Shtetet Palë në këtë pro­tokoll:

të shtyra nga mbështet­ja e gjerë për Kon­ven­tën mbi të Drej­tat e Fëmi­jëve, që demon­stron përkush­timin e gjerë që ekzis­ton për pro­movimin dhe mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jëve;

duke ripo­huar se të drej­tat e fëmi­jëve kërko­jnë mbro­jt­je të veçan­të, dhe duke bërë apel për për­mirësimin e vazh­dueshëm të gjend­jes së fëmi­jëve pa dal­lim, si dhe për zhvil­lim­in dhe edukimin e tyre në kushte paqe­je dhe sig­urie;

të shqetë­suara nga efek­ti i dëmshëm dhe i gjerë i kon­flik­teve të armato­sura mbi fëmi­jët dhe paso­jat afat­g­ja­ta që kjo ka për paqen, sig­ur­inë dhe zhvil­lim­in;

duke dënuar përf­shir­jen e fëmi­jëve në sit­u­a­ta kon­flik­tesh të armato­sura dhe sul­met direk­te mbi objek­tet e mbro­j­tu­ra nga e drej­ta ndërkom­bëtare, duke përf­shirë përgjithë­sisht vendet që kanë prezencë të kon­siderueshme fëmi­jësh, siç janë shkol­lat dhe spi­talet;

duke vënë re mira­timin e Statu­tit të Gjykatës Penale Ndërkom­bëtare dhe, në veçan­ti, përf­shir­jen si krim lufte mar­rjen nën armë ose fut­jen në listë të fëmi­jëve nën moshën 15 vjeç ose për­dorim­in e tyre për pjesë­mar­rje aktive në opera­cione në kon­flik­tet e armato­sura, qof­shin këto ndërkom­bëtare ose jondërkom­bëtare;

duke kon­sideru­ar, para së gjithash, se forci­mi i mëte­jshëm i zba­tim­it të të drej­tave të njo­hu­ra në Kon­ven­tën për të Drej­tat e Fëmi­jëve është i nevo­jshëm për të rrit­ur mbro­jt­jen e fëmi­jëve nga përf­shir­ja në kon­flik­te të armato­sura;

duke vënë re se neni 1 i Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve për­cak­ton se, për qël­limet e Kon­ven­tës, fëmi­jë është çdo qenie njerë­zore nën moshën 18 vjeç, përveç kur, sipas ligjit që zba­to­het mbi fëmi­jën, mad­ho­ria fito­het më herët;

të bindura se një pro­tokoll opsion­al i Kon­ven­tës që ngre moshën e rekru­tim­it të per­son­ave në for­cat e armato­sura dhe pjesë­mar­rjen e tyre në veprime do të kon­tribuo­jë efek­tivisht në zba­timin e parim­it se intere­sat e lartë të fëmi­jës duhet të mer­ren me për­parësi në kon­sid­er­atë në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmi­jët;

duke vënë re se Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e njëzeteg­jashtë e Kryqit të Kuq dhe Gjys­mëhënës së Kuqe në dhje­tor 1995 reko­man­do­jnë, ndër­m­jet të tjerash, që palët në kon­flikt të mar­rin çdo hap të mund­shëm për të sig­u­ru­ar që fëmi­jët nën moshën 18 vjeç të mos mar­rin pjesë në veprime luftarake;

duke mirëprit­ur mira­timin unan­im, në qer­shor 1999, të Kon­ven­tës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës nr.182 mbi Ndal­im­in dhe Veprim­in e Men­jëher­shëm për Eli­m­in­imin e For­mave më të Këqi­ja të Punës së Fëmi­jëve, e cila, ndër­m­jet të tjerash, ndalon rekru­timin nëpër­m­jet for­cës ose detyrim­it të fëmi­jëve për t’u për­dorur në kon­flik­te të armato­sura;

duke dënuar me shqetësimin më të thel­lë rekru­timin, stërvit­jen dhe për­dorim­in bren­da ose përtej kufi­jve shtetërore të fëmi­jëve në veprime të gru­peve të armato­sura të ndara nga for­cat e armato­sura të një shteti, dhe duke njo­hur përgjegjës­inë e atyre që rekru­to­jnë, stërvisin dhe për­dorin fëmi­jët në këtë mënyrë;

duke kuj­tu­ar detyrim­in e çdo Pale në një kon­flikt të armato­sur për të respek­tu­ar dis­poz­i­tat e ligjit human­i­tar ndërkom­bë­tar;

duke thek­suar se ky pro­tokoll nuk cenon qël­limet dhe parimet që përm­ba­hen në Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke përf­shirë nenin 51 dhe nor­mat përkatëse të ligjit human­i­tar;

duke mos har­ru­ar se kushtet e paqes dhe sig­urisë bazuar në respek­timin e plotë të qël­limeve dhe parimeve që parashiko­hen në Kartë dhe respek­ti­mi i instru­menteve të zbat­ueshme për të drej­tat e njeri­ut janë të domos­doshme për mbro­jt­jen e plotë të fëmi­jëve, sido­mos gjatë kon­flik­teve të armato­sura dhe push­timeve të hua­ja;

duke njo­hur nevo­jat e veçan­ta të atyre fëmi­jëve që janë veçanër­isht të pam­bro­j­tur ndaj rekru­tim­it ose për­dorim­it në veprime luftarake në kundër­sh­tim me këtë pro­tokoll për shkak të gjend­jes së tyre ekonomike, shoqërore apo gji­nore;

duke ditur domos­dosh­mërinë e mar­rjes në kon­sid­er­atë të shkaqeve fillestare ekonomike, shoqërore dhe poli­tike të përf­shir­jes së fëmi­jëve në kon­flik­te të armato­sura;

të bindura për nevo­jën e forcim­it të bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar për zba­timin e këtij pro­tokol­li, si dhe reha­bil­itimin fizik dhe psikologjik dhe riin­te­grim­in shoqëror të fëmi­jëve që janë vik­ti­ma të kon­flik­teve të armato­sura;

duke nxi­tur pjesë­mar­rjen e komu­nitetit dhe, sido­mos, të fëmi­jëve ose fëmi­jëve vik­ti­ma në shpërn­dar­jen e pro­grameve eduka­tive dhe infor­ma­tive në lid­hje me zba­timin e pro­tokol­lit,

kanë rënë dako­rd si më poshtë:

 

Neni 1

Shtetet Palë do të mar­rin të gjitha masat e mund­shme për të sig­u­ru­ar që të gjithë anë­tarët e for­cave të tyre të armato­sura që nuk kanë mbushur 18 vjeç të mos mar­rin pjesë direkt në veprime luftarake.

 

Neni 2

Shtetet Palë do të sig­uro­jnë që per­son­at që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç të mos jenë të detyru­ar të rekru­to­hen në for­cat e tyre të armato­sura.

 

Neni 3

1. Shtetet Palë do të ngrenë moshën min­i­male për rekru­timin vull­ne­tar të per­son­ave në for­cat e tyre të armato­sura kom­bëtare nga ajo e parashikuar në nenin 38 para­grafi 3 i Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve, duke mar­rë parasysh parimet e parashikuara në atë nen dhe duke pran­uar se në bazë të Kon­ven­tës per­son­at nën 18 vjeç kanë të drejtën e mbro­jt­jes së veçan­të.

2. Secili Shtet Palë do të depoz­i­to­jë një deklaratë detyruese në momentin e rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it në këtë pro­tokoll, e cila për­cak­ton moshën min­i­male në të cilën ai lejon rekru­timin vull­ne­tar në for­cat kom­bëtare të armato­sura dhe një për­shkrim të garan­cive që ai ka adap­tu­ar për të sig­u­ru­ar që një rekru­tim i tillë nuk do të bëhet me for­cë ose në for­më të detyru­ar.

3. Shtetet Palë që lejo­jnë rekru­timin vull­ne­tar në for­cat kom­bëtare të armato­sura nën moshën 18 vjeç cak­to­jnë garan­ci për të sig­u­ru­ar, min­i­mal­isht që:

a) një rekru­tim i tillë është vërtet vull­ne­tar;

b) një rekru­tim i tillë bëhet me pëlqimin e dhënë nga prindërit e per­son­it ose kujdestarët e tij ligjorë;

c) këta per­sona janë plotë­sisht të infor­muar në lid­hje me detyrat në një shër­bim të tillë ushtarak;

d) këta per­sona paraqesin pro­va të besueshme për moshën para pra­nim­it në shër­bimin ushtarak kom­bë­tar.

4. Secili Shtet Palë mund të për­for­co­jë deklaratën e tij, në çdo kohë, duke bërë për këtë një njof­tim drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili infor­mon të gjitha Shtetet Palë. Një njof­tim i tillë bëhet i efek­t­shëm në datën në të cilën ai mer­ret nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

5. Kërke­sa për ngrit­jen e moshës në para­grafin 1 të këtij neni nuk zba­to­het në lid­hje me shkol­lat, që vepro­jnë ose kon­trol­lo­hen nga for­cat e armato­sura të Shteteve Palë, në paj­tim me nenet 28 dhe 29 të Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve.

 

Neni 4

1. Në asnjë rrethanë gru­pet e armato­sura, të ndara nga for­cat e armato­sura të një shteti, nuk do të rekru­to­jnë ose për­dorin në veprime luftarake per­sona nën moshën 18 vjeç.

2. Shtetet Palë do të mar­rin të gjitha masat e mund­shme për të paran­dalu­ar një rekru­tim dhe për­dorim të tillë, duke përf­shirë edhe masat ligjore të nevo­jshme për ndal­im­in dhe penal­iz­imin e prak­tikave të tilla.

3. Zba­ti­mi i këtij neni sipas këtij pro­tokol­li nuk prek asnjë sta­tus ligjor të ndon­jë pale në kon­flikt të armato­sur.

 

Neni 5

Asgjë në këtë pro­tokoll nuk do të inter­pre­to­het si paragjykim i dis­poz­i­tave të lig­jeve të një Shteti Palë ose të instru­menteve ndërkom­bëtare, apo të së drejtës human­itare ndërkom­bëtare që janë më të favor­shme për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jëve.

 

Neni 6

1. Çdo Shtet Palë do të mar­rë të gjitha masat e duhu­ra ligjore, admin­is­tra­tive etj., për të sig­u­ru­ar zba­timin e efek­t­shëm të dis­poz­i­tave të këtij pro­tokol­li bren­da juridik­sion­it të vet.

2. Çdo Shtet Palë do të mar­rë për­sipër t’i bëjë parimet dhe dis­poz­i­tat e këtij pro­tokol­li gjerë­sisht të njo­hu­ra dhe t’i pro­movo­jë si duhet, si te të rri­t­u­rit, ash­tu edhe te fëmi­jët.

3. Çdo Shtet Palë do të mar­rë të gjitha masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar që per­son­at bren­da juridik­sion­it të tyre, të rekru­tu­ar ose për­dorur në veprime luftarake në kundër­sh­tim me këtë pro­tokoll, të demo­bi­li­zo­hen ose të liro­hen nga shër­bi­mi. Shtetet Palë, kur është e nevo­jshme, do t’u japin këtyre per­son­ave të gjithë asis­tencën e duhur për shërim­in e tyre fizik, psikologjik dhe riin­te­grim­in e tyre shoqëror.

 

Neni 7

1. Shtetet Palë do të bashkëpuno­jnë për zba­timin e këtij pro­tokol­li, duke përf­shirë ndal­im­in e çdo aktiviteti në kundër­sh­tim me pro­tokollin dhe reha­bil­itimin, dhe riin­te­grim­in shoqëror të per­son­ave që janë vik­ti­ma të veprimeve në kundër­sh­tim me këtë pro­tokoll, duke përf­shirë bashkëpunimin teknik dhe ndih­mën finan­cia­re.

2. Shtetet Palë që janë në gjend­je ta bëjnë këtë, do ta japin këtë asis­tencë nëpër­m­jet pro­grameve ekzistuese shumë­palëshe, dypalëshe etj., ndër­m­jet të tjerash, ndër­m­jet një fon­di vull­ne­tar të kri­juar në paj­tim me rreg­ul­lat e Asam­blesë së Përgjithshme.

 

Neni 8

1. Çdo Shtet Palë, bren­da dy vjetësh nga hyr­ja në fuqi e pro­tokol­lit për atë Shtet Palë, do t’i paraqesë Komitetit për të Drej­tat e Fëmi­jëve një raport me infor­ma­cione të plota mbi masat që ai ka mar­rë për zba­timin e dis­poz­i­tave të pro­tokol­lit, duke përf­shirë masat e mar­ra për të zbat­u­ar dis­poz­i­tat mbi pjesë­mar­rjen dhe rekru­timin.

2. Pas paraqit­jes së rapor­tit të plotë, çdo Shtet Palë do të përf­shi­jë në raportin që paraqet në Komitetin mbi të Drej­tat e Fëmi­jëve, në paj­tim me nenin 44 të Kon­ven­tës, çdo infor­ma­cion tjetër në lid­hje me zba­timin e pro­tokol­lit. Shtetet e tjera Palë në pro­tokoll paraqesin një raport në çdo pesë vjet.

3. Komiteti për të Drej­tat e Fëmi­jëve mund të kërko­jë nga Shtetet e tjera Palë infor­ma­cion sht­esë që ka të bëjë me zba­timin e këtij pro­tokol­li.

 

Neni 9

1. Ky pro­tokoll është i hapur për t’u nën­shkru­ar nga çdo shtet që është palë në Kon­ven­të ose e ka nën­shkru­ar atë.

2. Ky pro­tokoll duhet të rat­i­fiko­het dhe është i hapur për anë­tarësimin për çdo shtet. Instru­mentet e rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it depoz­i­to­hen te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

3. Sekre­tari i Përgjithshëm, në cilës­inë e Depoz­i­tar­it të Kon­ven­tës dhe të pro­tokol­lit, infor­mon të gjitha Shtetet Palë në Kon­ven­të dhe të gjitha shtetet që kanë nën­shkru­ar Kon­ven­tën për çdo instru­ment deklari­mi në paj­tim me nenin 13.

 

Neni 10

1. Ky pro­tokoll hyn në fuqi tre muaj pas depoz­itim­it të instru­men­tit të dhjetë të rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it.

2. Për çdo shtet që rat­i­fikon këtë pro­tokoll ose anë­tarë­so­het në të pas hyr­jes në fuqi, ky pro­tokoll hyn në fuqi një muaj pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të rat­i­fikim­it ose anë­tarësim­it.

 

Neni 11

1. Çdo Shtet Palë mund ta denon­co­jë këtë pro­tokoll në çdo kohë, me anë të një njof­ti­mi me shkrim, drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili njofton Shtetet e tjera Palë në Kon­ven­të dhe të gjitha shtetet që kanë nën­shkru­ar Kon­ven­tën. Denonci­mi hyn në fuqi një vit pas datës së mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm. Megjithatë, kur në momentin e kalim­it të një viti Shteti Palë denon­cues është i përf­shirë në një kon­flikt të armato­sur, denonci­mi nuk bëhet i efek­t­shëm para për­fundim­it të kon­flik­tit të armato­sur.

2. Një denoncim i tillë nuk ka efek­tin e lirim­it të Shtetit Palë nga përgjegjësitë e tij, sipas këtij pro­tokol­li, në lid­hje me ndon­jë veprim që ndodh para datës në të cilën denonci­mi bëhet i efek­t­shëm. Një denoncim i tillë nuk cenon as edhe vazhdimin e shqyr­tim­it të një çësht­je­je që ka fil­lu­ar të shqyr­to­het nga Komiteti para datës në të cilën denonci­mi bëhet i efek­t­shëm.

 

Neni 12

1. Çdo Shtet Palë mund të propo­zo­jë një ndryshim dhe ta depoz­i­to­jë atë te Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sekre­tari i Përgjithshëm me këtë rast u komu­nikon ndryshimin e propozuar Shteteve Palë, me kërkesën që ata të tre­go­jnë, nëse ata janë në favor të një kon­fer­ence të Shteteve Palë për qël­lim­in e shqyr­tim­it dhe votim­it të propoz­imeve. Në rast se, bren­da katër mua­jve që nga data e një komu­niki­mi të tillë, të pak­tën një tre­ta e Shteteve Palë janë në favor të një kon­fer­ence të tillë, Sekre­tari i Përgjithshëm mbledh kon­fer­encën nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Çdo ndryshim i mirat­u­ar nga shu­mi­ca e Shteteve Palë të pran­ishme dhe votues në kon­fer­encë i paraqitet Asam­blesë së Përgjithshme për mira­tim.

2. Ndryshi­mi i mirat­u­ar në paj­tim me para­grafin 1 të këtij neni hyn në fuqi, pasi të jetë mirat­u­ar nga Asam­ble­ja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe pran­uar nga një shu­micë prej dy të tre­tash të Shteteve Palë.

3. Kur një ndryshim hyn në fuqi, ai është i detyrueshëm për ato Shtete Palë që e kanë pran­uar atë, ose Shtetet e tjera Palë që janë të detyru­ara nga dis­poz­i­tat e këtij pro­tokol­li apo nga ndryshime të pran­uara më parë.

Neni 13

1. Ky pro­tokoll, në gjuhët ara­bisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe span­jisht, tek­stet e të cilave janë një­soj të vlef­shme, depoz­i­to­het në arkivin e Kombeve të Bashkuara.

2. Sekre­tari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u trans­me­ton kop­je të vërte­t­u­ara të këtij pro­tokol­li Shteteve Palë në Kon­ven­të dhe shteteve që kanë nën­shkru­ar Kon­ven­tën.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Pro­tokoll me ligjin nr. 9833, datë 22.11.2007, botu­ar në Fle­tore Zyrtare 165, datë 10 Dhje­tor 2007, faqe 4929.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim