Neni 10

Shtetet palë të këij Pak­ti pra­no­jnë se:

1. Një mbro­jt­je dhe ndih­më sa më e gjerë duhet t’i jepen famil­jes, e cila është ele­ment i natyr­shëm dhe themelor i shoqërisë, sido­mos për formimin e saj dhe për aq kohë sa ajo ka përgjegjës­inë për mba­jt­jen dhe edukimin e fëmi­jëve në ngarkim. Marte­sa duhet të bëhet me pëlqimin e lirë të bashkëshort­ëve të ardhshëm.

2. Mbro­jt­je e veçan­të duhet t’u jepet nënave gjatë një peri­ud­he të arsyeshme kohore para dhe pas lind­jes së fëmi­jëve. Nënave të punë­suara, gjatë kësaj peri­ud­he, duhet t’u jepen pushime të paguara ose pushime të shoqëru­ara me shpër­blime të për­sh­tat­shme nga ana e sig­urimeve sociale.

3. Masa të posaçme të mbro­jt­jes dhe ndih­mës duhet të mer­ren në të mirë të të gjithë fëmi­jëve dhe të rin­jve, pa kur­r­farë diskri­m­in­i­mi për shkaqe birësie ose për shkaqe të tjera. Fëmi­jët dhe tё rin­jtё duhet të mbro­hen kundër shfry­tëzim­it ekonomik e shoqëror. Punësi­mi i tyre në punët e dëmshme për moralin ose shën­detin e tyre, të rrezik­shme për jetën ose të dëmshme për zhvil­lim­in e tyre nor­mal duhet dënuar me ligj. Shtetet duhet gjithash­tu të cak­to­jnë afate moshe nën të cilat do të ndalo­het dhe do të dëno­het me ligj shfry­tëz­i­mi me pagesë i fuqisë punë­tore të moshës fëmi­jërore.

 

Neni l2

1. Shtetet palë të këtij Pak­ti njo­hin të drejtën e secilit për të pasur gjend­je sa më të mirë shën­de­të­sore, fizike e men­dore që ai është i aftë të arri­jë.

2. Masat që shtetet palë të këtij Pak­ti do t’i mar­rin për të arrit­ur real­iz­imin e plotë të kësaj të drejte duhet t’i përf­shi­jnë ato masa që janë të nevo­jshme për të sig­u­ru­ar:

(a) Uljen e vdek­sh­mërisë gjatë lind­jes dhe vdek­sh­mërisë së fos­h­n­jave, si dhe zhvil­lim­in e shën­det­shëm të fëmi­jës;

(b) Për­mirësimin e të gjitha aspek­teve të higjienës së mje­dis­it dhe të higjienës indus­tri­ale;

© Paran­dal­im­in, mjekimin dhe kon­trol­lin e sëmund­jeve epi­demike, endemike, pro­fe­sion­ale dhe të sëmund­jeve të tjera;

(ç) Kri­jimin e kushteve të cilat do të sig­uronin shër­bime mjekë­sore dhe ndih­më mjekë­sore pёr tё gjithё në rast sëmund­je­je.

 

Neni 13

1. Shtetet palë të këtij Pak­ti, njo­hin të drejtën e secilit për arsim. Ato paj­to­hen se arsi­mi duhet të ori­en­to­het drejt zhvil­lim­it të plotë të per­son­alitetit njerë­zor  dhe të ndjen­jes së din­jitetit të tij dhe të for­co­jë respek­tin për të drej­tat dhe lir­itë themelore të njeri­ut. Ato pas­taj paj­to­hen se arsi­mi duhet t’i mundë­so­jë secilit për të mar­rë pjesë në mënyrë efek­tive në një shoqëri të lirë, të ndih­mo­jë mirëkup­ti­min, tol­er­ancën dhe miqës­inë midis të gjitha kombeve dhe të gjitha gru­peve racore, etnike ose fetare dhe zhvil­lim­in e veprim­tarive të Kombeve të Bashkuara për rua­jt­jen e paqes.

2. Shtetet palë të këtij Pak­ti pra­no­jnë se për të arrit­ur real­iz­imin e plotë të kësaj të drejte:

(a) Arsi­mi fil­lor duhet të jetë i detyrueshëm dhe falas për të gjithë.

(b) Arsi­mi i mesëm, në for­mat e tij të ndryshme, duke përf­shirë arsimin e mesëm teknik dhe pro­fe­sion­al, duhet të jetë i përgjithshëm dhe i hapur për të gjithë me të gjitha mjetet e për­sh­tat­shme sido­mos me ven­dos­jen pro­gre­sive të ndjek­jes së mësim­it falas;

© Arsi­mi i lartë duhet të bëhet i hapur për të gjithë në mënyrë të barabartë sipas aftë­sive të secilit, me të gjitha mjetet e për­sh­tat­shme e sido­mos me ven­dos­jen pro­gre­sive të ndjek­jes së mësim­it falas;

(ç) Arsi­mi themelor duhet të inku­ra­jo­het ose të inten­si­fiko­het, mundë­sisht sa më shumë, për ata per­sona të cilët nuk kanë pasur ose nuk kanë për­fun­d­uar plotë­sisht tërë peri­ud­hën e arsim­it të tyre fil­lor;

(d) Duhet të vazh­do­het aktivisht zhvil­li­mi i një rrjeti shkol­lor në të gjitha shkallët, të ven­doset një sis­tem i për­sh­tat­shëm bur­sash dhe të për­mirë­so­hen vazhdimisht kushtet mate­ri­ale të per­son­elit mësi­mor.

3. Shtetet palë të këtij Pak­ti zoto­hen të respek­to­jnë lir­inë e prindërve dhe, po qe se është e nevo­jshme, të kujdestarëve ligjorë, për të zgjed­hur për fëmi­jët e vet shkol­lat, përveç atyre që i kanë themelu­ar autoritetet pub­like, por që të jenë në për­puth­je me nor­mat min­i­male që mund të jenë cak­tu­ar ose mirat­u­ar nga shteti në fushën e arsim­it, dhe për të sig­u­ru­ar arsim­imin fetar dhe moral të fëmi­jëve të tyre në për­puth­je me bind­jet e tyre.

4. Asnjë pjesë e këtij neni nuk duhet të inter­pre­to­het si ndërhyr­je në lir­inë e indi­vidëve dhe të per­son­ave juridikë për të kri­juar dhe drej­tu­ar insti­tu­cione arsi­more, por gjith­n­jë me kusht që parimet e shpal­lu­ra në para­grafin 1 të këtij neni të respek­to­hen dhe që arsi­mi i dhënë në insti­tu­cionet e tilla të jetë në për­puth­je me nor­mat min­i­male që mund të jenë cak­tu­ar nga shteti.

 

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Akt Ndërkom­bë­tar me ligjin nr. 7511, datë 8.8.1991, botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 6, datë 29 Gusht 1991, faqe 314. Tek­sti i Pak­tit nuk është botu­ar në Fle­tore Zyrtare por një vari­ant i tij është nxjer­rë nga inter­neti.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim