Neni 1

Fushat e Bashkëpunim­it

1. Palët do te bashkëpuno­jnë për paran­dal­im­in, shtyp­jen, zbu­lim­in, mbyll­jen dhe inves­tigimin e krimeve dhe ne veçan­ti te:

- akteve te ter­ror­izmit;

- krim­it te orga­nizuar;

- kul­tivim­it te paligjshëm, prod­him­it, për­punim­it dhe trafikut te narkotikeve dhe te sub­stan­cave psikotrope;

- për­punim­it ile­gal, treg­tim­it ile­gal dhe për­dorim­it te prekur­soreve dhe lendeve baze për prod­himin ile­gal te narkotikeve dhe te sub­stan­cave psikotrope;

- trafikut te paligjshëm te armeve, duke përf­shirë armët biologjike, kimike dhe radioak­tive, municionet,eksplozivet, mate­ri­alet nuk­leare dhe radioak­tive, si dhe sub­stan­cat hel­muese;

- aktiviteteve ndërkom­bëtare ile­gale ekonomike dhe legal­izim­it te aktiviteteve (pastri­mi i parasë) qe rrjed­hin nga aktivitetet krim­i­nale, transak­sione te dyshim­ta ekonomike dhe transak­sione bankare dhe abuz­ime ne fushën e inves­timeve;

- kon­tra­bandës;

- aktiviteteve krim­i­nale te lid­hu­ra me migra­cionin, kalim­in ile­gal te kufir­it dhe trafikun ile­gal te qenieve njerë­zore;

- shfry­tëzim­it sek­su­al te grave dhe te miturve apo fëmi­jëve;

- fal­si­fikim­it te kartë­moned­have, kar­tave te kred­i­tit, doku­menteve, sig­urimeve dhe vler­ave te tjera, si dhe çdo lloj doku­men­ti iden­titeti;

- krimet e dhun­shme kundër jetës dhe pronës se njerëzve;

- trafikut ile­gal te objek­teve te trashëgimisë his­torike dhe kul­tur­ore, veprave te artit, gurëve dhe mate­ri­aleve te çmuara, pronë­sisë intelek­tuale, si dhe te çdo lloj mate­ri­ali tjetër te vlef­shëm;

- kor­rup­sion­it;

- krim­it ekologjik;

- krim­it teknologjik, duke përf­shirë krim­in kom­pju­terik;

- mar­rjes peng dhe treg­tim­it te njerëzve dhe organ­eve;

- krimeve detare (gra­bit­je detare, pira­teri etj. );

- vjed­hjeve dhe trafikut ile­gal te autom­jeteve.

2. Palët gjithash­tu do te bashkëpuno­jnë ne fushat e mëposhtme:

- edukim­it, tra­jnim­it dhe rrit­jes se aftë­sive te per­son­elit;

- bashkëpunim­it ne fushat e kul­turës, sportit dhe sociale nëpër­m­jet shkëm­bim­it te del­e­ga­cion­eve;

- zhvil­lim­it te kërkimeve shken­core me qel­lim luftën kundër krim­it dhe zhvil­lim­in e sis­te­meve te infor­ma­cionit, mjeteve te komu­nikim­it dhe pajimeve spe­ciale;

- bashkëpunim­it ne fusha te tjera me interes te për­bashkët, me qel­lim kon­trol­lin e krim­i­nalitetit ne përgjithësi dhe paran­dal­im­in e krim­it, si p. sh. zbu­lim­in e per­son­ave te hum­bur, objek­teve te hum­bu­ra apo te vjed­hu­ra dhe iden­ti­fiki­mi i kufo­mave.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar mar­rëvesh­jen me ligjin nr. 8512, dt. 15.7.1999, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 23, dt.4 Shta­tor 1999, faqe 809

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim