Neni 1

Për qël­limet e kësaj Kon­vente, ter­mi “grua” zba­to­het ndaj çdo per­soni të gjin­isë femërore pa asnjë lloj diskri­m­in­i­mi dhe ter­mi “fëmi­jë” zba­to­het ndaj çdo fëmi­jë pa asnjë lloj diskri­m­in­i­mi.

 

Neni 3

Mbro­jt­ja e shën­de­tit

Çdo Anë­tar duhet, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punon­jësve, të mira­to­jë masat e për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar se gratë shtatzë­na ose me fëmi­jë në gji nuk janë të detyru­ara të krye­jnë punë, të cilat janë për­cak­tu­ar nga autoriteti kom­pe­tent si të dëmshme për shën­detin e nënës ose fëmi­jës, ose kur një vlerësim i ka kon­sideru­ar të rrezik­shme për shën­detin e nënës ose të fëmi­jës së saj.

 

 

Neni 4

Leja e bar­rëlind­jes

1. Në bazë të një vërte­ti­mi mjekë­sor ose te një vërte­ti­mi tjetër te për­sh­tat­shëm, sipas për­cak­tim­it nga legjis­la­cioni dhe prak­ti­ka e ven­dit ne te cilin cak­to­het data e parashikuar për lind­jen e fëmi­jës, gru­a­ja ndaj se cilës zba­to­het kjo Kon­vente duhet te kete te drejtën e një leje barre lind­je­je për një kohe jo me pak se 14 jave.

2. Kohëzg­jat­ja e lejes se lind­jes, e parashikuar me para­grafin e mësipërm, duhet te për­cak­to­het nga çdo Anë­tar ne deklaratën qe shoqëron rat­i­fikimin nga ai te kësaj Kon­vente.

3. Çdo Anë­tar mund te depoz­i­to­je me pas te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare te Punës një deklarate tjetër për zgjat­jen e peri­ud­hës se lejes se bar­relind­jes.

4. Duke marre parasysh mbro­jt­jen e shën­de­tit te nënës dhe te fëmi­jës, leja e bar­relind­jes duhet te përf­shi­jë një peri­ud­he kohe prej gjashte javësh leje te detyrueshme pas lind­jes se fëmi­jës, përveç kur parashiko­het ndryshe ne mar­rëvesh­jen midis qev­erise dhe orga­ni­zatave te për­faqë­suara te punëd­hënësve dhe punon­jësve.

5. Peri­ud­ha e kohës se lejes se par­alind­jes duhet te zgjatet për një peri­ud­he te barabarte me kohen midis datës se parashikuar për lind­jen e fëmi­jës dhe datës aktuale te lind­jes se fëmi­jës, pa zvogëlu­ar kohëzg­jat­jen e detyrueshme te lejes se paslind­jes.

 

 

Neni 5

Leja ne rastet e sëmund­jes ose kom­p­lika­cion­eve

Në bazë të një vërte­ti­mi mjekë­sor, duhet të jepet pushim para ose pas peri­ud­hës së lejes së bar­rëlind­jes në rastin e sëmund­jes, kom­p­lika­cion­eve ose rrezikut të kom­p­lika­cion­eve që shkak­to­hen nga shtatzë­nia ose lind­ja e fëmi­jës. Natyra dhe zgjat­ja mak­si­male e këtij pushi­mi mund te për­cak­to­het ne për­puth­je me lig­jet dhe prak­tiken e ven­dit.

 

 

Neni 6

Për­fitimet

1. Gratë që mungo­jnë në punë për shkak të lejes së bar­rëlind­jes ose pushim­it të parashikuara në nenet 4–5 duhet të për­fi­to­jnë të ard­hu­ra në të hol­la në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit ose, në çdo mënyrë tjetër, në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit.

2. Të ard­hu­rat në të hol­la duhet të jenë në një niv­el që sig­uron se gru­a­ja mund të mba­jë veten dhe fëmi­jën e saj në kushte të për­sh­tat­shme për shën­detin dhe në një stan­dard të për­sh­tat­shëm jetese.

3. Në rastin kur, sipas legjis­la­cionit ose prak­tikës së ven­dit, të ard­hu­rat në të bol­la që paguhen lid­hur me lejen e parashikuar në nenin 4 bazo­hen në të ard­hu­rat e mëparshme, masa e këtyre të ard­hu­rave nuk duhet të jetë më e vogël se dy të tre­tat e të ard­hu­rave të mëparshme të gruas ose të atyre të ard­hu­rave që janë mar­rë në kon­sid­er­atë për llog­a­r­it­jen e të ard­hu­rave të bar­rëlind­jes.

4. Në rastin kur, sipas legjis­la­cionit ose prak­tikës së ven­dit, janë për­dorur meto­da të tjera për të cak­tu­ar të ard­hu­rat në të hol­la, që paguhen lid­hur me lejen e parashikuar në nenin 4, masa e këtyre të ard­hu­rave duhet të jetë e kra­ha­sueshme me mesa­taren e të ard­hu­rave të llog­a­r­it­u­ra sipas para­grafit të mësipërm.

5. Çdo Anë­tar duhet të sig­uro­jë që kushtet për për­fitimin e te ard­hu­rave duhet të plotë­so­hen nga masa me e mad­he e grave ndaj të cilave zba­to­het kjo Kon­ven­të.

6. Kur gru­a­ja nuk plotë­son kushtet për për­fitimin e te ard­hu­rave sipas lig­jeve dhe rreg­ullave të ven­dit ose sipas ndon­jë mënyrë tjetër në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit, duhet të ketë të drejtë për të ard­hu­ra të për­sh­tat­shme nga fondet e asis­tencës sociale, me rez­ervën e kon­trol­lit të mjeteve të jetesës që kërko­het për për­fitimin e kësaj asis­tence.

7. Për­fitimet mjekë­sore duhet të sig­uro­hen për gru­an dhe fëmi­jën e saj në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit ose në një mënyrë tjetër, në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit. Për­fitimet mjekë­sore duhet të përf­shi­jnë kujdesin e par­alind­jes, gjatë lind­jes dhe pas lind­jes, si dhe kujdesin spi­talor, kur është i nevo­jshëm.

8. Me qël­lim që të mbro­het pozi­ta e gruas në tre­gun e punës, të ard­hu­rat lid­hur me lejen e parashikuar në nenin 4 dhe 5 duhet të sig­uro­hen nga fondet e sig­urim­it shoqëror të detyrueshëm ose pub­lik, ose në një mënyrë të për­cak­tu­ar nga ligji dhe prak­ti­ka e ven­dit. Punëd­hënësi nuk duhet të jetë përgjegjës indi­vid­u­al­isht për kos­ton e drejt­për­drejtë të këtyre të ard­hu­rave që për­fi­ton gru­a­ja e punë­suar nga ai ose ajo, pa mira­timin e shpre­hur te tij, përveç; kur:

a) kjo është parashikuar ne ligjin ose prak­tiken e një Shteti anë­tar para datës se mira­tim­it te kësaj Kon­vente nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e punës; ose

b) më vone është rënë dako­rd ne niv­el ven­di nga qev­e­ria dhe orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punon­jësve.

 

Neni 8

Mbro­jt­ja e punësim­it dhe mos­diskri­m­in­i­mi

1. Është e paligjshme për punëd­hënësin të pusho­jë nga puna gru­an gjatë kohës së shtatzënisë ose mungesës në punë për shkak të lejes së parashikuar në nenet 4 ose 5, ose gjatë një peri­ud­he të cak­tu­ar pas kthim­it te saj në punë, që duhet për­cak­tu­ar nga lig­jet ose rreg­ul­lat e ven­dit, përveç shkaqeve që nuk lid­hen me shtatzën­inë ose lind­jen e fëmi­jës dhe paso­jat e saj ose ushqimin e fëmi­jës. Baza e provës së arsyes së pushim­it nga puna nuk lid­hen me shtatzën­inë ose lind­jen e fëmi­jës dhe paso­jat e saj ose ushqimin e fëmi­jës bie mbi punëd­hënësin.

2. Pas për­fundim­it te lejes së bar­rëlind­jes, gru­a­ja duhet të sig­uro­het që, me rimar­rjen e punës, do të gje­jë të njëjtin vend pune ose një vend pune ekuiv­a­lent me pagë të njëjtë.

 

Neni 9

Çdo Anë­tar duhet te mira­to­je masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar se bar­rëlind­ja nuk për­bën burim për diskri­m­in­imin në punë, duke përf­shirë, përveç sa parashiko­het në nenin 2 para­grafi 1, pra­n­imin në punë.

3. Masat e parashikuara në para­grafin e mësipërm duhet të përf­shi­jnë ndal­im­in e kërkesës për kon­trol­lin e shtatzënisë ose të një vërte­ti­mi për këtë kon­troll, kur gru­a­ja paraqet kërkesën për punë, përveç kur kërko­het nga lig­jet ose rreg­ul­lat e ven­dit lid­hur me punën:

a) e cila është e ndalu­ar ose e kufizuar për gratë shtatzë­na ose me fëmi­jën ne gji, sipas lig­jeve ose rreg­ullave te ven­dit;

b) në te cilën ekzis­ton një rrezik i njo­hur ose i duk­shëm për gru­an ose fëmi­jën.

 

 

Neni 10

Nënat me fëmi­jë ne gji

1. Gruas duhet t’i sig­uro­het e drej­ta për një apo më shumë pushime gjatë kohës ditore të punës ose zvogëlim i orëve ditore të punës për t’i dhënë gji fëmi­jës së saj.

2. Peri­ud­ha gjatë së cilës jepen pushimet për dhënien gji të fëmi­jës ose zvogëli­mi i orëve të punës, num­ri i tyre, kohëzg­jat­ja e ushqim­it të fëmi­jës dhe pro­ce­du­rat për zvogëlim­in e orëve ditore të punës duhet të për­cak­to­hen nga ligji dhe prak­ti­ka e ven­dit. Këto pushime ose zvogëlim të orëve ditore të punës duhet të llog­a­riten si kohë pune dhe, si paso­jë, të paguhen.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 8829, dt. 5.11.2001, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 54, dt.27 Nën­tor 2001, fq. 1698

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim