Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I :

Neni  1

Ky ligji ka për qël­lim të nxitë dhe të mbro­jë të ushqyer­it me gji, si dhe të rreg­ul­lo­jë treg­timin e zëvendë­suesve të qumështit të gjir­it për të ushqyer­it e shën­det­shëm të fëmi­jëve.

 

Neni 2

Në zba­tim të këtij  ligji, ter­mat vijues kanë këto kup­time:

a) “Rekla­ma” kup­to­het reklami­mi me çdo mjet për nxit­jen, shit­jen ose për kon­sum­in e prod­himeve të zëvendë­suesve të qumështit të gjir­it.

b) “Ushqim plotë­sues” kup­to­het çdo ushqim i për­sh­tat­shëm, i paraqi­tur për ushqim sht­esë të qumështit të gjir­it, for­mu­la për fos­h­n­ja ose for­mu­la pasuese.

c) “Mba­jtëse” kup­to­het çdo for­më pake­ti­mi i pro­duk­tit të për­cak­tu­ar për shit­je si një njësi për shit­je me pakicë, duke përf­shirë edhe ambal­azhin.

ç)“Produkt i për­cak­tu­ar për shit­je” kup­to­het :

- For­mulë për fos­h­n­jat, e cila nënkup­ton qumështin ose një pro­dukt të ngjashëm me qumështin, me origjinë shta­zore ose bimore, i për­gat­i­tur indus­tri­al­isht, që treg­to­het për ushqimin e fos­h­n­jave dhe të fëmi­jëve të veg­jël, nga lind­ja deri në gjashtë muaj.

- For­mulë  pasuese, e cila nënkup­ton qumështin ose një pro­dukt të ngjashëm me qumështin, me origjinë shta­zore ose bimore, i për­gat­i­tur indus­tri­al­isht, që treg­to­het si ushqim për fos­h­n­jat dhe fëmi­jët mbi gjashtë mua­jsh.

- Çdo pro­dukt tjetër, i shi­tur për ushqimin e fos­h­n­jave dhe të fëmi­jëve të veg­jël.

d)  “Fos­h­n­jë”  kup­to­het një fëmi­jë  nga dita e lind­jes deri në 12 muaj.

dh) “Fëmi­jë i vogël” kup­to­het  një fëmi­jë nga mosha në 12 muaj deri 3 vjeç.

 

KUFIZIMET

 

Neni 3

Asnjë per­son nuk duhet të prod­ho­jë, të shpërn­da­jë, të shesë, të mag­a­zi­no­jë ose të ekspo­zo­jë për shit­je pro­duk­te të për­cak­tu­ara në nenin 2 pika ç të këtij ligji, kur ato:

- nuk janë të regjistru­ara në për­puth­je me lig­jet në fuqi;

- kanë arrit­ur datën e skadim­it;

- nuk janë në mba­jtëset e tyre origji­nale.

 

Neni 4

Prod­huesve dhe shitësve u ndalo­het rekla­ma dhe pro­movi­mi i pro­duk­teve të për­cak­tu­ara në nenin 2 pika ç, duke përf­shirë këtu paraqit­jen spe­ciale, vizuale në ekrane, rekla­mat për ulje çmi­mi, çmimet stim­u­luese, shit­jet spe­ciale, ulje çmi­mi me kushte të veçan­ta apo dhu­ra­ta, si dhe pro­movi­mi i tyre në një qendër shën­de­të­sore apo insti­tu­cion tjetër të sis­temit shën­de­të­sor shtetëror ose pri­vat.

 

Neni 5

Ndalo­het  një prod­hues ose një per­son i ngarkuar nga ai, si dhe çdo shitës:

a) t’u shesë insti­tu­cion­eve shën­de­të­sore shtetërore dhe pri­vate pro­duk­tet e për­cak­tu­ara në nenin 2 pika ç, me çmim më të ulët se çmimet e pub­likuara nga prod­hue­sit;

b) të dhuro­jë ose të shpërn­da­jë, bren­da një qen­dre shën­de­të­sore, pajis­je ose të ofro­jë shër­bime, si dhe mate­ri­ale pro­movuese, që u refer­o­hen ose mund të nxisin për­dorim­in e një pro­duk­ti, të për­cak­tu­ar sipas nen­it 2 pika ç, me për­jash­tim të rasteve kur kat­e­go­ri­zo­hen si ndih­ma human­itare;

c) t’u ofro­jë shpër­blime, dhu­ra­ta, kon­tribute punon­jësve të shën­de­të­sisë, të angazhuar me shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës;

ç) të spon­sori­zo­jë veprim­tari, pavarë­sisht nga for­ma e tyre, që lid­hen me shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës, për­jash­tu­ar veprim­tar­itë me karak­ter të mirë­filltë shken­cor.

 

Neni 6

Çdo punon­jësi të shën­de­të­sisë, që punon në insti­tu­cionet shën­de­të­sore shtetërore dhe/ose pri­vate, i ndalo­het:

a) të pra­no­jë shpër­blime, dhu­ra­ta, kon­tribute nga një prod­hues, shpërn­darës ose çdo per­son tjetër i ngarkuar prej tyre;

b) të pra­no­jë ose të shpërn­da­jë mon­stra të këtyre pro­duk­teve;

c) të pro­movo­jë për­dorim­in e pro­duk­teve të për­cak­tu­ara në nenin 2 pika ç, për­jash­tu­ar rastet e veçan­ta, kur ka tregues abso­lut për për­dorim­in e tyre, duke shp­jeguar qartë edhe paso­jat që sjellin ato.

 

KUFIZIMET E LIDHURA ME ETIKETAT E FORMULAVE FOSHNJORE

 

Neni 7

Një prod­hues, shpërn­darës ose shitës nuk duhet të ofro­jë për shit­je ose të shesë for­mu­la pasuese, në qoftë se ambal­azhi ose etike­ta nuk përm­ban for­mulim­in:

“Ushqi­mi i gjir­it është ushqi­mi ide­al për rrit­jen e shën­det­shme dhe për zhvil­lim­in e fëmi­jëve. KUJDES! Ky pro­dukt do të për­doret për fos­h­n­jat nën 6 mua­jshe. Për­para se të ven­dosësh të plotë­sosh ose të zëvendë­sosh ushqimin e gjir­it me këtë pro­dukt, këshillo­hu me mjekun!”

 

Neni 8

Një prod­hues, shpërn­darës ose shitës nuk duhet të ofro­jë për shit­je ose të shesë for­mu­la pasuese, në qoftë se:

a) ambal­azhi ose etike­ta nuk përm­ban fjalët :

“Ushqi­mi i gjir­it është ushqi­mi ide­al për rrit­jen e shën­det­shme dhe për zhvil­lim­in e fëmi­jëve. Kujdes! Ky pro­dukt do të për­doret për fos­h­n­jat mbi 6 mua­jshe. Për­para se të ven­dosësh të plotë­sosh ose të zëvendë­sosh ushqimin e gjir­it me këtë pro­dukt, këshillo­hu me mjekun!”;

b) etike­ta nxit të ushqyer­it arti­fi­cial.

 

Neni 9

Një prod­hues ose shpërn­darës nuk duhet të ofro­jë për shit­je ose të shesë qumësht të skre­muar apo të kon­den­suar në for­më pluhuri ose të lëngët, apo qumësht stan­dard e të skre­muar si zëvendë­sues të qumështit të gjir­it.

Në ambal­azhin e këtyre pro­duk­teve duhet detyrim­isht të shkruhet: “Ky pro­dukt nuk duhet të për­doret për ushqimin e fos­h­n­jave!”

 

DETYRAT E SISTEMIT SHËNDETËSOR

 

Neni 10

Drejtue­sit e qen­drave shën­de­të­sore dhe autoritetet shën­de­të­sore, ven­dore dhe kom­bëtare, duhet të nxisin, të mbësht­esin dhe të mbro­jnë, në kup­tim të këtij ligji, të ushqyer­it me gji dhe të bëjnë pub­like mangësitë e mëd­ha që kri­jo­jnë të ushqyer­it alter­na­tiv.

 

Neni 11

Mate­ri­alet infor­ma­tive apo me qël­lim eduki­mi dhe pro­mo­cioni të jenë, detyrim­isht, të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë apo nga struk­tu­rat përkatëse të ngrit­u­ra ose të autor­izuara prej saj.

 

Neni 12

Min­is­tria e Shën­de­të­sisë është përgjegjëse për zba­timin e këtij ligji.

Ngarko­het Inspek­torati San­i­tar Shtetëror për kon­trol­lin dhe për zba­timin e këtij ligji.

 

KUNDËRVAJTJET

 

Neni 13

Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur nuk for­mo­jnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë si vijon:

a) Për shkel­je të nen­it 3, masa e gjobës është nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë ose me heq­je të lejes së prod­him­it dhe/ose impor­tim­it.

b) Për shkel­je të nen­it 4, masa e gjobës është nga 25 mijë deri në 50 mijë lekë.

c) Për shkel­je të nen­it 5, masa e gjobës është nga 40 mijë deri në 75 mijë lekë.

ç) Për shkel­je të nen­it 6, masa e gjobës është nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë dhe në rast përsërit­je­je largim nga detyra.

d) Për shkel­je të nen­eve 7, 8 dhe 9, masa e gjobës është nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Për shkel­je të nenin 9, në rast përsërit­je­je propo­zo­het heq­ja e licencës.

Për gjo­bat e vëna nga inspek­torët e rretheve mund të bëhet ankim tek kryein­spek­tori san­i­tar i rrethit, ndër­sa ndaj inspek­torëve san­i­tarë të Repub­likës, bëhet ankim te Kryein­spek­tori san­i­tar i Repub­likës.

Anki­mi kundër vendim­it të dënim­it me gjobë bëhet në për­puth­je me pro­ce­du­rat e parashikuara në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive” me ndryshimet e plotësimet e mëvon­shme.

 

Neni 14

Ngarko­het Min­is­tria e Shën­de­të­sisë të nxjer­rë aktet nën­ligjore në lid­hje me kufizimet dhe përgjegjësitë e për­dorim­it të pro­duk­teve të për­cak­tu­ara në këtë ligj, si dhe për prob­lemet lid­hur me edukimin dhe pro­mo­cionin e struk­tu­rave shën­de­të­sore.

 

Neni 15

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 27, datë 22 Tetor 1999, faqe 1010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim