Hyr­je

Ky mem­o­ran­dum mirëkup­ti­mi har­to­het ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë, për­faqë­suar nga Min­istri i Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, për­faqë­suar nga Zyra Ndërkom­bëtare e Punës.

 

Palët

duke pran­uar të drejtën e fëmi­jëve për t’u mbro­j­tur nga shfry­tëz­i­mi ekonomik dhe nga kry­er­ja e çdo pune që mund të pen­go­jë edukimin, ose të dëm­to­jë shën­detin e fëmi­jëve apo zhvil­lim­in fizik, men­dor, shpirtëror, moral ose social;

duke afir­muar se për­p­jek­jet kom­bëtare duhet të kenë për qël­lim eli­m­in­imin efek­tiv të punës së fëmi­jëve, duke i dhënë pri­or­itet for­mave të saj më seri­oze;

duke pran­uar se eli­m­in­i­mi i punës së fëmi­jëve vetëm mund të mbështetet, dhe fëmi­jët vazhdimisht mund të mbro­hen nëpër­m­jet veprimeve energjike nga ana e Qev­erisë me përf­shir­jen aktive të orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve dhe shoqërisë civile në tërësi, dhe se për paso­jë, Qev­e­ria duhet të kon­sul­to­het rreg­ull­isht me orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve dhe të real­i­zo­jë për­dorim­in efek­tiv të për­vo­jës, përkush­tim­it dhe burimeve të tyre dhe orga­ni­zatave të tjera në shoqërinë civile që kanë të bëjnë me eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve;

pasi është disku­tu­ar mbi rrugët dhe mjetet e bashkëpunim­it me Pro­gramin Ndërkom­bë­tar “Për eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve” (PFPM), dhe duke pasur dëshirën për bashkëpunim, kanë rënë dako­rd si më poshtë:

 

Neni 1

Përku­fiz­ime

1.Në këtë mem­o­ran­dum mirëkup­ti­mi, nëse nuk për­cak­to­het ndryshe, shpre­hjet e mëposhtme dhE shkur­timet do të kenë kup­ti­min e për­cak­tu­ar në krah të tyre, respek­tivisht:

“ILO” Zyra Ndërkom­bëtare e Punës.

“IPEC” Pro­gra­mi Ndërkom­bë­tar për Eli­m­in­imin e Punës së Fëmi­jëve.

“Qev­e­ria” Këshilli i Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë për­faqë­suar nga Min­istri i Punës, Cësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

 

Neni 2

Parimet e bashkëpunim­it

2.1 Bashkëpuni­mi ndër­m­jet Qev­erisë dhe ILO do të bazo­het mbi objek­ti­vat dhe parimet e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës. Bashkëpuni­mi, sipas këtij mem­o­ran­du­mi mirëkup­ti­mi, ka për qël­lim pro­movimin në veçan­ti të objek­ti­vave dhe parimeve të cilat janë sub­jekt i kon­ven­tave dhe reko­mandimeve ndërkom­bëtare të punës lid­hur me punën e fëmi­jëve, veçanër­isht me Kon­ven­tën e Moshës Min­i­male, 1973 (nr.138) dhe Reko­mandimin (nr.146) dhe Kon­ven­tën e For­mave më Seri­oze të Punës së Fëmi­jëve, 1999 (nr.182) dhe Reko­mandimin (nr.190), si dhe Deklaratën e Parimeve dhe të Drej­tave Themelore në Punë, të mirat­u­ara nga ana e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës më 1998.

2.2 Qël­li­mi i një bashkëpuni­mi të tillë do të:

2.2.1 pro­movo­jë kushtet që i japin mundësi Qev­erisë të ndalo­jë, dhe në mënyrë pro­gre­sive të elim­i­no­jë punën e fëmi­jëve, duke i dhënë pri­or­itet for­mave më seri­oze;

2.2.2 rrisë vetëdi­jen në komu­nitetin kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar për paso­jat dhe zgjid­hjet e mund­shme ndaj prob­lemit të punës së fëmi­jëve;

2.2.3 inte­gro­jë sis­tem­atik­isht eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve në poli­tikat dhe pro­gram­et e zhvil­lim­it social dhe ekonomik,me qël­lim zba­timin e plotë, ligjër­isht, si dhe prak­tik­isht, të instru­menteve përkatës ndërkom­bë­tarë të parashtru­ar në pikën 2.1 të mem­o­ran­du­mit të mirëkup­ti­m­it.

 

Neni 3

Fushat e bashkëpunim­it

3. Qev­e­ria dhe ILO do të bashkëpuno­jnë në fushat e mëposhtme:

3.1 Mbled­h­ja, anal­iz­i­mi dhe shpërn­dar­ja e të dhë­nave mbi punën e fëmi­jëve;

3.2 For­muli­mi i poli­tikave dhe pro­grameve për eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve, duke i’u dhënë pri­or­itet for­mave më seri­oze të punës së fëmi­jëve, duke pasur në vëmend­je të veçan­të vajzat, fëmi­jët në sit­u­a­ta pune të fshe­htë, dhe grupe të tjera fëmi­jësh me nevo­ja apo dobësi të veçan­ta;

3.3 Zba­timin e pro­grameve që kanë për qël­lim paran­dal­im­in e punës së fëmi­jëve, dhe/ose tërhe­q­jen e fëmi­jëve nga puna, duke ju sig­u­ru­ar fëmi­jëve dhe famil­jeve të tyre alter­na­ti­va të tjera;

3.4 Sjell­ja e për­vo­jës së pro­gramit të shkallëzuar dhe sig­uri­mi i mbështet­jes ndaj pro­grameve të tilla;

3.5 Orga­niz­i­mi i fushatave që rrisin ndërgjegjësimin ndaj punës së fëmi­jëve;

3.6 Mbështet­je për takimet dhe sem­i­naret kom­bëtare, rajonale dhe ndërkom­bëtare, si dhe për aktivitetet e tjera për shkëm­bimin e infor­ma­cion­eve ndër­m­jet agjen­cive, insti­tu­cion­eve dhe vendeve pjesë­mar­rëse.

 

Neni 4

Modalitetet e bashkëpunim­it

4.1 Qev­e­ria është përgjegjëse për sig­urim­in e një bashkëpuni­mi efek­tiv ndër­m­jet të gjitha min­istrive dhe insti­tu­cion­eve qever­itare, man­dati i të cilave ka të bëjë me eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve.

4.2 Qev­e­ria do të mundë­so­jë kri­jimin e zyrave të IPEC, si dhe cak­timin e zyr­tarëve ndërkom­bë­tarë dhe/ose kom­bë­tar të IPEC, prezen­ca e të cilëve kërko­het për zba­timin efek­tiv të pro­gramit.

4.3 Komiteti Kom­bë­tar Drejtues i kri­juar nga Qev­e­ria, do të vazh­do­jë të krye­jë aktivitetin e tij.

4.4 Funk­sionet e Komitetit Kom­bë­tar Drejtues, do të përfshijnë[1]:

4.4.1 Të ofro­jë ori­en­tim poli­tikash për aktivitetet të cilat kanë për qël­lim eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve në vend, dhe të inte­gro­jë aktivitetet e IPEC në për­p­jek­jet e tjera kom­bëtare për të luftu­ar punën e fëmi­jëve;

4.4.2 Të këshillo­jë mbi fushat pri­or­itare për aktivitetet dhe mbështet­jen e IPEC;

4.4.3 Të rishiko­jë dhe vlerë­so­jë peri­odik­isht aktivitetet e IPEC në vend;

4.4.4 Të mbësht­esë, Qev­er­inë dhe agjencitë përgjegjëse, në real­iz­imin e objek­ti­vave dhe qël­limeve të për­cak­tu­ara nga Pro­gram­et e ILO në fushën e punës së fëmi­jëve.

4.5 Komiteti Kom­bë­tar Drejtues do të për­bëhet nga:

a) për­faqë­sues të min­istrive, veprim­taria e të cilëve lid­het me mirëqe­nien e fëmi­jëve dhe eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve;

b) për­faqë­sues të orga­ni­zatave të punëd­hënësve;

c) për­faqë­sues të orga­ni­zatave të punë­mar­rësve; dhe

d) për­faqë­sues të orga­ni­zatave joqever­itare të cilat janë aktive në fushën e punës së fëmi­jëve. Për­faqë­sue­sit e ILO do të mar­rin pjesë në rolin e këshillue­sit.

Për më tepër, Komiteti mund të kërko­jë mbështet­je kon­sul­ta­tive nga për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të tjera ndërkom­bëtare dhe të OKB-së.

4.6 Real­iz­i­mi i pro­grameve të IPEC do t’i beso­het agjen­cive zbat­uese. Agjencitë në fjalë përf­shi­jnë agjen­ci qever­itare, orga­ni­za­ta të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve dhe orga­ni­za­ta joqever­itare. Për pro­gram­et e IPEC do të lid­het kon­tratë me ato agjen­ci që tre­go­jnë nivelin më të lartë të eksper­tizës teknike, si dhe ato që provo­jnë se zotëro­jnë kapacitetin e duhur për të real­izuar detyrën e kërkuar.

4.7 Përgjegjësitë e ILO do të përf­shi­jnë:

4.7.1 ILO do të sig­uro­jë shër­bime këshillimore dhe mbështet­je teknike ndaj insti­tu­cion­eve qever­itare, orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve dhe orga­ni­za­ta joqever­itare dhe orga­ni­zatave të tjera të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve. Kjo përf­shin shpërn­dar­jen e të dhë­nave dhe sig­urim­in e këshillim­it mbi legjis­la­cionin përkatës, pro­gram­et tra­jnuese, prak­tikat e mira dhe meto­dat e punës;

4.7.2 ILO do të sig­uro­jë mbështet­je finan­cia­re për aktivitetet e IPEC, të cilat i nën­shtro­hen aprovim­it teknik të IPEC dhe vënies në dis­pozi­cion të fondeve, bren­da lim­iteve të saj bux­hetore;

4.7.3 ILO do të përzg­jed­hë stafin kom­bë­tar dhe/ose ndërkom­bë­tar, bazuar në për­vo­jë dhe kual­i­fikime, duke i’u nën­shtru­ar rreg­ullave dhe nor­mave për stafin e saj.

 

Neni 5

Hyr­ja në fuqi

5.1 Ky mem­o­ran­dum mirëkup­ti­mi hyn në fuqi në datën kur Qev­e­ria shqiptare do t’i njofto­jë Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës se të gjitha kërke­sat ligjore të brend­shme për hyr­jen në fuqi të mem­o­ran­du­mit janë përm­bushur.

 

Kohëzg­jat­ja

5.2 Ky mem­o­ran­dum mirëkup­ti­mi është i vlef­shëm për një peri­ud­hë 5‑vjeçare nga data e hyr­jes në fuqi.

 

Amendi­mi

5.3 Ky mem­o­ran­dum mirëkup­ti­mi mund të amen­do­het me mar­rëvesh­je ndër­m­jet Qev­erisë së Shqipërisë dhe ILO‑s, ku secili prej tyre do të japë një vlerësim të plotë dhe të kënaqshëm lid­hur me kërke­sat e palës tjetër për çdo amendim të tillë. Amendimet do të hyjnë në fuqi sipas të njëjtës pro­ce­durë të parashikuar në nenin 5.1.

 

Për­fundi­mi

5.4 Këtij mem­o­ran­du­mi mirëkup­ti­mi mund t’i jepet fund në çdo kohë para për­fundim­it të afatit fillestar, nga secila Palë me anë të një njof­ti­mi me shkrim të dër­guar palës tjetër dhe do të për­fun­do­jë tre muaj pas mar­rjes së këtij njof­ti­mi, duke iu nën­shtru­ar likuidim­it të çdo detyri­mi të shkak­tu­ar nga një palë.

Asgjë në këtë mem­o­ran­dum mirëkup­ti­mi, ose që lid­het me të, nuk do të inter­pre­to­het si heq­je dorë nga priv­i­leg­jet dhe imu­nitetet e ILO‑s.

Bërë në Tiranë, më _____________, në dy kop­je origji­nale, secila në gjuhën angleze dhe shqipe, duke qenë të dy tek­stet njël­loj aut­en­tikë.

 

 


[1] Këshilli i Min­is­trave i Repub­likës së Shqipërisë e ka mirat­u­ar mem­o­ran­du­min me vendimin nr. 1205, datë 27.8.2008, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.140, datë 10 Shta­tor 2008, faqe 6250

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim