mund të shër­be­jnë për për­cak­timin e shtetë­sisë. Në këto raste, ripra­n­i­mi i per­son­it në fjalë bëhet sipas dis­poz­i­tave të nen­it 3.

3. Doku­mentet e për­men­dura në para­grafët 1 dhe 2 mjafto­jnë për të vërte­t­u­ar ose për të shp­jeguar në mënyrë bindëse shtetës­inë edhe atëherë kur kanë dalë nga fuqia për shkak të mbarim­it të afatit të vlef­sh­mërisë.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Mar­rëvesh­je me ligjin nr. 9035, datë 27.3.2003, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 29, datë 3 Maj 2003, faqe 929

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim