Data­basa e Akteve të Pushteti Lokal, Korçe ofron mundësi për të gjithë qyte­tarët që të nji­hen me vendimet e Këshillit Bashki­ak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase. Mjafton një klikim mbi tit­ullin e vendim­it dhe Data­baza do të hapë men­jëherë pëm­ba­jt­jen e tij në PDF.

Çdo vendim i Këshillit Bashki­ak, Korçë që nga viti 2007 e deri më sot, është dix­hital­izuar nga Qen­dra ÇIP përmes koor­dinim­it me degën e saj në Korçë, Zyra e Trans­parencës Qytetare. Moto­ja e kësaj Zyre është: “Qyte­tarët korçarë duhet ta dijnë çfarë vendimesh mer­ren në emër të tyre”.

Kjo Data­bazë që Qen­dra ÇIP i dhuron Bashk­isë Korçë dhe përmes saj gjithë sub­jek­teve që ajo admin­istron, është mundë­suar falë ndihmesës së ofru­ar nga Fon­da­cioni Shqip­tar për Shoqërinë e Hapur, SOROS.

 

 
<< Kthehu ne fillim