Ligji Nr. 9518, datë 18.4.2006

“PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NGA PËRDORIMI I ALKOOLIT”

 

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e një grupi deputetësh,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Qël­li­mi i ligjit

 

Ky ligj ka si qël­lim paran­dal­im­in e paso­jave shën­de­të­sore nga kon­su­mi i alkoolit, nëpër­m­jet për­dorim­it të pijeve alkoo­like nga të mitu­rit.

 

Neni 2

Objek­ti i ligjit

Objek­ti i ligjit është ndal­i­mi i për­dorim­it të pijeve alkoo­like nga të mitu­rit.

Në kup­ti­min e këtij ligji, pije alkoo­like kon­sidero­hen ato pije, që në volu­min e tyre kanë përqind­je të alkoolit të barabartë ose më të lartë se 1,2 për qind.

 

Neni 3

Rekla­ma e pijeve alkoo­like

Kon­sidero­het reklamë e pijeve alkoo­like çdo for­më komu­niki­mi, udhëz­i­mi apo vepri­mi treg­tar i ngjashëm me to dhe që në mënyrë të drejt­për­drejtë ose jo ndikon në nxit­jen e për­dorim­it të alkoolit.

Neni 4

Ndal­ime për për­dorim­in e alkoolit

Ndalo­het shit­ja ose ofri­mi falas i pijeve alkoo­like të miturve apo kon­sum­i­mi i tyre në vende pub­like nga të mitu­rit.

Në kup­ti­min e këtij ligji, ven­di pub­lik përf­shin çdo njësi tregtare, bar, restorant ose klub nate.

 

Neni 5

Frekuen­ti­mi i lokaleve të natës

Përveç rasteve kur është i shoqëru­ar nga prin­di ose kujdestari i tij, një i mitur nuk mund të frekuen­to­jë, nga ora 2200 deri në orën 600, një bar apo lokal nate, në të cilin treg­to­het pije alkoo­like. Per­soni që shoqëron të miturin paraqet në hyr­je të lokalit doku­mentin e iden­ti­fikim­it të vet, si dhe doku­mente që vërte­to­jnë lid­hjen e tij si prind ose si kujdestar i të mitu­rit.

Pronarët e lokaleve të natës, në të cilat treg­to­hen pije alkoo­like ose per­son­eli i punë­suar nuk lejo­jnë hyr­jen në lokal të per­son­ave që nuk janë duk­shëm mad­horë, pa kërkuar më parë doku­mentin e iden­ti­fikim­it.

 

Neni 6

Doku­men­ti i iden­ti­fikim­it

1. Për qël­lime të zba­tim­it të këtij ligji, si doku­ment iden­ti­fiki­mi, për të vërte­t­u­ar që per­soni nuk është i mitur, shër­ben njëri nga këto doku­mente:

a) cer­ti­fika­ta e lind­jes me fotografi;

b) pas­apor­ta për udhë­tim jashtë shtetit;

c) dësh­mia e aftë­sisë për drej­tim autom­jetesh;

ç) kar­ta e iden­titetit të nxënësit;

d) çdo doku­ment tjetër zyr­tar i njëvlef­shëm me to.

2. Për qël­lime të zba­tim­it të këtij ligji, si doku­ment iden­ti­fiki­mi, për të vërte­t­u­ar lid­hjen e per­son­it mad­hor me të miturin, të cilin ai po shoqëron, shër­be­jnë:

a) cer­ti­fika­ta e lind­jes së të mitu­rit me fotografi, së bashku me doku­mentin iden­ti­fikues të per­son­it mad­hor, sipas për­cak­tim­it të dhënë në pikën 1 të këtij neni;

b) pas­apor­ta për udhë­tim jashtë shtetit e të mitu­rit, së bashku me doku­mentin iden­ti­fikues të per­son­it mad­hor, sipas për­cak­tim­it të dhënë në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 7

Detyri­mi për kon­troll të doku­men­tit iden­ti­fikues

1. Sub­jek­tet që treg­to­jnë pije alkoo­like në treg­je dhe lokale ose per­son­eli i punë­suar prej tyre kon­trol­lo­jnë doku­mentin iden­ti­fikues për per­son­at që nuk janë duk­shëm mad­horë.

2. Në rast të mungesës së doku­men­tit iden­ti­fikues, per­son­at që nuk janë duk­shëm mad­horë nuk pra­nohen në lokale nate e nuk u shër­be­het në treg­je.

3. Sub­jek­tet që treg­to­jnë pije alkoo­like janë të detyru­ar të ven­dosin në hyr­je të lokaleve tabela treguese me shën­imin “Ndalo­het shit­ja e alkoolit per­son­ave nën 18 vjeç”.

4. Tabela treguese duhet të jetë e dal­lueshme me një for­mat min­i­mu­mi A4.

 

Neni 8

Ndal­i­mi i pijeve alkoo­like në insti­tu­cionet arsi­more

Ndalo­het për­dori­mi dhe çdo lloj reklami­mi i pijeve alkoo­like në insti­tu­cionet arsi­more për të mitur.

 

Neni 9

Ndal­i­mi i pub­licitetit për pijet alkoo­like në medi­an vizive

1. Ndalo­het trans­me­ti­mi i pub­licitetit për pijet alkoo­like në brendësi të një pro­gra­mi drej­tu­ar të miturve, si dhe 15 min­u­ta para dhe pas këtij pro­gra­mi.

2. Ndalo­het prod­hi­mi dhe trans­me­ti­mi i pub­licitetit që përm­ban ske­na me të mitur, të cilët kon­sumo­jnë pije alkoo­like.

 

Neni 10

Rekla­mat e pijeve alkoo­like

1. Ndalo­het çdo for­më reklame e pijeve alkoo­like që u drej­to­het të miturve.

2. Ndalo­het çdo reklamë e pijeve alkoo­like në sal­lat e kine­mave apo teatrove gjatë shfaq­jes për të mitur.

 

KREU II

MASAT DETYRUESE

 

Neni 11

Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

1. Treg­ti­mi nga njësitë tregtare i pijeve alkoo­like të miturve për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

2. Treg­ti­mi apo ofri­mi falas i pijeve alkoo­like nga baret, restoran­tet ose klu­bet e natës të miturve për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.

3. Frekuen­ti­mi nga të mitu­rit i klubeve të natës, në të cilat treg­to­hen pije alkoo­like, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe sub­jek­ti dëno­het me gjobë nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë.

4. Munge­sa e tabelave treguese me shën­imin “Ndalo­het shit­ja e alkoolit per­son­ave nën 18 vjeç” në njësitë tregtare, bare, restorante ose klube nate për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë 10 mijë lekë;

5. Reklami­mi drejt­për­drejt ose tërtho­razi i pijeve alkoo­like drej­tu­ar të miturve në të gjitha mjedis­et e tjera, për­jash­tu­ar ato arsi­more, si rrugë, par­qe etj., për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë.

 

Neni 12

Dis­pozi­ta për medi­at vizive

1. Trans­me­ti­mi i pub­licitetit për pijet alkoo­like në brendësi të një pro­gra­mi drej­tu­ar të miturve, si dhe 15 min­u­ta para dhe pas këtij pro­gra­mi për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë 200 mijë lekë.

2. Prod­hi­mi dhe trans­me­ti­mi i pub­licitetit që përm­ban ske­na me të mitur, të cilët kon­sumo­jnë pije alkoo­like, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë 300 mijë lekë.

3. Çdo lloj reklame e pijeve alkoo­like në sal­lat e kine­masë apo teatrove gjatë shfaq­jes për të mitur për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë 100 mijë lekë.

 

KREU III

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 13

1. Radiotele­vizionet, medi­at e shkru­ara pub­like ose pri­vate, si edhe agjencitë pub­lic­itare, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, mira­to­jnë rreg­ul­la për përm­ba­jt­jen e mesazheve pub­lic­itare që kanë të bëjnë me pijet alkoo­like.

2. KKRT-ja është organi përgjegjës për mbikëqyr­jen dhe zba­timin e këtij ligji nga per­son­at e licen­cuar prej tij.

 

Neni 14

1. Për zba­timin e nen­it 11 pikat 1, 2, 3 dhe 4 ngarko­het Inspek­torati San­i­tar Shën­de­të­sor.

2. Për zba­timin e nen­it 11 pika 5 ngarko­het poli­cia bashki­ake.

3. Ekzeku­ti­mi i gjobave dhe pro­ce­du­ra e ankim­it ndaj tyre bëhet në bazë të ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, të ndryshuar.

 

Neni 15

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 46, datë 15 Maj 2006, Faqe 1390

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim