Shtetet nën­shkruese  të kësaj Kon­vente :

duke pran­uar se fëmi­ja, për zhvil­lim­in e plotë dhe të har­mon­ishëm të per­son­alitetit të tij, duhet të rritet në një mjedis famil­jar, në një atmos­ferë gëz­i­mi, dashurie dhe mirëkup­ti­mi,

duke riku­j­tu­ar se çdo shtet duhet të mar­rë me për­parësi masat e duhu­ra për të mundë­suar që fëmi­ja të mbetet në kujdesin e famil­jes së tij të origjinës,

duke pran­uar se birësi­mi jashtë ven­dit mund të ofro­jë avan­tazhin e një famil­je­je të përher­shme për një fëmi­jë, për të cilin nuk mund të gjën­det një famil­je e për­sh­tat­shme në Shtetin e tij të origjinës,

duke qenë të bindur për nevo­jën e mar­rjes së masave për të sig­u­ru­ar që birësimet jashtë ven­dit të bëhen në interesin më të lartë të fëmi­jës dhe duke respek­tu­ar të drej­tat e tij themelore dhe që të paran­dalo­het rrëm­bi­mi, shit­ja ose trafiki­mi i fëmi­jëve,

me dëshirën për të ven­do­sur dis­pozi­ta të përgjithshme për këtë qël­lim, duke patur parasysh parimet e shpal­lu­ra në instru­mentet ndërkom­bëtare, sido­mos në Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drej­tat e Fëmi­jës, të 20 nën­torit 1989 dhe në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi Parimet Shoqërore dhe Juridike lid­hur me Mbro­jt­jen dhe Mirëqënien e Fëmi­jëve, veçanër­isht ato që kanë të bëjnë me Ven­dos­jen në një Famil­je Ushqyese dhe Birësimin Bren­da dhe Jashtë Ven­dit (Rezo­lu­ta e Asam­blesë së Përgjithshme 41/85, e 3 dhje­torit 1986), u morën vesh për dis­poz­i­tat e mëposhtme:

 

KAPITULLI I

SFERA E KONVENTËS

 

Neni 1

Qël­limet e kësaj Kon­vente janë:

a) të mer­ren masat mbro­jtëse për të sig­u­ru­ar që birësimet jashtë ven­dit të bëhen në interesin më të lartë të fëmi­jës dhe duke respek­tu­ar të drej­tate tij themelore, të për­cak­tu­ara në të drejtën ndërkom­bëtare;

b) të kri­jo­het një sis­tem bashkëpuni­mi midis Shteteve Kon­trak­tuese, për të sig­u­ru­ar që këto masa të respek­to­hen dhe në këtë mënyrë të paran­dalo­het rrëm­bi­mi, shit­ja ose trafiki­mi i fëmi­jëve;

c) të sig­uro­het njo­h­ja në Shtetet Kon­trak­tuese e birësimeve të bëra në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

 

Neni 2

1. Kon­ven­ta zba­to­het kur një fëmi­jë, i cili zakon­isht banon në një Shtet Kon­trak­tues (“Shteti i origjinës”), është shpërn­gu­lur, shpërn­gulet ose do të shpërn­gulet në një Shtet tjetër Kon­trak­tues (“Shteti pritës”), ose pas birësim­it të tij në Shtetin e origjinës, nga bashkëshortë ose nga një per­son  që banon  zakon­isht në Shtetin pritës, ose për qël­lime të një birësi­mi të tillë në Shtetin pritës ose në Shtetin e origjinës.

2. Kon­ven­ta mbu­lon vetëm birësimet që kri­jo­jnë një mar­rëd­hënie të përher­shme prind-fëmi­jë.

 

Neni 3

Kon­ven­ta nuk zba­to­het më, në rast se pëlqimet e për­men­dura në Nenin 17 nën­para­grafi c, nuk janë dhënë para se fëmi­ja të mbushë moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç.

 

KAPITULLI II

KËRKESAT PËR BIRËSIME JASHTË VENDIT

 

Neni 4

Një birësim bren­da sfer­ës së kësaj Kon­vente kry­het vetëm në rast se autoritetet kom­pe­tente të Shtetit të origjinës:

a) kanë për­cak­tu­ar se fëmi­ja mund të birë­so­het;

b) kanë ven­do­sur, mbasi janë shqyr­tu­ar si duhet mundësitë për ven­dos­jen e fëmi­jës bren­da Shtetit të origjinës, se birësi­mi jashtë ven­dit është në interesin më të lartë të fëmi­jës;

c) kanë sig­u­ru­ar se

(1) per­son­at, insti­tu­cionet dhe autoritetet, pëlqi­mi i të cilëve për birësim është i domos­doshëm, janë këshillu­ar sipas nevo­jës dhe janë infor­muar siç duhet mbi paso­jat e pëlqim­it të tyre, pavarë­sisht nëse birësi­mi arrin ose jo në ndër­pre­rjen e mar­rëd­hënieve ligjore midis fëmi­jës dhe famil­jes së tij të origjinës,

(2) të tillë per­sona, insti­tu­cione dhe autoritete kanë dhënë pëlqimin e tyre në mënyrë të vull­net­shme, në for­mën e kërkuar ligjore dhe e kanë shpre­hur ose evi­den­tu­ar atë me shkrim,

(3) pëlqimet nuk janë dhënë me pagesë ose kom­pen­sim të çdo llo­ji dhe nuk janë tërhe­qur, dhe

(4) pëlqi­mi i nënës kur është kërkuar, është dhënë pas lind­jes së fëmi­jës; dhe

d) janë sig­u­ru­ar, në lid­hje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së fëmi­jës se:

1) ai është këshillu­ar dhe infor­muar në mënyrën e duhur për paso­jat e birësim­it dhe të pëlqim­it të dhënë prej tij për birësim, në rast se ky pëlqim kërko­het,

2) janë pasur parasysh dëshi­rat dhe mendimet e fëmi­jës,

3) pëlqi­mi i fëmi­jës për birësim, në rastet kur ky birësim kërko­het, është dhënë në mënyrë të vull­net­shme, në for­më ligjore të kërkuar dhe është shpre­hur ose evi­den­tu­ar me shkrim, dhe

4) një pëlqim i tillë nuk është bërë me pagesë apo kom­pen­sim të çdo llo­ji.

 

Neni 5

Birësi­mi në kuadrin e Kon­ven­tës do të bëhet vetëm në rast se autoritetet kom­pe­tente të Shtetit pritës:

a) kanë ven­do­sur që prindërit e ardhshëm birë­sues kanë të drejtë dhe janë të për­sh­tashëm për të birë­suar;

b) janë sig­u­ru­ar se prindërit e ardhshëm birë­sues janë këshillu­ar sipas nevo­jës; dhe

c) kanë ven­do­sur që fëmi­ja është autor­izuar ose do të autor­i­zo­het për të hyrë dhe për të ban­uar përgjith­monë në atë Shtet.

 

KAPITULLI III

AUTORITETET QENDRORE DHE ORGANET E AKREDITUARA

 

Neni 6

(1) Një Shtet Kon­trak­tues do të cak­to­jë një Autoritet Qen­dror për t’i kalu­ar këtij autoriteti detyrimet që ka në bazë të Kon­ven­tës.

(2) Shtetet Fed­er­a­tivë, shtetet me më shumë se një sis­tem legjis­la­cioni ose shtetet që kanë njësi ter­ri­to­ri­ale autonome, janë të lira të cak­to­jnë më shumë se një Autoritet Qen­dror dhe të për­cak­to­jnë shtrir­jen e funk­sion­eve të tyre ter­ri­to­ri­ale apo per­son­ale. Kur një Shtet ka cak­tu­ar më shumë se një Autoritet Qen­dror, ai cak­ton Autoritetin Qen­dror, të cilit mund t’i drej­to­het njof­ti­mi për trans­me­tim Autoritetit Qen­dror përkatës bren­da atij Shteti.

 

Neni 7

(1) Autoritetet Qen­drore bashkëpuno­jnë me njëri-tjetrin dhe nxisin bashkëpunimin midis autoriteteve kom­pe­tente në Shtetet e tyre, për të mbro­j­tur fëmi­jët dhe për të arrit­ur objek­ti­vat e tjera të Kon­ven­tës.

(2) Ato mar­rin drejt­për­drejt të gjitha masat e duhu­ra:

(a) për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion lid­hur me lig­jet e Shteteve të tyre për birësimin dhe infor­ma­cion tjetër të përgjithshëm, si ststis­ti­ka dhe for­mu­la­rë stan­dard;

(b) për të infor­muar njëri-tjetrin lid­hur me funk­sion­imin e Kon­ven­tës dhe për të elimin­uar sa më shumë çdo pengesë në zba­timin e saj.

 

Neni 8

Autoritetet Qen­drore mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme, drejt­përsë­drejti ose nëpër­m­jet autoriteteve pub­like, për të paran­dalu­ar për­fitime finan­cia­re ose për­fitime të tjera të par­reg­ull­ta në lid­hje me një birësim dhe për të mos lejuar asnjë prak­tikë që bie në kundër­sh­tim më qël­limet e kësaj Kon­vente.

 

Neni 9

Autoritetet Qen­drore mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme, drejt­përsë­drejti ose nëpër­m­jet organ­eve të tjera të akred­i­tu­ara rreg­ull­isht në Shtetin e tyre, sido­mos:

a) për të mbled­hur, rua­j­tur dhe shkëm­by­er infor­ma­cion lid­hur me gjend­jen e fëmi­jës dhe prindërit e ardhshëm birë­sues, për aq sa është e nevo­jshme për real­iz­imin e birësim­it;

b) për të lehtësuar,ndjekur dhe shpe­j­tu­ar pro­ce­du­rat lid­hur me sig­urim­in e birësim­it;

c) për të nxi­tur dhe zhvil­lu­ar këshillim­in lid­hur me birësimin dhe shër­bimet pas birësim­it në Shtetet e tyre;

d) për t’i dhënë njëri-tjetrit rapotre vlerësimesh të përgjithshme mbi për­vo­jën e birësim­it në vende të tjera;

e) për t’iu përgjigjur kërke­save të Autoriteteve të tjera Qen­drore ose autoriteteve të tjera pub­like, aq sa e lejon ligji i Shtetit të tyre, për infor­ma­cione mbi gjend­jen e një birësi­mi të veçan­të.

 

Neni 10

Akred­iti­mi u bëhet dhe mba­het vetëm nga organet që tre­go­jnë kom­pe­tencë për të real­izuar si duhet detyrat që u ngarko­hen.

 

Neni 11

Një organ i akred­i­tu­ar:

a) ndjek vetëm objek­ti­va jofitim­prurëse, sipas kushteve dhe caqeve të për­cak­tu­ara nga autoritetet kom­pe­tente të Shtetit akred­itues;

b) drej­to­het dhe ka një per­son­el me per­sona të kual­i­fikuar në nor­mat e sjell­jes dhe që kanë kual­i­fikim ose për­vo­jë për të punuar në fushën e birësim­it jashtë vendit;dhe

c) i nën­shtro­het mbikqyr­jes së autoriteteve kom­pe­tente të atij Shteti lid­hur me për­bër­jen, funk­sion­imin dhe gjend­jen finan­cia­re.

 

Neni 12

Një organ i akred­i­tu­ar në një Shtet Kon­trak­tues mund të vepro­jë në një Shtet tjetër Kon­trak­tues vetëm në rast se autoritetet kom­pe­tente të të dy Shteteve kanë autor­izuar një gjë të tillë.

 

Neni 13

Emëri­mi i autoriteteve Qen­drore dhe, sipas rastit, shtrir­ja e funk­sion­eve të tyre, si dhe emrat dhe adresat e organ­eve të akred­i­tu­ara do t’i komu­niko­hen nga secili Shtet Kon­trak­tues Zyrës së Përher­shme të Kon­fer­encës së Hagës për të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate.

 

KAPITULLI IV

KËRKESAT PROCEDURIALE NË BIRËSIMIN JASHTË VENDIT

 

Neni 14

Per­son­at që zakon­isht bano­jnë në një Shtet Kon­trak­tues dhe që dëshi­ro­jnë të birë­so­jnë një fëmi­jë, zakon­isht banues në një Shtet tjetër Kon­trak­tues, i drej­to­hen Autoritetit Qen­dror të Shtetit ku bano­jnë zakon­isht.

 

Neni 15

(1) Në rast se për Autoritetin Qen­dror të Shtetit pritës përm­bushen kërke­sat që aplikue­sit kanë të drejtë dhe janë të për­sh­tat­shëm për të birë­suar, ai për­gatit një raport, i cili përf­shin infor­ma­cion mbi iden­titetin e tyre, të drejtën dhe për­sh­tat­shmërinë për të birë­suar, mbi biografinë  e tyre, mbi famil­jen dhe gjënd­jen shën­de­të­sore, mje­disin shoqëror, arsyet për birësim, mundës­inë për të ndër­mar­rë një birësim jashtë ven­dit, si dhe karak­ter­is­tikat e fëmi­jëve, për të cilët ata do të zgjid­hen të kujde­sen.

(2) Ai trans­me­ton raportin e Autoritetit Qen­dror Shtetit të origjinës.

 

Neni 16

(1) Në rast se Autoritetin Qen­dror të Shtetit të origjinës përm­bushen kërke­sat që fëmi­ja është i birë­sueshëm, ai:

a) për­gatit një raport, i cili përf­shin infor­ma­cion mbi iden­titetin e tyre, për­sh­tat­shmërinë për t’u birë­suar, biografinë e tyre, mje­disin shoqëror, his­tor­inë e famil­jes, gjend­jen shën­de­të­sore, përf­shirë atë të famil­jes së fëmi­jës dhe çdo nevo­jë të veçan­të të fëmi­jës;

b) i kush­ton vëmend­jen e duhur edukim­it të fëmi­jës dhe formim­it të tij etnik, fetar dhe kul­tur­or;

c) sig­uro­het që të jenë dhënë pëlqimet në për­puth­je me Nenin 4; dhe

d) për­cak­ton, në bazë të raporteve të veçan­ta lid­hur me fëmi­jën dhe prindërit e ardhshëm birë­sues, nëse ven­dos­ja është në intere­sat më të lar­ta të fëmi­jës.

(2) Ai trans­me­ton Autoritetin Qen­dror të Shtetit Pritës raportin e tij mbi fëmi­jën provën se janë mar­rë pëlqimet e nevo­jshme dhe arsyet e vendim­it për ven­dos­jen e fëmi­jës, duke treguar kujdes që të mos zbu­lo­jë iden­titetin e nënës dhe të babait, në rast se në shtetin e origjinës këto iden­titete nuk mund të deklaro­hen.

 

Neni 17

Çdo vendim në shtetin e origjinës se një fëmi­jë duhet t’u beso­het prindërve të ardhshëm birë­sues, mund të mer­ret vetëm në rast se:

a) Autoriteti Qen­dror i atij shteti ka dhënë sig­urime se prindërit e ardhshëm birë­sues e pra­no­jnë këtë;

b) Autoriteti Qen­dror i Shtetit pritës e ka mirat­u­ar një vendim të tillë, kur ky mira­tim kërko­het nga ligji i atij Shteti ose nga Autoriteti Qen­dror i shtetit të origjinës;

c) Autoritetet Qen­drore të të dy shteteve janë mar­rë vesh që birësi­mi të kry­het dhe

d) në për­puth­je me Nenin 5 është ven­do­sur që prindërit e ardhshëm birë­sues kanë të drejtë dhe janë të për­sh­tat­shëm për të birë­suar dhe se fëmi­ja është i autor­izuar ose do të autor­i­zo­het për të hyrë dhe për të ban­uar përgjith­monë në Shtetin pritës.

 

Neni 18

Autoritetet Qen­drore të të dy Shteteve ndër­mar­rin të gjitha hap­at e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar lejimin e fëmi­jës që të largo­het nga Shteti i origjinës dhe të hyjë e të bano­jë përgjith­monë në Shtetin pritës.

 

Neni 19

(1) Trans­fer­i­mi i fëmi­jës në Shtetin pritës mund të kry­het në rast se janë përm­bushur kërke­sat e nen­it 17.

(2) Autoritetet Qen­drore të të dy Shteteve sig­uro­hen që trans­fer­i­mi të bëhet në rrethana të sig­ur­ta dhe të për­sh­tat­shme dhe, në rast se është mundur, me shoqërim­in e prindërve birë­sues ose të prindërve të ardhshëm birë­sues.

(3) Në rast se nuk bëhet trans­fer­i­mi i fëmi­jës, raportet e për­men­dura në Nenet 15 dhe 16 u kthe­hen mbrap­sht autoriteteve që i kanë dër­guar.

 

Neni 20

Autoritetet Qen­drore infor­mo­jnë njëri-tjetrin lid­hur me pro­cesin e birësim­it dhe masat e mar­ra për real­iz­imin e tij, si dhe mbi pro­gresin e ven­dos­jes së fëmi­jës, në rast se kërko­het një peri­ud­hë prove.

 

Neni 21

(1) Kur birësi­mi do të bëhet pas trans­ferim­it të fëmi­jës në Shtetin pritës dhe kur Autoritetit Qen­dror të Shtetit i duket se qën­dri­mi i vazh­dueshëm i fëmi­jës me prindërit e ardhshëm birë­sues nuk është në intere­sat më të lar­ta të fëmi­jës, Autoriteti Qen­dror merr masat e nevo­jshme për mbro­jt­jen e fëmi­jës, në mënyrë të veçan­të:

(a) për të tërhe­qur fëmi­jën nga prindërit e ardhshëm birë­sues dhe për të gje­tur një përku­jdesje të përkohshme;

(b) për të sig­u­ru­ar pa vonesë, në kon­sul­tim me Autoritetin Qen­dror të Shtetit të origjinës një kujdes alter­na­tiv për birësim ose, kur kjo nuk është e për­sh­tat­shme, një përku­jdesje të përkohshme; birësi­mi nuk bëhet pa njof­tu­ar më parë, në mënyrën e duhur, Autoritetin Qen­dror të Shtetit të origjinës lid­hur me prindërit e ardhshëm birë­sues;

© për të rreg­ul­lu­ar, si zgjid­hje të fun­dit kthimin e fëmi­jës, në rast se këtë e kërko­jnë intere­sat e tij .

(2) Duke pasur parasysh sido­mos moshën dhe shkallën e pjekurisë së fëmi­jës, me të duhet këshillu­ar dhe kur është rasti, të mer­ret pëlqi­mi i tij në lid­hje me masat që do të mer­ren në bazë të këtij Neni.

 

Neni 22

(1) Funk­sionet e Autoritetit Qen­dror në bazë të këtij Kapit­ul­li mund të kry­hen nga autoritetet pub­like ose nga organet pub­like e akred­i­tu­ara në bazë të Kapit­ul­lit III, në atë shkallë që e lejon legjis­la­cioni i Shtetit të tij.

(2) Çdo Shtet Kon­trak­tues mund t’i deklaro­jë organ­it ku është depoz­i­tu­ar Kon­ven­ta se funk­sionet e Autoritetit Qen­dror sipas nen­eve 15 deri 21, mund të kry­hen në atë Shtet, në shkallën që lejon legjis­la­cioni dhe duke iu nën­shtru­ar mbikqyr­jes të autoriteteve kom­pe­tente të atij Shteti edhe nga organe ose per­sona, të cilët:

a) plotë­so­jnë kërke­sat e integritetit, kom­pe­ten­cat pro­fe­sion­ale, për­vo­jës dhe përgjegjsh­mërinë të atij Shteti, dhe

b) janë të kual­i­fikuar për nor­mat nor­mat e tyre morale dhe për kual­i­fikim­it ose për­vo­jën në punë në fushën e birësim­it jashtë ven­dit.

(3) Një shtet Kon­trak­tues, i cili bën deklaratën e për­men­dur në para­gafin 2 infor­mon Zyrën e Përher­shme të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate mbi emrat dhe adresat e këtyre organ­eve dhe per­son­ave.

(4) Çdo shtet kon­trak­tues mund t’i deklaro­jë organ­it ku është depoz­i­tu­ar Kon­ven­ta se birësimet e Fëmi­jëve që zakon­isht bano­jnë në ter­ri­torin e tij mund të bëhen vetëm në rast se funk­sionet e Autoriteteve Qen­drore kryen në për­puth­je me para­grafin 1.

(5) Pavarë­sisht nga çdo deklaratë e bërë në bazë të para­grafit 2, raportet e dhë­na për Nenet 15 dhe 16 për­gatiten, në secilin rast, në përgjegjës­inë e Autoritetit Qen­dror ose të autoriteteve apo organ­eve të tjera, në për­puth­je meë para­grafin 1.

 

KAPITULLI V

NJOHJA DHE PASOJAT E BIRËSIMIT

 

Neni 23

(1) Një birësim i vërte­t­u­ar nga Autoriteti Kom­pe­tent i Shtetit të birësim­it, se është bërë në për­puth­je me Kon­ven­tën, nji­het nga vepri­mi i ligjit në Shtetet e tjerë Kon­trakues. Vërte­ti­mi për­cak­ton si dhe kur është arrit­ur mar­rëvesh­ja, sipas Nen­it 17, nën­para­grafi ©.

(2) Secili Shtet kon­trak­tues, në kohën e nën­shkrim­it, rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, njofton orga­nun ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta mbi iden­titetin dhe funk­sionet e autoritetit ose autoriteteve, të cilët janë kom­pe­ten­të në atë Shtet për të dhënë vërte­timin. Ai njofton gjithash­tu organin ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta për çdo ndryshim në emërim­in e këtyre autoriteteve.

 

Neni 24

Njo­h­ja e një birësi­mi mund të refu­zo­het në një Shtet Kon­trak­tues vetëm në rast se birësi­mi bie në kundër­sh­tim të hapur me poli­tikën e tij pub­like, duke pasur parasysh intere­sat më të lar­ta të fëmi­jës.

 

Neni 25

Çdo Palë Kon­trak­tuese mund t’i dak­laro­jë organ­it ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta se ai nuk është i detyru­ar sipas kësaj Kon­vente të njo­hë birësimet e bëra në për­puth­je me një mar­rëvesh­je të arrit­ur në zba­tim të Nen­it 39, para­grafi 2.

 

Neni 26

(1) Njo­h­ja e një birësi­mi përf­shin njo­hjen e:

a) mar­rëd­hënieve ligjore prind-fëmi­jë midis fëmi­jës dhe prindërve të tij birë­sues;

b) përgjegjës­inë prindërore të prindërve birë­sues ndaj fëmi­jës;

c) ndër­pre­rjen e mar­rëd­hënieve të mëparshme midis fëmi­jës dhe nënës apo babait të tij, në rast se birësi­mi ka një paso­jë të tillë në Shtetin Kon­trak­tues, kur është bërë.

(2) Në rastin e birësim­it që ka për paso­jë ndër­pre­rjen e mar­rëd­hënieve ligjore prind-fëmi­jë, fëmi­ja gëzon në Shtetin pritës dhe në çdo Shtet tjetër Kon­trak­tues ku birësi­mi nji­het, të drej­ta të barabar­ta me ato që rrjed­hin nga birësimet që kanë paso­jë të tillë në secilin Shtet.

(3) Para­grafet e mësipërm nuk paragjyko­jnë zba­timin e çdo dis­pozite, që është më e favor­shme për fëmi­jën dhe që është në fuqi në Shtetin Kon­trak­tues, i cili pra­non birësimin.

 

Neni 27

(1) Kur birësi­mi i lejuar në Shtetin e origjinës nuk ka për paso­jë ndër­pre­rjen e mar­rëd­hënieve ligjore prind-fëmi­jë, ai mund të kthe­het në një birësim të efek­t­shëm në Shtetin, i cili njeh birësimin në bazë të Kon­ven­tës:

a) në rast se ligji i Shtetit pritës lejon një gjë të tillë, dhe

b) në rast se pëlqimet e për­men­dura në nenin 4, para­grafet c dhe d, janë dhënë për qël­lim të një birësi­mi të tillë.

(2) Neni 23 zba­to­het ndaj vendim­it që ndryshon birësimin.

 

KAPITULLI VI

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 28

Kon­ven­ta nuk prek asnjë ligj të një Shteti të origjinës, i cili kërkon që birësi­mi i fëmi­jës, zakon­isht banues bren­da këtij Shteti, të bëhet në këtë Shtet ose që ndalon ven­dos­jen ose trans­fer­im­in e fëmi­jës në Shtetin pritës.

 

Neni 29

Nuk ka asnjë kon­takt midis prindërve të ardhshëm birë­sues dhe prindërve të fëmi­jës apo ndon­jë per­soni tjetër që kujde­set për fëmi­jën, përderisa të mos jenë plotë­suar kërke­sat e nen­it 4, nën­para­grafet a) deri në c) dhe të Nen­it 5, nën­para­grafi a; me për­jash­tim të rastit kur birësi­mi bëhet bren­da një famil­je­je ose kur kon­tak­ti bëhet në për­puth­je me kushtet e ven­do­sura nga autoriteti kom­pe­tent i Shtetit të origjinës.

 

Neni 30

(1) Autoritetet Kom­pe­tente të një Shteti Kon­trak­tues sig­uro­jnë që të mos jepet infor­ma­cioni i mba­j­tur prej tyre  në lid­hje me origjinën e fëmi­jës, veçanër­isht infor­ma­cioni në lid­hje me iden­titetin e prindit ose prindërve të tij, si dhe mbi his­torikun shën­de­të­sor.

(2) Ata sig­uro­jnë që fëmi­ja apo për­faqë­sue­si i tij të kenë mundësi të nji­hen me këtë infor­ma­cion, nën kujdesin e duhur, në rast se këtë e lejon ligji i atij Shteti.

 

Neni 31

Pa paragjykuar Nenin 30, të dhë­nat per­son­ale të grum­bul­lu­ara ose të trans­me­t­u­ara në bazë të kësaj Kon­vente, sido­mos të dhë­nat e për­men­dura në Nenet 15 dhe 16 për­doren vetëm për qël­limet, për të cilat janë mbled­hur ose trans­me­t­u­ar.

 

Neni 32

(1) Asnjeri nuk duhet të nxjer­rë për­fitime të par­reg­ull­ta finan­cia­re ose për­fitime të tjera nga një veprim­tari që lid­het me birësimin jashtë ven­dit.

(2) Mund të bëhen ngarkim ose të paguhen vetëm shpen­zimet e bëra, përf­shirë hon­o­rare të arsyeshme pro­fe­sion­ale, për per­son­at që janë mar­rë në birësim.

(3) Drej­torët, admin­is­tra­torët dhe nën­punësit që janë mar­rë me birësimin nuk mar­rin shpër­blim që është në mënyrë të paarsyeshme i lartë, në raport me shër­bimet e kry­era.

 

Neni 33

Një autoritet kom­pe­tent, i cili kon­sta­ton se ndon­jë dis­poz­itë e Kon­ven­tës nuk është respek­tu­ar apo se ka rrezik seri­oz që të mos respek­to­het, infor­mon men­jëherë Autoritetin Qen­dror të Shtetit. Autoriteti Qen­dror përgjig­jet për të sig­u­ru­ar mar­rjen e masave të nevo­jshme.

 

Neni 34

Në rast se Autoriteti Kom­pe­tent i Shtetit të cilit i drej­to­het një doku­ment e kërkon këtë, atij duhet t’i jepet një përk­thim i vërte­t­u­ar se është në për­puth­je me origji­nalin. Në rast se nuk është ven­do­sur ndryshe, shpen­zimet e këtij përk­thi­mi për­bal­lo­hen nga prindërit e ardhshëm birë­sues.

 

Neni 35

Autoritetet Kom­pe­tente të Shteteve Kon­trak­tuese do të vepro­jnë me shpe­jtësi në pro­cesin e birësim­it.

 

Neni 36

Në lid­hje me një Shtet, i cili ka dy ose më shumë sis­teme legjis­la­cioni për birësimin, të zbat­u­ara në njësi të ndryshme ter­ri­to­ri­ale:

a) çdo ref­er­encë për banesën e zakon­shme në këtë Shtet inter­pre­to­het si ref­er­encë për banesën e zakon­shme në njës­inë ter­ri­to­ri­ale të atij Shteti;

b) çdo ref­er­encë ndaj legjis­la­cionit të atij Shteti inter­pre­to­het si ref­er­encë ndaj legjis­la­cionit në fuqi në njës­inë ter­ri­to­ri­ale përkatëse;

c) çdo ref­er­encë ndaj autoriteteve kom­pe­tente ose ndaj autoriteteve pub­like të atij Shteti inter­pre­to­het si ref­er­encë ndaj atyre që janë autor­izuar për të vepru­ar në njës­inë ter­ri­to­ri­ale përkatëse;

d) çdo ref­er­encë ndaj organ­eve të akred­i­tu­ara të atij Shteti inter­pre­to­het si ref­er­encë ndaj organ­eve të akred­i­tu­ara në njës­inë ter­ri­to­ri­ale përkatëse.

 

Neni 37

Në lid­hje me një Shtet, i cili për birësimin ka një ose më shumë sis­teme legjis­la­cioni të zbat­ueshme në kat­e­gori të ndryshme per­sonash, çdo ref­er­encë ndaj legjis­la­cionit të atij Shteti inter­pre­to­het si ref­er­encë ndaj sis­temit të legjis­la­cionit të për­cak­tu­ar me ligj nga ai Shtet.

 

Neni 38

Një Shtet, bren­da të cilit njësi të ndryshme ter­ri­to­ri­ale kanë rreg­ul­lat e tyre ligjore për birësimin, është i detyru­ar të zba­to­jë Kon­ven­tën, ndër­sa një Shtet me sis­tem legjis­la­cioni të unifikuar nuk është i detyru­ar ta bëjë këtë.

 

Neni 39

(1) Kon­ven­ta nuk prek asnjë instru­ment ndërkom­bë­tar, në të cilët Shtetet Kon­trak­tues janë Palë dhe që përm­ban dis­pozi­ta për çësht­je që rreg­ul­lo­hen nga kjo Kon­ven­të, përveç rasteve kur Shtetet Palë në këtë instru­ment kanë bërë një deklaratë të kundërt.

(2) Çdo Shtet Kon­trak­tues mund të hyjë në mar­rëvesh­je me një ose më shumë Shtete të tjerë Kon­trak­tues për të për­mirë­suar zba­timin e Kon­ven­tës në mar­rëd­hëni­et e tyre të ndërsjell­ta. Këto mar­rëvesh­je mund të prishen vetëm nga dis­poz­i­tat e Nen­eve 14 deri 16 dhe 18 deri 21. Shtetet që kanë për­fun­d­uar një mar­rëvesh­je të tillë i trans­me­to­jnë një kop­je organ­it ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

 

Neni 40

Nuk lejo­hen rez­er­va për Kon­ven­tën.

 

Neni 41

Kon­ven­ta zba­to­het në çdo rast kur një kërkesë e bazuar në Nenin 14 është mar­rë mbasi Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi në Shtetin Pritës dhe në Shtetin e origjinës.

 

Neni 42

Sekre­tari i përgjithshëm i Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate mbledh, në inter­vale të rreg­ull­ta, një Komi­sion të Posaçëm për të shqyr­tu­ar funk­sionomin prak­tik të Kon­ven­tës.

 

KAPITULLI VII

KLAUZOLA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 43

(1) Kon­ven­ta është e hapur për nën­shkrim nga Shtetet Anëtare të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate në kohën e Sesion­it të saj të Shtatëm­bëd­hjetë dhe nga Shtetet e tjera pjesë­mar­rëse në këtë Sesion.

(2) Ajo rat­i­fiko­het, pra­nohet ose mira­to­het dhe instru­men­tat e rat­i­fikim­it dhe pra­nim­it ose mira­tim­it depoz­i­to­hen pranë Min­istrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Hol­landës, organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

 

Neni 44

(1) Çdo Shtet mund të adero­jë në Kon­ven­të mbasi ajo të ketë hyrë në fuqi, në për­puth­je me Nenin 46 para­grafi 1.

(2) Instru­men­ti i aderim­it depoz­i­to­het pranë të njëjtit organ.

(3) Ky ader­im ka efekt vetëm për mar­rëd­hëni­et midis Shtetit aderues dhe atyre Shteteve Kon­trak­tues, të cilit nuk kanë kundër­sh­tim për ader­im­in e tij bren­da gjashtë mua­jve pasi kanë mar­rë njof­timin e për­men­dur në para­grafin b) të Nen­it 48. Ky kundër­sh­tim mund të bëhet nga Shtetet edhe në kohën kur ata rat­i­fiko­jnë, pra­no­jnë ose mira­to­jnë Kon­ven­tën mbas një ader­i­mi. Çdo kundër­sh­tim i njofto­het organ­it ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

 

Neni 45

(1) Në rast se një Shtet ka dy ose më shumë njësi ter­ri­to­ri­ale, në të cilat zba­to­hen sis­teme të ndryshme legjis­la­cioni për çësht­je që tra­j­ton kjo Kon­ven­të, ai mund të deklaro­jë në kohën e nën­shkrim­it, rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it se kjo Kon­ven­të shtri­het në të gjitha njësitë e tij ter­ri­to­ri­ale ose vetëm në njërën ose në më shumë prej tyre dhe kjo deklaratë mund të ndryshohet duke bërë në çdo kohë një deklaratë tjetër.

(2) Çdo deklaratë e tillë i njofto­het organ­it ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta dhe shpreh në mënyrë të qartë njësitë tër­ri­to­ri­ale në të cilat zba­to­het Kon­ven­ta.

(3) Në rast se një Shtet nuk bën deklara­ta në bazë të këtij Neni, Kon­ven­ta do të shtri­het në të gjitha njësitë ter­ri­to­ri­ale të atij Shteti.

 

Neni 46

(1) Kon­ven­ta hyn në fuqi në ditën e parë të mua­jit, mbasi kanë kalu­ar tre muaj nga depoz­iti­mi i instru­men­tit të tretë  të rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it, që për­mendet në Nenin 43.

(2) Pas kësaj Kon­ven­ta hyn në fuqi:

a) për secilin Shtet që rrjed­himisht rat­i­fikon, pra­non ose mira­ton atë, në ditën e parë të mua­jit, mbasi kanë kalu­ar tre muaj nga depoz­iti­mi i instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it;

b) për një njësi ter­ri­to­ri­ale, në të cilën është shtrirë Kon­ven­ta, në për­puth­je me Nenin 45, në ditën e parë të mua­jit që vjen mbas mbarim­it të tre mua­jve pas njof­tim­it që për­mendet në këtë nen.

 

Neni 47

(1) Një Shtet Palë në këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë me anën e një njof­ti­mi me shkrim, drej­tu­ar organ­it ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

(2) Denonci­mi ka efekt në ditën e parë të mua­jit, mbasi kanë kalu­ar dym­bëd­hjetë muaj pas mar­rjes së njof­tim­it nga organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta. Kur në njof­tim për­cak­to­het një peri­ud­hë më e gjatë për hyr­jen në fuqi të denoncim­it, denonci­mi hyn në fuqi pas mbarim­it të një peri­ud­he të tillë më të gjatë, mbasi njof­ti­mi të jetë mar­rë nga organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta.

 

Neni 48

Organi ku depoz­i­to­het Kon­ven­ta njofton Shtetet Anë­tarë të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate, Shtetet e tjera pjesë­mar­rëse në Sesion­in e Shtatëm­bëd­hjetë dhe Shtetet që kanë aderu­ar, në për­puth­je me Nenin 44, për­sa më poshtë:

a) nën­shkrimet, rat­i­fikimet, pranimet dhe mira­timet e për­men­dura në Nenin 43;

b) aderimet dhe kundër­sh­timet ndaj ader­imeve, që për­menden në Nenin 44;

c) datën kur Kon­ven­ta hyn në fuqi, sipas Nen­it 46;

d) deklaratat dhe emërimet e për­men­dura në Nenet 22, 23, 25 dhe 45;

e) mar­rëvesh­jet e për­men­dura në Nenin 39;

f) denoncimet e për­men­dura në Nenin 47.

Për vërte­tim, të nën­shkru­ar­it, të autor­izuar ligjër­isht, nën­shkru­an këtë Kon­ven­të.

Bërë në Hagë më 29 maj 1993, në gjuhët anglisht dhe frëngjisht, duke pasur të dy tek­stet vlerë të barabartë, në një kop­je të vemte, e cila depoz­i­to­het në arki­vat e Qev­erisë së Mbretërisë së Hol­landës dhe një kop­je e vërte­t­u­ar e së cilës i dër­go­het, nëpër­m­jet kanaleve diplo­matike, secilit Shtet Anë­tar të Kon­fer­encës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkom­bëtare Pri­vate në datën e Sesion­it të saj të Shtatëm­bëd­hjetë dhe çdo Shteti tjetër që ka mar­rë pjesë në këtë Sesion.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në këtë Kon­ven­të me ligjin nr. 8624, dt. 15.6.2000, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 18, dt.11 Kor­rik 2000, fq. 872

Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2001.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim