Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim­in e kësaj Kon­vente:

a) “Shtetësi” do të thotë lid­h­ja juridike ndër­m­jet një per­soni dhe një shteti dhe që nuk tre­gon origjinën etnike të per­son­it.

b) “Shtetësi e shumë­fishtë” do të thotë mba­jt­ja e njëkohshme e dy ose më shumë shtetë­sive nga i njëjti per­son.

c) “Fëmi­jë” do të thotë çdo per­son nën moshën 18 vjeç në qoftë se, sipas ligjit të zbat­ueshëm për fëmi­jën, mosha mad­hore nuk është fitu­ar më parë.

d) “E drejtë e brend­shme” do të thotë të gjitha llo­jet e dis­poz­i­tave të sis­temit ligjor kom­bë­tar, duke përf­shirë edhe Kushte­tutën, legjis­la­cionin, rreg­ul­lat, dekretet, prece­den­tët ligjorë, rreg­ul­lat dhe prak­tikën zakonore, si dhe rreg­ul­lat që rrjed­hin nga instru­mente detyrues ndërkom­bë­tarë.

 

Neni 6

Fiti­mi i shtetë­sisë

1. Çdo Shtet Palë do të parashiko­jë në të drejtën e tij të brend­shme që shtetësia e tij të fito­het ex lege  nga per­son­at e mëposhtëm:

a) fëmi­jët, njëri nga prindërit e të cilëve mban në momentin e lind­jes së këtyre fëmi­jëve, shtetës­inë e atij Shteti Palë, me ndon­jë për­jash­tim që mund të parashiko­het në të drejtën e brend­shme në lid­hje me fëmi­jët e lin­dur jashtë shtetit. Lid­hur me fëmi­jët, prindërit e të cilëve cak­to­hen nëpër­m­jet njo­hjes, urdhri gjyqë­sor apo pro­ce­du­rave të ngjashme, çdo Shtet Palë mund të parashiko­jë që fëmi­ja të fito­jë shtetës­inë e tij duke ndjekur pro­ce­durën e për­cak­tu­ar nga e drej­ta e tij e brend­shme;

b) fos­h­n­jat e gje­tu­ra në ter­ri­torin e tij, të cilat përndryshe do të ishin pa shtetësi.

2. Çdo Shtet Palë do të parashiko­jë në të drejtën e tij të brend­shme që shtetësia e tij të fito­het nga fëmi­jët, e lin­dur në ter­ri­torin e tij, të cilët nuk fito­jnë në lind­je një tjetër shtetësi. Kjo shtetësi do t’u jepet:

a) në lind­je ex lege; ose

b) më pas, fëmi­jëve që mbeten pa shtetësi, pas një kërkese drej­tu­ar autoritetit përkatës, nga apo për fëmi­jën e intere­suar, në mënyrën e parashikuar nga e drej­ta e brend­shme e Shtetit Palë. Një kërkesë e tillë mund të bëhet duke u mbështe­tur edhe në qën­drim­in e ligjshëm dhe të vazh­dueshëm në ter­ri­torin e tij për një peri­ud­hë jo më shumë se pesë vjet men­jëherë për­para paraqit­jes së kërkesës.

3. Çdo Shtet Palë do të parashiko­jë në të drejtën e tij të brend­shme mundës­inë e natyral­izim­it të per­son­ave që qën­dro­jnë në mënyrë të ligjshme dhe të vazh­dueshme në ter­ri­torin e tij. Në ven­dos­jen e kushteve për natyral­iz­im, ai nuk do të parashiko­jë një peri­ud­hë qën­dri­mi më të gjatë se dhjetë vjet për­para paraqit­jes së kërkesës.

4. Çdo Shtet Palë do të lehtë­so­jë në të drejtën e tij të brend­shme fitimin e shtetë­sisë së tij për per­son­at e mëposhtëm:

a) bashkëshort­ët e shte­tasve të tij;

b) fëmi­jët e një prej shte­tasve të tij, që bien nën për­jash­timin e nen­it 6 para­grafi 1 nën­para­grafi a;

c) fëmi­jët, njëri nga prindërit të të cilëve fiton apo ka fitu­ar shtetës­inë e tij;

d) fëmi­jët e birë­suar nga një shte­tas i tij;

e) per­son­at që kanë lin­dur në ter­ri­torin e tij dhe qën­dro­jnë aty ligjër­isht dhe në mënyrë të vazh­dueshme;

f) per­son­at që qën­dro­jnë në mënyrë të ligjshme dhe të vazh­dueshme në ter­ri­torin e tij për një peri­ud­hë kohe që fil­lon para moshës 18 vjeç, peri­ud­hë që për­cak­to­het nga e drej­ta e brend­shme e Shtetit Palë të intere­suar;

g) per­son­at pa shtetësi dhe refug­jatë të njo­hur, që qën­dro­jnë ligjër­isht dhe në mënyrë të vazh­dueshme në ter­ri­torin e tij.

 

Neni 7

Hum­b­ja e shtetë­sisë ex lege ose me ini­cia­tivën e një Shteti Palë

1. Një Shtet Palë nuk mund të parashiko­jë në të drejtën e tij të brend­shme hum­b­jen e shtetë­sisë së tij ex-lege ose me ini­cia­tivën e një Shteti Palë, përveç rasteve të mëposhtme:

a) fiti­mi vull­ne­tar i një shtetësie tjetër;

b) fiti­mi i shtetë­sisë së një Shteti Palë nëpër­m­jet sjell­jes së paligjshme, infor­ma­cionit të rremë apo fshe­hjes së fak­teve përkatëse që lid­hen me kërkuesin;

c) shër­bi­mi vull­ne­tar në një for­cë ushtarake të huaj;

d) sjell­je seri­ozisht paragjykuese për intere­sat jetë­sore të Shtetit Palë;

e) mungesë e një lid­hje­je të vërtetë ndër­m­jet Shtetit Palë dhe një shte­tasi që qën­dron jashtë shtetit në mënyrë të vazh­dueshme;

f) atëherë kur është ven­do­sur gjatë moshës minore të fëmi­jës se parakushtet e për­cak­tu­ara nga e drej­ta e brend­shme, të cilët çuan në fitimin ex-lege të shtetë­sisë së Shtetit Palë, nuk përm­bushen më;

g) birësi­mi i një fëmi­je, nëse fëmi­ja fiton ose mban  shtetës­inë e huaj të njërit apo të të dy prindërve.

2. Një Shtet Palë mund të parashiko­jë hum­b­jen e shtetë­sisë së tij nga fëmi­jët prindërit e të cilëve e hum­basin atë shtetësi, përveç rasteve që mbu­lo­hen nga nën­para­grafët c dhe d të para­grafit 1. Sido­qoftë, fëmi­jët nuk do ta hum­basin atë shtetësi në qoftë se njëri nga prindërit e mban atë.

3. Një Shtet Palë nuk mund të parashiko­jë në të drejtën e tij të brend­shme hum­b­jen e shtetë­sisë së tij sipas para­grafëve 1 dhe 2 të këtij neni, në qoftë se per­soni i intere­suar do të mbetej pa shtetësi si rrjed­ho­jë, me për­jash­tim të rasteve të për­men­dura në para­grafin 1 nën­para­grafin b të këtij ligji.

 

Neni 14

Rastet e shtetë­sisë së shumë­fishtë ex-lege

Një Shtet Palë do të lejo­jë:

a) fëmi­jët që kanë shtetësi të ndryshme, të fitu­ar automatik­isht në lind­je, t’i mba­jnë këto shtetësi;

b) shte­t­a­sit e tij të mba­jnë një shtetësi tjetër, aty ku kjo shtetësi tjetër është fitu­ar automatik­isht me martesë.

Mba­jt­ja e shtetë­sive të për­men­dura në para­grafin 1 do t’i nën­shtro­het klau­zolave përkatëse të nen­it 7 të kësaj Kon­vente.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 8942, dt. 19.9.2002, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 67, dt.31 Tetor 2002, fq.1872.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim