Shtetet nën­shkruese të kësaj Kon­vente, duke mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jën për të për­mirë­suar mbro­jt­jen e fëmi­jëve në sit­u­atat ndërkom­bëtare;

duke dëshiru­ar të shman­gin kon­flik­tet midis sis­te­meve të tyre ligjore në lid­hje me juridik­sion­in, ligjin e zbat­ueshëm, njo­hjen dhe zba­timin e masave për mbro­jt­jen e fëmi­jëve;

duke pasur parasysh rëndës­inë e bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar për mbro­jt­jen e fëmi­jëve;

duke kon­fir­muar se intere­sat e fëmi­jëve janë të një rëndësie parë­sore;

duke vëre­j­tur se Kon­ven­ta e 5 tetorit 1961, në lid­hje me kom­pe­ten­cat e autoriteteve dhe ligjin e zbat­ueshëm për mbro­jt­jen e minorenëve, ka nevo­jë për rishikim;

duke dëshiru­ar të ven­dosin dis­pozi­ta të për­bashkë­ta për këtë qël­lim, duke mar­rë në kon­sid­er­atë Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara për të Drej­tat e Fëmi­jëve të 20 nën­torit 1989,

kanë rënë dako­rd për dis­poz­i­tat e mëposhtme:

 

KAPITULLI I

FUSHA E VEPRIMIT TË KËSAJ KONVENTE

 

Neni 1

1. Objek­ti­vat e kësaj Kon­vente janë:

a) të për­cak­to­jë shtetin, autoritetet e të cilit kanë juridik­sion për të mar­rë masa në lid­hje me mbro­jt­jen e fëmi­jëve ose pasurisë së tyre;

b) të për­cak­to­jë se cili ligj duhet të zba­to­het nga këto autoritete në ushtrim­in e juridik­sion­it të tyre;

c) të për­cak­to­jë ligjin e zbat­ueshëm për përgjegjës­inë prindërore;

d) të parashiko­jë njo­hjen dhe zba­timin e këtyre masave mbro­jtëse në të gjitha Shtetet Kon­trak­tuese;

e) të ven­dosë bashkëpunimin ndër­m­jet autoriteteve të Shteteve Kon­trak­tuese, sipas nevo­jës, në mënyrë që të përm­bushen qël­limet e kësaj Kon­vente.

2. Për qël­limet e kësaj Kon­vente, ter­mi “përgjegjësi prindërore” nënkup­ton autoritetin prindëror ose çdo mar­rëd­hënie të ngjashme të autoritetit që për­cak­ton të drej­tat, kom­pe­ten­cat dhe përgjegjësitë e prindërve, kujdestarëve ose për­faqë­suesve të tjerë ligjorë në lid­hje me fëmi­jën ose pasur­inë e tij.

 

Neni 2

Kjo Kon­ven­të zba­to­het për fëmi­jët nga momen­ti i lind­jes deri në moshën 18 vjeç.

 

Neni 3

Masat e refer­u­ara në nenin 1 do të kenë lid­hje, në veçan­ti, me:

a) dhënien, ushtrim­in, për­fundimin ose kufiz­imin e përgjegjë­sisë prindërore, si dhe delegimin e saj;

b) të drej­tat e kujdestarisë, duke përf­shirë të drej­tat në lid­hje me kujdesin për fëmi­jën dhe, në veçan­ti, të drejtën për të për­cak­tu­ar vend­ba­n­imin e fëmi­jës, si dhe të drej­tat e hyr­jes, duke përf­shirë të drejtën për ta mar­rë fëmi­jën për një peri­ud­hë të kufizuar kohe, në një vend tjetër nga ai i banesës së përher­shme të fëmi­jës;

c) kujdestar­inë dhe insti­tu­cionet e ngjashme;

d) plan­i­fikimin dhe funk­sionet e çdo per­soni apo organi që për­faqë­son apo ndih­mon fëmi­jën, që është përgjegjës për fëmi­jën ose pasur­inë e tij;

e) ven­dos­jen e fëmi­jës në një famil­je kujdestare nën kujdesin insti­tu­cional, sig­urim­in e kujde­sit kafala apo të një insti­tu­cioni të ngjashëm;

f) mbikëqyr­jen nga një autoritet pub­lik për kujdesin e treguar ndaj fëmi­jës nga çdo per­son që ka fëmi­jën nën përgjegjës­inë e vet;

g) admin­istrim­in, rua­jt­jen ose eli­m­in­imin e pasurisë së fëmi­jës.

 

Neni 4

Kjo Kon­ven­të nuk është e zbat­ueshme për:

a) ven­dos­jen ose kundër­sh­timin e mar­rëd­hënies prind-fëmi­jë;

b) vendimet mbi adop­ti­min, masat për­gati­tore për adop­tim ose anulim­in, apo revokimin e adop­ti­m­it;

c) emrin dhe mbiem­rin e fëmi­jës;

d) eman­cip­imin;

e) detyrimet për mba­jt­jen;

f) trustet apo vazhdimin e trashëgimisë;

g) sig­urimet shoqërore;

h) masat pub­like të karak­ter­it të përgjithshëm në çësht­jet e arsim­it ose ato shën­de­të­sore;

i) masat e mar­ra si rezul­tat i veprave penale të kry­era nga fëmi­jët;

j) vendimet mbi të drej­tat e stre­him­it poli­tik dhe ato mbi emi­gra­cionin.

 

KAPITULLI II

JURIDIKSIONI

 

Neni 5

1. Autoritetet gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive të Shtetit Kon­trak­tues, ku fëmi­ja ka banesën e përher­shme, kanë juridik­sion për të mar­rë masa në lid­hje me mbro­jt­jen e fëmi­jës ose të pronës së tij.

2. Në bazë të nen­it 7, në rast ndryshi­mi të banesës së përher­shme të fëmi­jës në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, autoritetet e shtetit të banesës së re kanë juridik­sion.

 

Neni 6

1. Për fëmi­jët emi­grantë dhe fëmi­jët të cilët, për shkak të prob­le­meve të ndod­hu­ra në vendin e tyre, janë zhven­do­sur në një shtet tjetër, autoritetet e Shtetit Kon­trak­tues në ter­ri­torin e të cilit ndod­hen këta fëmi­jë si rezul­tat i zhven­dos­jes së tyre, kanë juridik­sion­in e parashikuar në nenin 5 para­grafi 1.

2. Dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm zba­to­hen gjithash­tu për fëmi­jët, bane­sa e përher­shme e të cilëve nuk mund të për­cak­to­het.

 

Neni 7

1. Në rast të ndon­jë largi­mi apo mba­jt­je­je pa të drejtë të fëmi­jës, autoritetet e Shtetit Kon­trak­tues në të cilin fëmi­ja ka qenë banor i përher­shëm, men­jëherë para largim­it apo mba­jt­jes, rua­jnë juridik­sion­in e tyre, derisa fëmi­ja të ketë mar­rë një banesë të përher­shme në çdo shtet tjetër:

a) çdo per­son, insti­tut ose çdo organ tjetër që ka të drej­tat e kujdestarisë, ka rënë dako­rd për largimin apo mba­jt­jen;

b) fëmi­ja ka ban­uar në këtë shtet tjetër për një peri­ud­hë prej jo më pak se një vit pasi per­soni, insti­tu­ti apo organi tjetër që ka të drej­tat e kujdestarisë, ka ose duhet të ketë pasur dijeni për vend­ndod­hjen e fëmi­jës, asnjë kërkesë për kthimin e bërë bren­da kësaj peri­ud­he nuk është pezull, dhe fëmi­ja është ven­do­sur në ambi­entin e ri të tij/të saj.

2. Largi­mi apo mba­jt­ja e një fëmi­je kon­sidero­hen të gabuara kur:

a) shke­lin të drej­tat e kujdestarisë që i jepen një per­soni, një insti­tu­cioni apo ndon­jë organi tjetër, kolek­tivisht ose indi­vid­u­al­isht, sipas ligjit të shtetit në të cilin fëmi­ja ka qenë banor i përher­shëm, men­jëherë para largim­it apo mba­jt­jes;

b) në kohën e largim­it apo mba­jt­jes, kur këto të drej­ta ushtro­heshin, kolek­tivisht ose indi­vid­u­al­isht, ose duhet të ishin ushtru­ar në këtë mënyrë, me për­jash­tim të largim­it apo mba­jt­jes.

Të drej­tat e kujdestarisë të refer­u­ara në nën­para­grafin “a” më sipër, mund të lindin veçanër­isht përmes funk­sionim­it të ligjit ose për shkak të një vendi­mi gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv, apo për shkak të një mar­rëvësh­je­je që ka efekt ligjor sipas ligjit të këtij shteti.

3. Për sa kohë që autoritetet e për­men­dura së pari në para­grafin 1 e rua­jnë juridik­sion­in e tyre, autoritetet e Shtetit Kon­trak­tues, tek i cili fëmi­ja është larguar ose në të cilin ai ose ajo është mba­j­tur, mund të mar­rin vetëm ato masa urgjente që, sipas nen­it 11, janë të nevo­jshme për mbro­jt­jen e fëmi­jës ose pronës së fëmi­jës.

 

Neni 8

1. Me anë të për­jash­tim­it, autoriteti i Shtetit Kon­trak­tues që ka juridik­sion sipas nen­it 5 ose 6, nëse gjykon se autoriteti i një Shteti tjetër Kon­trak­tues do të ven­dosej më mirë në një rast të veçan­të për të vlerë­suar interesin më të mirë të fëmi­jës:

- mund të kërko­jë që autoriteti tjetër, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose me ndih­mën e autoritetit qen­dror të shtetit të tij, të mar­rë juridik­sion­in për të ndër­mar­rë këto masa mbro­jtëse, si ta gjyko­jë të nevo­jshme;

- mund të pezul­lo­jë shqyr­timin e çësht­jes dhe të fto­jë palët të paraqesin këtë kërkesë para autoritetit të këtij shteti tjetër.

2. Shtetet Kon­trak­tuese, autoritetet e të cilëve mund të adreso­hen siç parashiko­het në para­grafin e mësipërm, janë:

a) një shtet, shte­tas i të cilit është ky fëmi­jë;

b) një shtet, në të cilin ndod­het pasuria e fëmi­jës;

c) një shtet, autoritetet e të cilit janë në shqyr­tim e sipër të një kërkese për divorc ose ndar­je ligjore të prindërve të fëmi­jës ose për anulim­in e martesës së tyre;

d) një shtet, me të cilin fëmi­ja ka lid­hje të ngush­ta.

3. Autoritetet e intere­suara mund të pro­ce­do­jnë për një shkëm­bim mendimesh.

4. Autoriteti i adresuar, siç parashiko­het në para­grafin 1, mund të mar­rë juridik­sion­in në vend të autoritetit që ka juridik­sion sipas nen­it 5 ose 6, nëse e gjykon se kjo është në të mirën e fëmi­jës.

 

Neni 9

1. Nëse autoritetet e një Shteti Kon­trak­tues të refer­u­ara në nenin 8 para­grafi 2, në rastin e veçan­të gjyko­jnë se janë në poz­itë më të mirë për të vlerë­suar interesin më të mirë të fëmi­jës:

- mund t’i kërko­jnë autoritetit kom­pe­tent të Shtetit Kon­trak­tues të banesës së përher­shme të fëmi­jës, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose me ndih­mën e autoritetit qen­dror të këtij shteti, që të autor­i­zo­hen për të ushtru­ar juridik­sion­in për të mar­rë masa mbro­jtëse, të cilat i gjyko­jnë të nevo­jshme;

- mund të fto­jnë palët të paraqesin këtë kërkesë para autoritetit të Shtetit Kon­trak­tues të banesës së përher­shme të fëmi­jës.

2. Autoritetet e intere­suara mund të pro­ce­do­jnë për një shkëm­bim mendimesh.

3. Autoriteti që fil­lon bër­jen e kërkesës mund të ushtro­jë juridik­sion në vend të Shtetit Kon­trak­tues të banesës së per­her­shme të fëmi­jës vetëm nëse ky autoritet e pra­non kërkesën.

 

Neni 10

1. Pa asnjë paragjykim në lid­hje me dis­poz­i­tat e nen­eve 5–9, autoritetet e një Shteti Kon­trak­tues, që ushtro­jnë juridik­sion­in për të ven­do­sur në lid­hje me një kërkesë për divorc ose ndar­je ligjore të prindërve të një fëmi­je që është banor i përher­shëm në një Shtet tjetër Kon­trak­tues ose për anulim­in e martesës së tyre, nëse e parashikon ligji i shtetit të tyre, mund të mar­rin masa për mbro­jt­jen e fëmi­jës apo të pasurisë së tij, nëse:

a) në kohën e fil­lim­it të pro­cedim­it, njëri nga prindërit e tij ose të saj ka pasur banesë të përher­shme në këtë shtet dhe njëri prej tyre ka përgjegjësi ligjore në lid­hje me fëmi­jën;

b) juridik­sioni i këtyre autoriteteve për të mar­rë këto masa është pran­uar nga prindërit, si dhe nga ndon­jë per­son tjetër i cili ka përgjegjësi prindërore në lid­hje me fëmi­jën dhe kur është në interes të fëmi­jës.

2. Juridik­sioni i parashikuar në para­grafin 1 për të mar­rë masa për mbro­jt­jen e fëmi­jës ndër­pritet nëse vendi­mi për të lejuar ose refuzuar kërkesën për divorc, ndar­jen ligjore ose prish­jen e martesës ka mar­rë for­më të pre­rë, ose pro­ced­i­mi ka për­fun­d­uar për ndon­jë arsye tjetër.

 

Neni 11

1. Në të gjitha rastet emergjente, autoritetet e ndon­jë Shteti Kon­trak­tues, në ter­ri­torin e të cilit ndod­het fëmi­ja ose prona që i për­ket fëmi­jës, ka juridik­sion për të mar­rë masat e nevo­jshme mbro­jtëse.

2. Masat e mar­ra sipas para­grafit të mësipërm, për sa i për­ket një fëmi­je që është banor i përher­shëm në Shtetin Kon­trak­tues, do të shfuqi­zo­hen nëse autoritetet, të cilat kanë juridik­sion sipas nen­eve 5–10, kanë mar­rë masat që kërko­hen sipas rrethanave.

3. Masat e mar­ra sipas para­grafit 1 në lid­hje me fëmi­jën që është banor i përher­shëm në një shtet jokon­trak­tues, do të shfuqi­zo­hen në secilin Shtet Kon­trak­tues, nëse masat e kërkuara sipas rrethanave dhe ato të mar­ra nga autoritetet e një shteti tjetër nji­hen në Shtetin Kon­trak­tues në fjalë.

 

Neni 12

1. Në bazë të nen­it 7, autoritetet e një Shteti Kon­trak­tues, në ter­ri­torin e të cilit ndod­het fëmi­ja ose prona që i për­ket fëmi­jës, kanë juridik­sion për të mar­rë masa të një karak­teri të përkohshëm për mbro­jt­jen e fëmi­jës ose pronës së fëmi­jës, me efekt ter­ri­to­r­i­al të kufizuar në shtetin në fjalë, për sa kohë që këto masa nuk janë në mospër­puth­je me masat e mar­ra tash­më nga autoritetet të cilat kanë juridik­sion sipas nen­eve 5–10.

2. Masat e mar­ra sipas para­grafit të mësipërm, në lid­hje me një fëmi­jë që është banor i përher­shëm në një Shtet Kon­trak­tues, do të shfuqi­zo­hen nëse autoritetet të cilat kanë juridik­sion sipas nen­eve 5–10 të kenë mar­rë një vendim në lid­hje me masat mbro­jtëse, të cilat mund të kërko­hen sipas rrethanave.

3. Masat e mar­ra sipas para­grafit 1, në lid­hje me një fëmi­jë i cili është banor i përher­shëm në një shtet jokon­trak­tues, do të shfuqi­zo­hen në Shtetin Kon­trak­tues ku janë marë masat, nëse masat e kërkuara nga rrethanat dhe të mar­ra nga autoritetet e një shteti tjetër janë njo­hur në Shtetin Kon­trak­tues në fjalë.

 

Neni 13

1. Autoritetet e një Shteti Kon­trak­tues, të cilat kanë juridik­sion sipas nen­eve 5 deri në 10 për të mar­rë masa për mbro­jt­jen e fëmi­jës ose pasurisë së fëmi­jës, duhet të freno­hen nga ushtri­mi i këtij juridik­sioni, nëse, në kohën e fil­lim­it të pro­cedim­it, masat kor­re­spon­duese janë kërkuar nga autoritetet e një Shteti tjetër Kon­trak­tues që ka juridik­sion sipas nen­eve 5–10 në kohën e kërkesës dhe janë ako­ma në pro­ces shqyr­ti­mi.

2. Dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm nuk do të zba­to­hen nëse autoritetet, para të cilave është paraqi­tur fil­lim­isht kërke­sa për mar­rjen e masave, nuk kanë juridik­sion.

 

Neni 14

Masat e mar­ra në zba­tim të nen­eve 5–10 qën­dro­jnë në fuqi sipas afat­eve të tyre, edhe nëse një ndryshim rrethanash ka elimin­uar bazën mbi të cilat është ngrit­ur juridik­sioni, për sa kohë që autoritetet, të cilat kanë juridik­sion sipas Kon­ven­tës, nuk kanë ndryshuar, zëvëndë­suar apo për­fun­d­uar këto masa.

 

KAPITULLI III

LIGJI I ZBATUESHËM

 

Neni 15

1. Në ushtrim­in e juridik­sion­it të tyre, sipas dis­poz­i­tave të Kapit­ul­lit II, autoritetet e Shteteve Kon­trak­tuese do të zba­to­jnë ligjin e tyre.

2. Megjithatë, për sa kohë që mbro­jt­ja e fëmi­jës ose e pasurisë së fëmi­jës e kërkon këtë, ato mund të zba­to­jnë për­jash­timisht ose ta mar­rin në kon­sid­er­atë ligjin e shtetit tjetër, me të cilin sit­u­a­ta ka një lid­hje thel­bë­sore.

3. Nëse bane­sa e përher­shme e fëmi­jës ndryshon në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, nga koha e ndryshim­it, ligji i këtij shteti tjetër ka epër­si mbi kushtet e zba­tim­it të masave të mar­ra në shtetin e ish-banesës së përher­shme.

Neni 16

1. Dhë­nia ose shuar­ja e përgjegjë­sisë prindërore me anë të funk­sionim­it të ligjit, pa ndërhyr­jen e një autoriteti gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv, udhëhiqet nga ligji i shtetit të banesës së përher­shme të fëmi­jës.

2. Dhë­nia ose shuar­ja e përgjegjë­sisë prindërore me anë të një mar­rëvesh­je­je ose akti të njëan­shëm, pa ndërhyr­jen e një autoriteti gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv, udhëhiqet nga ligji i shtetit të banesës së përher­shme të fëmi­jës në kohën kur mar­rëvesh­ja ose akti i njëan­shëm bëhet i vlef­shëm.

3. Përgjegjësia prindërore, e cila ekzis­ton sipas ligjit të shtetit të banesës së përher­shme të fëmi­jës, vazh­don të ekzis­to­jë pas një ndryshi­mi të banesës së përher­shme në një shtet tjetër.

4. Nëse bane­sa e përher­shme e fëmi­jës ndryshon, dhë­nia e përgjegjë­sisë prindërore me anë të funk­sionim­it të ligjit të një per­soni i cili tash­më nuk ka një përgjegjësi të tillë, udhëhiqet nga ligji i shtetit të banesës së tij të re.

 

Neni 17

Ushtri­mi i përgjegjë­sisë prindërore udhëhiqet nga ligji i shtetit të banesës së përher­shme të fëmi­jës. Nëse bane­sa e përher­shme e fëmi­jës ndryshon, udhëhiqet nga ligji i shtetit të banesës së re.

 

Neni 18

Përgjegjësia prindërore e për­men­dur në nenin 16 mund të për­fun­do­jë, ose kushtet e ushtrim­it të saj mund të mod­i­fiko­hen, me anë të masave të mar­ra sipas kësaj Mar­rëvesh­je­je.

 

Neni l9

1. Vlef­sh­mëria e një transak­sioni midis një pale të tretë dhe një per­soni tjetër, i cili do të kishte të drejtë të vepronte si për­faqë­sue­si ligjor i fëmi­jës sipas ligjit të shtetit ku transak­sioni është për­fun­d­uar, nuk mund të kundër­sh­to­het dhe pala e tretë nuk mund të jetë përgjegjëse, për arsyen e vetme se per­soni tjetër nuk ka pasur të drejtë të vepro­jë si për­faqë­sues ligjor i fëmi­jës, sipas ligjit të për­cak­tu­ar nga dis­poz­i­tat e këtij kapit­ul­li, për sa kohë që pala e tretë e di ose duhet ta ketë ditur se përgjegjësia prindërore është udhëhe­qur nga ky ligj.

2. Para­grafi i mësipërm zba­to­het vetëm nëse transak­sioni është lid­hur midis per­son­ave të pran­ishëm në ter­ri­torin e të njëjtit shtet.

 

Neni 20

Dis­poz­i­tat e këtij kapit­ul­li zba­to­hen edhe nëse ligji i për­cak­tu­ar nga to është ligji i një shteti jokon­trak­tues.

 

Neni 21

1. Në këtë kapit­ull, ter­mi “ligj” nënkup­ton ligjin në fuqi në shtet, të ndryshëm nga zgjed­h­ja e tij e dis­poz­i­tave ligjore.

2. Megjithatë, nëse ligji i zbat­ueshëm sipas nen­it 16 është ai i një shteti jokon­trak­tues dhe nëse zgjed­h­ja e dis­poz­i­tave të ligjit të këtij shteti për­cak­ton ligjin e një shteti tjetër jokon­trak­tues, i cili do zba­tonte ligjin e vet, zba­to­het ligji i atij shteti. Nëse ky shtet tjetër jokon­trak­tues nuk do të zba­tonte ligjin e vet, ligji i zbat­ueshëm është ai i për­cak­tu­ar në nenin 16.

 

Neni 22

Zba­ti­mi i ligjit të për­cak­tu­ar nga dis­poz­i­tat e këtij kapit­ul­li mund të refu­zo­het vetëm nëse ky zba­tim do të ishte hapur kundër poli­tikës pub­like, duke mar­rë në kon­sid­er­atë interesin më të mirë të fëmi­jës.

 

KAPITULLI IV

NJOHJA DHE ZBATIMI

 

Neni 23

1. Masat e mar­ra nga autoritetet e një Shteti Kon­trak­tues do të nji­hen nga funk­sion­i­mi i ligjit në të gjitha Shtetet e tjera Kon­trak­tuese.

2. Megjithatë, njo­h­ja mund të refu­zo­het:

a) nëse masa është mar­rë nga një autoritet, juridik­sioni i të cilit nuk ishte bazuar në një nga kushtet e parashikuara në Kapit­ullin II;

b) nëse është mar­rë masa, përveç ndon­jë rasti urgjent, në kup­ti­min e një pro­ced­i­mi gjyqë­sor ose admin­is­tra­tiv, pa iu dhënë mundësia fëmi­jës të dëgjo­het, në shkel­je të parimeve themelore të pro­ce­durës së shtetit të kërkuar;

c) me kërkesën e ndon­jë per­soni që pre­tendon se masa e cenon përgjegjës­inë prindërore të tij ose të saj, nëse kjo masë është mar­rë, përveç ndon­jë rasti urgjent, pa iu dhënë mundësia per­son­it të dëgjo­het;

d) nëse kjo njo­hje është hapur kundër poli­tikës pub­like të shtetit të kërkuar, duke mar­rë në kon­sid­er­atë interesin më të mirë të fëmi­jës;

e) nëse masa nuk është në për­puth­je me një masë të mëvon­shme të mar­rë në shtetin jokon­trak­tues të banesës së përher­shme të fëmi­jës, ku kjo masë e mëvon­shme përm­bush kërke­sat për njo­hje në shtetin e kërkuar;

f) nëse pro­ce­du­ra e parashikuar në nenin 33 nuk ka qenë në për­puth­je me to.

 

Neni 24

Pa paragjykuar nenin 23 para­grafi 1, ndon­jë per­son i intere­suar mund të kërko­jë nga autoritetet kom­pe­tente të një Shteti Kon­trak­tues që ato të ven­dosin në lid­hje me njo­hjen apo mosnjo­hjen e një mase të mar­rë në një Shtet tjetër Kon­trak­tues. Pro­ce­du­ra udhëhiqet nga ligji i shtetit të kërkuar.

 

Neni 25

Autoriteti i shtetit të kërkuar është i detyru­ar t’i bindet vendimeve në themel, mbi të cilat ka bazuar juridik­sion­in e tij autoriteti i shtetit ku është mar­rë masa.

 

Neni 26

1. Nëse masat e mar­ra në një Shtet Kon­trak­tues dhe të zbat­ueshme kërko­jnë zba­tim në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, ato do të deklaro­hen të zbat­ueshme ose të regjistru­ara për qël­lim zba­ti­mi në këtë shtet tjetër, sipas pro­ce­durës së parashikuar në ligjin e këtij shteti, me anë të kërkesës së një pale të intere­suar.

2. Çdo Shtet Kon­trak­tues do të zba­to­jë deklaratën e zbat­uesh­mërisë ose të regjistrim­it në një pro­ce­durë të thjeshtë dhe të shpe­jtë.

3. Deklara­ta e zbat­uesh­mërisë ose e regjistrim­it mund të refu­zo­het vetëm për një nga arsyet e parashtru­ara në nenin 23 para­grafi 2.

 

Neni 27

Pa paragjykuar këtë rishikim, siç është i nevo­jshëm në zba­tim të nen­eve të mësipërme, nuk do të ketë rishikim në themel të masave të mar­ra.

 

Neni 28

Masat e mar­ra në një Shtet Kon­trak­tues dhe të deklaru­ara të zbat­ueshme ose të regjistru­ara për qël­lim zba­ti­mi në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, do të zba­to­hen në këtë shtet, sikur të ishin mar­rë nga autoritetet e këtij shteti. Zba­ti­mi zhvil­lo­het në për­puth­je me ligjin e shtetit të kërkuar në masën e parashikuar nga ky ligj, duke mar­rë në kon­sid­er­atë interesin më të mirë të fëmi­jës.

 

KAPITULLI V

BASHKËPUNIMI

 

Neni 29[2]

1. Një Shtet Kon­trak­tues do të cak­to­jë një autoritet qen­dror për të kry­er detyrat, të cilat janë vënë nga kjo Kon­ven­të për këto autoritete.

2. Shtetet fed­erale, shtetet me më shumë se një sis­tem ligjor ose shtetet që kanë njësi autonome ter­ri­to­ri­ale do të jenë të lira të cak­to­jnë më shumë se një autoritet qen­dror dhe të për­cak­to­jë masën ter­ri­to­ri­ale ose per­son­ale të funk­sion­eve të tyre. Kur një shtet ka cak­tu­ar më shumë se një autoritet qen­dror, ai do të cak­to­jë autoritetin qen­dror tek i cili mund të paraqitet ndon­jë komu­nikim për trans­me­tim tek autoriteti qen­dror përkatës bren­da këtij shteti.

 

Neni 30

1. Autoritetet qen­drore do të bashkëpuno­jnë me njëri-tjetrin dhe do të nxisin bashkëpunimin ndër­m­jet autoriteteve kom­pe­tente në shtetet e tyre, për të përm­bushur qël­limet e Kon­ven­tës.

2. Ata, në lid­hje me zba­timin e Kon­ven­tës, do të mar­rin hap­at e duhur për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion, sipas lig­jeve dhe shër­bimeve në dis­pozi­cion, në shtetet e tyre, në lid­hje me mbro­jt­jen e fëmi­jëve.

Neni 31

Autoriteti Qen­dror i një Shteti Kon­trak­tues ose në mënyrë të drejt­për­drejtë, ose nëpër­m­jet autoriteteve pub­like apo organ­eve të tyre, duhet të mar­rin të gjithë hap­at e nevo­jshëm:

a) për të lehtë­suar komu­nikimin dhe ofru­ar ndih­mën e parashikuar në nenet 8 dhe 9 dhe në këtë kapit­ull;

b) për të lehtë­suar, me anë të ndër­m­jetësim­it, paj­tim­it ose instru­menteve të tjera të ngjashme, zgjid­hjet e mirat­u­ara për mbro­jt­jen e fëmi­jës ose pasurisë së fëmi­jës në sit­u­atat në të cilat zba­to­het Kon­ven­ta;

c) me kërkesën e një autoriteti kom­pe­tent të një Shteti tjetër Kon­trak­tues, të sig­uro­jë asis­tencë për zbu­lim­in e vend­ndod­hjes, ku ka të ngjarë të jetë fëmi­ja dhe për nevo­jën e mbro­jt­jes bren­da ter­ri­torit të shtetit të kërkuar.

 

Neni 32

Përmes një kërkese të bërë me arsye të argu­men­tu­ara përkatëse nga autoriteti qen­dror ose çdo autoritet tjetër kom­pe­tent i çdo Shteti Kon­trak­tues, me të cilin fëmi­ja ka lid­hje të ngushtë, autoriteti qen­dror i Shtetit Kon­trak­tues, në të cilin fëmi­ja është banor i përher­shëm dhe i pran­ishëm, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose me anë të autoriteteve pub­like apo organ­eve të tjera:

a) mund të bëjë një raport në lid­hje me sit­u­atën e fëmi­jës;

b) mund t’i kërko­jë autoritetit kom­pe­tent të shtetit të tij të mar­rë në kon­sid­er­atë nevo­jën për të mar­rë masa për mbro­jt­jen e fëmi­jës ose pasurisë së fëmi­jës.

 

Neni 33

1. Nëse një autoritet që ka juridik­sion­in sipas nen­eve 5–10 e shqyr­ton me hol­lësi çësht­jen e ven­dos­jes së fëmi­jës në një famil­je kujdestare ose nën kujdes insti­tu­cional, apo në sig­urim­in e kujde­sit kafala ose një insti­tu­cioni të ngjashëm dhe nëse kjo ven­dos­je ose sig­urim kujde­si zhvil­lo­het në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, së pari do të kon­sul­to­het me autoritetin qen­dror ose çdo autoritet tjetër kom­pe­tent të këtij shteti. Për këtë qël­lim, ai do të dër­go­jë një raport për fëmi­jën, së bashku me arsyet për ven­dos­jen e propozuar ose sig­urim­in e kujde­sit.

2. Vendi­mi në lid­hje me ven­dos­jen ose sig­urim­in e kujde­sit mund të mer­ret në shtetin kërkues vetëm nëse autoriteti qen­dror ose autoriteti tjetër kom­pe­tent i shtetit të kërkuar ka mirat­u­ar ven­dos­jen ose sig­urim­in e kujde­sit, duke mar­rë në kon­sid­er­atë intere­sat e fëmi­jës.

 

Neni 34

1. Kur reflek­to­het në lid­hje me një masë mbro­jtëse, nëse e kërkon sit­u­a­ta e fëmi­jës, autoritetet kom­pe­tente sipas Kon­ven­tës mund t’i kërko­jnë çdo autoriteti ose ndon­jë Shteti tjetër Kon­trakutes, i cili ka infor­ma­cion mbi mbro­jt­jen e fëmi­jës, komu­nikimin e këtij infor­ma­cioni.

2. Një Shtet Kon­trak­tues mund të deklaro­jë se kërke­sat sipas para­grafit 1 do t’i komu­niko­hen autoriteteve të tij vetëm nëpër­m­jet autoritetit qen­dror të tij[3].

Neni 35

1. Autoritetet kom­pe­tente të një Shteti Kon­trak­tues mund t’i kërko­jnë autoriteteve të një Shteti tjetër Kon­trak­tues të ndih­mo­jnë në zba­timin e masave të mbro­jt­jes mar­rë sipas kësaj Kon­vente, veçanër­isht në sig­urim­in e ushtrim­it efek­tiv të të drej­tave të hyr­jes, si dhe të drejtën për të mar­rë kon­tak­te të drejt­për­drej­ta dhe të rreg­ull­ta.

2. Autoritetet e një Shteti Kon­trak­tues, në të cilin fëmi­ja nuk ka banesën e përher­shme, me kërkesën e prindit që banon në atë shtet, i cili kërkon të kri­jo­jë apo mba­jë lid­hje me fëmi­jën, mund të mbled­hin infor­ma­cion ose të dhë­na dhe të nxjer­rin një për­fundim mbi për­sh­tat­shmërinë e këtij prin­di për të ushtru­ar të drej­tat dhe mbi kushtet sipas të cilave duhet të ushtro­hen këto të drej­ta. Një autoritet që ushtron juridik­sion­in, sipas nen­eve 5 deri në 10, për të për­cak­tu­ar një kërkesë në lid­hje me të drej­tat mbi fëmi­jën, duhet të deklaro­jë dhe ta mar­rë në kon­sid­er­atë këtë infor­ma­cion, këto fak­te dhe këtë për­fundim para se të mar­rë vendimin e saj.

3. Një autoritet që ka juridik­sion, sipas nen­eve 5 deri në 10 për të ven­do­sur mbi të drej­tat, mund të shtyjë një pro­ced­im duke pezul­lu­ar rezul­tatin e një kërkese të bërë sipas para­grafit 2, në veçan­ti, kur po merr në kon­sid­er­atë një kërkesë për të kufizuar apo për t’i dhënë fund të drej­tave të hyr­jes të dhë­na në shtetin e banesës së mëparshme të përher­shme të fëmi­jës.

4. Asgjë në këtë nen nuk do ta ndalo­jë një autoritet që ka juridik­sion, sipas nen­eve 5- 10, të mar­rë masa të përkohshme duke pezul­lu­ar rezul­tatin e kërkesës së bërë sipas para­grafit 2.

 

Neni 36

Në rast se fëmi­ja është i ekspozuar ndaj një rreziku seri­oz, autoritetet kom­pe­tente të Shtetit Kon­trak­tues, ku janë mar­rë masat për mbro­jt­jen e fëmi­jës ose janë në shqyr­tim, nëse infor­mo­hen se vend­ba­n­i­mi i fëmi­jës ka ndryshuar ose se fëmi­ja ndod­het në një shtet tjetër, do të infor­mo­jnë autoritetet e shtetit tjetër mbi rrezikun dhe masat e mar­ra apo ato nën shqyr­tim.

 

Neni 37

Një autoritet nuk do të kërko­jë apo trans­me­to­jë ndon­jë infor­ma­cion sipas këtij kapit­ul­li, nëse për këtë do t’i duhej, sipas gjykim­it të saj, ta vinte fëmi­jën apo pasur­inë e tij në rrezik apo të për­bënte një kër­cën­im seri­oz të lirisë apo jetës së një anë­tari të famil­jes së fëmi­jës.

Neni 38

1. Pa paragjykuar mundës­inë e vënies së tar­i­fave të arsyeshme për sig­urim­in e shër­bimeve, autoritetet qen­drore dhe autoritetet e tjera pub­like të Shteteve Kon­trak­tuese do të për­bal­lo­jnë shpen­zimet e tyre në zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij kapit­ul­li.

2. Një Shtet Kon­trak­tues mund të hyjë në mar­rëvesh­je me një ose me shumë Shtete të tjera Kon­trak­tuese në lid­hje me ndar­jen e përgjegjë­sive.

 

Neni 39

Çdo Shtet Kon­trak­tues mund të hyjë në mar­rëvesh­je me një ose më shumë Shtete Kon­trak­tuese, më qël­lim për­mirësimin e zba­tim­it të këtij kapit­ul­li në mar­rëd­hëni­et e tyre rec­i­proke. Shtetet të cilat kanë lid­hur këtë mar­rëvesh­je, do t’i japin një kop­je depoz­i­tar­it të Kon­ven­tës.

 

KAPITULLI VI

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 40

1. Autoritetet e Shtetit Kon­trak­tues të banesës së përher­shme të fëmi­jës ose të Shtetit Kon­trak­tues ku është mar­rë masa e mbro­jt­jes, mund t’i japin per­son­it që ka përgjegjësi prindërore ose per­son­it të cilit i është besuar mbro­jt­ja e fëmi­jës dhe e pasurisë së tij, një cer­ti­fikatë, me kërkesën e tij apo të saj, që tre­gon cilës­inë në të cilën ky per­son është i autor­izuar të vepro­jë dhe kom­pe­ten­cat që i jepen atij apo asaj.

2. Cilësia dhe kom­pe­ten­cat e speci­fikuara në cer­ti­fikatë supo­zo­hen t’i jepen këtij per­soni në mungesë të provës për rastin e kundërt.

3. Çdo Shtet Kon­trak­tues do të cak­to­jë autoritetet kom­pe­tente të bëjnë cer­ti­fikatën.

 

Neni 41

Të dhë­nat per­son­ale të mbled­hu­ra ose të trans­me­t­u­ara sipas Kon­ven­tës, do të për­doren vetëm për qël­limet për të cilat ato janë mbled­hur apo trans­me­t­u­ar.

 

Neni 42

Autoritetet te të cilat trans­me­to­het infor­ma­cioni do të sig­uro­jnë kon­fi­den­cialitet, në për­puth­je me ligjin e shtetit të tyre.

 

Neni 43

Të gjitha doku­mentet e paraqi­tu­ra apo të dorëzuara sipas kësaj Kon­vente do të për­jash­to­hen nga legal­iz­i­mi apo ndon­jë for­malitet i ngjashëm.

 

Neni 44

Çdo Shtet Kon­trak­tues mund të cak­to­jë autoritetet te të cilat paraqiten kërke­sat sipas nen­eve 8, 9 dhe 33.

 

Neni 45

1. Për­cak­timet e për­men­dura në nenet 29 dhe 44 do t’i komu­niko­hen Zyrës së Përher­shme të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate.

2. Deklaratat e për­men­dura në nenin 34 para­grafi 2 do t’i bëhen depoz­i­tar­it të Kon­ven­tës.

 

Neni 46

Një Shtet Kon­trak­tues, në të cilin sis­teme të ndryshme ligjore ose kuadri ligjor zba­to­jnë mbro­jt­jen e fëmi­jës dhe të pasurisë së tij/saj, nuk do të jenë të detyru­ara të zba­to­jnë dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës vetëm për kon­flik­te midis këtyre sis­te­meve të ndryshme ose kuadrit ligjor.

 

Neni 47

Për sa i për­ket një shteti, në të cilin dy ose më shumë sis­teme ligjore apo kuadër ligjor në lid­hje me ndon­jë çësht­je të tra­j­tu­ar në këtë Kon­ven­të, zba­to­hen në njësi të ndryshme ter­ri­to­ri­ale:

1. çdo ref­ererim për banesën e përher­shme në këtë shtet do të inter­pre­to­het si refer­im për banesën e përher­shme në një njësi ter­ri­to­ri­ale;

2. çdo refer­im për pran­inë e fëmi­jës në këtë shtet do të inter­pre­to­het si refer­im për pran­inë në një njësi ter­ri­to­ri­ale;

3. çdo refer­im për vend­ndod­hjen e pasurisë së fëmi­jës në këtë shtet do të inter­pre­to­het si refer­im për vend­ndod­hjen e pasurisë së fëmi­jës në një njësi ter­ri­to­ri­ale;

4. çdo refer­im për shtetin nga i cili është fëmi­ja do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj një­sisë ter­ri­to­ri­ale të cak­tu­ar me ligjin e këtij shteti ose në mungesë të rreg­ullave përkatëse, të një­sive ter­ri­to­ri­ale me të cilat fëmi­ja ka pasur lid­hje më të ngushtë;

5. çdo refer­im ndaj shtetit, autoritetet e të cilit janë në shqyr­tim e sipër të një kërkese për divorc ose ndar­je ligjore të prindërve të fëmi­jës ose për anulim­in e martesës së tyre, do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj një­sisë ter­ri­to­ri­ale, autoritetet e të cilit janë në shqyr­tim e sipër të kësaj kërkese;

6. çdo refer­im ndaj shtetit me të cilin fëmi­ja ka një lid­hje thel­bë­sore, do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj një­sisë ter­ri­to­ri­ale me të cilën fëmi­ja ka këtë lid­hje;

7. çdo refer­im ndaj shtetit tek i cili fëmi­ja është larguar apo në të cilin ai apo ajo është mba­j­tur, do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj një­sisë ter­ri­to­ri­ale përkatëse tek e cila fëmi­ja është larguar apo në të cilën ai apo ajo është mba­j­tur;

8. çdo refer­im ndaj organ­eve ose autoriteteve të këtij shteti, të tjera nga autoritetet qen­drore, do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj atyre të autor­izuara për të vepru­ar në njës­inë ter­ri­to­ri­ale përkatëse;

9. çdo refer­im ndaj ligjit ose pro­ce­durës, ose autoritetit të shtetit në të cilin është mar­rë një masë, do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj ligjit ose pro­ce­durës, ose autoritetit të një­sisë ter­ri­to­ri­ale në të cilën është mar­rë kjo masë;

10. çdo refer­im ndaj ligjit ose pro­ce­durës, apo autoritetit të shtetit të kërkuar, do të inter­pre­to­het si refer­im ndaj ligjit ose pro­ce­durës, apo autoritetit të një­sisë ter­ri­to­ri­ale në të cilën është kërkuar njo­h­ja apo zba­ti­mi.

 

Neni 48

Për qël­lime të iden­ti­fikim­it të ligjit të zbat­ueshëm sipas kapit­ul­lit III, në lid­hje me një shtet i cili përf­shin dy ose më shumë njësi ter­ri­to­ri­ale, secila prej tyre ka sis­temin e vet ligjor apo kuadrin ligjor, në lid­hje me çësht­jet e mbu­lu­ara nga kjo Kon­ven­të, zba­to­hen rreg­ul­lat e mëposhtme:

a) nëse ka rreg­ul­la në fuqi në këtë shtet, duke iden­ti­fikuar se cili ligj i një­sisë ter­ri­to­ri­ale është i zbat­ueshëm, zba­to­het ligji i kësaj njësie;

b) në mungesë të këtyre rreg­ullave, zba­to­het ligji i një­sisë ter­ri­to­ri­ale përkatëse, siç për­cak­to­het në nenin 47.

 

Neni 49

Për qël­lim të iden­ti­fikim­it të ligjit të zbat­ueshëm sipas kapit­ul­lit III, në lid­hje me një shtet i cili ka dy ose më shumë sis­teme ligjore apo kuadër ligjor të ligjit të zbat­ueshëm për kat­e­gori të ndryshme per­sonash në lid­hje me çësht­jet e mbu­lu­ara nga kjo Kon­ven­të, do të zba­to­hen rreg­ul­lat e mëposhtme:

a) nëse ka rreg­ul­la në fuqi në këtë shtet, duke iden­ti­fikuar se cili nga këto lig­je zba­to­het, do të zba­to­het ky ligj;

b) në mungesë të këtyre rreg­ullave, zba­to­het ligji i sis­temit ose kuadri ligjor, me të cilat fëmi­ja ka lid­hje më të afërt.

 

Neni 50

Kjo Kon­ven­të nuk do të ceno­jë zba­timin e Kon­ven­tës së 25 tetorit 1980 mbi aspek­tet civile të rrëm­bim­it ndërkom­bë­tar të fëmi­jës si midis palëve në të dyja kon­ven­tat. Megjithatë, asgjë nuk për­jash­ton dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente nga nxit­ja për qël­lime të sig­urim­it të kthim­it të fëmi­jës, i cili është larguar apo mba­j­tur pa të drejtë ose nga orga­niz­i­mi i të drej­tave të hyr­jes.

 

Neni 51

Për sa i për­ket Shteteve Kon­trak­tuese, kjo Kon­ven­të zëvendë­son Kon­ven­tën e 5 tetorit të vitit 1961 mbi pushtetet e autoriteteve dhe të ligjit të zbat­ueshëm në lid­hje me mbro­jt­jen e të miturve dhe Kon­ven­tën që mbu­lon kujdestar­inë e të miturve, nën­shkru­ar në Hagë në 12 qer­shor 1902, pa paragjykim, për njo­hjen e masave të mar­ra sipas Kon­ven­tës së 5 tetorit 196, të për­men­dur më sipër.

 

Neni 52

1. Kjo Kon­ven­të nuk do të ceno­jë ndon­jë instru­ment ndërkom­bë­tar me të cilin Shtetet Kon­trak­tuese janë palë dhe që përm­ba­jnë dis­pozi­ta në lid­hje me çësht­jet e tra­j­tu­ara nga Kon­ven­ta, për sa kohë që është bërë një deklaratë tjetër nga Shtetet Palë në këtë instru­ment.

2. Kjo Kon­ven­të nuk cenon mundës­inë për një apo më shumë Shtete Kon­trak­tuese për të lid­hur mar­rëvesh­je që përm­ba­jnë dis­pozi­ta mbi çësht­jet e tra­j­tu­ara nga kjo Kon­ven­të, në lid­hje me fëmi­jët që kanë banesë të përher­shme në një nga Shtetet Palë në këto mar­rëvesh­je.

3. Mar­rëvesh­jet për t’u lid­hur nga një apo më shumë Shtete Kon­trak­tuese mbi çësht­je bren­da fushës së veprim­it të kësaj Kon­vente, nuk ceno­jnë zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente, në mar­rëd­hëni­et e këtyre shteteve me Shtete të tjera Kon­trak­tuese.

4. Para­grafi i mësipërm zba­to­het midis shteteve të intere­suara edhe për lig­jet uni­for­më të bazuara në lid­hje të veçan­ta të natyrës rajonale apo të një natyre tjetër.

 

Neni 53

1. Kjo Kon­ven­të do të zba­to­jë masa vetëm nëse ato mer­ren në një shtet pasi Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për atë shtet.

2. Kon­ven­ta do të zba­to­het për njo­hjen dhe zba­timin e masave të mar­ra pas hyr­jes së saj në fuqi midis shtetit ku janë mar­rë masat dhe shtetit të kërkuar.

 

Neni 54

1. Ndon­jë komu­nikim i dër­guar autoritetit qen­dror apo ndon­jë autoriteti tjetër të një Shteti Kon­trak­tues do të jetë në gjuhën origji­nale dhe do të shoqëro­het me një përk­thim në gjuhën zyrtare ose në një nga gjuhët zyrtare të shtetit tjetër, ose, kur kjo nuk është e mundur, do të sig­uro­het një përk­thim në gjuhën frenge ose angleze.

2. Megjithatë, një Shtet Kon­trak­tues, duke bërë një rez­ervë në për­puth­je me nenin 60, mund të kundër­sh­to­jë për­dorim­in e gjuhës frënge ose angleze, por jo të të dyja gjuhëve.

 

Neni 55

1. Në për­puth­je me nenin 60, një Shtet Kon­trak­tues:

a) mund të rez­er­vo­jë juridik­sion­in e autoriteteve të saj për të mar­rë masa mbi mbro­jt­jen e pasurisë së fëmi­jës të ndod­hur në ter­ri­torin e saj;

b) mund të rez­er­vo­jë të drejtën e mosnjo­hjes së një përgjegjësie prindërore apo mase për sa kohë që nuk është në pëputh­je me ndon­jë masë të mar­rë nga autoritetet e saj në lid­hje me këtë pasuri.

2. Rez­er­va mund të kufi­zo­het për kat­e­gori të cak­tu­ara të pasurisë.

 

Neni 56

Sekre­tari i Përgjithshëm i Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate do të mbled­hë rreg­ull­isht një komi­sion spe­cial, me qël­lim rishikimin e funk­sionim­it prak­tik të Kon­ven­tës.

 

KAPITULLI VII

DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 57

1. Kjo Kon­ven­të është e hapur për nën­shkrim për shtetet e për­faqë­suara në sesion­in e tetëm­bëd­hjetë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të drejtën ndërkom­bëtare pri­vate.

2. Kjo Kon­ven­të i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it dhe instru­mentet përkatëse të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it depoz­i­to­hen pranë Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, që ka funk­sion­in e depoz­i­tar­it të kësaj Kon­vente.

 

Neni 58

1. Çdo Shtet tjetër mund të adero­jë në këtë Kon­ven­të pas hyr­jes në fuqi të saj në për­puth­je me nenin 61 para­grafi i parë.

2. Instru­men­ti i aderim­it depoz­i­to­het pranë depoz­i­tar­it të kësaj Kon­vente.

3. Ky ader­im do të ketë efekt vetëm në lid­hje me mar­rëd­hëni­et midis shtetit aderues dhe shteteve palë, të cilët nuk kanë paraqi­tur kundër­sh­tim për këtë ader­im bren­da gjashtë mua­jve nga mar­r­ja e njof­tim­it, parashikuar nga neni 63 pika b. Një kundër­sh­tim i tillë mund të bëhet prej shteteve palë gjatë rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it të kësaj Kon­vente pas një ader­i­mi. Për çdo kundër­sh­tim do të njofto­het depoz­i­tari.

 

Neni 59

1. Nëse një shtet ka dy ose më shumë njësi ter­ri­to­ri­ale në të cilat zba­to­hen sis­teme të ndryshme ligjore në lid­hje me çësht­jet e tra­j­tu­ara në këtë Kon­ven­të, ai mund të deklaro­jë në kohën e nën­shkrim­it, rat­i­fikim­it, mira­tim­it ose aderim­it, se Kon­ven­ta do të shtri­het në të gjitha njësitë ter­ri­to­ri­ale ose vetëm në një ose më shumë prej tyre. Ky shtet mund ta mod­i­fiko­jë këtë deklaratë duke dorëzuar një deklaratë tjetër në çdo kohë.

2. Çdo deklaratë e tillë do t’i njofto­het depoz­i­tar­it duke deklaru­ar shpre­himisht njësitë ter­ri­to­ri­ale në të cilat zba­to­het kjo Kon­ven­të.

3. Nëse një shtet nuk bën asnjë deklaratë të tillë në për­puth­je me këte nen, kjo Kon­ven­të do të shtri­het në të gjitha njësitë ter­ri­to­ri­ale të këtij shteti.

 

Neni 60

1. Çdo shtet, në çastin e rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it në këtë Kon­ven­të, ose në kohën e paraqit­jes se një deklarate në lid­hje me nenin 59, mund të paraqesë një ose të dyja rez­er­vat e parashikuara në nenin 54 para­grafi i dytë dhe nenin 55. Asnjë rez­ervë tjetër nuk mund të bëhet[4].

2. Çdo shtet palë në çdo kohë mund ta tërhe­që këtë rez­ervë me një njof­tim të drej­tu­ar depoz­i­tar­it.

3. Rez­er­va e hum­bet fuqinë dy muaj pas datës së dërgim­it të njof­tim­it të refer­u­ar në para­grafin mësipërm.

 

Neni 61

1. Kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi tre muaj pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të tretë të rat­i­fikim­it, të pra­nim­it ose të mira­tim­it refer­u­ar në nenin 57.

2. Më pas ajo do të hyjë në fuqi:

a) për çdo shtet tjetër palë në pro­ces rat­i­fiki­mi, pra­n­i­mi ose mira­ti­mi, tre muaj pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të rat­i­fikim­it, të pra­nim­it, të mira­tim­it, ose të aderim­it;

b) për çdo shtet aderues, tre muaj pas për­fundim­it të peri­ud­hës gjashtë­mu­jore parashikuar në para­grafin e tretë të nen­it 58;

c) për një ter­ri­tor në të cilin Kon­ven­ta është shtrirë në për­puth­je me nenin 59 tre muaj pas njof­tim­it të refer­u­ar në të njëjtin nen.

 

Neni 62

1. Çdo shtet palë në Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë përmes një njof­ti­mi me shkrim të dër­guar depoz­i­tar­it. Ai mund të kufi­zo­het për disa ter­ri­tore në të cilat zba­to­het Kon­ven­ta.

2. Denonci­mi bëhet i efek­t­shëm dym­bëd­hjetë muaj pas mar­rjes së njof­tim­it të denoncim­it prej depoz­i­tar­it. Në rast se hyr­ja në fuqi e denoncim­it kërkon një peri­ud­hë më të gjatë kohe sipas speci­fikim­it të bërë në njof­tim, denonci­mi bëhet i efek­t­shëm pas për­fundim­it të kësaj peri­ud­he.

 

Neni 63

Depoz­i­tari i njofton shtetet palë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të drejtën ndërkom­bëtare pri­vate, si dhe shteteve që kanë aderu­ar në për­puth­je me nenin 58, sa më poshtë:

a) nën­shkrimet, rat­i­fikimet, pranimet dhe mira­timet e parashikuara në nenin 57;

b) aderimet dhe kundër­sh­timet përkatëse të parashikuara në nenin 58;

c) datën në të cilën kjo Kon­ven­të hyn në fuqi në për­puth­je me nenin 61;

d) deklarimet e parashikuara në nenin 34 para­grafi i dytë dhe nenin 59;

e) mar­rëvesh­jet e parashikuara në nenin 39;

f) rez­er­vat e parashikuara në nenin 54 para­grafi i dytë dhe nenin 55, si dhe tërhe­q­jet e tyre të parashikuara në nenin 60 para­grafi i dytë;

g) denoncimet i refer­o­hen nen­it 62.

Në dësh­mi të kësaj, per­son­at e autor­izuar posaçër­isht nën­shkru­a­jnë këtë Kon­ven­të.

 

Bërë në Hagë, më 19 tetor 1996, në frëngjisht dhe anglisht, të dyja tek­stet njël­loj të vlef­shme, në një kop­je të vetme, e cila do të depoz­i­to­het në arki­vat e Qev­erisë holan­deze, e cila, nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike, i dër­gon një kop­je të vërte­t­u­ar çdo shteti të për­faqë­suar në sesion­in e tetëm­bëd­hjetë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën ndërkom­bëtare pri­vate.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 9443, datë 16.11.2005, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 96, datë 15 Dhje­tor 2005, faqe 3067. Ky ligj ka hyrë në fuqi më 1 Prill 2007.

[2] Për Repub­likën e Shqipërisë, autoriteti qen­dror për përm­bush­jen e detyrave të kësaj Kon­vente është Min­is­tria e Drejtë­sisë.

[3] Repub­li­ka e Shqipërisë deklaron se kërke­sat, sipas para­grafit të parë të këtij neni, do t’u komu­niko­hen autoriteteve të tij vetëm nëpër­m­jet autoritetit qen­dror.

[4] Repub­li­ka e Shqipërisë rez­er­von të drejtën e juridik­sion­it të autoriteteve të veta për të mar­rë masa për mbro­jt­jen e pasurisë së fëmi­jës në ter­ri­torin e vet, si dhe rez­er­von të drejtën e mosnjo­hjes së një përgjegjësie prindërore apo të një mase për sa kohë nuk është në për­puth­je me ndon­jë masë të mar­rë nga autoritetet e veta, në lid­hje me këtë pasuri, siç është parashikuar në para­grafin e parë të nen­it 55 të Kon­ven­tës.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim