JU KENI TE DREJTE TE INFORMOHENI MBI DOKUMENTAT ZYRTARE 

Neni 23 i Kushtetues garanton te drejten e informimit si e drejte themelore

Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin nr.8503, date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”.
Ky ligj garanton ushtrimin e te drejtes se informimit

1. Çfare te drejtash keni Ju?

• Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per “dokumentet zyrtare”, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore, pa qene i detyruar te shpjegoje motivet per te cilat e kerkon nje informacion te tille

• Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per te dhenat vetjake (te mbajtura ne nje dokument zyrtar) te personave qe kryejne funksione shteterore ose sherbime publike, per aq sa keto lidhen me cilesi te kerkuara nga ligji per personat qe i ushtrojne keto detyra.

• Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te njihet me dosjet dhe rregjistrat e administrates (pervecse kur ndalohet shprehimisht nga ligji)

2. Kush eshte i detyruar te garantoje ushtrimin e kesaj te drejte?

Çdo organ i administrates shteterore dhe ent publike eshte i detyruar te jape çdo informacion ne lidhje me nje dokument zyrtar.

3. Cilat jane kufizimet ne ushtrimin e kesaj te drejte?

Ushtrimi i te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare kufizohet ne dy raste – per shkak te sekretit shteteror (dokumentat e klasifikuara te tilla) dhe per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale. Ne çdo rast kufizimet duhet te jane te parashikuara shprehimisht nga ligji.

4. Si te ushtroni kete te drejte?

Per tu njohur me dokumentat zyrtare, Ju duhet t’i drejtoheni me nje kerkese organit te administrates shteterore apo entit publik perkates qe disponon kete dokument.
Ju mundet gjithashtu te beni nje kerkese me shkrim (dore apo çfaredo) ne baze te formes te mesiperme apo çfaredolloj forme tjeter, mjafton qe te qartesoni ate çfare kerkoni, organin kujt ia kerkoni dhe menyren per te pritur pergjigjen.
Nese kerkoni dhe shpjegim verbal duhet ta specifikoni ne kerkesen Tuaj.
Kerkesa duhet te depozitohet ne çfaredolloj menyre (poste, faks, dorazi, etj) ne organin e administrates shteterore apo entin publik.
Nese behet fjala per informacione dhe dokumente lidhur me emrat e punonjesve nga te cilet mund te merret informacion apo behen kerkesa, rregullat, procedurat per marrjen e formulareve te ndryshem, rregullat e pergjithshme ligjore sipas te cilave vepron autoriteti publik, shpjegimet per procedurat e punes, Ju nuk duhet te beni kerkese, institucioni eshte i detyruar te kete kurdohere kopje te gatshme te ketyre dokumentave dhe ti vere ato ne dispozicionin Tuaj.

5. Çfare duhet te prisni nga organi i administrates shteterore apo enti publik?

Juve do t’Ju vihet ne dispozicion nje kopje e plote e dokumentit te kerkuar.
Juve do t’ju mund te jipet informacion ne nje forme tjeter perfshire edhe ate verbale (nese e keni kerkuar shprehimisht)

6. Brenda çfare afati do te mund te njiheni me dokumentin zyrtar?

Organi i administrates shteterore apo enti publik eshte i detyruar te plotesoje kerkesen Tuaj brenda 40 diteve nga depozitimi i saj.
Ne se kerkesa Juaj nuk mund te plotesohet pasi eshte fjala per nje dokument qe nuk mund te jete i hapur per publikun (sekret shteteror apo per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale), atehere organi i administrates shteterore apo enti publik, brenda 15 diteve Ju kthen pergjegje me shkrim duke treguar arsyet e mosdhenies se informacionit.

7. Sa do te ju kushtoje ushtrimi i se drejtes Tuaj?

Si rregull ushtrimi i se drejtes te informimit eshte pa pagese. Ne raste te veçanta nese realizimin e ketij sherbimi kerkon shpenzime, institucioni percakton dhe shpall paraprakisht tarifat perkatese, te cilat nuk jane me te larta se kostot per realizimin e sherbimit.

8. Çfare mund te behet nese kjo e drejte Ju mohohet?

Ju keni te drejte te ankoheni ndaj mosdhenies se informacionit te kerkuar nepermjet nje ankese drejtuar organit nga i cili keni kerkuar informacion apo organit epror te tij sipas formularit te sugjeruar (kliko). Ju mund te ankoheni gjithashtu edhe ne gjykate.
Nese nga mohimi i se drejtes suaj keni pesuar nje dem, Ju mund te kerkoni shperblimin e demit.

9. Raste te posaçme te ushtrimit te te drejtes se informimit gjate “procedimit administrativ”!

Perveçse cfare u tha me siper mbi ushtrimin e te drejtes e informimit mbi dokumentat zyrtare qe ka te beje me informimin mbi veprimtarine e administrates publike kryesisht nepermjet njohjes me “dokumentat zyrtare” qe kane marre formen perfundimtare, ne rastet kur zhvillohet nje “procedim administrativ”, legjislacioni shqiptar i njeh personave qe kane nje interes te drejtperdrejte (jane pale, apo te drejtat dhe interesat e tyre mund te preken nga procedimi administrativ) si dhe atyre personave qe megjithese nuk kane nje interes te drejperdrejte provojne se kane nje interes te ligjshem, te drejten per tu informuar edhe me gjere lidhur me dinamiken dhe hapat e ndermjetme te procedimit administrativ.

• Personi i interesuar ne baze te nje kerkese duhet te informohet mbi hapat konkrete te nderrmarre nga organi administrativ apo enti publik ne ate procedim administrativ , vendimet e marra, etj (brenda 10 diteve nga depozitimi i kerkeses);
• Personi i interesuar mund te inspektoje dosjet e procedimit administrativ dhe te marre vertetime apo kopje te vertetuara te dokumenteve qe dosja permban (me perjashtim te dokumentave te klasifikuar sekret shteteror).

 
<< Kthehu ne fillim