Nëmbështetjetëneneve 78, 83 pika 1 dhe 121 tëKushtetutës, me propozimin e KëshillittëMinistrave,

K UV E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :

 

 

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Dioqezës në Rrëshen dhe Karitasit Shqiptar për ngritjen dhe funksionimin e shkollës së mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor”.

 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FletorenZyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2991, date 4.5.2001 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë Rexhep Meidani

 

MARRËVESHJE PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E SHKOLLËS
SË MESME PROFESIONALE “SHËN JOZEFI PUNËTOR” NË RRËSHEN, MIRDITË


Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë, Dioqeza ne Rrëshen, Karitasi Shqiptar duke pasur parasysh se, si rezultat i kushteve te tranzicionit ne te cilin ndodhet Shqipëria, janë evidentuar një sere problemesh sociale (varfëria, papunësia, largimingavendi) qe kane përfshirë kryesisht te rinjtë dhe qe kërkojnë një ndërhyrje për zbutjen dhe parandalimin e tyre;

Duke pasurparasysh se ekziston një mase e konsiderueshme te rinjsh te cilët kane nevoje për ndihme edukative, profesionale, shoqërore;

Duke pasur parasysh faktin se qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është qe t’u ofroje atyre ndihme shkollimi për t ‘i aftësuar profesionalisht, nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit te një shkolle, e cila jep mundësi për përgatitjen e tyre dhe te një konvikti për te favorizuar ata qe vijnë nga zonat e thella e me te varfra;

Duke pasur parasysh se ne Dioqeneza e Rrëshenit, e cila përfshin rrethet Mirdite, Mat,Bulqizë, Dibër nuk ekzistojnë shkolla te tilla profesionale;

Duke pasurparasysh se kontaktet me përfaqësues te ndryshëm te qeverise miratojnë ngritjen e një shkolle te tille, palët nënshkruese janë dakordt te lidhin një marrëveshje si me poshtë:
1. Objekti i Marrëveshjes

– Bashkëpunimi ne fushën e edukimit profesional, i cili konsiston ne ngritjen dhe funksionimin e shkollës profesionale dhe te konviktit për t’iu përgjigjur disa problemeve emergjente te kohës për kategoritë e mëposhtme:

a) te rinjtë adoleshente nga mosha 14-18 vjeç

b) te rejat nga mosha 14-18 vjeç.
2. Kohëzgjatja e marrëveshjes.

– Marrëveshja do te vazhdoje për periudhën e nevojshme te ndërtimit te shkollës dhe pajisjes, deri ne fillimin e aktivitetit mësimor ne marrëveshje.

– Ky  afat mund te ndryshoje mes palëve.
3. Qëllimi i Marrëveshjes

– Qëllimet e veprimtarisë se Karitasit Shqiptar dhe te Dioqezës ne Rrëshen për këtë Marrëveshje janë humanitare dhe jofitimprurëse.

– Qëllimet e saj janë te bazuara ne shqetësimin për te rinjtë dhe ne kujdesin nëpërmjet programeve mësimore te përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ne bashkëpunim me Dioqezën, duke respektuar liritë ideologjike dhe besimet fetare, ne përputhje me dispozitat kushtetuese dhe dokumentet e te drejtave te njeriut.
4. Financimi

– Projekti, mbi bazën e te cilit nënshkruhet Marrëveshja, financohet plotësisht nga shoqata bamirëse ndërkombëtare, ne favor te Dioqezës se Rrëshenit, e cila ka një vlere prej tre miliardë liretash (përjashtuar TVSH-ne).
5. Palët nënshkruese te marrëveshjes

– Këshilli i Ministrive i Republikës se Shqipërisë;

– Dioqeza Rrëshen, me seli ne Rrëshen, rruga “ShenVincenco de Paoli”, përfaqësuar nga administratori apostolik i saj Mons.CristofaroPalmieri;

– Karitasi Shqiptar, shoqate jo qeveritare, fetare e bamirëse, pa qëllime përfitimi ekonomik, me adrese rruga “Don Bosko”, Tirane, regjistruar si person juridik me vendim te formës se prere te Gjykatës se Rrethit Tirane me nr. 6415, date 16.10.1995, përfaqësuar nga Don Nike Pace.
6. Dioqeza Rrëshen merr përsipër:

– Te vere ne jete programin sipas linjave operative, te përligjura ne dokumentin e projektit bashkëngjitur.

– Te gjeje vend ndërtimi te përshtatshëm për ngritjen e shkollës dhe te blejë token me fondet e saj.
– Te zbatoje legjislacionin ne fuqit eRepublikës se Shqipërisë.

– Brenda territorit te blere, te zhvilloje, ne strukturën e vet, ndërtesa dhe terrene (sipas projektit) dhe aktivitete mësimore me vetë financim, te cila tnuk do te kenë qellim fitimi.

– Te garantoje deri ne realizimin e projektit mbulimin dhe shpenzimet e veta, përngritjen dhe funksionimin e shkollës, pagat e personelit, duke përfshirë ne to sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
– Te beje seleksionimin e kandidateve për ne shkolle, duke u bazuar ne kriteret e përcaktuara për zbatimin e programit nga ana e  kandidatit dhe dispozitat ligjore ne fuqi.

– Te beje seleksionimin e operatoreve shqiptare për pjesëmarrjen e kërkuesit, ne baze te principeve qe frymëzojnë Dioqezën, si gatishmëria për shërbim, përgatitja e larte profesionale, vullnetarizmi etj.

– Te siguroje ne shkolle shërbime dhe mësimdhënie qe te jene te paktën ne te njëjtin nivel
me ato te siguruara nga institucionet shtetërore.

– Te siguroje ne konvikt ushqime te garantuara dhe normativat e shpërndarjes te jene sipas
kritereve te Ministrisë se Bujqësisë dhe Ushqimit.

– Te siguroje ne shkolle dhe konvikt kushte higjeno-sanitare dhe mjekësore, ne përputhje me kriteret e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

– Te aktivizoje çdo forme financimi te mundshëm ne nivel kombëtar, ndërkombëtar, si dhe te vetëfinancimit, sikusht financiar për realizimin e projektit.
7. Karitasi Shqiptar merr përsipër:

– T’i besoje Dioqezës te gjitha përgjegjësitë për zhvillimin e aspekteve strukturore, teknike, profesionale, mësimore dhe te drejtimit te projektit bashkëngjitur dhe te jete garant për realizimin e tij.

– Te respektoje legjislacionin shqiptar.
8. Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë merr përsipër:

– Te lehtësojë proceduralt e licencimit, lejet e zakonshme dhe autorizimeve për vënien ne jete
dhe përfundimin sa me te mire te projektit.

– Te përjashtojë te gjitha aktivitetet e Dioqezës dheKaritasit te cilat janë te lidhura me projektin dhe programin e shkollës se mesme profesionale nga te gjitha taksat doganore dhe administrative, duke përfshirë edhe  TVSH-ne.

– Te ndihmoje për furnizimin me ujë, energji elektrike, gazi (ne masën qe behet furnizimi i popullatës se vendit), për kanalizimet, linjën telefonike, si dhe shërbimet e tjera, qe mund te nevojiten për ngritjen dhe funksionimin e shkollës.

– Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë cakton Ministrin e Arsimit dhe Shkencës për te ndjekur zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.
9. Mbarimi i Marrëveshjes.

– Kjo Marrëveshje përfundon:

– me mbarimin e afatit te përcaktuar ne Marrëveshje;

– kur shkelen detyrimet e palëve dhe dispozitat e kësaj Marrëveshjeje;

– kur nga palët konstatohet largim nga objekti dhe qëllimi i Marrëveshjes.

– Ne përfundim te Marrëveshjes nëse ajo nuk do te rinovohet, godina dhe te gjitha pajisjet i
mbeten Dioqezës se Rrëshenit.
10. Pika e diskutimit

– Kur palët kane mosmarrëveshje midis tyre, krijohet një komision i përbashkët tre palësh me
përfaqësues nga Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë, Dioqeza Rrëshen dhe Karitasi Shqiptar, te cilët brenda dy muajve, do te zgjidhin mosmarrëveshjen, nëpërmjet bisedimeve dhe frymës se mirëkuptimit.
11. Dokumentet shoqëruese te Marrëveshjes janë:

– statuti i shoqatës se Karitasit;

– vendimi i regjistrimit ne gjykatete i shoqatës Caritas.

– akti i themelimit te shoqatës Caritas;

– historiku i veprimtarisë se shoqatës Caritas;

– projekti  për shkollën e mesme profesionale;

– kërkesa zyrtare për ushtrima ktiviteti;

– dokumenti për vertetesimin e pronës mbi token;

– garancia bankare e Dioqezës se Rrëshenit.
12. Data e hyrjes ne fuqite Marrëveshjes

– Marrëveshjen, pasi e lexuan, palët e gjeten konform ligjit dhe me vullnetin e tyre te plote
e nënshkruan sot me date 14.2.2001, Tirane.

– Marrëveshja është hartuar ne gjuhen shqipe ne pese kopje origjinale.

– Kjo Marrëveshje nënshkruhet nga Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë, Dioqeza e Rrëshenit, Karitasi Shqiptar dhe hyn  ne fuqi pasi te verifikohet nga Kuvendi i Republikës se Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë

Ethem Ruka
Vendi /Data 14.2.2001
Mons. CrisoforoPalmieriAdministratoriApostolik
Vendi /Data 14.2.2001
KARITASI SHQIPTAR Mons.RrokMirdita
Vendi/Data 14.2.2001

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim