Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, ÇIP, shpal­li në datë 22 Dhje­tor, 2009 rezul­tatet e Mon­i­torim­it për botimin e akteve të Kuven­dit dhe të Këshillit të Min­is­trave në Fle­tore Zyrtare 2006, 2007, 2008.

Boti­mi në Fle­toren Zyrtare, i lig­jeve, akteve nor­ma­tive të Këshillit të Min­is­trave, min­is­trave dhe insti­tu­cion­eve të tjera është një detyrim kushtetues dhe kusht juridik për hyr­jen e tyre në fuqi. Boti­mi i lig­jeve dhe akteve të tjera në Fle­toren Zyrtare prezu­mon fak­tin që të gjithë njerëz­it janë në dijeni të këtyre akteve. Shteti përm­bush detyrim­in e tij kushtetues dhe ligjor, duke botu­ar  aktet që nxjerr, në rast se pre­tendon që shte­t­a­sit e vet dhe insti­tu­cionet që e për­be­jnë atë duhet t’i zba­to­jnë këto akte.

Qen­dra ÇIP ka mon­i­toru­ar botimin e lig­jeve të Kuven­dit dhe të Akteve krye­sore që nxjerr Këshilli i Min­is­trave dhe ka iden­ti­fikuar konkretisht akte nor­ma­tive me fuqinë e ligjit të Këshillit të Min­is­trave si dhe Vendi­mi të Këshillit të Min­is­trave (VKM) të cilat nuk rezul­to­jnë të jenë botu­ar në Fle­tore Zyrtare të Repub­likës së Shqipërisë gjatë peri­ud­hës kohore 2006–2007-2008.

Ky mon­i­torim është i pari në llo­jin e vet që një ora­tor i shoqërisë civile real­i­zon në Shqipëri, përmes një metodologjie të mir­filltë ver­i­fiki­mi. Bashkangji­tur këtij njof­ti­mi prezan­to­hen përm­bled­htas  kon­kluzionet e këtij mon­i­tori­mi.

Nuk është në interesin e këtij mon­i­tori­mi të hamendë­so­jë se pra­pa munge­save që kon­sta­to­hen në botimin në Fle­tore Zyrtare të akteve të Këshillit të Min­is­trave ka qël­lime jo-trans­par­ente apo mungesë vull­neti për të respek­tu­ar ligjin. Ky studim gjithash­tu nuk merr për­sipër të inter­pre­to­jë gjet­jet që prezan­ton më poshtë, por thjesht t’i paraqesë dhe t’i shtro­jë ato për disku­tim në sfer­ën e debatit insti­tu­cional dhe pub­lik, në funk­sion të për­mirësim­it të sit­u­atës aktuale (shih më poshtë Reko­mandimet). E thënë ndryshe, ky mon­i­torim merr për­sipër të fak­to­jë që sis­te­mi i për­dorur deri tani nuk i përgjig­jet mirë kërk­save që për­cak­to­jnë lig­jet në fuqi lid­hur me botimin e akteve në Fle­tore Zyrtare.

Mon­i­tori­mi u real­izua në kuadër të pro­jek­tit ““Kon­troll ver­i­fiki­mi për zba­timin e ligjit për pub­likimet zyrtare, me theks të posaçëm trans­parencën e VKM-ve…”, finan­cuar nga Fon­da­cioni Soros, Shqiperi.

Ger­ti Shel­la          

Drej­tor i Pro­jek­tit 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim