Neni 9

Veprat penale te lid­hu­ra me pornografinë e fëmi­jëve

Çdo Palë do të adap­to­jë legjis­la­cion të tille dhe masa të tjera, që mund të jenë të nevo­jshme të për­cak­to­jnë si vepra penale sipas ligjit të brend­shëm, kur kry­het me qël­lim dhe pa të drejtë, në drej­timet e mëposhtme:

a) prod­himin e pornografisë me fëmi­jë, me qël­lim­in e shpërn­dar­jes se tij nëpër­m­jet një sis­te­mi kom­pju­terik;

b) ofri­mi apo vënia në dispon­im e pornografisë për fëmi­jë nëpër­m­jet një sis­te­mi kom­pju­terik;

c) shpërn­dar­ja apo trans­me­ti­mi i pornografisë për fëmi­jë nëpër­m­jet një sis­te­mi kom­pju­terik;

d) prokuri­mi i pornografisë për fëmi­jë nëpër­m­jet një sis­te­mi kom­pju­terik për vete apo për një tjetër;

e) zotëri­mi i pornografisë për fëmi­jë nëpër­m­jet një sis­te­mi kom­pju­terik apo në një mjet të mem­o­rizim­it të të dhë­nave kom­pju­terike.

2. Për qël­lim­in e para­grafit 1 të mësipërm “pornografi me fëmi­jë” do të përf­shi­jë mate­r­i­al pornografik që dal­lon nga ana pamore:

a) një minoren, i cili angazho­het në drej­time të qar­ta sek­suale;

b) një per­son, i cili duket që është minoren, i angazhuar në drej­time të qar­ta sek­suale;

c) imazhe real­iste që prezan­to­jnë një minoren të angazhuar në drej­time të qar­ta sek­suale.

3. Për qël­lim­in e para­grafit 2 te mësipërm, ter­mi “minoren” do te përf­shi­jë te gjithë per­son­at nën moshën 18 vjeç. Një Palë mundet, megjithatë, të kërko­jë një lim­it moshe më të vogël, e cila nuk duhet të jete më pak se 16 vjeç.

4. Çdo Palë mund të rez­er­vo­jë të drejtën të mos apliko­jë në tërësi apo pjesër­isht para­grafin 1(d) dhe l(e) dhe 2 d dhe 2 ©.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 8888, datë 25.4.2002, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 18, dt.17 Maj 2002, faqe 553

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim