Databasa e Vendimeve të Këshillit Bashkiak, Fier ofron mundësi për të gjithë qytetarët që të njihen me vendimarrjen e Këshillit Bashkiak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase. Mjafton një klikim mbi titullin e çdo vendimi dhe Databaza do të hapë menjëherë pëmbajtjen e tij në  PDF.

Çdo vendim i Këshillit Bashkiak, Fier që nga viti 2007 e deri më sot, është dixhitalizuar nga Qendra ÇIP përmes koordinimit me Bashkinë dhe veçanërisht me Sekretaren e Keshillit Bashkiak,  znj. Erinda Bumbli.

Motoja e kësaj nisme është: “Qytetarët fierakë duhet ta dijnë çfarë vendimesh merren në emër të tyre”.

Kjo Databazë që Qendra ÇIP i dhuron Bashkisë Fier dhe përmes saj, të gjitha subjekteve  nën administrimin e saj, është mundësuar edhe falë ndihmesës së ofruar nga Programi i Granteve te Vogla  i Komisionit per Demokraci, i Ambasades së SHBA ne Tiranë.

 

 

 
<< Kthehu ne fillim