Rapor­ti i Trans­parencës së Botimeve Zyrtare, vjen për­para pub­likut shqip­tar dhe insti­tu­cion­eve të shtetit për të dytin vit rad­hazi. Ky raport mon­i­torues për vitin 2009, u për­gatit nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, ÇIP, falë mbështet­jes së rëndë­sishme të dhënë nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, me seli në Wash­ing­ton D.C., që finan­co­het nga Kon­gre­si Amerikan.

Rapor­ti i Trans­parencës së Botimeve Zyrtare, 2009 ka përf­shirë në fokusin e mon­i­torim­it të gjithë spek­trin e insti­tu­cion­eve qën­drore të shtetit shqip­tar, sa i takon botim­it të akteve të tyre në Fle­toren Zyrtare. Për herë të parë, përmes këtij Rapor­ti, ofro­het një panoramë e plotë e sit­u­atës së botim­it të akteve zyrtare për insti­tu­cionet për­bërëse të të tre­ja pushteteve kushtetuese, Legjisla­tiv­it, Ekzeku­tiv­it dhe Gjyqë­sorit. (Në raportin paraard­hës, mbështe­tur nga OSFA, në fokus të mon­i­torim­it ishin vetëm boti­mi i lig­jeve dhe akteve nën­ligjore të KM, 2006–2008. Falë ndihmesës së NED, në kuadër të Rapor­tit aktu­al, ÇIP ka plotë­suar më të dhë­nat e munguara edhe peri­ud­hën 2006–2008.)

Në kuadër të Rapor­tit të Trans­parencës së Botimeve Zyrtare, 2009, ÇIP ka mon­i­toru­ar edhe rreg­ullsinë e botim­it në Fle­tore Zyrtare të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të RSH, e cila ka një juridik­sion të veçan­të për kon­trol­lin e kushtetuesh­mërisë së lig­jeve dhe akteve të tjera nor­ma­tive.

Po ash­tu, ÇIP, për herë të parë, ka përf­shirë në këtë raport edhe botimin në Fle­tore Zyrtare të vendimeve të Gjykatës Europi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut. Boti­mi i tek­stit të plotë të vendimeve të for­mës së pre­rë dhe vendimeve të tjera të GJEDNJ, me palë të padi­tur Shtetin shqip­tar, është një prak­tikë që ndiqet nga Shqipëria në kuadër të Reko­mandim­it (2002) 13 të Komitetit të Min­is­trave të KiE. Vlen të thek­so­het se, sikurse imp­likon edhe vetë ter­mi “Reko­mandim”, boti­mi i vendimeve të GJEDNJ nuk është një detyrim ligjor që buron nga sis­te­mi i brend­shëm juridik i Repub­likës së Shqipërisë.

Autorët e këtij mon­i­tori­mi, do të para­pëlqen­it ta kon­sideronin atë si një raport audi­ti për sis­temin e pub­likimeve zyrtare në Repub­likën e Shqipërisë. Ky raport ka si tar­get të natyr­shëm Qen­drën e Pub­likimeve Zyrtare, pa për­jash­tu­ar edhe të gjitha insti­tu­cionet qën­drore, aktet e të cilave QPZ tra­j­ton për botim.

Gjet­jet e këtij Rapor­ti i dorë­zo­hen QPZ-së, për t’i botu­ar në num­ra ekstra të Fle­tores Zyrtare, pasi të ndër­mar­rë të gjitha ver­i­fikimet përkatëse mbi vërtetës­inë e tyre. Në shpre­so­jmë që ky raport i real­izuar nga ÇIP, me ndihmesën e çmuar të NED në Wash­ing­ton D.C., të mund të kon­sidero­het si një kon­tribut i pavaru­ar që ndih­mon në për­p­jek­jen që QPZ është duke bërë prej dy vitesh tash­më, për reduk­timin e “stokut” të akteve të mbe­tu­ra jashtë boti­mi në FZ që nga viti 2000 e këtej.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim