Databasa e Akteve të Pushteti Lokal, Korçe ofron mundësi për të gjithë qytetarët që të njihen me vendimet e Këshillit Bashkiak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase. Mjafton një klikim mbi titullin e vendimit dhe Databaza do të hapë menjëherë pëmbajtjen e tij në PDF.

Çdo vendim i Këshillit Bashkiak, Korçë që nga viti 2007 e deri më sot, është dixhitalizuar nga Qendra ÇIP përmes koordinimit me degën e saj në Korçë, Zyra e Transparencës Qytetare. Motoja e kësaj Zyre është: “Qytetarët korçarë duhet ta dijnë çfarë vendimesh merren në emër të tyre”.

Kjo Databazë që Qendra ÇIP i dhuron Bashkisë Korçë dhe përmes saj gjithë subjekteve që ajo administron, është mundësuar falë ndihmesës së ofruar nga Fondacioni Shqiptar për Shoqërinë e Hapur, SOROS.

 

 
<< Kthehu ne fillim