Vendet nën­shkruese të kësaj Kon­vente,

tërë­sisht të bindura se intere­sat e fëmi­jëve janë të një rëndësie të veçan­të në çësht­jet që lid­hen me kujdestar­inë e tyre,

duke dëshiru­ar mbro­jt­jen ndërkom­bëtare të fëmi­jëve nga paso­jat e dëmshme të largim­it ose mba­jt­jes së tyre të padrejtë dhe për të kri­juar pro­ce­du­ra që sig­uro­jnë kthimin e tyre të men­jëher­shëm në shtetin e banesës së tyre të përher­shme, si dhe për të sig­u­ru­ar mbro­jt­je për të drej­tat e kon­tak­tit,

kanë ven­do­sur të lid­hin një Kon­ven­të për këtë qël­lim dhe kanë rënë dako­rd për dis­poz­i­tat e mëposhtme.

 

 

KAPITULLI I

FUSHA E VEPRIMIT TË KONVENTËS

 

Neni 1

Qël­limet e kësaj Kon­vente janë:

a) të sig­uro­jë kthimin e shpe­jtë të fëmi­jëve që largo­hen apo mba­hen pa të drejtë në Shtetin Kon­trak­tues;

b) të sig­uro­jë që të drej­tat e kujdestarisë dhe të kon­tak­tit sipas ligjit të një Shteti Kon­trak­tues të respek­to­hen efek­tivisht në Shtetet e tjera Kon­trak­tuese.

 

Neni 2

Shtetet Kon­trak­tuese duhet të mar­rin të gjitha masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar bren­da ter­ri­toreve të tyre përm­bush­jen e qël­limeve të Kon­ven­tës. Për këtë qël­lim, ato duhet të për­dorin pro­ce­du­rat më të shpe­j­ta të mund­shme.

 

Neni 3

Largi­mi ose mba­jt­ja e një fëmi­je kon­sidero­het i padrejtë në rastet kur:

a) kon­sis­ton në shkel­jen e të drej­tave të kujdestarisë dhënë një per­soni, një insti­tu­cioni apo organi tjetër, qoftë kolek­tivisht apo indi­vid­u­al­isht, sipas ligjit të shtetit në të cilin fëmi­ja ka qenë banor i përher­shëm para largim­it apo mba­jt­jes;

b) në kohën e largim­it apo mba­jt­jes këto të drej­ta janë ushtru­ar, qoftë kolek­tivisht apo indi­vid­u­al­isht, ose që mund të kenë qenë ushtru­ar me për­jash­tim të largim­it apo mba­jt­jes.

Të drej­tat e kujdestarisë, të për­men­dura në nën­para­grafin (a) më sipër, mund të lindin veçanër­isht nga funk­sion­i­mi i ligjit ose për shkak të një vendi­mi gjyqë­sor apo admin­is­tra­tiv ose për shkak të një mar­rëvesh­je­je që ka efekt ligjor sipas ligjit të shtetit.

 

Neni 4

Kon­ven­ta do të zba­to­het për çdo fëmi­jë që ka qenë banor i përher­shëm i Shtetit Kon­trak­tues men­jëherë para rastit të ndon­jë shkel­je­je kujdestarie apo të të drej­tave të kon­tak­tit. Kon­ven­ta do të pusho­jë së zbat­u­ari kur fëmi­ja arrin moshën 16 vjeç.

 

Neni 5

Për qël­lime të kësaj Kon­vente:

a) “të drej­tat e kujdestarisë” do të përf­shi­jnë të drej­tat që lid­hen me kujdesin e fëmi­jës dhe në veçan­ti, e drej­ta për të për­cak­tu­ar vend­ba­n­imin e fëmi­jës;

b) “të drej­tat e hyr­jes” do të përf­shi­jnë të drejtën për ta mar­rë fëmi­jën për një peri­ud­hë të kufizuar në një vend tjetër nga vend­ba­n­i­mi i tij i përher­shëm.

 

KAPITULLI II

AUTORITETET QENDRORE

 

Neni 6

Një Shtet Kon­trak­tues do të autor­i­zo­jë një autoritet qen­dror të përm­bushë detyrat që Kon­ven­ta u ka dhënë këtyre autoriteteve[2].

Shtetet fed­erale, shtetet me më shumë se një sis­tem ligjor ose shtetet që kanë orga­niz­ime ter­ri­to­ri­ale autonome, do të jenë të lira të cak­to­jnë më shumë se një autoritet qen­dror dhe të për­cak­to­jnë shtrir­jen ter­ri­to­ri­ale të kom­pe­ten­cave të tyre.

Kur shteti ka cak­tu­ar më shumë se një autoritet qen­dror, do të autor­i­zo­jë autoritetin qen­dror, tek i cili mund të dër­go­hen aplikimet për t’u për­c­jel­lë tek autoriteti i duhur qen­dror bren­da këtij shteti.

 

Neni 7

Autoritetet qen­drore do të bashkëpuno­jnë me njëri-tjetrin dhe do të nxisin bashkëpunimin midis autoriteteve kom­pe­tente në shtetin e tyre përkatës, për të sig­u­ru­ar kthimin e shpe­jtë të fëmi­jëve dhe për të arrit­ur objek­ti­vat e tjera të kësaj mar­rëvesh­je­je.

Në veçan­ti, qoftë në mënyrë direk­te apo me anë të një ndër­m­jetësi, do të mar­rin të gjitha masat e duhu­ra:

a) për të zbu­lu­ar vend­ndod­hjen e një fëmi­je, i cili është larguar apo mba­j­tur pa të drejtë;

b) për të paran­dalu­ar dëm­timin e mëte­jshëm ndaj fëmi­jës ose paragjykimin te palët e intere­suara duke mar­rë ose bërë që të mer­ren masa të përkohshme;

c) për të sig­u­ru­ar kthimin e vull­net­shëm të fëmi­jës ose për të arrit­ur një zgjid­hje paqë­sore të çësht­jeve;

d) për të shkëm­by­er, aty ku duhet, infor­ma­cion në lid­hje me bek­graun­din social të fëmi­jës;

e) për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion të karak­ter­it të përgjithshëm sipas ligjit të shtetit të tyre, në lid­hje me zba­timin e Kon­ven­tës;

f) për të fil­lu­ar apo lehtë­suar pro­ced­imin gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv, me qël­lim kthimin e fëmi­jës dhe në rastin e duhur, të bëjnë për­gatit­je për orga­niz­imin ose sig­urim­in e ushtrim­it efek­tiv të të drej­tave të kon­tak­tit;

g) siç e kërko­jnë rrethanat, të sig­uro­jnë ose lehtë­so­jnë sig­urim­in e kon­sulencës dhe asis­tencës ligjore, duke përf­shirë pjesë­mar­rjen e kon­sulen­tëve ligjorë;

h) të mar­rin masat e nevo­jshme admin­is­tra­tive, për të sig­u­ru­ar kthimin e sig­urt të fëmi­jës;

i) të infor­mo­jnë njëri-tjetrin në lid­hje me funk­sion­imin e kësaj Kon­vente dhe sa të jetë e mundur, të elim­i­no­jnë penge­sat ndaj zba­tim­it të saj.

 

KAPITULLI III

KTHIMI I FËMIJËVE

 

Neni 8

Çdo per­son, insti­tu­cion apo organ tjetër që pre­tendon se një fëmi­jë është larguar apo mba­j­tur në shkel­je të të drej­tave të kujdestarisë, mund t’i drej­to­het autoritetit qen­dror të vend­ba­nim­it të përher­shëm të fëmi­jës ose autoritetit qen­dror të ndon­jë Shteti tjetër Kon­trak­tues për asis­tencë në sig­urim­in e kthim­it të fëmi­jës.

Apliki­mi do të përm­ba­jë:

a) infor­ma­cion në lid­hje me iden­titetin e aplikan­tit, të fëmi­jës dhe të per­son­it që pre­tendon se ka larguar apo mba­j­tur fëmi­jën;

b) kur kërko­het, data e lind­jes së fëmi­jës;

c) shkaqet mbi të cilat bazo­het pre­tendi­mi i aplikan­tit për kthimin e fëmi­jës;

d) një infor­ma­cion të nevo­jshëm në lid­hje me vend­ndod­hjen e fëmi­jës dhe iden­titetin e per­son­it me të cilin supo­zo­het të jetë fëmi­ja.

Apliki­mi duhet të shoqëro­het ose shto­het nga:

e) një kop­je e vërte­t­u­ar e ndon­jë vendi­mi apo mar­rëvesh­je­je përkatëse;

f) një cer­ti­fikatë apo akt­be­tim që vjen nga autoriteti qen­dror ose ndon­jë autoritet tjetër kom­pe­tent i shtetit të vend­ba­nim­it të përher­shëm të fëmi­jës ose nga një per­son i kual­i­fikuar, në lid­hje me ligjin përkatës të këtij shteti;

g) çdo doku­ment tjetër në interes të çësht­jes.

 

Neni 9

Nëse autoriteti qen­dror, i cili merr aplikimin e parashikuar në nenin 8, ka arsye të beso­jë se fëmi­ja është në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, do t’ia trans­me­to­jë në mënyrë të drejt­për­drejtë dhe pa vonesë aplikimin autoritetit qen­dror të këtij Shteti Kon­trak­tues dhe do të infor­mo­jë autoritetin qen­dror kërkues ose aplikan­tin, në vartësi të çësht­jes.

 

Neni 10

Autoriteti qen­dror i shtetit ku është fëmi­ja do të mar­rë apo do të nxisë mar­rjen e masave të nevo­jshme, me qël­lim sig­urim­in e kthim­it të vull­net­shëm të fëmi­jës.

 

Neni 11

Autoritetet gjyqë­sore apo admin­is­tra­tive të Shteteve Kon­trak­tuese do të shpe­j­to­jnë pro­ce­du­rat për kthimin e fëmi­jëve.

Nëse autoriteti përkatës admin­is­tra­tiv apo gjyqë­sor nuk ka arrit­ur një vendim bren­da një peri­ud­he gjashtë javore nga data e fil­lim­it të pro­cedim­it, aplikan­ti ose autoriteti qen­dror i shtetit të kërkuar, me ini­cia­tivën e vet ose nëse i kërko­het nga autoriteti qen­dror i shtetit kërkues, do të ketë të drejtën të kërko­jë një deklaratë për shkaqet e vonesës. Nëse mer­ret një përgjig­je nga autoriteti qen­dror i shtetit të kërkuar, ky autoritet do t’ia trans­me­to­jë, sipas rastit, përgjig­jen autoritetit qen­dror të shtetit kërkues ose aplikan­tit.

 

Neni 12

Kur fëmi­ja është larguar apo mba­het padrejtë­sisht, siç është parashikuar në nenin 3, dhe kur në datën e fil­lim­it të pro­cedim­it para autoritetit gjyqë­sor apo admin­is­tra­tiv të Shtetit Kon­trak­tues ku është fëmi­ja ka kalu­ar më pak se një vit nga data e largim­it apo mba­jt­jes së padrejtë, autoriteti i intere­suar do të urd­hëro­jë kthimin e men­jëher­shëm të fëmi­jës.

Edhe kur pro­cedimet kanë fil­lu­ar pas mbarim­it të peri­ud­hës së një viti, siç refer­o­het në para­grafin e mësipërm, autoriteti gjyqë­sor apo admin­is­tra­tiv do të urd­hëro­jë kthimin e fëmi­jës, për sa kohë që nuk është provuar se fëmi­ja tash­më është ven­do­sur në një mjedis të ri të tij.

Nëse autoriteti gjyqë­sor apo admin­is­tra­tiv në shtetin e kërkuar ka arsye të beso­jë se fëmi­ja është çuar në një shtet tjetër, mund të shtyjë pro­cedimet ose të pusho­jë aplikimin për kthimin e fëmi­jës.

 

Neni 13

Pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it të mësipërm, autoriteti gjyqë­sor apo admin­is­tra­tiv i shtetit të kërkuar nuk është i detyru­ar të urd­hëro­jë kthimin e fëmi­jës, nëse per­soni, insti­tu­cioni apo organi tjetër që e kundër­sh­ton kthimin ose mba­jt­jen e tij, ven­dos që:

a) per­soni, insti­tu­cioni apo organi tjetër që kujde­set për fëmi­jën nuk po ushtron­in të drej­tat e kujdestarisë në kohën e largim­it apo mba­jt­jes ose kanë rënë dako­rd, ose si rrjed­ho­jë të kenë pran­uar në hes­ht­je largimin apo mba­jt­jen;

b) ekzis­ton rrezik seri­oz që kthi­mi i tij ose i saj ta ekspo­zo­jë fëmi­jën ndaj dëmit fizik ose psikologjik ose ta vërë fëmi­jën para një sit­u­ate të patolerueshme.

Autoriteti gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv mund të refu­zo­jë të urd­hëro­jë kthimin e fëmi­jës, nëse zbu­lon se fëmi­ja kundër­sh­ton të kthe­het dhe ka arrit­ur një moshë dhe një shkallë pjekurie, sipas së cilës është në gjend­je të ven­dosë vetë për jetën e vet.

Në mar­rjen parasysh të rrethanave që i refer­o­hen këtij neni, autoritetet gjyqë­sore dhe admin­is­tra­tive do të mar­rin në kon­sid­er­atë infor­ma­cionin në lid­hje me bek­graun­din social të fëmi­jës, të sig­u­ru­ar nga autoriteti qen­dror ose ndon­jë autoritet tjetër kom­pe­tent i vend­ba­nim­it të përher­shëm të fëmi­jës.

 

Neni 14

Në për­cak­timin nëse largi­mi apo mba­jt­ja ka qenë e padrejtë bren­da kup­ti­m­it të nen­it 3, autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të shtetit të kërkuar, mund të mar­rin në kon­sid­er­atë drejt­përsë­drejti ligjin dhe vendimet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive, që nji­hen apo nuk nji­hen for­mal­isht në shtetin e vend­ba­nim­it të përher­shëm të fëmi­jës, pa rekurs ndaj pro­ce­du­rave speci­fike për provën e këtij ligji ose për njo­hjen e vendimeve të hua­ja, që do të zba­to­heshin ndryshe.

 

Neni l5

Autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të një Shteti Kon­trak­tues mund të kërko­jnë para nxjer­rjes së një urdhri për kthimin e fëmi­jës, që aplikan­ti të mar­rë nga autoritetet e shtetit të vend­ba­nim­it të përher­shëm të fëmi­jës një vendim se largi­mi apo mba­jt­ja ishte e padrejtë bren­da kup­ti­m­it të nen­it 3 të Kon­ven­tës, kur një vendim i tillë mund të mer­ret në këtë shtet. Autoritetet qen­drore të Shteteve Kon­trak­tuese do t’i ndih­mo­jnë aplikan­tët të mar­rin prak­tik­isht një vendim të tillë.

 

Neni 16

Pas mar­rjes së njof­tim­it për një largim apo mba­jt­je të padrejtë të fëmi­jës në kup­ti­min e nen­it 3, autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të Shtetit Kon­trak­tues, nga i cili fëmi­ja është larguar apo mba­j­tur, nuk do të ven­dosin mbi thel­bin e të drej­tave të kujdestarisë, derisa të ven­doset se fëmi­ja nuk do të kthe­het sipas kësaj Kon­vente ose nëse nuk bëhet një aplikim sipas kësaj Kon­vente, bren­da një kohe të arsyeshme pas mar­rjes së njof­tim­it.

 

Neni 17

Fak­ti i vetëm që një vendim në lid­hje me kujdestar­inë është dhënë ose ka të drejtën e njo­hjes në shtetin e kërkuar, nuk do të për­bëjë shkak për refuz­imin e kthim­it të fëmi­jës sipas kësaj Kon­vente, por autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të shtetit të kërkuar do të mar­rin parasysh shkaqet për këtë vendim në zba­timin e kësaj Kon­vente.

 

Neni 18

Dis­poz­i­tat e këtij kapit­ul­li nuk do t’i kufi­zo­jnë kom­pe­ten­cat e një autoriteti gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv për të urd­hëru­ar kthimin e fëmi­jës në çdo kohë.

Neni 19

Një vendim sipas kësaj Kon­vente në lid­hje me kthimin e fëmi­jës, nuk do të mer­ret si vendim për thel­bin e një çësht­je­je kujdestarie.

 

Neni 20

Kthi­mi i fëmi­jës, sipas dis­poz­i­tave të nen­it 12, mund të refu­zo­het nëse nuk do lejo­hej nga parimet themelore të shtetit të kërkuar në lid­hje me mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore.

 

KAPITULLI IV

TË DREJTAT E KONTAKTIT

 

Neni 21

Një aplikim për të mar­rë masa për orga­niz­imin ose sig­urim­in e ushtrim­it efek­tiv të të drej­tave të kon­tak­tit, mund t’u paraqitet autoriteteve qen­drore të Shteteve Kon­trak­tuese, në të njëjtën mënyrë siç bëhet apliki­mi për kthimin e fëmi­jës.

Autoritetet qen­drore janë të detyru­ara nga detyrimet e bashkëpunim­it, të cilat për­cak­to­hen në nenin 7, të nxisin gëz­imin paqë­sor të të drej­tave të kon­tak­tit dhe plotësimin e kushteve në të cilat mund të jetë objekt ushtri­mi i këtyre të drej­tave. Autoritetet qen­drore do të ndër­mar­rin hapa për të shman­gur, sa më shumë që të jetë e mundur, penge­sat ndaj ushtrim­it të këtyre të drej­tave.

Autoritetet qen­drore, qoftë në mënyrë të drejt­për­drejtë, qoftë me anë të ndër­m­jetësve, mund të ini­cio­jnë ose ndih­mo­jnë në fil­lim­in e pro­cedim­it, me qël­lim orga­niz­imin ose mbro­jt­jen e këtyre të drej­tave dhe sig­urim­in e respek­tim­it të kushteve ndaj të cilave mund të jetë objekt ushtri­mi i këtyre të drej­tave.

 

KAPITULLI V

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 22

Asnjë sig­u­ra­cion, obliga­cion apo depoz­itë, sido që të për­shkruhen, nuk do të kërko­jë garan­ci pagese kos­tosh dhe shpen­z­imesh në pro­ced­imin gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv që janë bren­da kom­pe­ten­cave të kësaj Kon­vente.

 

Neni 23

Asnjë legal­iz­im apo for­malitet i ngjashëm nuk do të kërko­het në kup­ti­min e kësaj Kon­vente.

 

Neni 24

Apliki­mi, komu­niki­mi apo ndon­jë doku­ment tjetër i dër­guar autoritetit qen­dror të shtetit të kërkuar do të jetë në gjuhën origji­nale dhe do të shoqëro­het nga një përk­thim në gjuhën zyrtare ose në një nga gjuhët zyrtare të shtetit të kërkuar ose, kur kjo nuk është e mundur, nga një përk­thim në frëngjisht ose anglisht.

Megjithatë, një Shtet Kon­trak­tues mundet, duke bërë një rez­ervë në për­puth­je me nenin 42, të kundër­sh­to­jë për­dorim­in e frëngjisht­es apo të anglisht­es, por jo të të dyjave, në ndon­jë aplikim, komu­nikim apo doku­ment tjetër dër­guar autoritetit të saj qen­dror.

 

Neni 25

Shte­t­a­sit e Shteteve Kon­trak­tuese dhe per­son­at që janë banorë të përher­shëm të këtyre shteteve do t’u jepet e drej­ta për çësht­je që lid­hen me zba­timin e kësaj Kon­vente për ndih­më dhe kon­sulencë ligjore në ndon­jë Shtet tjetër Kon­trak­tues në të njëj­tat kushte sikur ata të ishin vetë shte­tas dhe banorë të përher­shëm të atij shteti.

 

Neni 26

Secili autoritet qen­dror do t’i për­bal­lo­jë vetë kos­tot për zba­timin e kësaj Kon­vente.

Autoritetet qen­drore dhe shër­bimet e tjera pub­like të Shteteve Kon­trak­tuese nuk do të vënë tar­i­fa në lid­hje me aplikimet e dorëzuara sipas kësaj Kon­vente. Në veçan­ti, ato nuk mund të kërko­jnë ndon­jë pagesë nga aplikan­ti përkun­drejt kos­tove dhe shpen­z­imeve të pro­cedim­it ose, kur është e zbat­ueshme, ato që rrjed­hin nga pjesë­mar­r­ja e kon­sulen­tit ligjor. Megjithatë, ato mund të kërko­jnë pagesën e shpen­z­imeve të rrjed­hu­ra ose që rrjed­hin nga mundësi­mi i kthim­it të fëmi­jës.

Megjithatë, një Shtet Kon­trak­tues mundet të deklaro­jë, duke bërë një rez­ervë në për­puth­je me nenin 42, se nuk do të jetë i detyru­ar të mar­rë për­sipër ndon­jë kos­to që parashiko­het në para­grafin e mësipënn, si rezul­tat i pjesë­mar­rjes së kon­sulen­tit apo kon­sulen­tëve ligjorë ose nga pro­ce­si gjyqë­sor, vetëm deri në atë shkallë që këto kos­to të mund të mbu­lo­hen nga sis­te­mi i tij i asis­tencës apo kon­sulencës ligjore.

Pas urd­hërim­it të kthim­it të fëmi­jës ose dal­jes së urdhrit në lid­hje me të drej­tat e kon­tak­tit sipas kësaj Kon­vente, autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive munden, kur të jetë nevo­ja, të urd­hëro­jnë per­son­in që largoi apo mba­jti fëmi­jën ose që pen­goi ushtrim­in e të drej­tave të kon­tak­tit, të pagua­jë shpen­zimet e nevo­jshme që rrjed­hin nga ose në emër të aplikan­tit, duke përf­shirë shpen­zimet e udhë­tim­it, ndon­jë kos­to rrjed­hëse ose page­sa të bëra për ven­dos­jen e fëmi­jës, kos­tot e për­faqësim­it ligjor të aplikan­tit dhe ato të kthim­it të fëmi­jës.

 

Neni 27

Kur provo­het që kërke­sat e kësaj Kon­vente nuk përm­bushen ose që apliki­mi nuk është i mirëbazuar, një autoritet qen­dror nuk është i detyru­ar të pra­no­jë aplikimin. Në këtë rast, autoriteti qen­dror do ta infor­mo­jë men­jëherë, sipas rastit, aplikan­tin ose autoritetin qen­dror me anë të të cilit u dorëzua apliki­mi, lid­hur me shkaqet e tij.

 

Neni 28

Një autoritet qen­dror mund të kërko­jë që apliki­mi të shoqëro­het nga një autor­iz­im me shkrim duke e autor­izuar atë të vepro­jë në emër të aplikan­tit ose duke cak­tu­ar një për­faqë­sues për të vepru­ar.

 

Neni 29

Kjo Kon­ven­të nuk do të pen­go­jë asnjë per­son, insti­tu­cion apo organ që pre­tendon se ka pasur shkel­je të kujdestarisë apo të të drej­tave të kon­tak­tit bren­da kup­ti­m­it të nen­eve 3 ose 21, të apliko­jë në mënyrë të drejt­për­drejtë tek autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të një Shteti Kon­trak­tues, sipas apo në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente.

 

Neni 30

Apliki­mi i dorëzuar autoriteteve qen­drore ose drejt­për­drejt autoriteteve gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të një Shteti Kon­trak­tues, në për­puth­je me kushtet e kësaj Kon­vente, së bashku me doku­mentet dhe ndon­jë infor­ma­cion tjetër të bashkëngji­tur ose të sig­u­ru­ar nga një autoritet qen­dror, do të ketë akses në gjyka­ta ose tek autoritetet admin­is­tra­tive të Shteteve Kon­trak­tuese.

Neni 31

Për­sa i për­ket një shteti, i cili në çësht­jet e kujdestarisë së fëmi­jëve ka dy ose më shumë sis­teme të ligjit të zbat­ueshëm në njësi të ndryshme ter­ri­to­ri­ale:

a) ndon­jë refer­im ndaj banesës së përher­shme në këtë shtet do të inter­pre­to­het sikur t’i refer­o­hej banesës së përher­shme në një njësi ter­ri­to­ri­ale të këtij shteti;

b) ndon­jë refer­im ndaj ligjit të shtetit të banesës së përher­shme do të inter­pre­to­het sikur t’i refer­o­hej ligjit të një­sisë ter­ri­to­ri­ale në atë shtet ku fëmi­ja banon.

 

Neni 32

Për­sa i për­ket një shteti, i cili në çësht­jet e kujdestarisë së fëmi­jëve ka dy ose më shumë sis­teme të ligjit të zbat­ueshëm në kat­e­gori të ndryshme per­sonash, ndon­jë refer­im ndaj ligjit të këtij shteti do të inter­pre­to­het sikur t’i refer­o­hej sis­temit ligjor të për­cak­tu­ar nga ligji i atij shteti.

 

Neni 33

Një shtet, bren­da të cilit, njësi të ndryshme ter­ri­to­ri­ale kanë legjis­la­cionin e tyre në lid­hje me kujdestar­inë e fëmi­jëve, nuk do të jetë i detyru­ar të zba­to­jë këtë Kon­ven­të, kur një shtet me sis­tem të unifikuar ligjor nuk do të ishte i detyru­ar ta bënte një gjë të tillë.

 

Neni 34

Kjo Kon­ven­të do t’u japë për­parësi çësht­jeve bren­da fushës së saj sipas kon­ven­tës së 5 tetorit 1961, në lid­hje me kom­pe­ten­cat e autoriteteve dhe ligjit të zbat­ueshëm mbi mbro­jt­jen e minorenëve, si ndër­m­jet palëve të të dyja kon­ven­tave. Në rast të kundërt, kjo Kon­ven­të nuk do të kufi­zo­jë zba­timin e një instru­men­ti ndërkom­bë­tar në fuqi midis shtetit të origjinës dhe shtetit të adresuar ose ligjit tjetër të shtetit të adresuar për qël­limet e sig­urim­it të kthim­it të fëmi­jës që është larguar apo mba­j­tur pa të drejtë ose të orga­nizim­it të të drej­tave të kon­tak­tit.

 

Neni 35

Kjo Kon­ven­të do të zba­to­het midis Shteteve Kon­trak­tuese vetëm në rast largimesh apo mba­jt­jeve të padrej­ta që ndod­hin pas hyr­jes së saj në fuqi në ato shtete.

Kur një deklarim është bërë sipas nen­eve 39 ose 40, refer­i­mi ndaj një shteti kon­trak­tues në para­grafin e mësipërm do t’i refer­o­het një­sisë ose një­sive ter­ri­to­ri­ale ndaj të cilave zba­to­het kjo Kon­ven­të.

 

Neni 36

Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk do të pen­go­jë dy ose më shumë Shtete Kon­trak­tuese, me qël­lim ngush­timin e kufiz­imeve ndaj të cilave mund të jetë objekt kthi­mi i fëmi­jës, nga mar­rëvesh­ja ndër­m­jet tyre për të hequr ndon­jë dis­poz­itë të kësaj Kon­vente, e cila mund të nënkup­to­jë një kufiz­im të tillë.

 

KAPITULLI VI

DISPOZITAT E FUNDIT

 

Neni 37

Kjo Kon­ven­të është e hapur për nën­shkrim për shtetet e për­faqë­suara në sesion­in e katërm­bëd­hjetë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate.

Kjo Kon­ven­të i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it dhe instru­mentet përkatëse të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it depoz­i­to­hen pranë Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

 

Neni 38

Çdo shtet tjetër mund të adero­jë në këtë Kon­ven­të.

Instru­men­ti i aderim­it depoz­i­to­het pranë Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi për një shtet që e ka mirat­u­ar ditën e parë të mua­jit të tretë kalen­darik pas depoz­itim­it të instru­men­tit të saj të hyr­jes.

Ky ader­im do të ketë efekt vetëm në lid­hje me mar­rëd­hëni­et midis shtetit aderues dhe shteteve palë që do të kenë deklaru­ar pra­n­imin e tyre në lid­hje me këtë hyr­je. Një deklaratë e tillë duhet të bëhet edhe nga çdo shtet anë­tar që rat­i­fikon, pra­non apo mira­ton Kon­ven­tën pas aderim­it. Kjo deklaratë do të depoz­i­to­het në Min­istrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.

Kjo min­istri do t’i dorë­zo­jë secilit prej Shteteve Kon­trak­tuese një kop­je të vërte­t­u­ar nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike.

Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi midis shtetit aderues dhe shtetit që ka deklaru­ar pra­n­imin e aderim­it të saj ditën e parë të mua­jit të tretë kalen­darik pas depoz­itim­it të deklaratës së pra­nim­it.

 

Neni 39

Çdo shtet deklaron shtrir­jen e efek­teve të kësaj Kon­vente, në të gjithë ter­ri­torin që ai për­faqë­son në niv­el ndërkom­bë­tar, apo në një ose disa prej tyre. Kjo deklaratë bëhet efek­tive në momentin e hyr­jes në fuqi të Kon­ven­tës në atë shtet.

Çdo deklaratë, si dhe çdo shtrir­je tjetër e mëvon­shme, i njofto­het Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

 

Neni 40

Nëse një shtet ka dy ose më shumë njësi ter­ri­to­ri­ale në të cilat zba­to­hen sis­teme të ndryshme ligjore në lid­hje me çësht­jet e tra­j­tu­ara në këtë Kon­ven­të, ai mund të deklaro­jë në kohën e nën­shkrim­it, rat­i­fikim­it, mira­tim­it ose aderim­it se Kon­ven­ta do të shtri­het në të gjitha njësitë ter­ri­to­ri­ale ose vetëm në një ose më shumë prej tyre. Ky shtet mund ta mod­i­fiko­jë këtë deklaratë duke dorëzuar një deklaratë tjetër në çdo kohë.

Çdo deklaratë e tillë do t’i njofto­het Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, duke deklaru­ar shpre­himisht njësitë ter­ri­to­ri­ale në të cilat zba­to­het kjo Kon­ven­të.

 

Neni 41

Kur Shteti Kon­trak­tues ka një sis­tem qev­erisës, sipas të cilit, pushtetet ekzeku­tive, gjyqë­sore dhe legjisla­tive shpërn­da­hen midis autoriteteve qen­drore dhe atyre të tjera bren­da këtij shteti, nën­shkri­mi i tij, rat­i­fiki­mi, pra­n­i­mi, mira­ti­mi, hyr­ja në këtë Kon­ven­të ose bër­ja e ndon­jë deklarate në lid­hje me nenin 40, nuk do të sjel­lë ndër­likime në shpërn­dar­jen e brend­shme të pushteteve bren­da këtij shteti.

 

Neni 42[3]

Çdo shtet mundet, në çastin e rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it në këtë Kon­ven­të, ose në kohën e paraqit­jes së një deklarate në lid­hje me nenet 39 ose 40, të paraqesë një ose të dyja rez­er­vat e parashikuara në nenin 24 dhe nenin 26, para­grafi i tretë. Asnjë rez­ervë tjetër nuk mund të bëhet.

Çdo shtet palë mundet në çdo kohë ta tërhe­që këtë rez­ervë me një njof­tim të drej­tu­ar Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës.

Rez­er­va nuk do të ketë më efekt ditën e parë të mua­jit të tretë kalen­darik, pas njof­tim­it të refer­u­ar në para­grafin paraard­hës.

 

Neni 43

Kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi ditën e parë të mua­jit të tretë kalen­darik, pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të tretë të rat­i­fikim­it, të pra­nim­it, të mira­tim­it ose të aderim­it, refer­u­ar në nenet 37 dhe 38.

Më pas ajo do të hyjë në fuqi:

1. Për çdo shtet tjetër palë në pro­ces rat­i­fiki­mi, pra­n­i­mi, mira­ti­mi ose ader­i­mi ditën e parë të mua­jit të tretë kalen­darik pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të rat­i­fikim­it, të pra­nim­it, të mira­tim­it ose të aderim­it.

2. Për një ter­ri­tor në të cilin Kon­ven­ta është shtrirë në për­puth­je me nenet 39 dhe 40, ditën e parë të mua­jit të tretë kalen­darik, pas njof­tim­it të refer­u­ar në të njëjtin nen.

 

Neni 44

Kjo Kon­ven­të ka një kohëzg­jat­je 5‑vjeçare nga dita e hyr­jes në fuqi, në për­puth­je me para­grafin e parë të nen­it 43, përf­shi edhe shtetet që e kanë rat­i­fikuar, pran­uar, mirat­u­ar ose aderu­ar në të në një datë të mëvon­shme.

Nëse nuk ka denoncime, Kon­ven­ta rinovo­het në mënyrë të hes­h­tur çdo pesë vjet.

Çdo denoncim i njofto­het Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës të pak­tën 6 muaj për­para për­fundim­it të peri­ud­hës prej 5 vjetësh. Ai mund të kufi­zo­het për disa ose për të tëra ter­ri­toret në të cilat zba­to­het Kon­ven­ta.

Denonci­mi ka efekt vetëm për shtetin që e paraqet. Kon­ven­ta mbetet në fuqi për shtetet e tjera palë.

 

Neni 45

Min­is­tria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës u njofton shteteve palë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate, si dhe shteteve që kanë aderu­ar në për­puth­je me nenin 38, sa më poshtë:

a) nën­shkrimet, rat­i­fikimet, pranimet dhe mira­timet e parashikuara në nenin 37;

b) aderimet e parashikuara në nenin 38;

c) datën në të cilën kjo Kon­ven­të hyn në fuqi në për­puth­je me nenin 43;

d) shtrir­jet e parashikuara në nenin 39;

e) deklarimet e parashikuara në nenin 38 dhe nenin 40;

f) rez­er­vat e parashikuara në nenin 24 dhe nenin 26, para­grafi i tretë, si dhe tërhe­q­jet e tyre të refer­u­ara në nenin 42;

g) denoncimet e refer­u­ara në nenin 44.

Në dësh­mi të kësaj, per­son­at e autor­izuar posaçër­isht nën­shkru­a­jnë këtë Kon­ven­të.

Bërë në Hagë, më 25.10.1980, në frëngjisht dhe anglisht, të dyja tek­stet njël­loj të vlef­shme, në një kop­je të vetme, e cila do të depoz­i­to­het në arki­vat e Qev­erisë Holan­deze, prej së cilës një kop­je e vërte­t­u­ar i dër­go­het nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike çdo shteti të për­faqë­suar në Sesion­in e Katërm­bëd­hjetë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 9446, datë 24.11.2005, botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 97, dt.21 Dhje­tor 2005, faqe 3096. Ky ligj ka hyrë në fuqi  më 1 Gusht 2007.

[2] Autoriteti qen­dror për përm­bush­jen e detyrave të kësaj Kon­vente është Min­is­tria e Drejtë­sisë.

[3] Repub­li­ka e Shqipërisë rez­er­von të drejtën të mos jetë e detyru­ar të mar­rë për­sipër ndon­jë kos­to, që parashiko­het në para­grafin e tretë të nen­it 26 të Kon­ven­tës, si rezul­tat i pjesë­mar­rjes së kon­sulen­tit apo kon­sulen­tëve ligjorë ose nga pro­ce­si gjyqë­sor, vetëm deri në atë shkallë, që këto kos­to mund të mbu­lo­hen nga sis­te­mi i asis­tencës apo kon­sulencës ligjore.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim