Rapor­ti “Trans­paren­ca e Botimeve Zyrtare në Repub­likën e Shqipërisë, 2010”, vjen për­para pub­likut dhe insti­tu­cion­eve shteterore për të tretin vit rrad­hazi. Objekt mon­i­tori­mi dhe vlerësi­mi i këtij Rapor­ti është boti­mi i akteve të insti­tu­cion­eve qën­drore kushtetuese në Fle­toren Zyrtare. Mbled­h­ja e të dhenave për Raportin 2010 për­fun­doi në pran­verë te ketij viti, atëhere kur doli nga boti­mi edhe Fle­tor­ja Zyrtare e fun­dit për vitin e kalu­ar.

Risia e Rapor­tit 2010, është përf­shir­ja në të e një vlerësi­mi të deta­juar të nivelit të botuesh­mërisë së akteve gjatë peri­ud­hës 2006–2010, bazuar në gjet­jet e Raporteve të Trasparencës së Botimeve Zyrtare. ÇIP ka për­l­log­a­r­it­ur edhe nivelin e zbat­uesh­mërisë së dis­poz­i­tave ligjore qe cak­to­jnë detyrim­in për botim të ateve nga vetë insti­tu­cionet që nxjer­rin akte. Po ash­tu, bazuar në këto të dhë­na, ÇIP ka për­l­log­a­r­it­ur edhe trendin (prir­jen) e botuesh­merisë (nese është në për­mires­im apo ne perke­qësim) per secilin akt dhe për secilin insti­tu­cion që e nxjerr atë akt.Raporti i siv­jet­shme pub­liko­het në një kohë kur Shqipëria sapo ka hyre ne vitin jubi­lar te 100 vje­torit te pavare­sise se saj si shtet. Nor­mat e shkru­ara ligjore dhe neligjore jane kusht i domos­doshem i ekzis­tences së një shteti. Ato janë një aset kom­be­tar me vlerë të paç­muar pasi mbartin mem­o­r­jen insti­tu­cionale të shtetit të shqip­tarëve. Çdo fshe­hje e tyre ndaj pub­likut, pa nje motiv ligjor, e dobe­son shtetin, ul kred­i­bilitetin dhe seri­ozitetin e tij. Për më tepër, mos­bo­ti­mi i akteve çon në shkel­je te ligjit nga vetë insti­tu­cionet qev­eris­ese duke ulur bes­imin e pub­likut tek to, cënon trans­parencën dhe i hap rrugë abuzim­it me pushtetin.

Objek­tivi ynë i për­pashkët në këtë jubile duhet të jetë: “zero akte të lëna jashtë botim­it në Fle­tore Zyrtare 2012” Ky do te ishte një tregues i pagabueshëmëm i respek­tit tonë për ligjin dhe demokrac­inë, por edhe për të gjithë ata shqip­tarë që dhanë kon­trubutin e tyre në ngrit­jen e kësaj nge­hine shtetërore tashme 100 vjeçare.

Ky Raport pub­liko­het kur mbeten më pak se dy vite nga afati për imple­men­timin e Strategjisë Ndërsek­to­ri­ale në Admin­is­tratën Pub­like (SNRAP), ’09-’13. Pjesë e vizion­it të kësaj strategjie është “një admin­is­tratë që bazo­het në pro­cese vendi­mar­rëse trans­par­ente, përf­shirëse dhe të përgjegjshme ndaj pub­likut”.

Për më tepër, ky Raport bëhet pub­lik në një kohë kur Shqipëria i është bashkuar (më 2 Gusht 2011) nis­mave glob­ale për qev­eris­je trans­par­ente, pjesë­mar­rëse dhe bashkëpunuese, sikurse është edhe Part­ner­iteti për Qev­er­inë e Hapur. Ky Part­ner­itet ndërkom­bë­tar bazo­het në Ini­cia­tivën për Qev­eris­je të Hapur të pres­i­den­tit Oba­ma, lançuar ditën e tij të parë në detyrë, më 20 Janar 2009,

Gjet­jet e këtij Rapor­ti, i cili mat dhe vlerë­son trans­parencën në vendi­mar­rje të shpre­hur përmes botimeve zyrtare mund të shër­be­jnë si një pasqyrë (apo indika­tor) për vlerësimin e angazhimeve strategjike të mar­ra për­sipër tash­më si bren­da ven­dit, ash­tu edhe në niv­el glob­al nga Qev­e­ria shqiptare.

Rapor­ti 2010 është mbështe­tur edhe këtë viti nga Fon­da­cioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) në kuadër të pro­gramit të Mirëqev­eris­jes dhe Inte­grim­it. “Trans­paren­ca e Botimeve Zyrtare në Repub­likën e Shqipërisë” nuk do kishte qenë e mundur pa mbështet­jen e këtij Fon­da­cioni, i cili hapi mundësitë për këtë nis­më që në fille­sat e veta 3 vjet më parë.

Qen­dra ÇIP, si një oper­a­tor i shoqërisë civile i spe­cial­izuar në fushën e aksesit në legjis­la­cion i përm­ba­het motos se “Shqip­tarët duhet ta dinë se çfarë vendimesh mer­ren në emër të tyre”. Aksesi në legjis­la­cion është një e drejtë që duhet të gëzo­het efek­tivisht prej kujt­do, dhe jo vetëm prej atyre që kanë kohën, apo mjetet e nevo­jshme në dis­pozi­cion.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim