Nga Ettore Sequi

Qeverisja e mire fillon ne nivel vendor. Kjo ndodh per arsye sepse te njejtat parime te qeverisjes se mire, aplikohen ne nivel qendror dhe vendor. Keto parime jane thene qarte ne Karten Evropiane te vete-qeverisjes vendore, te cilen Shqiperia eshte angazhuar ta zbatoje. Nje parim kyc i Kartes eshte subsidiariteti. Kjo do te thote se pergjegjesite publike duhet te ushtrohen nga autoritetet te cilat jane me prane qytetareve. Autoritetet e qeverisjes vendore kane ne pozicionin me te mire, dhe jane me te informuarit per te ndermarre veprime te suksesshme ne nivel vendor dhe rajonal, si dhe per te marre pronesine e ketyre veprimeve. Kjo do te thote pushtet vendor por edhe pergjegjesi vendore.

Decentralizimi dhe vete-qeverisja vendore jane elemente thelbesore te reformes se administrates publike ne shume vende. Qe decentralizimi te arrije objektivat e tij – permiresimi i sherbimeve publike duke i afruar ato tek qytetaret – dy jane perberesit e nevojshem: Transparenca dhe pergjegjshmeria.

Perforcimi i kontrollit te brendshem ne nivel vendor dhe rajonal eshte nje instrument kyc per promovimin e transparences, pergjegjshmerise dhe hapjes ne qeverisjen vendore.

Ceshtjet e pergjegjshmerise dhe transparences qeverisese kane nje rendesi te madhe per te permbushur kriterin politik te Kopenhagenit per vendet ne rrugen drejt Bashkimit Evropian.

Autoritetet vendore dhe rajonale jane prane publikut: Ata gjithashtu mund te japin nje kontribut te rendesishem per te ndihmuar publikun te kuptoje se c’do te thote pranimi ne BE dhe cilat reforma kerkohen ne fusha si: kohezioni ekonomik dhe social, bujqesia dhe siguria e ushqimit, mjedisi, prokurimet publike, kultura, rinia dhe arsimi.

BE ka mbeshtetur prej kohesh vete-qeverisjen vendore dhe decentralizimin, nepermjet nje numri te madh programesh asistence per vendet e para-aderimit. Delegaiconi i BE-se ne bashkepunim me institucionet financiare nderkombetare aktualisht jep asistence teknike ndaj autoriteteve Shqiptare per permiresimin e infrastruktures rurale per lehtesimin e aksesit te sherbimeve kryesore dhe tregjeve per banoret e zonave rurale, duke permiresuar furnizimin me uje dhe sistemin e kanalizimeve dhe duke promovuar turizmin dhe trashegimine kulturore ne zonat vendore.

Nen Programin IPA 2009-2011 nje shume totale prej € 43.5 milione eurosh eshte parashikuar te mbeshtese projektet infrastrukturore te rrugeve rurale dhe € 59.6 milione per sistemet furnizimit me uje dhe kanalizimeve ne 10 bashki te Shqiperise.(Kamza, Kavaja, Lezha, Shengjini, Vlora, Lushnja, Kucova, Fieri, Saranda, Elbasani, dhe Velipoja). Per me teper bashkite e Korces, Beratit, Tiranes dhe Himares perfitojne nga nje projekt prej 5 milione eurosh qe ka per qellim te ndihmoje qeverisjen vendore ne restaurimin e qendrave urbane rreth zonave te trashegimise historike. Rreth 100 milione euro nga xhepat e taksapaguesve te Bashkimit Evropian jane dhene per komunitetet vendore ne Shqiperi. Autoritetet vendore dhe rajonale se bashku me shoqatat e tyre te qeverisjes lokale jane aktore kyce ne bashkepunimin nder-rajonal. Ata luajne nje rol qendror ne dialogun dhe bashkepunimin mes njerezve nga vende dhe komunitetet te ndryshme, ne shkembimet nder-kulturore dhe ne promovimin e te drejtave te minoriteteve ne nivel vendor dhe rajonal.

Bashkimi Evropian po mbeshtet pjesemarrjen e Shqiperise ne Programet e Bashkepunimit Nder-kufitar me te gjithe fqinjet e saj, Njesite e qeverisjes vendore luajne nje rol thelbesor ne hartimin dhe venien ne zbatim te Programeve Nder-Kufitare. Keto programe japin rreth 3.5 milione euros ne grante per projekte ne fushat e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, mbrojtjes se mjedisit dhe kohezionit social. Bashkite e Korces dhe Shkodres dhe komuna e Guri te Zi ne Shkoder kane nenshkruar deri tani kontrata per grante ne kuader te programeve te financuara nga Bashkimi Evropian per Bashkepunimin Nderkufitar Shqiperi -ish-Republika Jugosllave e Maqedonise (per Korcen) dhe Shqiperi-Mali I Zi ( per Shkodren dhe Gurin e Zi). Njesia Lehtesuese per Qeverisjen Vendore (The Local Administration Facility) eshte ngritur nga Komisioni Evropian ne bashkepunim me komitetin e Rajoneve me 2010. Kjo njesi mbeshtet vizitat studimore te zyrtareve te larte dhe te zgjedhurve te autoriteteve vendore te vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate per ne Bruksel me qellim qe te kuptohet me mire se si funksionon Bashkimi Evropian ne nivel vendor dhe rajonal. Ne 2011 po organizohen 10 vizita te tilla studimore. Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi punon ngushtesisht me shoqatat e qeverisjes vendore ne identifikimin e pjesemarresve ne vizitat qe deri me tani jane fokusuar ne zhvillimin rural, efikasitetin e energjise, promovimin e turizmit, trashegimine kulturore dhe trajnimin e arsimimin profesional. Une i nxis qe te gjithe kryetaret e zgjedhur te bashkive te vazhdojne te perdorin shoqatat e qeverisjes vendore ne interes te perbashket te votuesve qe ju kane dhene ju mandatet demokratike. Grupet e interesit duhet te flasin me nje ze nese duan te degjohen nga qeverisja qendrore dhe autoritetet e tjera shteterore. Nje shoqate eshte nje platforme per dialog konstruktiv mes kryetareve te bashkive te zgjedhur, qe perfaqeson interesin e anetareve te saj pavaresisht perkatesive te ndryshme politike. Kjo platforme mund te sherbeje si nje ure per komunikimin mes autoriteteve vendore dhe atyre qendrore. Kjo ndihmon qeverisjen vendore te behet nje aktor efektiv ne hartimin e politikave dhe strategjive si dhe ne procesin e ligjberjes. Se fundmi, do doja t’ju nxis ju, kryetareve te rinj te zgjedhur, te punoni se bashku me autoritetet e qeverisjes qendrore drejt pershpejtimit te reformes se decentralizimit ne Shqiperi duke permiresuar keshtu sherbimet publike per njerezit e komuniteteve tuaja vendore.

* Ambasador, shef i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi. Fjala e mbajtur dje ne konferencen per “Forcimin e kapaciteteve dhe bashkepunimit te te zgjedhurve vendore ne Shqiperi”

 


 
<< Kthehu ne fillim