Mirat­u­ar nga Asam­ble­ja e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara

më 20 nën­tor 1989

 

Pre­am­bu­la


Shtetet Palë në këtë Kon­ven­të,

duke pasur parasysh se, në për­puth­je me parimet e shpal­lu­ra në Kartën e Kombeve të Bashkuara, njo­h­ja e din­jitetit të lin­dur dhe e të drej­tave të barabar­ta e të pat­jetër­sueshme të të gjithë anë­tarëve të famil­jes njerë­zore është baza e lirisë, drejtë­sisë dhe e paqes në botë,

duke mba­j­tur  parasysh fak­tin se pop­u­jt e Kombeve të Bashkuara kanë ripo­huar në Kartë bes­imin e tyre në të drej­tat themelore të njeri­ut dhe në din­jitetin dhe vlerën e njeri­ut dhe kanë ven­do­sur të nxisin për­parim­in shoqëror e të kri­jo­jnë kushte më të mira jetese, në një liri më të mad­he,

duke pran­uar se Kom­bet  e Bashkuara, në Deklaratën Uni­ver­sale të të Drej­tave të Njeri­ut dhe në Pak­tet ndërkom­bëtare mbi të Drej­tat e Njeri­ut, kanë shpal­lur dhe kanë pran­uar që çdon­jëri mund të për­fi­to­jë nga të gjitha të drej­tat dhe të gjitha lir­itë e parashtru­ara në to, pa asnjë dal­lim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, opin­ioni poli­tik ose çdo lloj opin­ioni tjetër, origjine kom­bëtare ose shoqërore, pasurie, pre­jard­hje­je ose çdo lloj gjend­je­je tjetër,

duke kuj­tu­ar se në Deklaratën Uni­ver­sale të të Drej­tave të Njeri­ut, Kom­bet e Bashkuara kanë shpal­lur që mosha e fëmi­jërisë ka të drejtë për një përku­jdesje dhe përkrah­je të veçan­të,

të bindur se famil­ja, si njësi bazë e shoqërisë dhe mjedis naty­ror për rrit­jen dhe mirëqe­nien e të gjithë anë­tarëve të saj dhe veçanër­isht të fëmi­jëve, duhet të ketë mbro­jt­jen dhe përkrah­jen e nevo­jshme që të mund të mar­rë për­sipër plotë­sisht rolin e saj në bashkësi,

duke pran­uar se fëmi­ja, për zhvil­lim­in e plotë dhe të har­mon­ishëm të per­son­alitetit të tij, duhet të rritet në mjedis famil­jar, në një atmos­ferë lum­turie, dashurie dhe mirëkup­ti­mi,

duke pasur parasysh se fëmi­ja duhet të për­gatitet plotë­sisht për të bërë një jetë indi­vid­uale në shoqëri dhe të eduko­het në frymën e ide­aleve të shpal­lu­ra në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sido­mos në frymën e paqes, të din­jitetit, tol­er­ancës, lirisë, barazisë dhe sol­i­daritetit,

duke mba­j­tur parasysh se domos­dosh­mëria për t’i dhënë një mbro­jt­je të posaçme fëmi­jës është pohuar në Deklaratën e Gjenevës mbi të Drej­tat e Fëmi­jës të vitit 1924 dhe në Deklaratën mbi të Drej­tat e Fëmi­jës të mirat­u­ar nga Kom­bet e Bashkuara më 20 nën­tor 1959 dhe që është njo­hur në Deklaratën Uni­ver­sale të të Drej­tave të Njeri­ut, në Pak­tin Ndërkom­bë­tar mbi të Drej­tat Civile dhe Poli­tike (në veçan­ti në nenet 23 dhe 24), në Pak­tin Ndërkom­bë­tar mbi të Drej­tat Ekonomike, Shoqërore dhe Kul­tur­ore (në veçan­ti në nenin 10) dhe në statutet e instru­mentet përkatëse të agjen­cive të spe­cial­izuara dhe të orga­ni­zatave ndërkom­bëtare, që mer­ren me mirëqe­nien e fëmi­jës,

duke mba­j­tur parasysh se, ash­tu siç është thënë në Deklaratën e të Drej­tave të Fëmi­jës “fëmi­ja, për shkak të pap­jekurisë së tij fizike dhe intelek­tuale ka nevo­jë për një mbro­jt­je dhe kujdes të posaçëm, përf­shirë mbro­jt­jen juridike të për­sh­tat­shme, si para ash­tu dhe pas lind­jes”,

duke kuj­tu­ar dis­poz­i­tat e Deklaratës mbi Parimet Shoqërore dhe Juridike lid­hur me Mbro­jt­jen dhe Mirëqe­nien e Fëmi­jëve, veçanër­isht ato që kanë të bëjnë me ven­dos­jen e fëmi­jës në një famil­je ushqyese dhe birësimin e fëmi­jës bren­da dhe jashtë ven­dit; me rreg­ul­lat min­i­male stan­dard të Kombeve të Bashkuara mbi admin­istrim­in e drejtë­sisë për të mitu­rit (Rreg­ul­lat e Pekinit) dhe të Deklaratës mbi Mbro­jt­jen e Grave dhe Fëmi­jëve në Peri­ud­ha të Gjend­jes së Jashtëza­kon­shme dhe Kon­flik­ti të Armato­sur,

duke pran­uar se në të gjitha vendet e botës ka fëmi­jë që jeto­jnë në kushte jashtëza­kon­isht të vështi­ra dhe se është e nevo­jshme që këtyre fëmi­jëve t’u kush­to­het një vëmend­je e veçan­të,

duke mba­j­tur parasysh si duhet rëndës­inë e tra­di­tave dhe të vler­ave kul­tur­ore të çdo pop­ul­li në mbro­jt­jen dhe zhvil­lim­in e har­mon­ishëm të fëmi­jës,

duke pran­uar rëndës­inë e bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar për për­mirësimin e kushteve të jetesës së fëmi­jëve në të gjitha vendet, dhe veçanër­isht në vendet në zhvil­lim,

ranë dako­rd për sa vijon:

 

PJESA I

Neni 1

Në këtë Kon­ven­të, me fëmi­jë kup­to­het çdo qenie njerë­zore nën moshën 18 vjeç, me për­jash­tim të rasteve kur mosha mad­hore arri­het më për­para, në për­puth­je me legjis­la­cionin të cilit ai i nën­shtro­het.

 

Neni 2

1. Shtetet Palë angazho­hen të respek­to­jnë të drej­tat e përme­du­ra në këtë Kon­ven­të dhe t’ia garan­to­jnë ato çdo fëmi­je, që përf­shi­het në juridik­sion­in e tyre, pa asnjë lloj dal­li­mi, pavarë­sisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opin­ioni poli­tik ose çdo opin­ion tjetër, nga origji­na kom­bëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, pre­jard­h­ja famil­jare apo çdo gjend­je tjetër e fëmi­jës ose prindërve të tij ose për­faqë­suesve të tij ligjorë

2. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e duhu­ra, me qël­lim që fëmi­ja të jetë efek­tivisht i mbro­j­tur nga të gjitha for­mat e diskri­m­inim­it ose ndëshkim­it, për shkak të poz­itës, veprim­tarive, opin­ion­eve të shpre­hu­ra ose bind­jeve të prindërve të tij, të për­faqë­suesve të tij ligjorë ose të anë­tarëve të famil­jes së tij.

 

Neni 3

1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmi­jën, të mar­ra qoftë nga insti­tu­cione pub­like ose pri­vate të përkrah­jes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet admin­is­tra­tive apo organet legjisla­tive, intere­si më i lartë i fëmi­jës duhet të jetë kon­sid­er­a­ta mbi­zotëruese.

2. Shtetet Palë angazho­hen që t’i sig­uro­jnë fëmi­jës mbro­jt­jen dhe kujdesin e nevo­jshëm për mirëqe­nien e tij, duke pasur parasysh të drej­tat dhe detyrat e prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të per­son­ave të tjerë ligjër­isht përgjegjës për të dhe, për këtë qël­lim, ata mar­rin të gjitha masat legjisla­tive dhe admin­is­tra­tive përkatëse.

3. Shtetet Palë mar­rin masa që insti­tu­cionet, shër­bimet dhe qen­drat që përgjig­jen për kujdesin dhe mbro­jt­jen e fëmi­jëve të vepro­jnë në për­puth­je me nor­mat e cak­tu­ara nga autoritetet kom­pe­tente, veçanër­isht në fushën e sig­urisë, të shën­de­tit, të num­rit dhe aftë­sive të per­son­elit të tyre si dhe të kon­trol­lit të duhur.

 

Neni 4

Shtetet Palë angazho­hen të mar­rin të gjitha masat legjisla­tive, admin­is­tra­tive e të tjera të nevo­jshme, për të vënë në jetë të drej­tat e njo­hu­ra në këtë Kon­ven­të. Lid­hur me të drej­tat ekonomike, shoqërore e kul­tur­ore, Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e mund­shme, në bazë të burimeve që dispono­jnë dhe, kur është nevo­ja, në kuadrin e bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar.

 

Neni 5

Shtetet Palë respek­to­jnë përgjegjësitë, të drej­tat dhe detyrat që kanë prindërit ose, sipas rastit, anë­tarët e famil­jes së zgjeru­ar ose të bashkë­sisë, siç parashiko­het nga zakoni i ven­dit, kujdestarët ose per­sona të tjerë ligjër­isht përgjegjës për fëmi­jën, për t’i dhënë këtij, në për­puth­je me zhvil­lim­in e aftë­sive të tij, drej­timin dhe udhëhe­q­jen e duhur për ushtrim­in e të drej­tave që i njeh atij kjo Kon­ven­të.

 

Neni 6

1. Shtetet Palë njo­hin se çdo fëmi­jë ka të drejtën e pamo­hueshme për të jet­u­ar.

2. Shtetet Palë, mar­rin të gjitha masat e mund­shme për të sig­u­ru­ar mbi­jetesën dhe zhvil­lim­in e fëmi­jës.

 

Neni 7

1. Fëmi­ja regjistro­het men­jëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të ketë një emër, të drejtën për të fitu­ar një shtetësi dhe, bren­da mundë­sive, të drejtën për të njo­hur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.

2. Shtetet Palë sig­uro­jnë zba­timin e këtyre të drej­tave, në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre kom­bë­tar dhe me detyrimet që rrjed­hin nga instru­mentet përkatëse ndërkom­bëtare në këtë fushë, sido­mos në rastet kur, në mungesë të tyre, fëmi­ja do të mbetej pa shtetësi.

 

Neni 8

1. Shtetet Palë mar­rin për­sipër të respek­to­jnë të drejtën e fëmi­jës për të rua­j­tur iden­titetin e tij, përf­shirë këtu shtetës­inë, mbiem­rin dhe lid­hjet famil­jare, sipas ligjit, pa ndërhyr­je të paligjshme.

2. Në qoftë se një fëmi­je i moho­hen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë ele­mentet e iden­titetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndih­mën dhe mbro­jt­jen e duhur, me qël­lim që iden­titeti i tij të riven­doset shpe­jt.

 

Neni 9

1. Shtetet Palë garan­to­jnë që fëmi­ja të mos nda­het nga prindërit kundër dëshirës së tyre, përveç rastit kur autoritetet kom­pe­tente, në bazë të rishikim­it gjyqë­sor, ven­dosin që, në për­puth­je me ligjin dhe pro­ce­du­rat përkatëse kjo ndar­je është e domos­doshme, në interesin më të lartë të fëmi­jës. Ky vendim mund të jetë i nevo­jshëm në raste të veçan­ta, si ai kur prindërit keq­tra­j­to­jnë ose nuk kujde­sen për fëmi­jën, ose kur ata jeto­jnë të ndarë dhe kur duhet ven­do­sur se ku duhet të bano­jë fëmi­ja.

2. Në të gjitha rastet e parashikuara në para­grafin 1 të këtij neni, të gjitha palët e intere­suara duhet të kenë mundës­inë të mar­rin pjesë në disku­tim dhe të bëjnë të njo­hu­ra mendimet e tyre.

3. Shtetet Palë respek­to­jnë të drejtën e fëmi­jës së ndarë nga njëri ose nga të dy prindërit, që të mba­jë rreg­ull­isht mar­rëd­hënie vet­jake dhe takime të drejt­për­drej­ta me të dy prindërit e tij, me për­jash­tim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmi­jës.

4. Kur ndar­ja është rrjed­ho­jë e çdo mase të mar­rë nga një Shtet Palë, si ndal­i­mi, burgi­mi, intern­i­mi, dëbi­mi ose vdek­ja, (përf­shirë këtu vdek­jen për çfarë­do shkaku, kur per­soni është i ndalu­ar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmi­jës, ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmi­jës ose, kur është rasti, një anë­tari tjetër të famil­jes, të dhë­na të hol­lë­sishme mbi vendin ku ndod­hen anë­tari ose anë­tarët e famil­jes, me për­jash­tim të rasteve kur dhë­nia e këtyre të dhë­nave dëm­ton mirëqe­nien e fëmi­jës. Shtetet Palë sig­uro­jnë gjithash­tu, që paraqit­ja e një kërkese të tillë të mos sjel­lë në vetvete paso­ja të dëmshme për per­son­in ose per­son­at e intere­suar.

 

Neni 10

1. Në për­puth­je me detyrim­in e Shteteve Palë sipas para­grafit 1 të nen­it 9, kërke­sat e bëra nga një fëmi­jë ose nga prindërit e tij, me qël­lim që të hyjnë në një Shtet Palë ose të largo­hen prej tij, për arsye rib­ashki­mi të famil­jes, tra­j­to­hen nga Shtetet Palë në një frymë poz­i­tive, me human­izëm dhe me shpe­jtësi. Shtetet Palë sig­uro­jnë gjithash­tu që paraqit­ja e një kërkese të tillë të mos sjel­lë paso­ja të dëmshme për autorët e kërkesës dhe anë­tarët e famil­jes së tyre.

2. Një fëmi­jë, prindërit e të cilit bano­jnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të mba­jë mar­rëd­hënie per­son­ale dhe takime të rreg­ull­ta të drejt­për­drej­ta me të dy prindërit e tij, me për­jash­tim të rrethanave të jashtëza­kon­shme. Për këtë qël­lim dhe në për­puth­je me detyrim­in e Shteteve Palë, sipas para­grafit 1 të nen­it 9, Shtetet Palë respek­to­jnë të drejtën e fëmi­jës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo vend, përf­shirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthe­hen në vendin e tyre. E drej­ta për t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufiz­imesh vetëm në rastet e për­cak­tu­ara me ligj, të cilat janë të nevo­jshme për të mbro­j­tur sig­urim­in kom­bë­tar, rendin pub­lik, shën­detin dhe moralin pub­lik ose të drej­tat dhe lir­itë e të tjerëve dhe që janë në paj­tim me të drej­tat e njo­hu­ra në këtë Kon­ven­të.

 

Neni 11

1. Shtetet Palë mar­rin masa për të luftu­ar zhven­dos­jet dhe mosrik­thimet e paligjshme të fëmi­jëve në vend të huaj.

2. Për këtë qël­lim, Shtetet Palë nxisin për­fundimin e mar­rëvesh­jeve dypalëshe ose shumë­palëshe ose ader­im­in në mar­rëvesh­jet ekzistuese.

 

Neni 12

1. Shtetet Palë i garan­to­jnë fëmi­jës, i cili është i aftë të ketë pikë­pam­jet e tij, të drejtën për t’i shpre­hur lirisht këto pikë­pam­je, për çdo çësht­je që ka të bëjë me të, duke i vlerë­suar ato në për­puth­je me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.

2. Për këtë qël­lim, fëmi­jës i jepet mundësia që të dëgjo­het në çdo pro­ce­durë gjyqë­sore ose admin­is­tra­tive, që ka të bëjë me të, qoftë drejt­për­drejt, qoftë nëpër­m­jet një për­faqë­sue­si ose të një organi të për­sh­tat­shëm, në për­puth­je me rreg­ul­lat e pro­ce­durës së legjis­la­cionit kom­bë­tar.

 

Neni 13

1. Fëmi­ja ka të drejtën e lirisë së shpre­hjes; kjo e drejtë përf­shin lir­inë për të kërkuar, për të mar­rë dhe për të për­c­jel­lë infor­ma­cione dhe ide të çdo llo­ji, pa mar­rë parasysh kuj­fi­jtë, në for­më gojore, të shkru­ar, të shty­pur ose artis­tike, ose me çdo mjet tjetër të zgjed­hur nga fëmi­ja.

2. Ushtri­mi i kësaj të drejte mund t’i nën­shtro­het disa kufiz­imeve, por vetëm kur për­cak­to­hen me ligj dhe janë të domos­doshme për:

(a) Respek­timin e të drej­tave ose rep­uta­cionit të të tjerëve; ose

(b) Mbro­jt­jen e sig­urim­it kom­bë­tar, të ren­dit pub­lik, të shën­de­tit ose të moralit pub­lik.

 

Neni 14

1. Shtetet Palë respek­to­jnë të drejtën e fëmi­jës për lir­inë e mendim­it, të ndërgjeg­jes dhe të fesë.

2. Shtetet Palë respek­to­jnë të drej­tat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas rastit, të për­faqë­suesve ligjorë të fëmi­jës, për ta drej­tu­ar atë në ushtrim­in e të drejtës së tij, në për­puth­je me zhvil­lim­in e aftë­sive të tij.

3. Liria për të man­i­fes­tu­ar fenë ose bind­jet e tij mund t’u nën­shtro­het vetëm kufiz­imeve të për­cak­tu­ara me ligj dhe që janë të domos­doshme për të mbro­j­tur sig­ur­inë pub­like, rendin pub­lik, shën­detin dhe moralin pub­lik, ose lir­itë dhe të drej­tat themelore të të tjerëve.

 

Neni 15

1. Shtetet Palë njo­hin të drej­tat e fëmi­jës për lir­inë e orga­nizim­it dhe lir­inë e grum­bul­lim­it paqë­sor.

2. Asnjë kufiz­im nuk mund të ketë në ushtrim­in e këtyre të drej­tave, përveç atyre të për­cak­tu­ara me ligj dhe që janë të nevo­jshme në një shoqëri demokratike, në interes të sig­urim­it kom­bë­tar, të sig­urisë pub­like ose të ren­dit pub­lik, ose për të mbro­j­tur shën­detin ose moralin pub­lik, ose të drej­tat dhe lir­itë e të tjerëve.

 

Neni 16

1. Asnjë fëmi­jë nuk u nën­shtro­het ndërhyr­jeve arbi­trare ose të paligjshme në jetën e tij pri­vate, në famil­je, në shtëpi ose në kor­re­spon­dencën e tij, as cën­imeve të kundërligjshme të nder­it dhe rep­uta­cionit të tij.

2. Fëmi­ja ka të drejtën e mbro­jt­jes me ligj kundër ndërhyr­jeve ose cën­imeve të tilla.

 

Neni 17

Shtetet Palë njo­hin funk­sion­in e rëndë­sishëm që përm­bushin mjetet e komu­nikim­it masiv dhe garan­to­jnë që fëmi­ja të mar­rë infor­ma­cione dhe mate­ri­ale që vijnë nga burime të ndryshme kom­bëtare dhe ndërkom­bëtare, sido­mos ato që syn­o­jnë të rrisin mirëqe­nien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shën­detin e tij fizik dhe men­dor. Për këtë qël­lim Shtetet Palë:

(a) Inku­ra­jo­jnë mjetet e komu­nikim­it masiv për të përha­pur një infor­ma­cion dhe mate­ri­ale me dobi shoqërore dhe kul­tur­ore për fëmi­jën dhe në për­puth­je me frymën e nen­it 29;

(b) Inku­ra­jo­jnë bashkëpunimin ndërkom­bë­tar në prod­himin, shkëm­bimin dhe shpërn­dar­jen e të tilla infor­ma­cion­eve dhe mate­ri­aleve nga burime të ndryshme kul­tur­ore, kom­bëtare e ndërkom­bëtare;

© Inku­ra­jo­jnë prod­himin dhe përhap­jen e librave për fëmi­jë;

(d) Inku­ra­jo­jnë mjetet e komu­nikim­it masiv, mba­jnë parasysh, në mënyrë të veçan­të nevo­jat gjuhë­sore, të fëmi­jës që i për­ket një grupi etnik ose është autok­ton;

(e) Nxisin për­punimin e ori­en­timeve të nevo­jshme për mbro­jt­jen e fëmi­jës nga infor­ma­cioni dhe mate­ri­alet që dëm­to­jnë mirëqe­nien e tij, duke pasur parasysh dis­poz­i­tat e nen­eve 13 dhe 18.

 

Neni 18

1. Shtetet Palë për­piqen me të gjitha mundësitë, për të sig­u­ru­ar njo­hjen e parim­it, sipas të cilit të dy prindërit kanë përgjegjësi të për­bashkët për edukimin dhe zhvil­lim­in e fëmi­jës. Përgjegjës­inë krye­sore për edukimin dhe zhvil­lim­in e fëmi­jës e kanë prindërit, ose sipas rastit, për­faqë­sue­sit e tij ligjorë. Ata duhet të udhëhiqen, në rad­hë të parë, nga intere­si më i lartë i fëmi­jës.

2. Për të garan­tu­ar dhe zhvil­lu­ar të drej­tat e për­men­dura në këtë Kon­ven­të, Shtetet Palë u japin ndih­mën e duhur prindërve dhe për­faqë­suesve ligjorë të fëmi­jës, në ushtrim­in e përgjegjë­sisë që u bie atyre për rrit­jen e fëmi­jës dhe sig­uro­jnë ngrit­jen e insti­tu­cion­eve, qen­drave ose shër­bimeve të kujde­sit për fëmi­jët.

3. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme për t’u sig­u­ru­ar fëmi­jëve, prindërit e të cilëve janë në mar­rëd­hënie pune, të drejtën të për­fi­to­jnë nga shër­bimet dhe lehtësitë e kujde­sit për fëmi­jët, për të cilat janë ngrit­ur.

 

Neni 19

1. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat legjisla­tive, admin­is­tra­tive, shoqërore dhe eduka­tive për mbro­jt­jen e fëmi­jës nga çdo for­më e dhunës fizike ose men­dore, fyer­ja ose keq­tra­j­ti­mi, brak­tis­ja apo mospër­fill­ja, nëpërkëm­b­ja ose shfry­tëz­i­mi, përf­shirë abuz­imin sek­su­al, për sa kohë që ai është nën rua­jt­jen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të për­faqë­sue­sit ose për­faqë­suesve të tij ligjorë ose të çdo per­soni tjetër të cilit i është besuar.

2. Këto masa mbro­jt­je­je përf­shi­jnë, kur është e për­sh­tat­shme, pro­ce­du­ra të efek­t­shme për har­timin e pro­grameve shoqërore për përkrah­jen e nevo­jshme të fëmi­jës dhe atyre që kujde­sen për të, si dhe për for­ma të tjera paran­dal­i­mi dhe iden­ti­fiki­mi, rapor­ti­mi, refer­i­mi, het­i­mi, tra­j­ti­mi dhe ndjek­je­je të rasteve të keq­tra­j­tim­it të fëmi­jës, të për­shkru­ara më lart, duke përf­shirë, në se duhet, pro­ce­du­rat e ndërhyr­jes gjyqë­sore.

 

Neni 20

1. Një fëmi­je, të cilit i moho­het në mënyrë të përkohshme ose të përher­shme mje­disi i tij famil­jar, ose kur nuk është në interesin e tij më të lartë të qën­dro­jë në këtë mjedis, ka të drejtë për një mbro­jt­je dhe një ndih­më të posaçme nga shteti.

2. Shtetet Palë sig­uro­jnë për këtë fëmi­jë një përku­jdesje alter­na­tive, në pëputh­je me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm.

3. Kjo përku­jdesje alter­na­tive mund të ketë, inter alia, for­mën e ven­dos­jes në një famil­je, të “Kafalasë” sipas të drejtës islamike, të birësim­it ose, në rast nevo­je, të ven­dos­jes në një qendër të për­sh­tat­shme të kujde­sit për fëmi­jët. Në gjet­jen e këtyre zgjid­hjeve, duhet të mba­hen mirë parasysh dëshi­ra për vazhdimës­inë në edukimin e fëmi­jës, si dhe origji­na e tij etnike, fetare, kul­tur­ore dhe gjuhë­sore.

 

Neni 21

Shtetet Palë, të cilët pra­no­jnë dhe/ose lejo­jnë sis­temin e birësim­it, garan­to­jnë që kon­sid­er­a­ta mbi­zotëruese të jetë intere­si më i lartë i fëmi­jës dhe:

(a) Sig­uro­jnë që birësi­mi i fëmi­jës të autor­i­zo­het vetëm nga autoritetet kom­pe­tente, të cilët për­cak­to­jnë, në për­puth­je me ligjin dhe pro­ce­du­rat e zbat­ueshme dhe mbi bazën e të gjitha të dhë­nave përkatëse dhe të besueshme, që birësi­mi të lejo­het duke mba­j­tur parasysh gjend­jen e fëmi­jës në raport me prindërit, të afër­mit dhe për­faqë­sue­sit e tij ligjorë dhe, kur është e nevo­jshme, per­son­at e intere­suar të kenë dhënë pëlqimin e tyre të ndërgjegjshëm për birësimin, mbi bazën e këshillim­it të nevo­jshëm;

(b) Pra­no­jnë se birësi­mi në një vend tjetër mund të shi­het si një alter­na­tivë për të sig­u­ru­ar kujdesin për fëmi­jën, në qoftë se fëmi­ja nuk mund të ven­doset në një famil­je ushqyese ose birë­suese, ose të ketë një mënyrë tjetër të për­sh­tat­shme përku­jdesje­je në vendin e tij të origjinës;

© Sig­uro­jnë që, në rast birësi­mi në një vend tjetër, fëmi­ja të gëzo­jë mbro­jt­jen dhe nor­mat e barazvler­shme me ato që ekzis­to­jnë në rastin e birësim­it në vendin e tij;

(d) Mar­rin të gjitha masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar që, në  rast birësi­mi në një vend tjetër, ven­dos­ja e fëmi­jës të mos kthe­het në një për­fitim mate­r­i­al të pavend për per­son­at e imp­likuar në të;

(e) Mbësht­esin, sipas rastit, objek­ti­vat e këtij neni, duke për­fun­d­uar rreg­ul­lime ose mar­rëvesh­je dypalëshe ose shumë­palëshe dhe për­piqen në këtë kuadër të sig­uro­jnë që ven­dos­ja e fëmi­jës në një vend tjetër të bëhet nga autoritetet ose organet kom­pe­tente.

 

Neni 22

1. Shtetet Palë mar­rin masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar që një fëmi­jë, i cili kërkon të mar­rë sta­tusin e refug­jatit ose që  kon­sidero­het si i tillë sipas rreg­ullave dhe pro­ce­du­rave të së drejtës ndërkom­bëtare ose të brend­shme të zbat­ueshme, qoftë vetëm apo i shoqëru­ar nga prindërit e tij ose nga çdo per­son tjetër, të për­fi­to­jë nga mbro­jt­ja dhe përkrah­ja human­itare e duhur, për t’i lejuar atij të gëzo­jë të drej­tat që i njo­hin kjo Kon­ven­të dhe instru­mentet e tjera ndërkom­bëtare mbi të drej­tat e njeri­ut ose me karak­ter human­i­tar, në të cilat Shtetet janë Palë.

2. Për këtë qël­lim, Shtetet Palë bashkëpuno­jnë, kur e gjyko­jnë të nevo­jshme, në çdo për­p­jek­je të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara dhe të orga­ni­zatave të tjera ndërqever­itare ose joqever­itare kom­pe­tente, që bashkëpuno­jnë me Orga­ni­za­tën e Kombeve të Bashkuara për të mbro­j­tur dhe ndih­muar fëmi­jën dhe për të kërkuar prindërit ose anë­tarët e tjerë të famil­jes të çdo fëmi­je refug­jat, me qël­lim që të sig­uro­jnë infor­ma­cionin e nevo­jshëm për bashkimin me famil­jen. Në rastet kur as prindërit, as anë­tarët e tjerë të famil­jes nuk gjen­den, fëmi­jës do t’i jepet e njëj­ta mbro­jt­je, si çdo fëmi­je tjetër që i mungon nga­herë ose përko­hë­sisht mje­disi famil­jar, cila­do qoftë arsye­ja, sikundër parashiko­het në këtë Kon­ven­të.

 

Neni 23

1. Shtetet Palë pra­no­jnë se fëmi­ja me paaftësi men­dore ose fizike duhet të bëjë një jetë nor­male dhe të për­sh­tat­shme, në kushte që garan­to­jnë din­jitetin e tij, që nxisin autonom­inë dhe lehtë­so­jnë pjesë­mar­rjen e tij aktive në jetën e bashkë­sisë.

2. Shtetet Palë njo­hin të drejtën e fëmi­jës me paaftësi për kujdes të posaçëm dhe nxisin e sig­uro­jnë, bren­da mundë­sive të të ard­hu­rave të disponueshme, dhënien fëmi­jës, i cili përm­bush kushtet, si dhe atyre që kujde­sen për të, të ndih­mës që kërko­het dhe që i për­sh­tatet gjend­jes së fëmi­jës dhe gjend­jes finan­cia­re të prindërve të tij, ose të atyre që kujde­sen për të.

3. Duke njo­hur nevo­jat e veçan­ta të fëmi­jës me paaftësi, ndih­ma e dhënë sipas para­grafit 2 të këtij neni jepet falas sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh burimet finan­cia­re të prindërve të tij ose të atyre që kujde­sen për të dhe kjo syn­on që fëmi­jët me paaftësi të kenë mundësi efek­tivisht të mar­rin arsim, kual­i­fikim, shër­bime shën­de­të­sore, shër­bime riaftësi­mi, për­gatit­je për punësim dhe veprim­tari argëtuese, në mënyrë që fëmi­ja të sig­uro­jë një inte­grim shoqëror dhe zhvil­lim veti­ak sa më të plotë, përf­shirë zhvil­lim­in e tij kul­tur­or dhe shpirtëror.

4. Shtetet Palë, në frymën e bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar, nxisin shkëm­bimin e infor­ma­cionit të për­sh­tat­shëm në fushën e kujde­sit shën­de­të­sor paran­dalues dhe të tra­j­tim­it mjekë­sor, psikologjik dhe funk­sion­al të fëmi­jëve me paaftësi, përf­shirë përhap­jen dhe mundës­inë e mar­rjes së infor­ma­cionit lid­hur me meto­dat e riaftësim­it, edukim­it dhe shër­bimeve të formim­it pro­fe­sion­al, me qël­lim që Shtetet Palë të kenë mundësi të për­mirë­so­jnë cilësitë dhe aftësitë e tyre dhe të zgjero­jnë për­vo­jën e tyre në këto fusha. Në këtë drej­tim, duhet të mba­hen parasysh në mënyrë të veçan­të nevo­jat e vendeve në zhvil­lim.

 

Neni 24

1. Shtetet Palë njo­hin të drejtën e fëmi­jës për të gëzuar një gjend­je shën­de­të­sore sa më të mirë dhe për të për­fi­tu­ar nga shër­bimet për tra­j­timin e sëmund­jes dhe riaftësimin e shën­de­tit.  Shtetet Palë për­piqen të sig­uro­jnë që asnjë fëmi­je të mos i moho­het e drej­ta për të pasur këto shër­bime të kujde­sit shën­de­të­sor.

2. Shtetet Palë ndjekin zba­timin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçan­ti mar­rin masat e duhu­ra:

(a) Për të ulur vdek­sh­mërinë fos­h­n­jore dhe fëmi­nore;

(b) Për t’u sig­u­ru­ar të gjithë fëmi­jëve ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore dhe kujdesin për shën­detin, duke e vënë theksin në zhvil­lim­in e kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor;

© Për të luftu­ar sëmund­je dhe kequshqy­er­jen, edhe në kuadrin e kujde­sit shën­de­të­sor parë­sor, me anë të për­dorim­it, ndër të tjera, të teknikave lehtë­sisht të arrit­shme si dhe të sig­urim­it të pro­duk­teve ushqi­more të për­sh­tat­shme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rrez­iqet e ndot­jes së mje­dis­it naty­ror;

(d) Për t’u sig­u­ru­ar nënave kujdesin e duhur shën­de­të­sor, para dhe pas lind­jes;

(e) Për të mundë­suar që gjithë gru­pet shoqërore dhe në veçan­ti prindërit dhe fëmi­jët të mar­rin infor­ma­cion, të kenë mundësi eduki­mi dhe të përkra­hen për të për­dorur dijet bazë për shën­detin dhe të ushqyer­it e fëmi­jës, për­parësitë e ushqy­er­jes me gji, higjienën dhe shën­dosh­jen e mje­dis­it dhe paran­dal­im­in e aksi­den­teve;

(f) Për të zhvil­lu­ar kujdesin shën­de­të­sor paran­dalues, këshillim­in e prindërve, edukimin dhe shër­bimet në fushën e plan­i­fikim­it famil­jar.

3. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e efek­t­shme dhe të nevo­jshme për të zhdukur prak­tikat tradi­cionale të dëmshme për shën­detin e fëmi­jëve.

4. Shtetet Palë mar­rin për­sipër të nxisin dhe inku­ra­jo­jnë bashkëpunimin ndërkom­bë­tar, me qël­lim që të sig­uro­jnë grad­u­al­isht real­iz­imin e plotë të së drejtës së njo­hur në këtë nen. Për këtë, mba­hen parasysh në mënyrë të veçan­të nevo­jat e vendeve në zhvil­lim.

 

Neni 25

Shtetet Palë i njo­hin fëmi­jës, për të cilin është ven­do­sur nga autoritetet kom­pe­tente për të qenë nën kujdesje, mbro­jt­je ose tra­j­tim fizik ose men­dor, të drejtën e një ekza­min­i­mi peri­odik të këtij tra­j­ti­mi dhe të çdo rrethane tjetër lid­hur me këtë ven­dos­je.

 

Neni 26

1. Shtetet Palë i njo­hin çdo fëmi­je të drejtën për të për­fi­tu­ar përkrah­je shoqërore, përf­shirë sig­urime shoqërore dhe mar­rin masat e nevo­jshme për të arrit­ur real­iz­imin e plotë të kësaj të drejte, në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre kom­bë­tar.

2. Ndih­mat, ku është e nevo­jshme, duhet të jepen duke pasur parasysh të ard­hu­rat dhe kushtet e fëmi­jës dhe per­son­ave përgjegjës për mba­jt­jen e tij si dhe çdo kon­sid­er­atë tjetër që lid­het me kërkesën për ndih­më të bërë nga vetë fëmi­ja ose në emër të tij.

 

Neni 27

1. Shtetet Palë njo­hin të drejtën e çdo fëmi­je për një niv­el jetese të mjaftueshëm për zhvil­lim­in e tij fizik, men­dor, shpirtëror, moral dhe shoqëror.

2. Përgjegjës­inë për të sig­u­ru­ar kushtet e nevo­jshme të  jetesës për zhvil­lim­in e fëmi­jës, bren­da kufi­jve të mundë­sive dhe mjeteve të tyre finan­cia­re, e kanë në rad­hë të parë prin­di ose prindërit ose per­son­at e tjerë përgjegjës për rrit­jen e fëmi­jës.

3. Shtetet Palë mar­rin masat e duhu­ra, sipas kushteve kom­bëtare dhe mundë­sive të tyre, për të ndih­muar prindërit dhe per­son­at e tjerë përgjegjës për fëmi­jën, që të vënë në jetë këtë të drejtë dhe, në rast nevo­je, për të sig­u­ru­ar një përkrah­je mate­ri­ale dhe pro­grame mbështet­je­je, sido­mos lid­hur me ushqimin, veshm­bat­h­jen dhe ban­imin.

4. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar mar­rjen e pen­sion­it ushqi­mor të fëmi­jës nga prindërit e tij ose nga per­son­at e tjerë që kanë përgjegjësi finan­cia­re ndaj tij, qoftë bren­da ose jashtë ven­dit. Në veçan­ti, në rastet kur per­soni që ka një përgjegjësi finan­cia­re ndaj fëmi­jës jeton në një shtet tjetër nga ai i fëmi­jës, Shtetet Palë favorizo­jnë ader­im­in në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare ose për­fundimin e mar­rëvesh­jeve të tilla si dhe mira­timin e rreg­ul­limeve të tjera të duhu­ra.

 

Neni 28

1. Shtetet Palë njo­hin të drejtën e fëmi­jës për arsim­im dhe, me qël­lim që të arri­het kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundë­sive të barabar­ta, në mënyrë të veçan­të ata:

(a) Bëjnë arsimin fil­lor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;

(b) Inku­ra­jo­jnë zhvil­lim­in e for­mave të ndryshme të arsim­it të mesëm si të përgjithshëm, dhe pro­fe­sion­al, i bëjnë ato të hapu­ra e të mund­shme për çdo fëmi­jë dhe mar­rin masa të për­sh­tat­shme, si ven­dos­ja e arsim­it falas dhe dhë­nia e një ndihme finan­cia­re në rast nevo­je;

© U sig­uro­jnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftë­sive të secilit, me të gjitha mjetet e për­sh­tat­shme;

(d) Bëjnë të mund­shëm dhe të arrit­shëm për çdo fëmi­jë infor­ma­cionin dhe ori­en­timin shkol­lor e pro­fe­sion­al;

(e) Mar­rin masa për të inku­ra­juar frekuen­timin e rreg­ullt të shkol­lës dhe uljen e përqind­jes së brak­tis­jes së shkol­lës.

2. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që dis­plina shkol­lore të zba­to­het në mënyrë të pajtueshme me din­jitetin njerë­zor të fëmi­jës dhe në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

3. Shtetet Palë nxisin dhe inku­ra­jo­jnë bashkëpunimin ndërkom­bë­tar në fushën e arsim­it, për të kon­tribuar, në mënyrë të veçan­të, në zhduk­jen e padi­jes dhe të anal­fa­bet­izmit kudo në botë dhe për të lehtë­suar përvetësimin e njo­hurive shken­core e teknike dhe të meto­dave mod­erne të mësimd­hënies. Për këtë, mba­hen parasysh në mënyrë të veçan­të nevo­jat e vendeve në zhvil­lim.

 

Neni 29

1. Shtetet Palë u morën vesh që arsim­i­mi i fëmi­jës të ketë për syn­im:

(a) Të zhvil­lo­jë poten­cialin e plotë të per­son­alitetit, dhuntive dhe aftë­sive men­dore e fizike të fëmi­jës;

(b) Të rrisë respek­tin për të drej­tat e lir­itë themelore të njeri­ut dhe për parimet e mishëru­ara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;

© Të rrisë respek­tin për prindërit e fëmi­jës, për iden­titetin e tij, gjuhën dhe vler­at kul­tur­ore, për vler­at kom­bëtare të ven­dit ku fëmi­ja jeton, të ven­dit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;

(d) Ta për­gatisë fëmi­jën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkup­ti­m­it, paqes, tolerim­it, barazisë midis sek­seve dhe miqë­sisë midis të gjithë pop­u­jve, gru­peve etnike, gru­peve kom­bëtare e fetare dhe per­son­ave me origjinë autok­tone;

(e) T’i zhvil­lo­jë fëmi­jës respek­tin për mje­disin naty­ror.

2. Asnjë dis­poz­itë e këtij neni ose e nen­it 28 nuk do të inter­pre­to­het në mënyrë të atil­lë që të cëno­jë lir­inë e per­son­ave fizikë ose juridikë, për të kri­juar e drej­tu­ar qen­dra arsi­more, gjith­monë me kusht që parimet e për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni të respek­to­hen dhe që arsi­mi që jepet në këto qen­dra të jetë në për­puth­je me nor­mat min­i­male që për­cak­to­hen nga Shteti.

 

Neni 30

Në Shtetet ku ekzis­to­jnë paki­ca etnike, fetare apo gjuhë­sore, ose per­sona me origjinë autok­tone, një fëmi­je që i për­ket një minoriteti ose është autok­ton, nuk mund t’i moho­het e drej­ta për të pasur kul­turën e vet, të ushtro­jë dhe prak­tiko­jë fenë e vet, ose të për­dorë gjuhën e vet së bashku me anë­tarët e tjerë të grupit të tij.

 

Neni 31

1. Shtetet Palë i njo­hin fëmi­jës të drejtën të pusho­jë dhe argë­to­het, të prak­tiko­jë lojëra dhe veprim­tari çlod­hëse, në për­sh­tat­je me moshën, si dhe të mar­rë pjesë lirisht në jetën kul­tur­ore dhe artis­tike.

2. Shtetet Palë respek­to­jnë dhe nxisin të drejtën e fëmi­jës për pjesë­mar­rje të plotë në jetën kul­tur­ore dhe artis­tike, inku­ra­jo­jnë sig­urim­in e mundë­sive të për­sh­tat­shme dhe të barabar­ta për kohën e lirë dhe për veprim­tari kul­tur­ore, artis­tike, argëtuese dhe çlod­hëse.

 

Neni 32

1. Shtetet Palë njo­hin të drejtën e fëmi­jës për t’u mbro­j­tur nga shfry­tëz­i­mi ekonomik dhe nga kry­er­ja e çdo pune që paraqet rrez­iqe ose që cënon edukimin e tij ose dëm­ton shën­detin apo zhvil­lim­in e tij fizik, men­dor, shpirtëror, moral ose shoqëror.

2. Shtetet Palë mar­rin masa legjisla­tive, admin­is­tra­tive, shoqërore dhe eduka­tive, për të sig­u­ru­ar zba­timin e këtij neni. Për këtë qël­lim dhe duke pasur parasysh dis­poz­i­tat përkatëse të instru­menteve të tjera ndërkom­bëtare, Shtetet Palë në mënyrë të veçan­të:

(a) Për­cak­to­jnë një moshë min­i­male ose moshat min­i­male të pra­nim­it në punë;

(b) Parashiko­jnë një rreg­ul­lim të për­sh­tat­shëm të orar­it të punës dhe të kushteve të punës;

© Japin dën­ime ose sank­sione të tjera të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar zba­timin efek­tiv të këtij neni.

 

Neni 33

Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e duhu­ra, duke përf­shirë ato legjisla­tive, admin­is­tra­tive, shoqërore dhe eduka­tive, për të mbro­j­tur fëmi­jët nga për­dori­mi i paligjshëm i dro­gave narkotike dhe lëndëve psikotrope, siç për­cak­to­hen në kon­ven­tat përkatëse ndërkom­bëtare dhe për të mos lejuar që fëmi­jët të për­doren për prod­himin dhe trafikun e paligjshëm të këtyre lëndëve.

 

Neni 34

Shtetet Palë mar­rin për­sipër të mbro­jnë fëmi­jën nga çdo lloj forme e shfry­tëzim­it sek­su­al dhe keq­tra­j­tim­it sek­su­al. Për këtë qël­lim, Shtetet Palë mar­rin në mënyrë të veçan­të të gjitha masat e duhu­ra në planin kom­bë­tar, dypalësh dhe shumë­palësh për të mos lejuar që:

(a) Fëmi­jët të nxiten ose të dety­ro­hen për t’u përf­shirë në veprim­tari të paligjshme sek­suale;

(b) Fëmi­jët të shfry­të­zo­hen për qël­lime pros­ti­tu­cioni ose prak­ti­ka të tjera sek­suale të paligjshme;

© Fëmi­jët të shfry­të­zo­hen për shfaq­je ose mate­ri­ale pornografike.

 

Neni 35

Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme në planin kom­bë­tar, dypalësh dhe shumë­palësh, për të mos lejuar rrëm­bimin, shit­jen, ose trafikun e fëmi­jëve për çdo qël­lim dhe në çfarë­do forme qoftë.

 

Neni 36

Shtetet Palë mbro­jnë fëmi­jën nga çdo for­më tjetër shfry­tëz­i­mi, që dëm­ton në çfarë­do aspek­ti mirëqënien e tij.

 

Neni 37

Shtetet Palë sig­uro­jnë që:

(a) Asnjë fëmi­jë të mos i nën­shtro­het tor­turës, as tra­j­timeve ose dën­imeve mizore, çnjerë­zore ose poshtëruese. As dën­i­mi me vdek­je, as burigi­mi i për­jet­shëm nuk duhet të jepen për shkel­je të ligjit; të kry­era nga per­sona nën 18 vjeç;

(b) Asnjë fëmi­je të mos i moho­het liria në mënyrë të paligjshme ose arbi­trare. Arres­ti­mi, ndal­i­mi ose burgi­mi i një fëmi­je duhet të jetë në për­puth­je me ligjin dhe të për­doret vetëm si një masë e fun­dit dhe për një kohë sa më të shkurtër.

© Çdo fëmi­jë i privuar nga liria të tra­j­to­het në mënyrë njerë­zore dhe me respek­tin që i takon din­jitetit të njeri­ut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevo­jat e per­son­ave të moshës së tij. Në veçan­ti, çdo fëmi­jë i privuar nga liria duhet të veço­het nga të rri­t­u­rit, me për­jash­tim të rastit kur men­do­het se është në intresin më të lartë të fëmi­jës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mba­jë lid­hje me famil­jen me kor­re­spon­dencë dhe vizita, me për­jash­tim të rrethanave të jashtëza­kon­shme;

(d) Çdo fëmi­jë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t’i jepet men­jëherë ndih­më juridike ose çdo ndih­më tjetër e për­sh­tat­shme, si dhe të drejtën të kundër­sh­to­jë vendimin për heq­jen e lirisë për­para një gjykate ose një autoriteti tjetër kom­pe­tent, të pavarur dhe të paan­shëm si dhe për një vendim të shpe­jtë për çdo rast të tillë.

 

Neni 38

1. Shtetet Palë mar­rin për­sipër të respek­to­jnë dhe të bëjnë të respek­to­hen rreg­ul­lat e së drejtës human­itare ndërkom­bëtare, që janë të zbat­ueshme për ta në rast kon­flik­ti të armato­sur dhe që kanë të bëjë me fëmi­jën.

2. Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e mund­shme për të sig­u­ru­ar që per­son­at, të cilët nuk kanë mbushur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç, të mos mar­rin pjesë drejt­për­drejt në veprimet luftarake.

3. Shtetet Palë nuk rekru­to­jnë në for­cat e tyre të armato­sura asnjë per­son që nuk ka mbushur moshën pesëm­bëd­hjetë vjeç. Kur ata rekru­to­jnë per­sona më të rrit­ur se 15 vjeç por më të veg­jël se 18 vjeç, Shtetet Palë për­piqen të rekru­to­jnë më për­para më të mëd­hen­jtë në moshë.

4. Në për­puth­je me detyrim­in që u takon në bazë të së drejtës human­itare ndërkom­bëtare, për të mbro­j­tur pop­ullsinë civile në rast kon­flik­ti të armato­sur, Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e mund­shme, për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen dhe kujdesin për fëmi­jët e prekur nga kon­flik­ti i armato­sur.

 

Neni 39

Shtetet Palë mar­rin të gjitha masat e duhu­ra për të lehtë­suar riaftësimin fizik e psikologjik dhe riin­te­grim­in në shoqëri të çdo fëmi­je që është vik­timë: e çdo forme paku­jde­sie, shfry­tëz­i­mi ose keq­tra­j­ti­mi, tor­ture ose çdo forme tjetër të një tra­j­ti­mi ose dën­i­mi mizor, çnjerë­zor e poshtërues ose kon­flik­ti të armato­sur. Ky riaftësim dhe ky riin­te­grim duhet të bëhen në kushtet e një mje­disi, që ndih­mon shën­detin, per­son­alitetin dhe din­jitetin e fëmi­jës.

 

Neni 40

1. Shtetet Palë i njo­hin çdo fëmi­je të dyshuar, të akuzuar ose për të cilin është thënë se ka kry­er shkel­je të ligjit penal, të drejtën e një tra­j­ti­mi të tillë, që zhvil­lon te fëmi­ja ndjen­jën e din­jitetit dhe të vlerës së per­son­it, që për­for­con tek ai ndjen­jën e respek­tit të tij për të drej­tat e  njeri­ut dhe  lir­itë themelore të të  tjerëve dhe që merr parasysh moshën e fëmi­jës si dhe dëshirën për të ndih­muar në riin­te­grim­in e tij në shoqëri dhe në mënyrë që ai të lua­jë një rol kon­struk­tiv në gjirin e saj.

2. Për këtë qël­lim dhe duke pasur parasysh dis­poz­i­tat përkatëse të instru­menteve ndërkom­bëtare, Shtetet Palë kujde­sen në veçan­ti që:

(a)Asnjë fëmi­jë të mos jetë i dyshuar, i akuzuar ose i cilë­suar për shkel­je të ligjit penal për arsye të veprimeve ose mosveprimeve që nuk kanë qenë të ndalu­ara nga e drej­ta e brend­shme ose ndërkom­bëtare në momentin kur ato janë kry­er;

(b) Çdo fëmi­jë i dyshuar ose i akuzuar për shkel­je të ligjit penal të ketë të pak­tën garancitë që vijo­jnë:

(i) Të prezu­mo­het i pafa­jt­shëm derisa të provo­het pafa­jësia ligjër­isht;

(ii) Të infor­mo­het men­jëherë dhe drejt­për­drejt për akuzat e ngrit­u­ra kundër tij, nëse është e për­sh­tat­shme, me anë të prindërve të tij ose të për­faqë­suesve ligjorë, dhe të ketë ndih­më juridike  ose nga çdo ndih­më tjetër të duhur për për­gatit­jen dhe paraqit­jen e mbro­jt­jes së tij;

(iii) Çësht­ja e tij të shqyr­to­het pa vonesë nga një autoritet ose instancë gjyqë­sore kom­pe­tente, e pavarur dhe e paan­shme, sipas një pro­ce­dure të drejtë ligjore, në pran­inë e ndih­mës juridike ose të një ndihme tjetër të për­sh­tat­shme, dhe, kur gjyko­het se kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmi­jës, sido­mos për arsye të moshës ose gjend­jes së tij, në prani të prindërve ose për­faqë­suesve të tij ligjorë.

(iv) Të mos dety­ro­het të dësh­mo­jë ose të poho­jë veten faj­tor; të pyeten ose të bëjë të pyeten dësh­mi­tarët e akuzës dhe të sig­uro­jë paraqit­jen dhe mar­rjen në pyet­je të dësh­mi­tarëve të mbro­jt­jes së tij, në kushte të barabar­ta.

(v) Në qoftë se ven­doset se ka shkelur ligjin penal, të bëjë ankim kundër këtij vendi­mi si dhe çdo masë të mar­rë si paso­jë, para një autoriteti ose një instance gjyqë­sore kom­pe­tente më të lartë, të pavarur dhe të paan­shme, në për­puth­je me ligjin.

(vi) Të ndih­mo­het falas nga një përk­thyes, në qoftë se ai nuk e kup­ton ose nuk e flet gjuhën që për­doret.

(vii) Të respek­to­het plotë­sisht jeta e tij pri­vate në të gjitha fazat e pro­ce­durës.

3. Shtetet Palë për­piqen të nxisin kri­jimin e lig­jeve, pro­ce­du­rave, organ­eve dhe insti­tu­cion­eve të posaçme për fëmi­jët që dyshohen, aku­zo­hen ose që vlerë­so­hen se kanë kry­er shkel­je të ligjit penal dhe në veçan­ti:

(a) Për­cak­to­jnë një moshe min­i­male, nën të cilën fëmi­jët prezu­mo­hen të paaftë për të shkelur ligjin penal;

(b) Mar­rin masa, sa herë është e nevo­jshme dhe e dëshirueshme, për t’i tra­j­tu­ar këta fëmi­jë pa iu drej­tu­ar pro­ce­durës gjyqë­sore, me kusht që të respek­to­hen plotë­sisht të drej­tat e njeri­ut dhe mbro­jt­ja ligjore.

4. Parashiko­hen dis­pozi­ta të ndryshme, siç janë kujde­si, ori­en­ti­mi dhe kon­trol­li; këshillat; peri­ud­ha e provës; kujde­si në famil­je; pro­gram­et e edukim­it të përgjithshëm dhe pro­fe­sion­al dhe zgjid­hje të tjera, veç atyre insti­tu­cionale, për t’u sig­u­ru­ar fëmi­jëve një tra­j­tim në për­puth­je me mirëqe­nien e tyre dhe në raport me gjend­jen e tyre dhe me shkel­jen e ligjit.

 

Neni 41

Asnjë nga dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente nuk cënon dis­poz­i­tat më të favor­shme për real­iz­imin e të drej­tave të fëmi­jës, që mund të parashiko­hen:

(a) në legjis­la­cionin e një Shteti Palë; ose

(b) në të drejtën ndërkom­bëtare në fuqi për atë Shtet.

 

PJESA II

Neni 42

Shtetet Palë mar­rin për­sipër t’ua bëjnë gjerë­sisht të njo­hu­ra parimet dhe dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente, si të rrit­urve ash­tu edhe fëmi­jëve, me anë të mjeteve energjike të për­sh­tat­shme.

 

Neni 43

1. Me qël­lim që të shqyr­to­hen për­parimet e arrit­u­ra nga Shtetet Palë në përm­bush­jen e detyrimeve të mar­ra për­sipër prej tyre në bazë të kësaj Kon­vente, kri­jo­het një Komitet mbi të Drej­tat e Fëmi­jës, i cili kryen funk­sionet e cak­tu­ara si më poshtë.

2. Komiteti për­bëhet nga dhjetë ekspertë me moral të lartë dhe që nji­hen si kom­pe­ten­të në fushën që tra­j­ton kjo Kon­ven­të. Anë­tarët e tij zgjid­hen nga Shtetet Palë midis shte­tasve të tyre dhe mar­rin pjesë me tit­ull per­son­al, duke pasur parasysh një shpërn­dar­je gjeografike të drejtë dhe sis­temet juridike krye­sore

3. Anë­tarët e Komitetit zgjid­hen me votë të fshe­htë, nga një listë per­sonash të cak­tu­ar nga Shtetet Palë. Çdo Shtet Palë mund të cak­to­jë një kan­di­dat nga shte­t­a­sit e tij

4. Zgjed­h­ja e parë bëhet jo më vonë se gjashtë muaj nga data e hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente. Më pas zgjed­hjet bëhen çdo dy vjet. Të pak­tën katër muaj para datës së çdo zgjed­hje­je, Sekre­tari i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara fton me shkrim Shtetet Palë të propo­zo­jnë kan­di­datë e tyre bren­da një afati dymu­jor. Sekre­tari i Përgjithshëm bën më pas listën alfa­betike të kan­di­dat­eve të cak­tu­ar, duke cilë­suar Shtetet Palë që i kanë cak­tu­ar dhe ua paraqit ata Shteteve Palë në këtë Kon­ven­të.

5. Zgjed­hjet bëhen gjatë mbled­hjeve të Shteteve Palë, të orga­nizuara nga Sekre­tari i Përgjithshëm në Selinë e Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara. Në këto mbled­hje, në të cilat duhet të jenë të pran­ishëm jo më pak se dy të tre­tat e Shteteve Palë, kan­di­datë të zgjed­hur në Komitet janë ata që fito­jnë num­rin më të madh të votave dhe shu­micën absolute të votave të Shteteve Palë të pran­ishëm dhe votues.

6. Anë­tarët e Komitetit zgjid­hen për një man­dat katërv­jeçar. Ata mund të rizgjid­hen në qoftë se kan­di­datu­ra e tyre paraqitet përsëri. Man­dati i pesë prej anë­tarëve të zgjed­hur në zgjed­hjen e parë mbaron pas dy vjetësh. Emrat e këtyre pesë anë­tarëve hid­hen në short nga Kryetari i mbled­hjes, men­jëherë pas zgjed­hjes së parë.

7. Në rast se një anë­tar i Komitetit vdes ose jep dorëhe­q­jen ose deklaron se për çdo arsye tjetër nuk mund t’i krye­jë më funk­sionet e tij në Komitet, Shteti Palë, që kishte paraqi­tur kan­di­daturën  e tij, emëron një tjetër ekspert nga shte­t­a­sit e vet, për të plotë­suar vendin e lirë deri në për­fundimin e man­datit kor­re­spon­dues, gjë që i nën­shtro­het mira­tim­it të Komitetit.

8. Komiteti mira­ton rreg­ul­loren e tij të brend­shme.

9. Komiteti zgjedh byronë e tij për një peri­ud­hë prej dy vjetësh.

10. Mbled­hjet e Komitetit zakon­isht mba­hen në Selinë e Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara ose në çdo vend tjetër të për­sh­tat­shëm, të cak­tu­ar nga Komiteti. Komiteti mblid­het zakon­isht çdo vit. Zgjat­ja e sesion­eve të tij për­cak­to­het dhe ndryshohet, në rast se është e nevo­jshme, nga një mbled­hje e Shteteve Palë në këtë Kon­ven­të, me rez­ervën e mira­tim­it nga Asam­ble­ja e Përgjithshme.

11. Sekre­tari i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara vë në dis­pozi­cion të Komitetit per­son­elin dhe pajis­jet e nevo­jshme, për të kry­er me efek­t­shmëri funk­sionet që i janë besuar në bazë të Kon­ven­tës.

12. Me mira­timin e Asam­blesë së Përgjithshme, anë­tarët e Komitetit të kri­juar në bazë të kësaj Kon­vente paguhen nga të ard­hu­rat e OKB-së, sipas kushteve dhe modaliteteve të cak­tu­ara nga Asam­ble­ja e Përgjithshme.

 

Neni 44

1. Shtetet Palë mar­rin për­sipër të paraqitin në Komitet, nëpër­m­jet Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara, raporte mbi masat e mar­ra për të përm­bushur të drej­tat e njo­hu­ra në këtë Kon­ven­të dhe mbi për­parimet e real­izuara në gëz­imin e këtyre të drej­tave:

(a) Bren­da dy vjetëve, duke fil­lu­ar nga data e hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente për Shtetet Palë;

(b) Në vazhdim në çdo pesë vjet.

2. Raportet e paraqi­tu­ra në zba­tim të këtij neni tre­go­jnë fak­torët dhe vështirësitë, në rast se ka, që kanë ndikuar në shkallën e përm­bush­jes nga Shtetet Palë të detyrimeve të parashikuara në këtë Kon­ven­të. Raportet duhet të përm­ba­jnë gjithash­tu të dhë­na të mjaftueshme për t’i dhënë Komitetit një ide të plotë për zba­timin e Kon­ven­tës në vendin përkatës.

3. Shtetet Palë, që kanë paraqi­tur në Komitet raportin e parë të plotë, nuk përsërisin në raportet që i paraqesin atij në vazhdim, sipas pikës (b) të para­grafit të parë të këtij neni, sqarimet krye­sore, të komu­nikuara qysh më parë.

4. Komiteti mund t’u kërko­jë Shteteve Palë të dhë­na plotë­suese, që kanë të bëjnë me zba­timin e Kon­ven­tës.

5. Komiteti i paraqit çdo dy vjet Asam­blesë së Përgjithshme, nëpër­m­jet Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror, një raport mbi veprim­tar­inë e tij.

6. Shtetet Palë sig­uro­jnë një shpërn­dar­je të gjerë të raporteve të tyre në vendet e tyre.

 

Neni 45

Për të arrit­ur zba­timin efek­tiv të Kon­ven­tës dhe për të inku­ra­juar bashkëpunimin ndërkom­bë­tar në fushën që mbu­lon kjo Kon­ven­të:

(a) Agjencitë e spe­cial­izuara, Fon­di i Kombeve të Bashkuara për Fëmi­jët dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara, kanë të drejtë të për­faqë­so­hen gjatë shqyr­tim­it të zba­tim­it të dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente, që kanë të bëjnë me man­datin e tyre. Komiteti mund të fto­jë agjencitë e spe­cial­izuara, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmi­jët dhe të gjitha organet e tjera kom­pe­tente, që ai do ta gjyko­jë të arsyeshme, për të dhënë mendime të  spe­cial­izuara mbi zba­timin e Kon­ven­tës në fusha që kanë të bëjnë me man­datin e tyre përkatës. Ai mund të fto­jë agjencitë e spe­cial­izuara, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmi­jët dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara për t’i paraqi­tur raporte mbi zba­timin e Kon­ven­tës në sek­torët që kanë të bëjnë me fushën e veprim­tarisë së tyre;

(b) Komiteti u trans­me­ton agjen­cive të spe­cial­izuara, Fon­dit të Kombeve të Bashkuara për Fëmi­jët dhe organ­eve të tjera kom­pe­tente, në rast se e sheh të nevo­jshme, çdo raport të Shteteve Palë, që përm­ban një kërkesë ose që tre­gon një nevo­jë për këshilla ose ndih­më teknike, së bashku me vëre­jt­jet dhe sug­jerimet e Komitetit, në rast se ka të tilla;

© Komiteti mund t’i reko­man­do­jë Asam­blesë së Përgjithshme, që t’i kërko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm, të ndër­mar­rë në emër të tij studime për çësht­je të veçan­ta, që kanë të bëjnë me të drej­tat e fëmi­jës;

(d) Komiteti mund të bëjë sug­jer­ime dhe reko­mandime të përgjithshme, të bazuara në të dhë­nat e mar­ra në zba­tim të nen­eve 44 dhe 45 të kësaj Kon­vente. Këto sug­jer­ime dhe reko­mandime të natyrës së përgjithshme i trans­me­to­hen çdo Shteti Palë të intere­suar dhe i për­cillen për dijeni Asam­blesë së Përgjithshme, të shoqëru­ara, në rast se ka të tilla, me vëre­jt­jet e Shteteve Palë.

 

PJESA III

Neni 46

Kjo Kon­ven­të është e hapur për nën­shkrim nga të gjithë Shtetet.

 

Neni 47

Kjo Kon­ven­të i nën­shtro­het rat­i­fikim­it. Instru­mentet e rat­i­fikim­it depoz­i­to­hen pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara.

 

Neni 48

Kon­ven­ta do të qën­dro­jë e hapur për ader­im nga çdo Shtet. Instru­mentet e aderim­it depoz­i­to­hen pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara.

 

Neni 49

1. Kjo Kon­ven­të hyn në fuqi në ditën e trid­hjetë pas datës së depoz­itim­it pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara, të instru­men­tit të njëzetë të rat­i­fikim­it ose aderim­it.

2. Për secilin Shtet që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të ose aderon në të, pas depoz­itim­it të instru­men­tit të njëzetë të rat­i­fikim­it ose aderim­it, Kon­ven­ta hyn në fuqi ditën e trid­hjetë pas depoz­itim­it nga ky Shtet, të instru­men­tit të tij të rat­i­fikim­it ose aderim­it.

 

Neni 50

1. Çdo Shtet Palë mund të propo­zo­jë një amen­da­ment dhe të depoz­i­to­jë tek­stin pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara. Sekre­tari i Përgjithshëm ua komu­nikon pas­taj amen­da­mentin e propozuar Shteteve Palë, duke kërkuar që t’i bëjnë të ditur nëse janë për thirrjen e një kon­fer­ence të Shteteve Palë për shqyr­timin e propozim­it dhe të hed­hjes në votë. Nëse bren­da katër mua­jve pas datës së këtij komu­niki­mi, të pak­tën një e tre­ta e Shteteve Palë shpre­hen për thirrjen e një kon­fer­ence të tillë, Sekre­tari i Përgjithshëm thër­ret kon­fer­encën nën kujdesin e Orga­ni­za­tës të Kombeve të Bashkuara. Çdo amen­da­ment i mirat­u­ar nga shu­mi­ca e Shteteve Palë të pran­ishëm dhe votues në kon­fer­encë i paraqitet për mira­tim Asam­blesë së Përgjithshme.

2. Një amen­da­ment i mirat­u­ar në për­puth­je me dis­poz­i­tat e para­grafit 1 të këtij neni hyn në fuqi pasi të jetë mirat­u­ar nga Asam­ble­ja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe të jetë pran­uar nga dy të tre­tat e Shteteve Palë.

3. Kur një amen­da­ment hyn në fuqi, ai bëhet i detyrueshëm për të gjithë Shtetet Palë, që e kanë pran­uar dhe Shtetet e tjerë që mbeten të lid­hur me dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente dhe me të gjithë amen­da­mentet e mëparshme të pran­uar prej tyre.

 

Neni 51

1. Sekre­tari i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara merr dhe ua dër­gon të gjithë Shteteve tek­stin e rez­er­vave të bëra nga Shtetet në çastin e rat­i­fikim­it ose të aderim­it.

2. Nuk lejo­het asnjë rez­ervë e papa­jtueshme me objek­tin dhe qël­lim­in e kësaj Kon­vente.

3. Rez­er­vat mund të tërhiqen në çdo kohë, nëpër­m­jet njof­tim­it drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara, i cili infor­mon për këtë të gjithë Shtetet Palë në Kon­ven­të. Njof­ti­mi hyn në fuqi në datën kur ky është mar­rë nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 52

Çdo Shtet Palë mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të me anë të një njof­ti­mi me shkrim, drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara. Denonci­mi hyn në fuqi një vit pas datës kur njof­ti­mi është mar­rë nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 53

Sekre­tari i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara cak­to­het si depoz­itues i kësaj Kon­vente.

 

Neni 54

Origji­nali i kësaj Kon­vente, bërë në gjuhët angleze, arabe, kineze, span­jolle, franceze dhe ruse, me vlerë të barabartë, depoz­i­to­het pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Orga­ni­za­tës së Kombeve të Bashkuara.

Për vërte­tim, të nën­shkru­ar­it, të plot­fuqishëm e të ngarkuar ligjër­isht nga qever­itë përkatëse, nën­shkru­an këtë Kon­ven­të.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka nën­shkru­ar Kon­ven­tën më datë 26 Janar 1990 dhe e ka rat­i­fikuar atë më datë 27 Shkurt 1992. Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi më 27.2.1992. Ligji rat­i­fikues nuk gjen­det i botu­ar në asnjë Fle­tore Zyrtare të kohës. Po ash­tu, as tek­sti i Kon­ven­tës i përk­thy­er zyr­tar­isht në gjuhën shqipe. Tek­sti i për­doru në këtë botim është një përk­thim aut­en­tik i bërë nga UNICEF, që aktu­al­isht refer­o­het edhe nga insti­tu­cionet qen­drore si tekst zyr­tar i Kon­ven­tës.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim