Në 29 qershor 2011 është mandatuar Këshilli Bashkiak Korcë dalë nga Zgjedhjet Lokale të 8 majit. Me votim të fshehtë, 35 antarët e këtij këshilli, pas verifikimit të mandateve të tyre nga ana e komisionit të mandateve kanë zgjedhur me 19 vota, përkundrejt 15 votave të marra nga kandidati i Aleancës për Qytetarin dhe nje vote abstenim, z. Ilir Pendavinji në pozicionin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Korcë. Znj. Rajmonda Nase është zgjedhur zv.kryetare të këtij këshilli.
Në fund të mbledhjes së parë të Këshillit të ri Bashkiak të qytetit të Korcës, kryebashkiaku Niko Peleshi, ka bërë betimin e tij para Këshillit Bashkiak për një mandat të dytë katërvjecar në krye të Bashkisë Korcë.
Ne fjalën e parë mbajtur para Këshillit të ri Bashkiak, Niko Peleshi e ka vlerësuar procesin zgjedhor të 8 majit në qytetin e Korces dhe ju ka uruar punë këshilltarëve të majtë e të djathtë të këtij këshilli, në të mirë të zhvillimit perspektiv të qytetit të Korcës.
Ai i ka ftuar këshilltarët që të kaperxejnë barrerat politike dhe të bashkëpunojnë në të mirë të intëresave të qytetit dhe qytetarëve.
Niko Peleshi pasi ka falenderuar edhe këshillin pararendës për punën e bërë në katër vitet e mandatit të tij të parë është angazhuar për transparencë, bashkëpunim dhe punë të palodhur në të mirë të interesave të qytetit dhe qytetarëve që I besuan drejtimin e qytetit edhe për katër vitet e ardhshme.

“Misioni ynë është qytetar dhe më pas politik”, është shprehur në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Korcë Niko Peleshi.
Ndryshe nga mandati paraardhës, maxhoranca në Këshillin e ri bashkiak në Korcë i ka kaluar forcave politke të koalicionit të majtë. Ky raport i ri forcash I jep mundësi kryetarit të bashkisë për të dytën herë, Niko Peleshi të realizojë pa pengesa programin e tij katërvjeçar për zhvillimin e qytetit. Si fillim, pritet të kalojë pa vështirësi buxheti për vitin 2011, i cili nuk ka mundur të kalojë dot për tre mbledhje rrjesht si pasojë e mosaprovimit të tij nga ish-shumica e djathtë në Këshillin Bashkiak

 

Lista e keshilltareve sipas partive…

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Korce , Dt. 29.6.2011 from Qendra CIP on Vimeo.

 
<< Kthehu ne fillim