Projekti “Open Tv to Open Courts”, (Gusht 08-Dhjetor 08)konsistonte në ideimin, përgatitjen dhe prodhimin e një produksioni televiziv për promovimin e transparencës në gjykatat shqiptare si dhe informimin e publikut nga dhe për gjykatat.
Ky program TV, u titullua “Çështje Drejtesie”. Ai u konceptua në formatin e një show, me të ftuar dhe audiencë interaktive në studio. Ky show u realizua për herë të parë në vjeshtën e vitit 2008 dhe u transmetua, çdo të shtunë në prime time, ora 21.00 në NEWS 24 TV, si dhe u ritransmetua çdo të hënë, ora 22.00 – 23.30.
Projekti u financua nga Programi i Shtetit Ligjor, USAID.

__________________________________________________________________

“Sondazh mbi dimensionin publik të Gjyqësorit”. (Maj-Korrik, 2007)Sondazhi synonte të gjenronte të dhëna lidhur me shkallën e njohjes së sistemit gjyqësor nga publiku i gjerë, konkretisht të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij.
Sondazhi mori përsipër të prezantonte aspekte të rëndësishme të perceptimit të Gjyqësorit nga Publiku në vigjilje të reformës legjislative në Drejtësi.
Gjetjet e siguruara u pasqyruan gjerësisht në shtypin e përditshëm dhe u bënë objekt komentesh dhe analizash në sferën e debatit mediatik në ditët në vijim, që ishte në fakt një nga objektivat kryesorë të projetit.

__________________________________________________________________

“Integrimi I axhendës anti-korrupsion të shoqërisë civile në axhendën e vendimarrrjes politike” (Dhjetor 06-Korrik 07 ) , Qendra ÇIP gjatë një sezoni të plotë televiziv studioi sjelljen në media dhe performancën e aktorëve të shoqërisë civile dhe njëkohësisht reagimin e parlamentarëve të ndryshëm ndaj çështjeve që ata evidentuan.
Projekti zhvilluan 10 indikatorë për të vlerësuar objektivisht përformancën e tyre në media Mbi bazën e këtyre indikatorëve u bë më pas vlerësimi i të gjithë protagonistëve mediatikë si dhe u shpërndanë edhe “Çmimet për Komunikimin mediatik më të mirë”.
Në kuadër të këtij projekti, Qëndra ÇIP prezantoi edhe studimin “Media dhe axhenda korrupsion” Projekti u financua nga Casals & Associates, Rule of Law Program, USAID.

__________________________________________________________________

Një nga iniciueset dhe oganizatoret e protestës “Celulari dëmton rëndë xhepin”, financuar nga ACAC dhe NDI (Maj2006).Qëndra ÇIP koordinoi aksionin e aktorëve të shoqërisë civile me faktorin mediatik që po investigonte prej kohësh situatën monopol në tregun e telefonisë së lëvizshme (Gazeta Shqiptare).
ÇIP koordinoi gjithashtu të gjitha hallkat e komunikimit me median duke filluar që nga informimi i pjesëmarrësve nëpërmjet medias (prodhim dhe transmetim spotesh TV) e deri tek facilitimi i mbulimit mediatik të protestës qytetare.

 
<< Kthehu ne fillim