Neni 17

Mbikëqyr­je ndërku­fitare

1. Ofi­ceret e poli­cisë te njërës nga Palët që, në kuadrin e një het­i­mi penal, do të mbikëqyrin në vendin e tyre një per­son që prezu­mo­het të këtë mar­rë pjesë në një vepër penale, ndaj të cilës mund të zba­to­het ekstradi­mi, ose një per­son ndaj tëe cilit ka arsye të for­ta për të besuar se do të çojë në iden­ti­fikimin ose vend­ndod­hjen e per­son­it të sipër­për­men­dur, do të autor­i­zo­hen të vazh­do­jnë mbikëqyr­jen e tyre në ter­ri­torin e Palës tjetër, kur kjo e fun­dit ka autor­izuar mbikëqyr­jen ndërku­fitare në përgjig­je të një kërkesë për asis­tence, e cila është dorëzuar meë parë. Kushtet mund t’i bashkëngjiten autor­izim­it. Sipas kërkesës, mbikëqyr­ja do t’ju beso­het ofi­cereve te Palës, ne ter­ri­torin e të cilës kry­het mbikëqyr­ja. Kërke­sa për asis­tencë sipas nën­para­grafit të parë duhet t’i dër­go­het një autoriteti të cak­tu­ar nga secila Palë dhe që ka juridik­sion të japë ose të nisë autor­iz­imin e kërkuar.

2. Kur, për arsye të veçan­ta urgjence, autor­iz­i­mi para­prak i Palës tjetër nuk mund të kërko­het, ofi­cerët që krye­jnë mbikëqyr­jen në kuadri e një het­i­mi penal do të autor­i­zo­hen të vazh­do­jnë mbikëqyr­jen përtej kufi­jve të një per­soni që prezu­mo­het të këtë kry­er vepër penale të për­cak­tu­ar në para­grafin 6, duke u sig­u­ru­ar që të plotë­so­hen kushtet e mëposhtme:

a) Autoritetet e Palës të cak­tu­ar nën para­grafin 4, në ter­ri­torin e se cilës do të vazh­do­jë mbikëqyr­ja, duhen njof­tu­ar men­jëherë, gjatë mbikëqyr­jes, që kufiri është kalu­ar.

b) Do te dorë­zo­het pa asnjë vonesë një kërkesë për asis­tencë sipas para­grafit 1 dhe qe nën­vi­zon arsyet për kalim­in e kufir­it pa autor­iz­im. Mbikëqyr­ja do te për­fun­do­jë sapo Pala në ter­ri­torin e së cilës është duke u kry­er kjo mbikëqyr­je e kërkon këtë gjë, pas njof­tim­it të refer­u­ar në pikën a ose kërkesës së refer­u­ar ne piken b ose atje ku autor­iz­i­mi nuk është mar­rë bren­da një kohe prej 5 orësh pas kalim­it të kufir­it.

3. Mbikëqyr­ja e refer­u­ar në para­grafët 1 dhe 2 do të kry­het vetëm sipas kushteve të përgjithshme të mëposhtme:

a) Organi i poli­cisë që kryen mbikëqyr­jen duhet të ndjekë dis­poz­i­tat e këtij neni dhe ligjin e Palës, në ter­ri­torin e së cilës po oper­o­het; ata (policët) duhet t’i binden udhëz­imeve të organ­eve përgjegjëse lokale.

b) përveç sit­u­atave të parashikuara në para­grafin 2, gjatë kohës së mbikëqyr­jes, policët do të mba­jnë me vete një doku­ment që vërte­ton se autor­iz­i­mi është dhënë.

c) policët që janë duke kry­er mbikëqyr­jen duhet të jenë në gjend­je gjatë te gjithë kohës të provo­jnë që ata po vepro­jnë me autoritet zyr­tar.

d) policët që janë duke kry­er mbikëqyr­jen mund të mba­jnë armët e tyre gjatë kësaj mbikëqyr­je­je, përveç, sig­ur­isht, kur ven­doset ndryshe nga Pala e kërkuar; për­dori­mi i armëve do të jeteë i ndalu­ar përveç rasteve të vetëm­bro­jt­jes.

e) Hyr­ja ne shtëpi pri­vate dhe vende të pacak­tu­ara për pub­likun është e ndalu­ar.

f) policët që janë duke kry­er mbikëqyr­jen nuk mund të ndalo­jnë ose të mar­rin në pyet­je, dhe as të arresto­jnë per­son­in nën mbikëqyr­je.

g) Të gjitha veprimet mund të rapor­to­hen tek autoritetet e Palës, në ter­ri­torin e së cilës ato u kryen; policët që janë duke kry­er mbikëqyr­jen mund të kërko­hen të shfaqen per­son­al­isht.

h) Kur kërko­het nga organet e Palës, në ter­ri­torin e së cilës u krye mbikëqyr­ja, organet e Palës nga e cila kanë ard­hur policët mbikëqyrës do të ndih­mo­jnë në inves­tigimin pas opera­cionit, në të cilin ato morën pjesë, duke përf­shirë edhe pro­cedimet ligjore.

4. Gjatë kohës së fir­mosjes ose depoz­itim­it të instru­men­tit të rat­i­fikim­it të Palëve, këto do të për­cak­to­jnë, me anë të një deklarate të drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, të dy policët dhe organet që ata zgjed­hin për qël­limet e shpre­hu­ra në para­grafët 1 dhe 2 të këtij neni. Në çdo kohe dhe në të njëjtën mënyrë, Palët mund të ndrysho­jnë ter­mat e deklaratës së tyre.

5. Në një niv­el bilat­er­al, Palët mund të zgjero­jnë hapësirën e këtij neni dhe të për­sh­tatin masa të tjera në zba­timin e tij.

6. Mbikëqyr­ja e refer­u­ar në para­grafin 2 mund të ndodh vetëm për një nga krimet e mëposhtme :

-vras­je e një per­son­aliteti pub­lik;

-vrasie;

-përd­hu­nim;

-djegie prone;

-fal­si­fikim;

-vjed­hje me armë dhe pra­n­i­mi i mall­rave të vjed­hu­ra;

-kër­cën­im për të mar­rë paratë;

-rrëm­bim dhe mar­rje peng;

-trafikim njerëzish;

-trafikim i paligjshëm, i narkotikëve dhe sub­stan­cave psikoter­apie;

-për­dorim eksplozivësh;

-mbart­ja e paligjshme e mbet­jeve tok­sike dhe të rrezik­shme;

-trafikim i të hua­jve;

-abuz­im sek­su­al i fëmi­jëve.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar këtë Pro­tokoll me ligjin nr. 8883, datë 18.4.2002, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 17, datë 15 Maj 2002, faqe 509

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim