Pre­am­bu­la

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe nën­shkrue­sit e tjerë,

duke mar­rë parasysh Kon­ven­tën europi­ane për njo­hjen dhe ekzeku­timin e vendimeve në lid­hje me kujdestar­inë e fëmi­jëve dhe riven­dos­jen e kujdestarisë mbi fëmi­jët, të 20 majit 1980 (ETS N0 105);

duke mar­rë parasysh Kon­ven­tën e Hagës të 25 tetorit 1980 mbi aspek­tet civile të rrëm­bim­it të fëmi­jëve në niv­el ndërkom­bë­tar dhe Kon­ven­tën e Hagës të 19 tetorit 1996 mbi juridik­sion­in, ligjin e zbat­u­ar, njo­hjen, ekzeku­timin dhe bashkëpunimin në lid­hje me përgjegjës­inë prindërore dhe masat për mbro­jt­jen e fëmi­jëve;

duke mar­rë parasysh rreg­ul­loren e Këshillit (EC) nr.1347/2000 të 29 majit 2000 mbi juridik­sion­in, njo­hjen dhe ekzeku­timin e vendimeve në çësht­jet marte­sore dhe në çësht­jet e përgjegjë­sisë prindërore për fëmi­jët e të dy bashkëshort­ëve;

duke ditur se, sipas parashikim­it të bërë në instru­mente të ndryshme ligjore ndërkom­bëtare të Këshillit të Europës, si dhe në nenin 3 të Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara për të drej­tat e fëmi­jve të 20 nën­torit 1989, intere­sat e fëmi­jëve janë të një rëndësie pri­or­itare;

të ndërgjegjshëm për nevo­jën e dis­poz­i­tave të mëte­jshme për të garan­tu­ar mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet fëmi­jëve, dhe prindërve të tyre dhe per­son­ave të tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jët, sipas mbro­jt­jes së bërë nga neni 8 i Kon­ven­tës për mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore të 4 nën­torit 1950 (ETS nr.5);

duke pasur parasysh nenin 9 të Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara për të drej­tat e fëmi­jëve, i cili parashikon të drejtën e fëmi­jëve që është i ndarë nga një ose nga të dy prindërit të mba­jë mar­rëd­hënie per­son­ale dhe kon­takt të drejt­për­drejtë dhe të rreg­ullt me të dy prindërit, përveç kur një gjë e tillë është në dëm të intere­save të fëmi­jës;

duke mar­rë parasysh para­grafin 2 të nen­it 10 të Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara për të drej­tat e fëmi­jëve, i cili parashikon të drejtën e fëmi­jëve, prindërit e të cilit bano­jnë në shtete të ndryshme, duke për­jash­tu­ar sit­u­atat e jashtëza­kon­shme, të mba­jë rreg­ull­isht mar­rëd­hënie per­son­ale dhe kon­takt të drejt­për­drejtë me të dy prindërit;

të ndërgjegjshëm për dobinë e njo­hjes si mba­jtës të të drej­tave jo vetëm prindërit, por edhe fëmi­jët;

duke rënë dako­rd për zëvendësimin e kon­cep­tit “e drej­ta e viz­itës tek fëmi­jët” me nocionin “mar­rëd­hëni­et me fëmi­jët”;

duke mar­rë parasysh Kon­ven­tën europi­ane për ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve (ETS nr.160) dhe dobinë e nxit­jen në mar­rjen e masave për të ndih­muar fëmi­jët në çësht­jet në lid­hje me mar­rëd­hëni­et me prindërit dhe per­son­at e tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jët;

duke rënë dako­rd për nevo­jën që fëmi­jët të kenë mar­rëd­hënie jo vetëm me të dy prindërit, por edhe me per­sona të tjerë të cak­tu­ar që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jët dhe rëndës­inë për prindërit dhe per­son­at e tjerë për të mba­j­tur mar­rëd­hënie me fëmi­jët në për­sh­tat­je me intere­sat e fëmi­jëve;

duke vënë re nevo­jën për të nxi­tur adop­ti­min nga shtetet të parimeve të për­bashkë­ta në lid­hje me mar­rëd­hëni­et mbi fëmi­jët, sido­mos për të lehtë­suar zba­timin e instru­menteve ndërkom­bëtare në këtë fushë;

duke qenë të ndërgjegjshëm se mekaniz­mi për t’u dhënë fuqi vendimeve të hua­ja mbi mar­rëd­hëni­et me fëmi­jët ka më shumë mundësi të japë rezul­tate të kënaqshme kur parimet mbi të cilat mbështeten këto vendime janë të ngjashme me parimet e shtetit që u jep fuqi këtyre vendimeve të hua­ja;

duke njo­hur nevo­jën, kur fëmi­jët, prindërit dhe per­sona të tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jët bano­jnë në shtete të ndryshme, për të inku­ra­juar autoritetet gjyqë­sore për të për­dorur më shpesh mar­rëd­hëni­et ndërku­fitare dhe për të rrit­ur bes­imin e të gjithë per­son­ave të intere­suar se fëmi­jët do të kthe­hen në për­fundim të kësaj mar­rëd­hënieje;

duke vënë re se parashiki­mi i një sig­uri­mi të efek­t­shëm dhe i garan­cive sht­esë është i mundur të sig­uro­jë kthimin e fëmi­jëve, sido­mos, në për­fundim të mar­rëd­hënies ndërku­fitare;

duke vënë re se për parashikimin e zgjid­hjeve që sido­mos kanë të bëjnë me mar­rëd­hënien ndërku­fitare për fëmi­jët është i nevo­jshëm një instru­ment ndërkom­bë­tar sht­esë;

me dëshirën për të ven­do­sur bashkëpunim ndër­m­jet të gjitha organ­eve qen­drore ose organ­eve të tjera për të nxi­tur dhe për­mirë­suar mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet fëmi­jëve, prindërve të tyre dhe per­son­ave të tjerë që kanë lid­hje famil­jare me këta fëmi­jë, dhe sido­mos për të nxi­tur bashkëpunim gjyqë­sor në çësht­jet që kanë të bëjnë me mar­rëd­hëni­et ndërkufitare,kanë rënë dako­rd si më poshtë:

 

 

KAPITULLI I

OBJEKTET E KONVENTËS DHE PËRKUFIZIME

Neni 1

Objek­tet e Kon­ven­tës

Objek­tet e kësaj Kon­vente janë:

a) për­cak­ti­mi i parimeve të përgjithshme për t’u zbat­u­ar me lid­hje në vendimet mbi mar­rëd­hëni­et;

b) rreg­ul­li­mi i garan­cive të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar ushtrim­in e rreg­ullt të mar­rëd­hënieve dhe kthimin e men­jëher­shëm të fëmi­jëve në fund të afatit të mar­rëd­hënies;

c) ven­dos­ja e bashkëpunim­it ndër­m­jet organ­eve qen­drore, organ­eve gjyqë­sore dhe organ­eve të tjera për të nxi­tur dhe për­mirë­suar mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet fëmi­jëve, prindërve të tyre dhe per­son­ave të tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jët.

 

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­limet e kësaj Kon­vente:

a) “mar­rëd­hënie” do të thotë:

i) qën­dri­mi i fëmi­jës për një peri­ud­hës të cak­tu­ar kohe me ose në takim me një per­son të për­men­dur në nenet 4 ose 5 me të cilin ai ose ajo nuk  banon zakon­isht;

ii) çdo for­më komu­niki­mi ndër­m­jet fëmi­jës dhe një per­soni të tillë;

iii) dhë­nia e infor­ma­cionit një per­soni të tillë për fëmi­jën ose fëmi­jët mbi këtë per­son;

b) “vendim mbi mar­rëd­hëni­et” do të thotë një vendim i një organi gjyqë­sor në lid­hje me mar­rëd­hëni­et duke përf­shirë një mar­rëvesh­je mbi mar­rëd­hëni­et, e cila është kon­fir­muar nga një organ kom­pe­tent gjyqë­sor ose që është për­pilu­ar for­mal­isht ose regjistru­ar si një instru­ment aut­en­tik dhe është i ekzekutueshëm;

c) “fëmi­jë” është një per­son nën 18 vjet në lid­hje me të cilin mund të jepet ose të ekzeku­to­het një vendim mbi mar­rëd­hëni­et në një shtet palë;

d) “lid­hje famil­jare” do të thotë një lid­hje e ngushtë si ndër­m­jet një fëmi­je dhe gjyshit/gjyshes, ose vëllezërve dhe motrave të tij ose të saj, në bazë të ligjit ose në bazë të një lid­hje­je famil­jare de fak­to;

e) “organ gjyqë­sor” do të thotë një gjykatë ose organ admin­is­tra­tiv i cili ka kom­pe­ten­ca ekuiv­a­lente.

 

KAPITULLI II

PARIME TË PËRGJITHSHME PËR TË ZBATUAR VENDIMET NË LIDHJE ME MARRËDHËNIET

Neni 3

Zba­ti­mi i parimeve

Shtetet palë mar­rin ato masa legjisla­tive dhe të tjera që mund të jenë të nevo­jshme për të sig­u­ru­ar zba­timin e parimeve të këtij kapit­ul­li nga organet gjyqë­sore kur ata mar­rin, ndrysho­jnë, pezul­lo­jnë ose anu­lo­jnë vendime në lid­hje me mar­rëd­hëni­et.

 

Neni 4

Mar­rëd­hë­nia ndër­m­jet një fëmi­je dhe prindërve të tij ose të saj

1. Një fëmi­jë dhe prindërit e tij ose të saj kanë të drejtë të mar­rin dhe të mba­jnë mar­rëd­hënie të rreg­ull­ta me njëri-tjetrin.

2. Këto mar­rëd­hënie mund të kufi­zo­hen ose për­jash­to­hen kur kjo kërko­het nga intere­sat e lar­ta të fëmi­jës.

3. Kur nuk është në favor të intere­save të lar­ta të një fëmi­je që ky të mba­jë mar­rëd­hënie të pam­bikëqyru­ra me një nga prindërit e tij ose të saj, kon­sidero­het mundësia e mar­rëd­hënieve per­son­ale të mbikëqyru­ra ose for­ma të tjera të mar­rëd­hënieve me këtë prind.

 

Neni 5

Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet një fëmi­je dhe per­son­ave të tjerë, përveç prindërve të tij ose të saj

1. Në varësi të intere­save të lar­ta të fëmi­jës, mund të ven­dosen mar­rëd­hënie ndër­m­jet atij ose asaj dhe per­son­ave të ndryshëm nga prindërit e tij ose të saj që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jën.

2. Shtetet palë janë të lira ta shtri­jnë këtë dis­poz­itë për tek per­sona të tjerë nga ata të për­men­dur në para­grafin 1, dhe kur bëhet një shtrir­je e tillë. Shtetet mund të ven­dosin lirisht se cilat asp­k­te të mar­rëd­hënieve zba­to­hen sipas përku­fizim­it të nen­it 2 ger­ma a.

 

Neni 6

E drej­ta e fëmi­jës për t’u infor­muar, kon­sul­tu­ar dhe shpre­hur mendimet e tij ose të saj

1. Fëmi­ja që në bazë të së drejtës ndërkom­bëtare kon­sidero­het me zhvil­lim të plotë men­dor ka të drejtën, përveç kur një gjë e tillë do të ishte hap­tazi në dëm të intere­save të lar­ta të tij ose të saj:

- të mar­rë të gjithë infor­ma­cionin përkatës;

- të kon­sul­to­het;

- të shpre­hë mendimet e tij ose të saj.

2. Këtyre mendimeve, dëshi­rave dhe ndjen­jave të kon­stat­ueshme të fëmi­jës u kush­to­het vëmend­ja e duhur.

 

Neni 7

Zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jeve në lid­hje me mar­rëd­hëni­et

Gjatë zgjid­hjes së mos­mar­rëvesh­jeve në lid­hje me mar­rëd­hëni­et, organet gjyqë­sore mar­rin të gjitha masat:

a) për të sig­u­ru­ar që të dy prindërit të jenë infor­muar për rëndës­inë e ven­dos­jes dhe të mba­jt­jes së mar­rëd­hënieve të rreg­ull­ta me fëmi­jën e tyre, për fëmi­jën dhe për ata vetë;

b) për të nxi­tur prindërit dhe per­sona të tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jën për të lid­hur mar­rëvesh­je miqë­sore në lid­hje me mar­rëd­hëni­et, sido­mos duke për­dorur ndër­m­jetësimin famil­jar ose ndon­jë for­më tjetër për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve;

c) para mar­rjes së një vendi­mi, të sig­uro­hen që dispono­jnë infor­ma­cion të mjaftueshëm, sido­mos nga ata që mba­jnë përgjegjës­inë famil­jare, me qël­lim që të mar­rin një vendim në favor të intere­save të lar­ta të fëmi­jës, dhe, kur është e nevo­jshme, të mar­rin infor­ma­cion sht­esë nga organe ose per­son­at e tjerë përkatës.

 

Neni 8

Mar­rëvesh­jet për mar­rëd­hëni­et

1. Shtetet palë nxisin, me anë të mjeteve që ata i kon­sidero­jnë të për­sh­tat­shme, prindërit dhe per­son­at e tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jën të repsek­to­jnë parimet e parashikuara në nenet 4 deri 7 kur për­pi­lo­jnë ose ndrysho­jnë mar­rëvesh­jet mbi mar­rëd­hëni­et në lid­hje me një fëmi­jë. Këto mar­rëvesh­je duhet që mundë­sisht të bëhen me shkrim.

2. Me kërkesë, organet gjyqë­sore, përveç kur parashiko­het ndryshe në ligjin e brend­shëm, e kon­fir­mo­jnë një mar­rëvesh­je mbi mar­rëd­hëni­et në lid­hje me një fëmi­jë, përveç kur kjo është kundër intere­save të lar­ta të fëmi­jës.

 

Neni 9

Zba­ti­mi i vendimeve në lid­hje me mar­rëd­hëni­et

Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar që vendimet në lid­hje me mar­rëd­hëni­et të zba­to­hen.

 

Neni 10

Mbro­jt­ja dhe garancitë që jepen në lid­hje me mar­rëvesh­jet

1. Secili shtet palë parashikon dhe nxit zba­timin e mbro­jt­jes dhe garan­cive. Ai i komu­nikon, nëpër­m­jet organ­eve të tij qen­drore, Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, bren­da tre mua­jsh pas hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente për atë shtet palë, të pak­tën tre kat­e­gori mbro­jt­jesh dhe garan­cish të parashikuara nga ligji i brend­shëm përveç mbro­jt­jes dhe garan­cive të për­men­dura në para­grafin 3 të nen­it 4 dhe në ger­mën b të para­grafit 1 të nen­it 14 të kësaj Kon­vente. Ndryshi­mi i mbro­jt­jes dhe garan­cive të dhë­na komu­niko­het sa më parë që të jetë e mundur.

2. Kur e kërko­jnë rrethanat e çësht­jes, organet gjyqë­sore në çdo kohë mund të mar­rin një vendim mbi mar­rëd­hëni­et që t’i nën­shtro­het mbro­jt­jes dhe garan­cive për sig­urim­in e zba­tim­it të këtij vendi­mi, që fëmi­ja të kthe­het në fund të afatit të mar­rëd­hënies në vendin ku ai ose ajo banon zakon­isht, ose që ai ose ajo të mos lëvizet në mënyrë të par­reg­ullt.

a) Mbro­jt­ja dhe garancitë për të sig­u­ru­ar që vendi­mi të zba­to­het, mund të përf­shi­jnë sido­mos:

- mbikëqyr­jen e mar­rëd­hënies;

- detyrim­in për një per­son të sig­uro­jë shpen­zimet e udhë­tim­it dhe të qën­drim­it të fëmi­jës dhe, nëse është e nevo­jshme, të çdo per­soni tjetër që e shoqëron fëmi­jën;

- një garan­ci, që depoz­i­to­het nga per­soni me të cilën fëmi­ja banon rreg­ull­isht, për të sig­u­ru­ar që per­soni i cili kërkon mar­rëd­hënie me fëmi­jën të mos pen­go­het për të hyrë në mar­rëd­hënie;

- një gjobë që i vihet per­son­it me të cilën fëmi­ja banon zakon­isht, nëse ky refu­zon të përm­bushë vendimin mbi mar­rëd­hëni­et.

b) Mbro­jt­ja dhe garancitë për të sig­u­ru­ar kthimin e fëmi­jës ose paran­dal­im­in e kthim­it të par­reg­ullt mund të përf­shi­jë sido­mos:

- dorëz­imin e pas­apor­tave ose doku­menteve të iden­titetit dhe, kur është e nevo­jshme, një doku­ment që të tre­go­jë se per­soni që kërkon të ketë mar­rëd­hënie ka njof­tu­ar organin kom­pe­tent kon­sul­lor për këtë dorëz­im gjatë peri­ud­hës së mar­rëd­hënies;

- garancitë finan­cia­re;

- bar­rët mbi pasur­inë;

- detyrimet ose mar­rëvesh­jet para gjykatës;

- detyrim­in e per­son­it që ka mar­rëd­hënie me fëmi­jën për t’u paraqi­tur së bashku me fëmi­jën rreg­ull­isht para një organi kom­pe­tent, si zyra për mirëqe­nien e rin­isë ose një rajon poli­cie, në vendin ku duhet të ushtro­het mar­rëd­hë­nia;

- detyrim­in e per­son­it që kërkon të hyjë në mar­rëd­hënie që të paraqesë një doku­ment të lëshuar nga shteti ku duhet të zhvil­lo­het mar­rëd­hë­nia, që të vërte­to­jë njo­hjen dhe deklarim­in e ekzekutuesh­mërisë së kujdestarisë ose të një vendi­mi mbi mar­rëd­hëni­et, ose të dyja, para se të mer­ret vendi­mi për mar­rëd­hëni­et ose para se të fil­lo­jë mar­rëd­hë­nia;

- cak­timin e kushteve në lid­hje me vendin ku duhet të zhvil­lo­het mar­rëd­hë­nia dhe, nëse është e nevo­jshme, regjistrim­in në ndon­jë sis­tem kom­bë­tar ose ndërku­fi­tar, të ndalim­it që pen­gon fëmi­jën për t’u larguar nga shteti ku duhet të zhvil­lo­het mar­rëd­hë­nia.

3. Kjo mbro­jt­je dhe këto garan­ci janë të për­cak­tu­ara me shkrim ose të provuara me shkrim dhe janë pjesë e vendim­it për mar­rëd­hëni­et ose mar­rëvesh­jes së kon­fir­muar.

4. Nëse mbro­jt­ja dhe garancitë duhet të zba­to­hen në një shtet tjetër palë, organi gjyqë­sor mundë­sisht ven­dos mbro­jt­je dhe garan­ci të tilla të për­sh­tat­shme për t’u zbat­u­ar në atë shtet palë.

 

KAPITULLI III

MASAT PËR TË NXITUR DHE PËRMIRËSUAR MARRËDHËNIET NDËRKUFITARE

Neni 11

Organet qen­drore

1. Çdo shtet palë emëron një organ qen­dror për të kry­er funk­sionet e parashikuara nga kjo Kon­ven­të në rastet e mar­rëd­hënieve ndërku­fitare[2].

2. Shtetet fed­erale, shtetet me më shumë se një sis­tem ligjor ose shtetet që kanë pjesë ter­ri­to­ri­ale autonome janë, të lira të emëro­jnë më shumë se një organ qen­dror dhe të për­cak­to­jnë hapësirën ter­ri­to­ri­ale dhe per­son­ale të funk­sion­eve të tyre. Kur një shtet ka emëru­ar më shumë se një organ qen­dror, ai emëron një organ qen­dror të cilit i dër­go­het çdo kor­re­spon­dencë për ta trans­me­t­u­ar tek organi përkatës qen­dror bren­da atij shteti.

3. Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës njofto­het për çdo emërim sipas këtij neni.

 

Neni 12

Detyrat e organ­eve qen­drore

Organet qen­drore të shteteve palë:

a) bashkëpuno­jnë me njëri-tjetrin për të nxi­tur bashkëpunimin ndër­m­jet organ­eve kom­pe­tente, duke përf­shirë organet gjyqë­sore në vendet e tyre përkatëse për të arrit­ur qël­limet e Kon­ven­tës. Ata vepro­jnë me të gjithë shpe­jtës­inë dhe efek­tivitetin e duhur;

b) me qël­lim që të lehtë­so­het zba­ti­mi i kësaj Kon­vente, pajisin, pas kërkesës përkatëse, njëri-tjetrin me infor­ma­cion në lid­hje me lig­jet e brend­shme që rreg­ul­lo­jnë përgjegjësitë prindërore, duke përf­shirë mar­rëd­hëni­et dhe me çdo infor­ma­cion të deta­juar në lid­hje me mbro­jt­jen dhe garancitë përveç atyre të parashikuara sipas para­grafit 1 të nen­it 10, dhe shër­bimet e ofru­ara prej tyre (duke përf­shirë shër­bimet ligjore, të finan­cuara me fonde pub­like ose të tjera), si dhe me infor­ma­cione mbi çdo ndryshim në këto lig­je dhe shër­bime;

c) bëjnë të gjitha për­p­jek­jet për të zbu­lu­ar vend­ndod­hjen e fëmi­jës;

d) sig­uro­jnë trans­me­timin e kërke­save për infor­ma­cion që vijnë nga organet kom­pe­tente në lid­hje me çësht­jet ligjore ose fak­tike mbi një gjykim të papër­fun­d­uar;

e) e mba­jnë njëri-tjetrin të infor­muar për çdo vështirësi që mund të lindë gjatë zba­tim­it të Kon­ven­tës dhe, nëse është e mundur, mën­jano­jnë penge­sat për zba­timin e saj.

 

Neni 13

Bashkëpuni­mi ndërkom­bë­tar

1. Organet gjyqë­sore, organet qen­drore dhe organet sociale dhe të tjera të shteteve palë përkatëse, duke vepru­ar bren­da kom­pe­tencës së tyre, bashkëpuno­jnë në lid­hje me gjykimet mbi mar­rëd­hëni­et ndërku­fitare.

2. Organet qen­drore ndih­mo­jnë veçanër­isht organet gjyqë­sore të shteteve palë për të komu­nikuar me njëri-tjetrin dhe në mar­rjen e infor­ma­cionit dhe të ndih­mës që është e nevo­jshme për të arrit­ur objek­ti­vat e kësaj Kon­vente.

3. Në çësht­jet ndërku­fitare, organet qen­drore ndih­mo­jnë fëmi­jët, prindërit dhe per­son­at e tjerë që kanë lid­hje famil­jare me fëmi­jën sido­mos për të fil­lu­ar gjykimin në lid­hje me mar­rëd­hënien ndërku­fitare.

 

Neni 14

Njo­h­ja dhe ekzeku­ti­mi i vendimeve për mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare

1. Shtetet palë parashiko­jnë, duke përf­shirë ato që kur është e mundur janë në për­puth­je me instru­mentet ndërkom­bëtare:

a) një sis­tem për njo­hjen dhe ekzeku­timin e vendimeve të dhë­na në shtetet e tjera palë në lid­hje me mar­rëd­hëni­et dhe të drejtën e kujdestarisë;

b) një pro­ce­durë ku vendimet në lid­hje me mar­rëd­hëni­et dhe të drejtën e kujdestarisë të dhënë në shtete të tjera palë të mund të nji­hen dhe të deklaro­hen të ekzekutueshme para se të ushtro­het mar­rëd­hë­nia në shtetin pritës.

2. Nëse një shtet palë e kushtë­zon një njo­hje apo ekzeku­tim ose të dyja bashkë për një vendim të huaj me ekzis­tencën e një mar­rëvesh­je­je ose të rec­i­procitetit, ai mund ta kon­sidero­jë këtë Kon­ven­të si bazë ligjore për njo­hjen ose ekzeku­timin, apo të dyjave bashkë, të një vendi­mi të huaj për mar­rëd­hëni­et.

 

Neni 15

Kushtet për zba­timin e vendimeve për mar­rëd­hëni­et ndërku­fitare

Organi gjyqë­sor i shtetit palë ku duhet të zba­to­het një vendim mbi një mar­rëd­hënie ndërku­fitare të dhënë në një shtet tjetër palë, në momentin e njo­hjes ose të deklarim­it të ekzekutuesh­mërisë së këtij vendi­mi për mar­rëd­hëni­et ose në një moment të mëvon­shëm, mund të për­cak­to­jë ose adop­to­jë kushtet për  zba­timin e tij, si dhe çdo mbro­jt­je ose garan­ci të lid­hu­ra me të, nëse kjo është e nevo­jshme për të lehtë­suar ushtrim­in e kësaj mar­rëd­hënieje, me kusht që ele­mentet thel­bë­sore të vendim­it të respek­to­hen dhe të mer­ren parasysh, sido­mos ndryshi­mi i rrethanave dhe i mar­rëvesh­jeve të kry­era nga per­son­at e intere­suar. Në asnjë rrethanë, vendi­mi i huaj nuk mund të rishiko­het në themel.

 

Neni 16

Rik­thi­mi i një fëmi­je

1. Kur një fëmi­jë nuk rik­the­het në për­fundim të një mar­rëd­hënieje ndërku­fitare në bazë të një vendi­mi mbi këtë mar­rëd­hënie, organet kom­pe­tente, me kërkesë, sig­uro­jnë rik­thimin e men­jëher­shëm të fëmi­jës, dhe kur është e mundur duke zbat­u­ar dis­poz­i­tat përkatëse të instru­menteve ndërkom­bëtare, të ligjit të brend­shëm dhe, kur është e mundur, duke zbat­u­ar mbro­jt­jen dhe garancitë sipas parashikim­it të bërë në vendimin për mar­rëd­hënien.

2. Një vendim për rik­thimin e fëmi­jës mer­ret, kur është e mundur, bren­da gjashtë javëve nga data e bër­jes së kërkesës për rik­thimin.

 

Neni 17

Shpen­zimet

Përveç shpen­z­imeve të riat­d­hes­im­it, çdo shtet palë merr për­sipër për të mos pre­tend­uar ndon­jë pagesë nga kërke­sa në lid­hje me çdo masë të mar­rë sipas kësaj Kon­vente nga vetë organet qen­drore të atij shteti në emër të kërkue­sit.

 

Neni 18

Kërke­sat për gjuhën

1. Në varësi të çdo mar­rëvesh­je­je të veçan­të të bërë ndër­m­jet organ­eve qen­drore përkatëse:

a) kor­re­spon­den­ca e dër­guar organ­it qen­dror të shtetit pritës për­pi­lo­het në gjuhën zyrtare ose në një nga gjuhët zyrtare të atij shteti, ose shoqëro­het me një përk­thim në këtë gjuhë.

b) organi qen­dror i shtetit pritës megjithatë pra­non dhe kor­re­spon­dencën në anglisht ose frëngjisht, ose të shoqëru­ar me një përk­thim në një nga këto gjuhë.

2. Kor­re­spon­den­ca që del nga organi qen­dror i shtetit pritës, duke përf­shirë edhe rezul­tatet e het­imeve të kry­era, mund të bëhen në gjuhën zyrtare ose në një nga gjuhët zyrtare të atij shteti, ose në anglisht apo frëngjisht.

3. Megjithatë, një shtet palë, nëpër­m­jet një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, mund të kundër­sh­to­jë për­dorim­in e anglisht­es ose të frëngjisht­es sipas para­grafëve 1 dhe 2 të këtij neni në çdo kërkesë, kor­re­spon­dencë ose doku­mente të tjera dër­guar organ­eve qen­drore[3].

 

 

KAPITULLI IV

RAPORTI ME INSTRUMENTET E TJERA

Neni 19

Rapor­ti me Kon­ven­tën Europi­ane mbi Njo­hjen dhe Ekzeku­timin e Vendimeve në Lid­hje me Kujdestar­inë e Fëmi­jëve dhe Riven­dos­jen e Kujdestarisë mbi Fëmi­jët

Para­grafët 2 dhe 3 të nen­it 11 të Kon­ven­tës europi­ane të 20 majit 1980 (ETS nr.105) mbi njo­hjen dhe ekzeku­timin e vendimeve në lid­hje me kujdestar­inë e fëmi­jëve dhe riven­dos­jen e kujdestarisë mbi fëmi­jët nuk zba­to­het në mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet shteteve palë, të cilat janë gjithash­tu shtete palë në këtë Kon­ven­të.

 

Neni 20

Rapor­ti me instru­mente të tjera

1. Kjo Kon­ven­të nuk cenon asnjë instru­ment tjetër ndërkom­bë­tar në të cilën shtetet palë në këtë Kon­ven­të janë palë ose do të bëhen palë i cili përm­ban dis­pozi­ta mbi çësht­je që janë rreg­ul­lu­ar në këtë Kon­ven­të. Kjo Kon­ven­të nuk cenon sido­mos zba­timin e instru­menteve të mëposhtme ligjore:

a) Kon­ven­tën e Hagës të 5 tetorit 1961 mbi kom­pe­tencën e organ­eve dhe ligjin e zbat­u­ar për mbrot­jen e të miturve.

b) Kon­ven­tën europi­ane mbi njo­hjen dhe ekzeku­timin e vendimeve në lid­hje me kujdestar­inë e fëmi­jëve dhe riven­dos­jen e kujdestarisë mbi fëmi­jët të 20 majit 1980 sipas nen­it 19 të mësipërm.

c) Kon­ven­tën e Hagës të 25 tetorit 1980 mbi aspek­tet civile të rrëm­bim­it të fëmi­jëve në niv­el ndërkom­bë­tar.

d) Kon­ven­tën e Hagës të 19 tetorit 1996 mbi juridik­sion­in, ligjin e zbat­ueshëm, njo­hjen, ekzeku­timin dhe bashkëpunimin në lid­hje me përgjegjës­inë prindërore dhe masat për mbro­jt­jen e fëmi­jëve.

2. Asgjë në këtë Kon­ven­të nuk i pen­gon palët të lid­hin mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare që plotë­so­jnë ose zhvil­lo­jnë më tej dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente apo që zgjero­jnë sfer­ën e zba­tim­it të tyre.

3. Në mar­rëd­hëni­et e tyre rec­i­proke, shtetet palë që janë anëtare të Komu­nitetit Europi­an zba­to­jnë rreg­ul­lat e Komu­nitetit dhe kësh­tu nuk zba­to­jnë rreg­ul­lat që rrjed­hin nga kjo Kon­ven­të, përveç kur nuk ka rreg­ull komu­ni­tar që të rreg­ul­lo­jë lëndën në fjalë.

 

KAPITULLI V

NDRYSHIMET E  KONVENTËS

Neni 21

Ndryshimet

1. Çdo propoz­im për ndryshimin e kësaj Kon­vente të paraqi­tur nga një palë i komu­niko­het Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe ky i fun­dit ia paraqet këtë shteteve anëtare të Këshillit të Europës, çdo nën­shkure­si, çdo shteti palë, Komu­nitetit Europi­an, çdo shteti të ftu­ar për ta nën­shku­rar këtë Kon­ven­të sipas dis­poz­i­tave të nen­it 22 dhe çdo shteti të ftu­ar për të aderu­ar në këtë Kon­ven­të sipas dis­poz­i­tave të nen­it 23.

2. Çdo ndryshim i propozuar nga një palë i komu­niko­het Komitetit Europi­an për Bashkëpunimin Ligjor (KEBL), i cili i paraqet Komitetit të Min­is­trave mendimin e tij mbi ndryshimin e propozuar.

3. Komiteti i Min­is­trave e merr në shqyr­tim ndryshimin e propozuar  dhe mendimin e paraqi­tur nga KEBL dhe, pas kon­sul­timeve me palët e Kon­ven­tës, të cilët nuk janë anë­tarë të Këshillit të Europës, mund të mira­to­jë ndryshimin.

4. Tek­sti i çdo ndryshi­mi të mirat­u­ar nga Komiteti i Min­is­trave në paj­tim me para­grafin 3 të këtij neni u paraqitet për pran­im palëve.

5. Çdo ndryshim i aprovuar në paj­tim me para­grafin 3 të këtij neni hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati një­mu­jor pas datës në të cilën të gjitha palët kanë infor­muar Sekre­tarin e Përgjithshëm se e kanë pran­uar atë.

 

KAPITULLI VI

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 22

Nën­shkri­mi dhe hyr­ja në fuqi

1. Kjo Kon­ven­të është e hapur për t’u nën­shkru­ar nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës, shtetet joanëtare që kanë mar­rë pjesë në për­pil­im­in e saj dhe nga Komu­niteti Europi­an.

2. Kjo Kon­ven­të i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose aprovim­it. Instru­mentet e rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose aprovim­it depoz­i­to­hen te Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

3. Kjo Kon­ven­të hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati tremu­jor pas datës në të cilën tre shtete, duke përf­shirë të pak­tën dy shtete anëtare të Këshillit të Europës, kanë shpre­hur pëlqimin e tyre për të respek­tu­ar Kon­ven­tën në paj­tim me dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm.

4. Në lid­hje me çdo shtet të për­men­dur në para­grafin 1 ose me Komu­nitetin Europi­an i cili e shpreh më vonë pëlqimin e tij për të respek­tu­ar Kon­ven­tën, kjo hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati tremu­jor pas datës së depoz­itim­it të instru­menteve të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose aprovim­it.

 

Neni 23

Ader­i­mi në Kon­ven­të

1. Pas hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente, Komiteti i Min­is­trave të Këshillit të Europës, pas kon­sul­timeve me palët, mund të fto­jë çdo shtet joanë­tar të Këshillit të Europës, i cili nuk ka mar­rë pjesë në për­pil­im­in e Kon­ven­tës, të adero­jë në këtë Kon­ven­të nëpër­m­jet një vendi­mi të mar­rë nga shu­mi­ca e parashikuar në nenin 20 d të statu­tit të Këshillit të Europës dhe me votën unanime të për­faqë­suesve të shteteve kon­trak­tuese që kanë të drejtën e një ven­di në Komitetin e Min­is­trave.

2. Në lid­hje me çdo shtet aderues, Kon­ven­ta hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati tremu­jor pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të aderim­it te Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

 

Neni 24

Zba­ti­mi ter­ri­to­r­i­al

1. Çdo shtet ose Komu­nitet Europi­an, në momentin e nën­shkrim­it ose të depoz­itim­it të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, aprovim­it ose aderim­it, mund të për­cak­to­jë ter­ri­torin ose pjesët e ter­ri­torit ku zba­to­het kjo Kon­ven­të.

2. Çdo palë në një datë të mëvon­shme dhe nëpër­m­jet një deklarate drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës mund ta zgjero­jë zba­timin e kësaj Kon­vente për në çdo pjesë tjetër ter­ri­tori të për­cak­tu­ar në deklaratë dhe për ato mar­rëd­hënie ndërkom­bëtare që ajo është e përgjegjshme dhe në emër të të cilit ajo është e autor­izuar të mar­rë për­sipër detyrime. Në lid­hje me këtë pjesë ter­ri­tori, Kon­ven­ta hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati tremu­jor pas datës së mar­rjes së një deklarate të tillë nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

3. Çdo deklaratë e bërë sipas dy para­grafëve të mësipërm, në lid­hje me çdo pjesë ter­ri­tori të për­cak­tu­ar në deklaratë, mund të tërhiqet nëpër­m­jet një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm. Tërhe­q­ja hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati tremu­jor pas datës së mar­rjes së një njof­ti­mi të tillë nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 25

Rez­er­vat

Nuk mund të bëhet asnjë rez­ervë për dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente.

 

Neni 26

Denonci­mi

 

1. Çdo Palë mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në çdo kohë nëpër­m­jet një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

2. Një denoncim i tillë hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit pas kalim­it të një afati tremu­jor pas datës së mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 27

Njof­timet

Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës njofton shtetet anëtare të Këshillit të Europës, çdo shtet nën­shkrues, çdo shtet palë, Komu­nitetin Europi­an, çdo shtet të ftu­ar për të nën­shkru­ar këtë Kon­ven­të sipas dis­poz­i­tave të nen­it 22 dhe çdo shtet të ftu­ar të adero­jë në këtë Kon­ven­të në paj­tim me dis­poz­i­tat e nen­it 23 për:

a) çdo nën­shkrim;

b) depoz­itimin e çdo instru­men­ti të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, aprovim­it ose aderim­it;

c) çdo datë të hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente sipas nen­eve 22 dhe 23;

d) çdo ndryshim të mirat­u­ar sipas nen­it 21 dhe datën në të cilën hyn në fuqi një ndryshim i tillë;

e) çdo deklaratë të bërë sipas dis­poz­i­tave të nen­it 18;

f) çdo denoncim të bërë sipas dis­poz­i­tave të nen­it 26;

g) çdo akt, njof­tim ose komu­nikim tjetër, sido­mos ata që janë parashikuar në nenet 10 dhe 11 të kësaj Kon­vente.

Si dësh­mi të kësaj, të poshtëshënuar­it, duke qenë të autor­izuar rreg­ull­isht, kanë nën­shkru­ar këtë Kon­ven­të.

Bërë në 15 maj 2003, në anglisht dhe frëngjisht të dyja tek­stet njël­loj të vlef­shme në një kop­je të vetme e cila depoz­i­to­het në arki­vat e Këshillit të Europës, Sekre­tari i Përgjithshm i Këshillit të Europës u trans­me­ton kop­je të vërte­t­u­ara të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës, shteteve joanëtare të cilat kanë mar­rë pjesë në har­timin e Kon­ven­tës, Komu­nitetit Europi­an dhe çdo shteti që është ftu­ar të adero­jë në këtë Kon­ven­të.


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 9359, datë 24.3.2005, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 28, Viti 2005, Faqe 1063. Kon­ven­ta Ka hyrë në fuqi më datë 1 Shta­tor 2005.

 

[2] Sipas ligjit nr. 9395/2005, Repub­li­ka e Shqipërisë cak­ton Min­istrinë e Drejtë­sisë si organ qen­dror për të kry­er funk­sionet e parashikuara nga kjo Kon­ven­të.

[3] Sipas ligjit nr. 9395/2005, Repub­li­ka e Shqipërisë deklaron se mund të kundër­sh­to­jë për­dorim­in e gjuhës angleze ose franceze, sipas parashikimeve të pikave 1 e 2 të këtij neni, në çdo kërkesë, kor­re­spon­dencë ose doku­ment tjetër dër­guar organ­eve qen­drore.

 

(3) Në rast se një Shtet nuk bën deklara­ta në bazë të këtij Neni, Kon­ven­ta do të shtri­het në të gjitha njësitë ter­ri­to­ri­ale të atij Shteti.

 

Neni 46

 

(1) Kon­ven­ta hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit, mbasi kanë kalu­ar tre muaj nga depoz­iti­mi i instru­men­tit të tretë  të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it, që për­mendet në Nenin 43.

(2) Pas kësaj Kon­ven­ta hyn në fuqi:

a) për secilin Shtet që rrjed­himisht rat­i­fikon, pra­non ose mira­ton atë, në ditën e parë të mua­jit, mbasi kanë kalu­ar tre muaj nga depoz­iti­mi i instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it;

b) për një njësi ter­ri­to­ri­ale, në të cilën është shtrirë Kon­ven­ta, në për­puth­je me Nenin 45, në ditën e parë të mua­jit që vjen mbas mbarim­it të tre mua­jve pas njof­tim­it që për­mendet në këtë nen.

 

Neni 47

 

(1) Një Shtet Palë në këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë me anën e një njof­ti­mi me shkrim, drej­tu­ar organ­it ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

(2) Denonci­mi ka efekt në ditën e parë të mua­jit, mbasi kanë kalu­ar dym­bëd­hjetë muaj pas mar­rjes së njof­tim­it nga organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta. Kur në njof­tim për­cak­to­het një peri­ud­hë më e gjatë për hyr­jen në fuqi të denoncim­it, denonci­mi hyn në fuqi pas mbarim­it të një peri­ud­he të tillë më të gjatë, mbasi njof­ti­mi të jetë mar­rë nga organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

 

Neni 48

 

Organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta njofton Shtetet Anë­tarë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate, Shtetet e tjera pjesë­mar­rëse në Sesion­in e Shtatëm­bëd­hjetë dhe Shtetet që kanë aderu­ar, në për­puth­je me Nenin 44, për­sa më poshtë:

a) nën­shkrimet, rat­i­fikimet, pranimet dhe mira­timet e për­men­dura në Nenin 43;

b) aderimet dhe kundër­sh­timet ndaj ader­imeve, që për­menden në Nenin 44;

c) datën kur Kon­ven­ta hyn në fuqi, sipas Nen­it 46;

d) deklaratat dhe emërimet e për­men­dura në Nenet 22, 23, 25 dhe 45;

e) mar­rëvesh­jet e për­men­dura në Nenin 39;

f) denoncimet e për­men­dura në Nenin 47.

Për vërte­tim, të nën­shkru­ar­it, të autor­izuar ligjër­isht, nën­shkru­an këtë Kon­ven­të.

Bërë në Hagë më 29 maj 1993, në gjuhët anglisht dhe frëngjisht, duke pasur të dy tek­stet vlerë të barabartë, në një kop­je të vemte, e cila depoz­i­to­het në arki­vat e Qev­erisë së Mbretërisë së Hol­landës dhe një kop­je e vërte­t­u­ar e së cilës i dër­go­het, nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike, secilit Shtet Anë­tar të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate në datën e Sesion­it të saj të Shtatëm­bëd­hjetë dhe çdo Shteti tjetër që ka mar­rë pjesë në këtë Sesion.

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka  rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 9359, datë 24.03.2005, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 28, datë 03 Maj 2005, faqe 827

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim