Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21, 27, e 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nga buxheti i miratuar për vitin 2006, zëri “Shpenzime korrente”, për programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, të përdorë fondin prej 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekësh, për shlyerjen e pagave të punonjësve, që do të dalin tepër nga ristrukturimi i institucioneve kërkimore, në varësi të saj.

2. Në buxhetin e vitit 2006, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të transferohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, nga programi “Planifikim, menaxhim, administrim”, zëri “Rikonstruksion”, në programin “Mbështetje për gjeoshkencat”, për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, në zërin “Studime e projektime”.

3. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri “Studime e projektime”, t’i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

4. Fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
09/11/2006

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim