L igji Nr. 10 347, datë 4.11.2010

“PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS”

 

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1  të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Objek­ti

Ky ligj për­cak­ton të drej­tat dhe mbro­jt­jen që  gëzon çdo fëmi­jë, mekaniz­mat përgjegjës, që garan­to­jnë real­iz­imin me efek­tivitet të mbro­jt­jes së këtyre të drej­tave, si dhe përku­jdesjen e posaçme për fëmi­jën.

 

Neni 2

Qël­li­mi

Ky ligj ka për qël­lim:

a) mbro­jt­jen e veçatë të të drej­tave të fëmi­jës nëpër­m­jet real­izim­it të një kuadri të plotë ligjor dhe insti­tu­cional, në zba­tim të Kushte­tutës, të akteve ndërkom­bëtare që vepro­jnë në këtë fushë, si dhe të legjis­la­cionit në fuqi;

b) mar­rjen e masave për t’i sig­u­ru­ar fëmi­jës ushtrim­in e të drej­tave, në për­puth­je me zhvil­lim­in e per­son­alitetin, bazuar në interesin më të lartë të tij;

c) mar­rjen e masave për të sig­u­ru­ar jetesën, mbi­jetesën dhe zhvil­lim­in e fëmi­jës;

ç) sig­urim­in e bashkëpunim­it ndër­m­jet struk­tu­rave dhe autoriteteve qen­drore e ven­dore, si dhe orga­ni­zatave që mbro­jnë të drej­tat e fëmi­jës.

 

Neni 3

Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

a) “Autoritet shtetëror përgjegjës” është organi ose insti­tu­cioni  shtetëror, në niv­el qen­dror a ven­dor, i cili, bren­da fushës së veprim­tarisë së tij, kryen dhe mbu­lon shër­bime të spe­cial­izuara e pro­fe­sion­ale për fëmi­jët.

b) “Dhunë ndaj fëmi­jëve” është për­dori­mi i qël­limshëm i for­cës fizike ose i for­mave të tjera të for­cës, qoftë me kër­cën­im ose aktuale, kundër fëmi­jës a grupit të fëmi­jëve, e cila rezul­ton apo ka shumë të ngjarë që të rezul­to­jë në dëm­tim, vdek­je, dëm­tim psikologjik, keqzhvil­lim ose priv­im.

c) “Dhu­na psikologjike” përf­shin veprimet që shkak­to­jnë dëm­time të shën­de­tit fizik, men­dor, moral dhe social të fëmi­jës dhe që, ndër të tjera, kanë sjel­lë si paso­jë kufiz­imin e lirisë së lëviz­jes, sjell­je degraduese, kër­cënuese, frikë­suese, diskrim­in­uese, përqeshëse ose for­ma të tjera të tra­j­tim­it armiqë­sor apo refuzues nga prindërit, motra, vël­lai, gjyshi, gjysh­ja, për­faqë­sue­si ligjor, një i afërm i famil­jes ose çdo per­son tjetër që e ka për detyrë të kujde­set për fëmi­jën.

ç) “Dhunë fizike” është çdo ten­ta­tivë ose çdo dëm­tim fizik apo plagos­je e fëmi­jës, përf­shirë edhe ndëshkimin tru­por të tij, të cilat nuk janë aksi­den­tale.

d) “Fëmi­jë” është çdo per­son i lin­dur gjal­lë, deri në moshën 18 vjeç. Në rastin kur mosha e per­son­it nuk është plotë­sisht e për­cak­tu­ar, por ekzis­to­jnë arsye që lënë të nënkup­to­het se per­soni është fëmi­jë, ky per­son kon­sidero­het fëmi­jë dhe për­fi­ton nga ky ligj derisa mosha e tij të jetë për­cak­tu­ar plotë­sisht.

dh) “Fëmi­jë në rrezik” është fëmi­ja, të cilit i moho­hen ose i ceno­hen të drej­tat dhe mbro­jt­ja e parashikuar në këtë ligj dhe në legjis­la­cionin në fuqi.

e) “Mbro­jt­je e fëmi­jës” është paran­dal­i­mi dhe përgjigj­ja ndaj dhunës, abuzim­it, shfry­tëzim­it dhe neglizhim­it të fëmi­jëve, përf­shirë rrëm­bimin, shfry­tëz­imin sek­su­al, trafikimin, punën e fëmi­jëve dhe prak­tikat e dëmshme tradi­cionale, si gjym­ti­mi i organ­eve gjen­i­tale dhe marte­sa e fëmi­jëve.

ë) “Mul­ti­disi­pli­nar” është vlerësi­mi i koordinuar ligjor, social, psikologjik, shën­de­të­sor, arsi­mor dhe kul­tur­or i gjend­jes së fëmi­jës.

f) “Ndëshki­mi tru­por” është çdo lloj ndëshki­mi që për­dor for­cën fizike dhe që syn­on të shkak­to­jë dhim­b­je ose shqetësim, sado të lehta qof­shin këto,  nga prindërit, motra, vël­lai, gjyshi, gjysh­ja, për­faqë­sue­si ligjor, të afër­mit ose çdo per­son tjetër ligjër­isht përgjegjës për fëmi­jën. Në ndëshkimin tru­por përf­shi­hen for­ma të tilla, si: rrah­ja, tor­tu­ra, shkundja/shtytja me for­cë, dje­gia, godit­ja (shu­plakë ose shkelm), picki­mi, çjer­r­ja, kaf­shi­mi, qor­ti­mi i rrep­të, detyri­mi me for­cë për të kry­er një veprim, për­dori­mi i lëndëve që shkak­to­jnë dhim­b­je ose shqetësim.

g) “Ndërhyr­je e paligjshme për rua­jt­jen e iden­titetit” është mosle­ji­mi i për­dorim­it të gjuhëve të paki­cave kom­bëtare në sis­temin arsi­mor e në media; perseku­ti­mi shtetëror apo shtyp­ja e bes­im­it fetar; mosnjo­h­ja e mundë­sisë për fëmi­jët jashtë kujde­sit prindëror, të cilët janë ven­do­sur në insti­tu­cione, famil­je kujdestare apo të birë­suar, që të gëzo­jnë trashëgim­inë e tyre etnike, kul­tur­ore, gjuhë­sore dhe fetare.

gj) “Prind” është personi/personat që e kanë lin­dur ose e kanë birë­suar fëmi­jën të dy së bashku ose një i vetëm, të mar­tu­ar ose të pamar­tu­ar apo që kanë njo­hur amës­inë ose atës­inë e fëmi­jës së lin­dur jashtë martese.

h) “Për­faqë­sues ligjor” është kujdestari ose famil­ja kujdestare, per­soni apo insti­tu­cioni, i cili, bren­da tagreve që i janë dhënë nga ligji ose nga gjyka­ta, mbron intere­sat e fëmi­jës nëpër­m­jet kry­er­jes apo jo të veprimeve juridike, në emër ose për llog­a­ri të fëmi­jës.

i) “Pros­ti­tu­cion i fëmi­jëve” është për­dori­mi i fëmi­jëve në veprim­tar­itë sek­suale, me qël­lim shpër­bli­mi ose çdo forme tjetër që kon­sidero­het shpër­blim;

j) “Pornografi e fëmi­jëve” është prod­hi­mi, shpërn­dar­ja, impor­ti­mi, eksporti­mi, mba­jt­ja, ofri­mi, shit­ja, shfaq­ja, trans­me­ti­mi i fotove, fil­mave apo çdo mate­ri­ali tjetër vizual, që paraqet fëmi­jën duke kry­er çdo lloj aktiviteti sek­su­al ose që tre­gon pjesët gjen­i­tale të fëmi­jës, për qël­lime sek­suale ose çdo lloj tjetër për­fiti­mi.

k) “Shit­je e fëmi­jëve” është çdo veprim ose transak­sion, me anë të të cilit fëmi­ja trans­fer­o­het nga një per­son a grup per­sonash te një tjetër me anë të shpër­blim­it ose me qël­lim të për­fitim­it mate­r­i­al apo çdo lloj për­fiti­mi tjetër. Shit­ja e fëmi­jëve përf­shin dorëz­imin ose pra­n­imin me çfarë­dol­loj mjeti të një fëmi­je për qël­lime të shfry­tëzim­it sek­su­al, trans­fer­im­in e organ­eve të një fëmi­je me qël­lim për­fiti­mi, si dhe përf­shir­jen e një fëmi­je në punë të detyru­ar.

l) “Neglizhen­ca e fëmi­jës” është mos­d­hë­nia dhe mospërm­bush­ja e nevo­jave të fëmi­jës për stre­hë, sig­uri, mbikëqyr­je, ushqim, shën­det dhe arsim.

ll) “Orga­ni­za­të jofitim­prurëse” është orga­ni­za­ta e kri­juar në për­puth­je me legjis­la­cionin për orga­ni­zatat jofitim­prurëse, që ka si objekt të veprim­tarisë së saj, të për­cak­tu­ar në statut dhe/ose në aktin e theme­lim­it, mbro­jt­jen dhe pro­movimin e të drej­tave të fëmi­jës.

 

Neni 4

Fusha e zba­tim­it

Ky ligj zba­to­het për mbro­jt­jen e të drej­tave:

a) të fëmi­jës që ndod­het bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë;

b) të fëmi­jës me shtetësi shqiptare që ndod­het jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 5

Parime të përgjithshme

Mbro­jt­ja e të drej­tave bëhet duke garan­tu­ar:

1. Interesin më të lartë të fëmi­jës, si kon­sid­er­atë mbi­zotëruese, në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmi­jën, të mar­ra nga ofrue­sit pub­likë apo pri­vatë të shër­bimeve të përku­jdesjes shoqërore, gjykatat, autoritetet admin­is­tra­tive ose legjisla­tive.

2. Baraz­inë dhe asnjë lloj dal­li­mi, pavarë­sisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opin­ioni poli­tik ose çdo lloj opin­ioni tjetër, origji­na kom­bëtare, etnike apo shoqërore, pasuria, paaftësia, pre­jard­h­ja famil­jare a çdo gjend­je tjetër e fëmi­jës ose e prindërve/përfaqësuesve ligjorë të tij.

3. Eli­m­in­imin e të gjithave for­mave të diskri­m­inim­it ose të ndëshkim­it të fëmi­jës, për shkak të poz­itës, të veprim­tarive, të opin­ion­eve të shpre­hu­ra apo të bind­jeve të prindërve/përfaqësuesve ligjorë ose të anë­tarëve të famil­jes së tij.

4. Respek­timin e përgjegjë­sive, të të drej­tave dhe të detyrave që kanë prindërit/përfaqësuesit ligjorë për fëmi­jën.

5. Kri­jimin e kushteve për mbi­jetesë mak­si­male dhe për zhvil­lim.

6. Parim­in e respek­tim­it të mendim­it të fëmi­jës, në për­puth­je me moshën dhe pjekur­inë e tij.

 

KREU II

TË DREJTAT DHE MBROJTJA E FËMIJËS

 

Neni 6

E drej­ta e jetës, e mbi­jetesës dhe e drej­ta për zhvil­lim

1. Fëmi­ja ka të drejtën e pamo­hueshme për të jet­u­ar e për të gëzuar mirëqe­nie dhe kujdes shën­de­të­sor bazë. Fëmi­jës i garan­to­het gëz­i­mi i stan­dard­eve më të lar­ta të mund­shme të shën­de­tit dhe të tra­j­tim­it e të reha­bil­itim­it. Fëmi­ja ka të drejtë të ketë akses te këto shër­bime shën­de­të­sore.

2. Prindërit/përfaqësuesit ligjorë kanë përgjegjësi parë­sore të kri­jim­it të kushteve të jetesës për t’i garan­tu­ar mirër­rit­jen, zhvil­lim­in, mirëqe­nien, edukimin dhe arsim­imin fëmi­jëve të lin­dur nga marte­sa dhe jashtë martese.

 

Neni 7

E drej­ta për të pasur një emër, shtetësi, për të njo­hur prindërit dhe për të rua­j­tur iden­titetin

1. Fëmi­ja, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, ka të drejtë:

a) të regjistro­het men­jëherë me lind­jen e tij;

b) të ketë një emër;

c) të fito­jë shtetës­inë;

ç) të njo­hë prindërit dhe të gëzo­jë përku­jdesin e prindërve aq sa është e mundur.

2. Fëmi­ja ka të drejtë të rua­jë iden­titetin, përf­shirë për­cak­timin e mbiem­rit, fitimin e shtetë­sisë dhe njo­hjen e lid­hjeve famil­jare, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, pa ndërhyr­je të paligjshme.

3. Në rast se një fëmi­jë është privuar në mënyrë të paligjshme nga një ose disa ele­mente të iden­titetit të tij, i sig­uro­het ndih­ma e për­sh­tat­shme për ta rik­thy­er në iden­titet, përf­shirë dhe garan­timin e përku­jdesjes së insti­tu­cion­eve shtetërore, për t’i dhënë mundës­inë që të prak­tiko­jë fenë, kul­turën dhe gjuhën e origjinës. Ndih­ma mund të përf­shi­jë dhënien e infor­ma­cionit gjenetik për:

a) gjet­jen e prindërve;

b) gjet­jen e të afër­mve ose të famil­jarëve të fëmi­jëve refug­jatë e azilkërkues, me qël­lim

bashkimin famil­jar;

c) regjistrim­in e çdo ndryshi­mi të iden­titetit të fëmi­jës, si emri, shtetësia, të drej­tat prindërore.

 

Neni 8

E drej­ta për të qën­dru­ar me prindërit

1. Fëmi­ja ka të drejtë të qën­dro­jë me prindërit dhe të mos nda­het kundër dëshirës së tyre, me për­jash­tim të rasteve kur gjyka­ta ven­dos që kjo ndar­je është në interesin më të lartë të fëmi­jës.

2. Fëmi­ja i ndarë nga njëri ose nga të dy prindërit ka të drejtë të mba­jë mar­rëd­hënie vet­jake të rreg­ull­ta dhe të ketë takime të drejt­për­drej­ta me  ta, me për­jash­tim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të lartë të tij.

3. Prindi/përfaqësuesi ligjor nuk mund ta ndalo­jë fëmi­jën për të mba­j­tur mar­rëd­hënie vet­jake me të afër­mit, me për­jash­tim të rastit kur gjyka­ta ven­dos ndryshe për shkaqe që dëm­to­jnë zhvil­lim­in fizik, psikologjik ose moral të fëmi­jës.

4. Fëmi­ja i ndarë nga njëri ose nga të dy prindërit ka të drejtë të kërko­jë të dhë­na të hol­lë­sishme për vendin ku ndod­het prin­di ose anë­tari  i famil­jes, në rastet kur ata janë të ndalu­ar, të arrestu­ar, të bur­go­sur, të inter­nuar, të dëbuar ose kur ata kanë vdekur, për çfarë­do shkaku, me për­jash­tim të rasteve kur dhë­nia e këtyre të dhë­nave dëm­ton mirëqe­nien e tij.

5. Prindërit dhe anë­tarët e tjerë të famil­jes kanë të drejtë të kërko­jnë të dhë­na lid­hur me vend­ndod­hjen e një fëmi­je, i cili është ndarë nga prindërit për shkak të ndalim­it, burgim­it, largim­it nga ven­di apo të vdek­jes gjatë privim­it të lirisë, me për­jash­tim të rastit kur dhë­nia e këtyre të dhë­nave dëm­ton mirëqe­nien e fëmi­jës.

 

Neni 9

E drej­ta për rib­ashkim famil­jar

1. Fëmi­ja ka të drejtë të kërko­jë për të hyrë ose për t’u larguar nga Repub­li­ka e Shqipërisë për arsye të rib­ashkim­it famil­jar me prindërit e tij. Kjo kërkesë tra­j­to­het në një frymë poz­i­tive, njerë­zore e të shpe­jtë dhe refu­zo­het vetëm në rastin kur ka arsye për të dyshuar se hyr­ja ose largi­mi nuk është në interesin më të lartë të fëmi­jës.

2. Në rast se prindërit janë migrantë të paligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë dhe fëmi­ja ka fitu­ar shtetës­inë shqiptare, prindërit lejo­hen të qën­dro­jnë në Repub­likën e Shqipërisë e të mos largo­hen nga ven­di.

 

Neni 10

E drej­ta për të sig­u­ru­ar kthimin

1. Zhven­dos­ja e fëmi­jës bren­da ose jashtë ven­dit bëhet me mar­rëvesh­jen e të dy prindërve ose, në rast mos­mar­rëvesh­je­je ndër­m­jet tyre, me vendim gjykate.

2. Fëmi­ja i pashoqëru­ar nga prindi/përfaqësuesi ligjor ka të drejtën e kthim­it, në një kohë sa më të shpe­jtë, pranë tyre.

3. Prindi/përfaqësuesi ligjor i fëmi­jës, ose çdo per­son që merr dijeni për hum­b­jen e tij duhet të njofto­jë, bren­da 24 orëve, autoritetin shtetëror përgjegjës për të bërë të mundur kthimin e shpe­jtë dhetë sig­urt të fëmi­jës.

4. Pro­ce­du­rat dhe rreg­ul­lat për kthimin dhe riat­d­hes­imin e fëmi­jëve për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave dhe me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare me vendet e tjera.

 

Neni 11

E drej­ta e shpre­hjes

1. Fëmi­ja ka të drejtë të shpre­hë lirisht, indi­vid­u­al­isht dhe kolek­tivisht pikë­pam­jet dhe mendimin e tij, për çdo çësht­je që ka të bëjë me të, duke i vlerë­suar ato në për­puth­je me moshën e pjekur­inë e tij.

2. Fëmi­ja ka të drejtë të kërko­jë për të mar­rë dhe për të për­c­jel­lë infor­ma­cione e ide të çdo llo­ji, në çdo for­më ose me çdo mjet të zgjed­hur nga ai, me për­jash­tim të rasteve kur ceno­het një interes pub­lik ose të drej­tat e të tjerëve.

3. Fëmi­ja ka të drejtë të dëgjo­het në çdo pro­ce­durë gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive, që ka të bëjë me të, drejt­për­drejt, ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit të tij ligjor dhe në pran­inë e detyrueshme të psiko­logut, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 12

Liria e mendim­it, e ndërgjeg­jes dhe e fesë

1. Fëmi­jës i garan­to­het liria e mendim­it, e ndërgjeg­jes dhe e fesë.

2. Prindi/përfaqësuesi ligjor i fëmi­jës e drej­ton atë në ushtrim­in e lirisë së mendim­it, ndërgjeg­jes dhe fesë, në për­puth­je me zhvil­lim­in e aftësitë e tij.

 

Neni 13

Liria e orga­nizim­it dhe e tubimeve paqë­sore

1. Fëmi­jës i garan­to­het liria e orga­nizim­it dhe e tubimeve paqë­sore.

2. Ushtri­mi i kësaj lirie bëhet në për­puth­je me pro­ce­du­rat ligjore në fuqi.

 

Neni 14

Liria e jetës pri­vate

1. Fëmi­jës i garan­to­het respek­ti­mi i jetës pri­vate, famil­jare, banesës, kor­re­spon­dencës dhe mbro­jt­ja nga cen­i­mi i paligjshëm i moralit dhe i din­jitetit të tij.

2. Pri­vatësia e fëmi­jës mbro­het në të gjitha sit­u­atat, përf­shi bren­da famil­jes, insti­tu­cion­eve të përku­jdesjes shoqërore dhe të shër­bimeve. Kjo e drejtë përf­shin pri­vatës­inë e mar­rëd­hënieve e të komu­nikimeve me të tjerët, përf­shi të drejtën për këshillim kon­fi­den­cial, kon­trol­lin e aksesit në infor­ma­cionin që ruhet për fëmi­jët në dos­jet përkatëse.

3. Pri­vatësia e fëmi­jës respek­to­het në të gjitha fazat e pro­ce­du­rave gjyqë­sore apo admin­is­tra­tive, përf­shi çësht­jet penale dhe të rapor­timeve në media.

 

Neni 15

E drej­ta për të mar­rë infor­ma­cion

1. Fëmi­ja ka të drejtë të kërko­jë ose të mar­rë çdo lloj infor­ma­cioni në lid­hje me mirëqe­nien, edukimin dhe zhvil­lim­in e tij fizik dhe psikologjik.

2. Fëmi­jët duhet të kenë akses në të gjithë regjis­trat ku mba­hen të dhë­na për ta.

 

Neni 16

E drej­ta për arsim­im

Fëmi­ja ka të drejtë të arsi­mo­het në bazë të mundë­sive të barabar­ta dhe pa diskri­m­in­im, në për­puth­je me nivelin e zhvil­lim­it men­dor dhe fizik të tij.

 

Neni 17

E drej­ta për pushime dhe argë­time kul­tur­ore e sportive

Fëmi­ja ka të drejtë të pusho­jë, të argë­to­het, të prak­tiko­jë lojëra dhe veprim­tari çlod­hëse dhe të arrë pjesë lirisht në jetën kul­tur­ore e artis­tike, në për­sh­tat­je me moshën e tij.

 

Neni 18

E drej­ta për niv­el jetese të për­sh­tat­shëm

Fëmi­ja ka të drejtë të gëzo­jë një niv­el jetese të për­sh­tat­shëm për zhvil­lim­in e tij fizik, men­dor, pirtëror, moral dhe shoqëror.

 

Neni 19

E drej­ta për kujdes shën­de­të­sor

1. Fëmi­jës i garan­to­het e drej­ta për kujdes shën­de­të­sor të për­sh­tat­shëm dhe për për­fitim nga shër­bimet për tra­j­timin e sëmund­jes e për riaftësimin e shën­de­tit.

2. Garan­ti­mi i kësaj të drejte bëhet, në veçan­ti, duke mar­rë masa:

a) për të ulur vdek­sh­mërinë fos­h­n­jore dhe fëmi­jërore;

b) për t’i sig­u­ru­ar të gjithë fëmi­jëve ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore e kujdesin për shën­detin, duke e vënë theksin në zhvil­lim­in e kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor;

c) për të luftu­ar sëmund­jen dhe kequshqy­er­jen, edhe në kuadrin e kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor, me anë të sig­urim­it, ndër të tjera, të pro­duk­teve ushqi­more të për­sh­tat­shme dhe të ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rrez­iqet e ndot­jes së mje­dis­it naty­ror;

ç) për t’u sig­u­ru­ar nënave kujdesin e duhur shën­de­të­sor, para dhe pas lind­jes;

d) për të mundë­suar që të gjitha gru­pet shoqërore dhe, në veçan­ti, prindërit dhe fëmi­jët, tëmar­rin infor­ma­cion, të kenë mundësi eduki­mi e të përkra­hen për të për­dorur dijet bazë për shën­detin dhetë ushqyer­it e fëmi­jës, për­parësitë e ushqy­er­jes me gji, higjienën e për­mirësimin e mje­dis­it dhep­aran­dal­im­in e aksi­den­teve;

dh) për të zhvil­lu­ar kujdesin shën­de­të­sor paran­dalues, këshillim­in e prindërve, edukimin dheshër­bimet në fushën e plan­i­fikim­it famil­jar.

 

Neni 20

E drej­ta për mbro­jt­je sociale

1. Fëmi­ja ka të drejtë të për­fi­to­jë, drejt­për­drejt ose nëpër­m­jet prindit/përfaqësuesit ligjor,mbrojtje sociale, përf­shirë dhe sig­urimet shoqërore.

2. Mbro­jt­ja, kur është e nevo­jshme, duhet të jepet duke pasur parasysh të ard­hu­rat e kushtet efëmi­jës e të per­son­ave përgjegjës për mba­jt­jen e tij, si dhe çdo kon­sid­er­atë tjetër që lid­het me kërkesën­për ndih­më, të bërë nga vetë fëmi­ja ose në emër të tij.

 

Neni 21

Mbro­jt­ja nga të gjitha for­mat e dhunës

Fëmi­ja mbro­het nga çdo for­më e:

a) dhunës fizike dhe psikologjike;

b) ndëshkim­it tru­por dhe tra­j­tim­it poshtërues e den­i­grues;

c) diskri­m­inim­it, për­jash­tim­it dhe fyer­jes;

ç) keq­tra­j­tim­it dhe brak­tis­jes;

d) mospër­fill­jes dhe neglizhim­it;

dh) shfry­tëzim­it dhe abuzim­it;

e) dhunës sek­suale.

 

Neni 22

Mbro­jt­ja nga shfry­tëz­i­mi ekonomik

1. Fëmi­ja mbro­het nga shfry­tëz­i­mi ekonomik, si dhe nga kry­er­ja e çdo pune që:

a) paraqet rrez­iqe;

b) cenon edukimin;

c) dëm­ton shën­detin;

ç) dëm­ton zhvil­lim­in e tij fizik, men­dor, shpirtëror, moral ose shoqëror;

d) është e detyru­ar.

2. Ndalo­het mar­r­ja në punë e fëmi­jës nën moshën 16 vjeç. Fëmi­ja nga mosha 14 deri në 18 vjeç mund të punë­so­het në punë të lehta që nuk dëm­to­jnë shën­detin dhe formimin e tij, sipas kushteve të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 23

Mbro­jt­ja nga për­dori­mi i sub­stan­cave narkotike dhe i lëndëve psikotrope

Fëmi­ja mbro­het nga:

a) për­dori­mi i sub­stan­cave narkotike dhe i lëndëve psikotrope;

b) prod­hi­mi dhe trafiku i paligjshëm i këtyre sub­stan­cave.

 

Neni 24

Mbro­jt­ja nga trafiki­mi dhe çdo lloj forme e shfry­tëzim­it dhe e keq­tra­j­tim­it sek­su­al

Fëmi­ja mbro­het nga trafiki­mi, nxit­ja, si dhe çdo for­më e shfry­tëzim­it dhe e keq­tra­j­tim­it sek­su­al, duke iu garan­tu­ar mbro­jt­ja nga:

a) veprim­taria e paligjshme sek­suale;

b) pros­ti­tu­cioni ose nga prak­ti­ka të tjera sek­suale të paligjshme;

c) shfaq­ja ose përf­shir­ja në mate­ri­ale pornografike;

ç) shit­ja e fëmi­jëve.

 

Neni 25

Mbro­jt­ja nga përf­shir­ja në kon­flik­tet e armato­sura

1. Fëmi­ja nuk lejo­het të përf­shi­het drejt­për­drejt dhe tërtho­razi në një kon­flikt të armato­sur.

2. Në rast kon­flik­ti të armato­sur, fëmi­jës i garan­to­het një respekt i veçan­të dhe mbro­jt­je nga çdo for­më sul­mi të paligjshëm. Gjatë kon­flik­tit fëmi­jës i sig­uro­het kujdes e ndih­më e veçan­të, në për­puth­je me moshën dhe për çdo arsye tjetër.

3. Nëse arresto­het ose ndalo­het për arsye, që  lid­hen me kon­flik­tin e armato­sur, fëmi­ja do të mba­het në mjedise të veçan­ta nga të rri­t­u­rit, përveç rasteve kur është ndalu­ar me famil­jen e tij.

 

Neni 26

Mbro­jt­ja e fëmi­jës nga tor­tu­ra, dën­i­mi, tra­j­ti­mi mizor, çnjerë­zor ose poshtërues

Fëmi­ja nuk i nën­shtro­het tor­turës, dënim­it ose tra­j­tim­it mizor, çnjerë­zor ose poshtërues.

 

Neni 27

Mbro­jt­ja e fëmi­jës që i është hequr apo kufizuar liria

1. Fëmi­jës nuk i moho­het liria në mënyrë të paligjshme dhe arbi­trare.

2. Fëmi­jës, që i është hequr apo kufizuar liria, i sig­uro­het ndih­më juridike e psikologjike në çdo gjend­je dhe shkallë të pro­cedim­it penal, në për­puth­je me intere­sat e tij.

 

Neni 28

Ushtri­mi i kujde­sit prindëror

1. Prindi/përfaqësuesi ligjor ka detyrim­in t’i sig­uro­jë fëmi­jës mirëqe­nien emo­cionale, fizike, sociale dhe mate­ri­ale, duke u kujdesur për të dhe duke mar­rë masat e nevo­jshme për ushtrim­in e të gjitha të drej­tave të parashikuara në këtë ligj.

2. Prindi/përfaqësuesi ligjor, për ushtrim­in e përgjegjë­sisë prindërore, ka të drejtë t’u kërko­jë autoriteteve shtetërore përgjegjëse asis­tencë dhe ndih­më të spe­cial­izuar për mirër­rit­jen, edukimin, arsim­imin, për­faqësimin ligjor e admin­istrim­in e pasurisë së fëmi­jës.

 

Neni 29

Përku­jdes­ja alter­na­tive

1. Fëmi­jës së privuar në mënyrë të përkohshme a të përher­shme nga mje­disi i tij famil­jar ose kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qën­dro­jë në këtë mjedis, i sig­uro­het një përku­jdesjeal­ter­na­tive.

2. Përku­jdes­ja alter­na­tive mund të jetë:

a) ven­dos­ja në një famil­je birë­suese;

b) ven­dos­ja në një famil­je alter­na­tive ose në një insti­tu­cion të përku­jde­sit për fëmi­jët.

3. Zgjed­h­ja e një prej alter­na­ti­vave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni bëhet në për­puth­je me:

a) pro­cesin e vazhdimë­sisë së edukim­it të fëmi­jës;

b) nivelin e aftë­sive fizike dhe psikike të fëmi­jës;

c) veçoritë e karak­ter­it dhe të per­son­alitetit të fëmi­jës, që lid­hen me origjinën e tij etnike, fetare, kul­tur­ore dhe gjuhë­sore.

4. Për zgjed­hjen për fëmi­jën, për të cilin/cilën është e pamundur të kujde­set prin­di i tij/saj, ndiqet kjo shkallë për­parësie:

a) ven­dos­ja e fëmi­jës pranë pjesë­tarëve të tjerë  të famil­jes së fëmi­jës, përf­shirë këtu edhe anë­tarët e famil­jes në kup­ti­min e gjerë të kon­cep­tit “famil­je”, duke nënkup­tuar anë­tarët e famil­jes së zgjeru­ar;

b) nëse zgjed­h­ja, sipas shkro­n­jës “a” të pikës 2 të këtij neni, nuk është e mundur ose nuk është në interesin më të lartë të fëmi­jës, fëmi­ja ven­doset në një famil­je alter­na­tive;

c) nëse zgjed­h­ja, sipas shkro­n­jave “a” dhe “b” të pikës 2 të këtij neni, nuk është e mundur ose nuk është në interesin më të lartë të fëmi­jës, në alter­na­tivë të fun­dit, fëmi­ja mund të ven­doset në një insti­tu­cion të përku­jdesjes sociale.

5. Pro­ce­du­rat që ndiqen për zgjed­hjen e një prej alter­na­ti­vave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni bëhen në për­puth­je me parashikimet e Kodit të Famil­jes.

 

Neni 30

Fëmi­ja me aftësi të kufizuar

1. Fëmi­ja me aftësi të kufizuar men­dore dhe fizike ushtron të gjitha të drej­tat e parashikuara në këtë ligj, në për­puth­je me nivelin e zhvil­lim­it të tij.

2. Fëmi­ja me aftësi të kufizuar men­dore dhe fizike gëzon përku­jdesje të veçan­të, e cila jepet falas nga autoritetet shtetërore përgjegjëse, sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh burimet finan­cia­re të prindit/përfaqësuesit ligjor të tij.

3. Përku­jde­si i veçan­të për­cak­to­het për t’i sig­u­ru­ar fëmi­jës me aftësi të kufizuara qas­je efek­tive në arsim­im, tra­jn­im, shër­bime të kujde­sit shën­de­të­sor, shër­bime të reha­bil­itim­it, për­gatit­je për punësim dhe argë­tim, duke zhvil­lu­ar mundësitë e tij indi­vid­uale në mënyrë të favor­shme, për arrit­jen e inte­grim­it të plotë të mund­shëm social, kul­tur­or dhe shpirtëror.

 

Neni 31

Fëmi­ja që i për­ket paki­cave kom­bëtare

Fëmi­ja që i për­ket paki­cave kom­bëtare ushtron të gjitha të drej­tat e parashikuara në këtë ligj, duke shpre­hur lirisht përkatës­inë e tij etnike, kul­tur­ore, fetare e gjuhë­sore.

 

KREU III

MEKANIZMAT INSTITUCIONALË PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS

 

Neni 32

Mekaniz­mat insti­tu­cionalë për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës

1. Mekaniz­mat insti­tu­cionalë për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës, në për­puth­je me fushën e ushtrim­it të veprim­tarisë së tyre, janë në niv­el qen­dror dhe ven­dor.

2. Mekaniz­mat në niv­el qen­dror janë:

a) Këshilli Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës;

b) min­istri që bashkëren­don punën për çësht­jet e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

c) Agjen­cia Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës.

3. Mekaniz­mat në niv­el ven­dor janë:

a) njësia për të drej­tat e fëmi­jës në këshillin e qarkut;

b) njësia për mbro­jt­jen fëmi­jës në bashki/komunë.

4. Mekaniz­mat në niv­el qen­dror dhe ven­dor bashkëpuno­jnë ndër­m­jet tyre për zba­timin e legjis­la­cionit dhe të poli­tikave shtetërore për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës. Bashkërendi­mi i veprim­tarisë së tyre për çësht­je që lid­hen me mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës, të parashikuara në këtë ligj, për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

5. Këta mekaniz­ma bashkëpuno­jnë me orga­ni­zatat jofitim­prurëse, për real­iz­imin e poli­tikave ven­dore për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës, në bazë të rreg­ullave të hol­lë­sishme, të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 33

Këshilli Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës

1. Këshilli Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës është organ këshillimor ad hoc, që ngri­het me urd­hër të Kryem­i­nistrit, me propoz­im të min­istrit që mbu­lon çësht­jet e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës.

2. Këshilli Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës krye­so­het nga min­istri që bashkëren­don punën për çësht­jet e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës dhe për­bëhet nga 9 për­faqë­sues, të për­cak­tu­ar nga Kryem­i­nistri, në niv­el min­istri, Avokati i Pop­ul­lit, 1 për­faqë­sues nga Shoqa­ta Kom­bëtare e Bashkive dhe 2 për­faqë­sues nga shoqëria civile.

3. Për­faqë­sue­sit nga shoqëria civile në Këshillin Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës duhet të jenë shte­tas shqip­tarë, të cilët të kenë njo­huri dhe të kenë mar­rë pjesë në veprim­tari të shquara në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës. Min­istri që bashkëren­don punën për çësht­jet e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës përzg­jedh, me një pro­ce­durë konkur­ri­mi të hapur, për­faqë­sue­sit e shoqërisë civile dhe ia propo­zon Kryem­i­nistrit për anë­tarë të Këshillit Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës.

4. Man­dati i anë­tarëve të Këshillit Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës është 4 vjet, me të drejtë riemëri­mi, me për­jash­tim të anë­tarëve që janë zgjed­hur për shkak të detyrës. Në çdo rast, ripërtërit­ja e të gjithë anë­tarëve të Këshillit në të njëjtën kohë ndalo­het.

5. Rreg­ul­lat e funk­sionim­it të Këshillit Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës e të komiteteve teknike këshilluese të tij për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e këtij Këshilli, e cila mira­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 34

Detyrat e Këshillit Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës

Këshilli Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës ka këto detyra:

a) bashkëren­don poli­tikat shtetërore për garan­timin e të drej­tave dhe mbro­jt­jen e fëmi­jës në të gjitha fushat, sido­mos në ato të drejtë­sisë, shoqërore, arsi­more, shën­de­të­sore dhe kul­tur­ore;

b) i propo­zon min­istrit që mbu­lon çësht­jet e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës pro­gram­et krye­sore shtetërore për të drej­tat e mbro­jt­jen e fëmi­jës dhe drej­timin e poli­tikave shtetërore për për­mirësimin e gjend­jes së tra­j­tim­it të tyre;

c) vlerë­son gjend­jen konkrete të respek­tim­it të të drej­tave të fëmi­jës në Shqipëri, duke nxjer­rë udhëz­ime dhe duke dhënë reko­mandime të posaçme për Agjenc­inë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës dhe autoritetet e tjera shtetërore, përgjegjëse në fushat përkatëse;

ç) anal­i­zon zba­timin e poli­tikave shtetërore dhe të pro­grameve kom­bëtare e rajonale për mbro­jt­jen e fëmi­jës;

d) reko­man­don shër­bime dhe pro­grame që janë speci­fik­isht të ori­en­tu­ara për fëmi­jët dhe famil­jet e tyre, krye­sisht të atyre që kanë nevo­jë për mbro­jt­je emergjente;

dh) bën propoz­ime dhe jep reko­mandime për për­mirësimin e legjis­la­cionit në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës.

 

Neni 35

Min­istri që bashkëren­don punën për çësht­jet e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës

1. Min­istri që bashkëren­don punën për çësht­jet për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës është autoriteti shtetëror përgjegjës, i cili, nëpër­m­jet struk­turës poli­tikëbërëse që ka për këtë qël­lim:

a) har­ton poli­ti­ka dhe pro­grame shtetërore në fushën e mbro­jt­jes së fëmi­jës;

b) mbikëqyr zba­timin e këtij ligji, të strategjisë kom­bëtare e të plan­it të veprim­it për fëmi­jët, si dhe të detyrimeve ndërkom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë në fushën e mbro­jt­jes së fëmi­jës;

c) i propo­zon Këshillit të Min­is­trave ndryshime ligjore e nën­ligjore, nën­shkrim­in e akteve ndërkom­bëtare në fushën e mbro­jt­jes së fëmi­jës, si dhe ndër­mar­rjen e masave të tjera për garan­timin e të drej­tave të tyre, krye­sisht, dhe në bazë të reko­mandimeve të propozuara  nga Këshilli Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës;

ç) bashkëren­don punën me autoritetet shtetërore përgjegjëse për har­timin dhe plotësimin e stan­dard­eve për mbro­jt­jen e fëmi­jës;

d) kon­trol­lon veprim­tar­inë e Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës dhe mira­ton raportin vje­tor të saj për ecur­inë e real­izim­it të mbro­jt­jes së fëmi­jës;

dh) nxjerr udhëz­ime metodologjike për veprim­tar­inë e një­sive të të drej­tave dhe të mbro­jt­jes së fëmi­jës në organet e qev­eris­jes ven­dore;

e) ori­en­ton mbështet­jen e dona­torëve ven­das dhe ndërkom­bë­tarë për zba­timin e objek­ti­vave të strategjisë kom­bëtare për fëmi­jët;

ë) ofron mbështet­je për orga­ni­zatat jofitim­prurëse në fushën e të drej­tave dhe mbro­jt­jes së fëmi­jës, sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në ligjin nr.10 093, datë 9.3.2009 “Për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e Agjen­cisë për Mbështet­jen e Shoqërisë Civile”;

f) bashkëren­don punën për për­gatit­jen e mate­ri­aleve dhe orga­niz­imin e mbled­hjeve të Këshillit Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës.

2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse, në niv­el qen­dror dhe ven­dor, kanë detyrim­in ligjor për bashkëpunim me min­istrin që bashkëren­don punën për çësht­jet për mbro­jt­jen e fëmi­jës, në har­timin e poli­tikave dhe pro­grameve të për­bashkë­ta në këtë fushë.

3. Mekaniz­mi i bashkërendim­it të punës ndër­m­jet autoriteteve shtetërore përgjegjëse për refer­im­in e rasteve të fëmi­jëve në rrezik, si dhe mënyra e pro­cedim­it të tij për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 36

Agjen­cia Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës

1. Agjen­cia Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës është per­son juridik, në varësi të min­istrisë që bashkëren­don punën për çësht­jet për mbro­jt­jen e fëmi­jës, finan­cuar nga fondet e Bux­hetit të Shtetit dhe dona­torë të ndryshëm.

2. Agjen­cia drej­to­het dhe për­faqë­so­het nga kryetari, i cili emëro­het nga Kryem­i­nistri, me propoz­im të min­istrit që bashkëren­don punën për çësht­jet për mbro­jt­jen e fëmi­jës, pas për­fundim­it të një pro­ce­si konkur­ri­mi të hapur.

3. Struk­tu­ra dhe organi­ka e Agjen­cisë mira­to­hen nga Kryem­i­nistri, me propoz­im të min­istrit qëbashkëren­don punën për çësht­jet për mbro­jt­jen e fëmi­jës.

4. Rreg­ul­lat e orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it të Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e Agjen­cisë, e cila mira­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 37

Detyrat e Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës

1. Agjen­cia Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës ka këto detyra:

a) të mon­i­toro­jë dhe të kon­trol­lo­jë zba­timin e këtij ligji, të strategjisë kom­bëtare e të plan­it të veprim­it të saj, përm­bush­jen e detyrimeve ndërkom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës dhe të legjis­la­cionit në fuqi në këtë fushë;

b) t’i paraqesë min­istrit që bashkëren­don punën për çësht­jet e mbro­jt­jes së fëmi­jës propoz­ime për poli­ti­ka dhe ndryshime ligjore e nën­ligjore në fushën e të drej­tave dhe të mbro­jt­jes së fëmi­jës;

c) të për­gatisë dhe t’i propo­zo­jë min­istrit që bashkëren­don punën për çësht­jet për mbro­jt­jen e fëmi­jëve udhëz­ime metodologjike për njësitë e të  drej­tave e të mbro­jt­jes së fëmi­jës në organet e qev­eris­jes ven­dore;

ç) të bashkëpuno­jë me struk­tu­rat shtetërore përgjegjëse në pro­cesin e har­tim­it të propoz­imeve e të zba­tim­it të poli­tikave inte­gruese në Bashkimin Europi­an në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

d) t’i japë mbështet­je teknike orga­ni­zatave jofitim­prurëse që puno­jnë në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

dh) të bashkëren­do­jë punën për për­gatit­jen e mate­ri­aleve dhe orga­niz­imin e mbled­hjeve të Këshillit Kom­bë­tar për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës, në bashkëpunim me struk­turën përgjegjëse të min­istrit që mbu­lon çësht­jet e mbro­jt­jes së fëmi­jës;

e) të orga­ni­zo­jë dhe të bashkëren­do­jë kërkimet shken­core dhe veprim­tar­itë infor­muese në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

ë) të ndër­to­jë dhe të real­i­zo­jë veprim­tari për edukimin, tra­jn­imin, ndërgjegjësimin e qyte­tarëve, si dhe të punon­jësve e të funk­sion­arëve të admin­is­tratës pub­like e të sis­temit gjyqë­sor për të drej­tat dhe mbro­jt­jen e fëmi­jës, vetë ose në bashkëpunim me insti­tu­cione të tjera;

f) të ndër­to­jë mekaniz­mat e mbled­hjes së sta­tis­tikave, në bashkëpunim me Insti­tutin e Sta­tis­tikave dhe me insti­tu­cionet e tjera shtetërore, si dhe të mbikëqyrë mbled­hjen dhe për­punimin e tyre;

g) të unifiko­jë të dhë­nat sta­tis­tiko­re për çësht­jet që lid­hen me fëmi­jët, në bashkëpunim me mekaniz­mat insti­tu­cionalë në niv­el ven­dor për mbled­hjen dhe për­punimin e përgjithshëm të tyre;

gj) të real­i­zo­jë mbled­hjen, anal­izën dhe shpërn­dar­jen e infor­ma­cionit për pro­movimin e respek­timin e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

h) t’i paraqesë min­istrit që bashkëren­don punën për çësht­jet e mbro­jt­jes së fëmi­jës, bren­da tremu­jorit të parë të çdo viti, raportin e vitit paraard­hës për veprim­tar­inë e real­izuar, për ecur­inë e punës, prob­lemet e hasura dhe për rrugët për kapërcimin e tyre, në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

i) të zhvil­lo­jë dhe të mirëm­ba­jë sis­temin e infor­ma­cionit për:

- insti­tu­cionet e spe­cial­izuara për fëmi­jët dhe per­son­at e kon­tak­tit;

- orga­ni­zatat jofitim­prurëse që puno­jnë në fushën e mbro­jt­jes së të drej­tave të fëmi­jës;

- të dhë­na të tjera që lid­hen me mbro­jt­jen e fëmi­jës;

j) të koordi­no­jë burimet e ndryshme të autoriteteve shtetërore përgjegjëse për mbro­jt­jen e fëmi­jëve;

k) të ven­dosë gjobë ndaj shkelësve të ligjit, sipas për­cak­timeve të nen­it 40 të këtij ligji.

l) të bashkëren­do­jë veprim­tar­inë e saj me agjencitë homologe në vendet e tjera.

2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse, në niv­el qen­dror dhe ven­dor, kanë detyrim­in ligjor për të bashkëpunuar me Agjenc­inë, për shkëm­bimin e infor­ma­cionit, të sta­tis­tikave dhe të të dhë­nave të tjera të kërkuara në kuadër të real­izim­it të veprim­tarisë së saj.

3. Llo­jet, mënyra e shkëm­bim­it dhe e për­punim­it të infor­ma­cionit dhe të të dhë­nave sta­tis­tiko­re të kërkuara nga Agjen­cia e nga struk­tu­rat shtetërore përgjegjëse, në niv­el qen­dror dhe ven­dor, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

4. Pro­ce­du­rat e kry­er­jes së kon­trol­lit dhe të ven­dos­jes së sank­sion­eve nga Agjen­cia Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës, ndaj shkelësve të të drej­tave të fëmi­jëve, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 38

Njësia për të drej­tat e fëmi­jës në këshillin e qarkut

1. Njësia për të drej­tat e fëmi­jës, që funk­sionon bren­da struk­turës admin­is­tra­tive të këshillit të qarkut, si njësi e posaçme ose si njësi e struk­tu­rave të ngarkuara me çësht­je sociale, ka për detyrë:

a) të mon­i­toro­jë dhe të vlerë­so­jë mënyrën e zba­tim­it të lig­jeve dhe të poli­tikave që lid­hen me mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jës në ter­ri­torin e qarkut;

b) të iden­ti­fiko­jë dhe të koordi­no­jë refer­im­in e rasteve të shkel­jeve apo të abuzim­it, të keqpër­dorim­it të të drej­tave të fëmi­jëve në ter­ri­torin e qarkut;

c) të koordi­no­jë funk­sion­imin e grupit mul­ti­dis­pli­nar, për iden­ti­fikimin, anal­izën dhe refer­im­in e rasteve të dhunës në famil­je në ter­ri­torin e qarkut;

ç) të bashkëpuno­jë dhe të shkëm­be­jë infor­ma­cionin për tra­j­timin e të drej­tave të fëmi­jës me çdo struk­turë përgjegjëse shën­de­të­sore, arsi­more, policore, të qev­eris­jes ven­dore, në bash­ki dhe komu­na, apo të shoqërisë civile;

d) të orga­ni­zo­jë takime infor­muese, edukuese dhe tra­jnuese për të drej­tat e fëmi­jës në qark;

dh) t’i rapor­to­jë këshillit të qarkut për ecur­inë e respek­tim­it të të drej­tave të fëmi­jës në ter­ri­torin e qarkut;

e) t’i rapor­to­jë peri­odik­isht Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës të dhë­nat sta­tis­tiko­re që ka për­punuar, për gjend­jen e të drej­tave të fëmi­jës në qark;

ë) t’i paraqesë peri­odik­isht Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës infor­ma­cione për sit­u­atën e zba­tim­it të të drej­tave të fëmi­jës në qark.

2. Pranë këshillit të qarkut kri­jo­hen gru­pet mul­ti­disi­pli­nare për mbro­jt­jen, refer­im­in dhe anal­izën e rasteve të fëmi­jëve në rrezik në ter­ri­torin e qarkut.

 

Neni 39

Njësia për mbro­jt­jen e fëmi­jës në bashki/komunë

1. Njësia për mbro­jt­jen e fëmi­jës në bashki/komunë funk­sionon bren­da struk­turës admin­is­tra­tive të bashkisë/komunës, si njësi e posaçme ose si njësi e struk­tu­rave të ngarkuara me çësht­je sociale dhe ka për detyrë:

a) të vlerë­so­jë dhe të mon­i­toro­jë në vazhdimësi sit­u­atën e famil­jeve të fëmi­jëve në rrezik, derisa fëmi­ja të kon­sidero­het “jo në rrezik”;

b) të bëjë iden­ti­fikimin dhe të bashkëren­do­jë, në mënyrë mul­ti­disi­pli­nare, mbro­jt­jen, refer­im­in dhe anal­izën e rasteve në ter­ri­torin e bashkisë/komunës;

c) të sen­si­bi­li­zo­jnë komu­nitetin, të orga­ni­zo­jë takime infor­muese, edukuese dhe tra­jnuese për mbro­jt­jen e fëmi­jës në ter­ri­torin e bashkisë/komunës;

ç) të bashkëpuno­jë me admin­is­tra­torët e shër­bimeve shoqërore, psikologët e shkollave, mjekun e famil­jes, autoritetet përgjegjëse të ren­dit, punon­jësit socialë të qen­drave të shër­bimeve pub­like e jop­ub­like, për për­mirësimin e sit­u­atës së mbro­jt­jes së fëmi­jës në ter­ri­torin e bashkisë/komunës;

d) të shër­be­jë si qendër infor­ma­cioni, ku fëmi­jët dhe famil­jet në ter­ri­torin e bashkisë/komunës mund të infor­mo­hen apo të refer­o­hen te shër­bime të tjera mbështetëse, sipas nevo­jave që ata kanë;

dh) t’i rapor­to­jë peri­odik­isht Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës të dhë­nat sta­tis­tiko­re që ka për­punuar për mbro­jt­jen e fëmi­jës në ter­ri­torin e bashkisë/komunës;

e) t’i paraqesë peri­odik­isht Agjen­cisë Shtetërore për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jës infor­ma­cione për sit­u­atën e mbro­jt­jes se fëmi­jës në ter­ri­torin e bashkisë/komunës.

2. Pranë bashkisë/komunës kri­jo­hen gru­pet mul­ti­disi­pli­nare për mbro­jt­jen, refer­im­in dhe anal­izën e rasteve të fëmi­jëve në rrezik në ter­ri­torin e bashkisë/komunës.

3. Në njës­inë për mbro­jt­jen e fëmi­jës në bashki/komunë të ketë, të pak­tën, një punon­jës me formim në fushën e punës sociale.

 

KREU IV

SANKSIONET ADMINISTRATIVE

 

Neni 40

Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

1. Shkel­jet e të drej­tave të parashikuara në nenet 7, 8, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 21 dhe 26 të këtij ligji, kur nuk për­bëjnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë, përkatë­sisht:

a) per­soni fizik, nga 30 000 deri në 60 000 lekë;

b) per­soni juridik nga 60 000 deri në 120 000 lekë;

c) per­soni fizik bren­da per­son­it juridik, i cili është përgjegjës për shkel­je, nga 30 000 deri  në 80 000 lekë;

ç) per­soni, i cili ushtron funk­sion pub­lik, nga 30 000 deri në 80 000 lekë.

2. Pro­ce­du­ra për shqyr­timin e kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive dhe ekzeku­timin e gjobave, të për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, bëhet në  për­puth­je me ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.

 

Neni 41

Anki­mi

Kundër­va­jtësi, bren­da 10 ditëve nga data e mar­rjes së njof­tim­it për vënien e gjobës, mund të bëjë ankim në gjykatë, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

KREU V

DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 42

Aktet nën­ligjore

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e ligjit, të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­it 10 pika 4, nen­it 32 pikat 4 e 5, nen­it 33 pika 5, nen­it 35 pika 3, nen­it 36 pika 4 dhe nen­it 37 pikat 3 e 4 të këtij ligji.

 

Neni 43

Shfuqiz­ime

Aktet ligjore dhe nën­ligjore, që bien në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen me hyr­jen në fuqi të këtij ligji.

 

Neni 44

Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 158, datë 1 Dhje­tor 2010, faqe 8287

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim